Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Kritikë

1

2

TRE VËZHGIME OSE FJALË PËR POEZINË

Autor: NEBI DRAGOTI

30.10.2014

Kritikë

FJALA…

Dikur diskutohej për fjalë parazite në varg ose,ndryshe,fjalë poetike e jopoetike.Një diskutim i tillë në laboratorin e krijuesit është me vend në çdo kohë.Tashmë është bërë e qartë,edhe praktikisht,se shqipja nuk ka fjalë parazite,të tepërta,ashtu siç nuk kanë edhe gjuhët e tjera.Shqipja është shumë e pasur në sinonime emrore e foljore,antonime etj.Vetë fjala në varg kërkon vendin e duhur.Këtë përzgjedhje e bën krijuesi siç zgjedh gurin ustai për ta vënë në murë.Dhe kaq shkurt  të flasësh për fjalën,në këtë natyrë,sa sipër, është pak,por gjetiu desha ta drejtoj tehun.Një poezi e botuar u bë shkas i këtij shkrimi.Përsëritej shpesh fjala “nëm” si një refren duke u keqpërdorur nga autori.Si rrjedhojë e këtij përdorimi dobësohet vargu,ulet vlera e poezisë.Në “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe” kjo fjalë nuk përfshihet.Ndërsa po kjo fjalë,me këto tri shkronja,ka kuptimin e mallkimit(nëmi).Është kërkesë e kohës,letërsia në përgjithësi dhe poezia kërkon fjalën e pastër shqipe,të gjuhës letrare,normë kjo e vendosur,tashmë,që nga viti ‘’72.Pra,në vend të saj të përdorej folja “më jep” ose “jepmë”.Nuk ka përse të merremi me krahinizmat,kur nuk ua kemi nevojën,pasi këto sjellin edhe çoroditje sidomos në gjuhën e shkruar.Një rast tjetër të shikojmë tek struktura  e vargut:”rrudha-rrudha-dëshmi burri”,për nga ana kuptimore,sepse është fjala ajo,që lidhet me fjalën dhe organizon vargun ,që të shprehi të kristalizuar mendimin.Këtu na del përpara një pikëpyetje.Jo vetëm viza ndarëse të fjalëve nuk ua spjegon pse-në e përdorimit,por është fjala e dytë përsëritëse “rrudha” krejt e tepërt që,koti fare, është futur në varg.Madje,këtu nuk kemi të bëjmë as me shprehje fjalësh.Në këtë drejtim, kërkohet ndërgjegjësimi edhe për fjalën,që lëvron.Letërsia jonë të jetë pararendëse e rrugës së mbarë me fjalën e bukur.Kur fjalën e vendos në taban të vargut,ajo merr forcë dhe të ngacmon emocionalisht.

“KAM SHTATË KUNGULLESHKA”

Ka parti e shoqata të ndryshme.Po,kanë dhe një program pune të detajuar,që e vënë edhe në zbatim.Ka edhe LSHA,apo nuk ka ;nuk e dimë…por e dimë që jemi edhe shtet…me ministri…Thonë se ka edhe degë nëpër rrethe e provinca.Thonë se ka edhe …formalizëm.Bëhet jetë e vakët.Po ç’është kjo ana formale?Anë,që s’ka anë fare.Po krye ka ?Anë me krye?...Shpëtova t’u jap përgjigje këtyre pyetjeve pasi qënkan retorike.Është i domosdoshëm një riorganizim jo vetëm si reformë,por edhe një rinovim në stilin e punës për të qënë më tepër aktiv e cilësor në krijimtari.Jo letargjisë,jo rutinës,që përgjum.Po debatit,po kritikës së shëndosh për të arritur përsosje vlerash në tematik sociale,në zhvillim të traditës dhe kulturës kombëtare.Edhe shtetit i takon të kthej ë sytë,qoftë edhe me financime minimale e modeste; të kujdeset për këtë problem,që s’është i vogël,por tepër madhor.Nuk dihet ku krijohet.Ku konkretisht?Për shembull:cilët janë poetët provincial?Nuk i dimë.Kanë dalë edhe me volume.Janë plotë finesë e brishtësi.Përkatësisht,shkëpus dy strofa prej volumeve të tyre:”Ditë pas dite,javë pas jave/ikën mosha e Bujarit./Bri i hënës pas një qafe/m’i fsheh thinjat e beharit”.Ja dhe strofa e tjetrit:”Erdhe në ëndrrën time poetike/me zërin e ëmbël të bilbilit,/unë rashë në liqenin e vargjeve lirike/si lot i mallit në petalet e shpirtit”.Këta dy provincial që citova janë larg.nuk janë nga Tirana.Dhe as kanë botuar në gazeta letrare qëndrore.Po pa iu shkëputur mikrofejtonit,vazhdoj problemin në fjalë…Ta zëmë,sa për shembull,se edhe Tirana ,Durrësi e ndonjë qytet tjetër ka degë të tipit LSHA.Po piktorët e muzikantët ku futen etj.etj.?Po a dihet sa krijues ka?Ta zëmë ,se me ta zëmë e kemi,si ajo loja me kungulleshka:-Pse shtatë?-Po sa?

RUTINA HA TË ZOTIN

Rutina është si puna e baltovinës,që huton kalimtarin,(këtu krijuesin),që do të dali,por nuk di si të dalë,nga të dalë.Vihet në siklet dhe vjen përqark si ai kali në lëmë,por pa rezultat,se kali (duhet kuptuar kjo) tek e fundit,shinë grurin në vendet kodrinore,ku nuk arrin mekanika e kohës,pra ,bën një punë me leverdi.O krijues,që je futur në atë botën tënde subjektive dhe me fantazinë e sëmur gërmon,gërmon,me idenë se po zbulon perla në krijimtarinë tënde letrare,gabohesh,gabohesh.Artin mos e bëj për të kënaqur veten,se…rutina ha të zotin.Në mënyrë figurative,po ndërsej qentë,që të hanë rutinën dhe çka janë të sajtë!...  

 
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .