rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Shefqet DIBRANI:

Intervistė me poeteshėn Sevdije Rexhepi

BALADAT E DHEMBJES DHE METAFORA E MĖRGIMIT

 

Poetesha Sevdije Rexhepi, na ėshtė njė emėr i njohur nė fushėn e poezisė, po mė shumė ky emėr ėshtė ndeshur nė shkrimet e saja nga njė zonė lufte siē ishte Iraku. Pas njė periudhe prej 4 vitesh e gjysmė, ajo kohė mė parė ishte nė Zvicėr. Pėr gazetėn “Zėri i Ditės” bėmė njė intervistė e cila u publikua mė 7 maj 2011, faqe 10-11., ku kemi folur pėr poezinė siē donte ajo, dhe siē donim ne edhe pėr njė mėrgim specifik qė nga muaji nėntor 2006.


Poetesha Sevdije Rexhepi gjatė qėndrimit nė Irak


Poetesha Sevdije Rexhepi nė Zvicėr

Pyetje: Zonjusha Sevdije Rexhepi, ėshtė njė emėr i njohur pėr lexuesit shqiptarė kudo por edhe nė diasporė. A ndani edhe ju kėtė mendim?  

Sevdije Rexhepi: Nė kėtė pyetje, mbase kritika dhe lexuesit do tė pėrgjigjeshin mė mirė se sa unė, por shpresoj tė mė njohin.

Pyetje: Me pak fjalė: Ēfarė iu shtyu tė gjendeni nė Irak?

Sevdije Rexhepi: them tė drejtėn, ishte njė forcė brenda meje tė shpreh falėnderimin tim pėr Amerikėn, pėr pėrkrahjen dhe ndihmėn e saj para, gjatė dhe pas luftės nė Kosovė. Pastaj konsideroja se ėshtė njė sfidė shumė  interesante  (natyrisht edhe me rreziqe) por qė ia vlente tė ballafaqohesha me te sigurisht.  

Pyetje: Me sa kemi kuptuar, ti nuk ke qenė e vetmja kosovare atje. A mund tė na flisni pėr rolin e femrės shqiptare nė kėto shėrbime?

Sevdije Rexhepi: Numri i tyre ka qenė i madh, dhe e them me shumė krenari se ato i kanė dhėnė njė imazh shumė tė mirė femrės shqiptare aty ku kemi punuar dhe kjo nuk ėshtė pak. E them kėtė sepse femra jonė ka arritur qė tė jetė nė vendet kyēe tė punės, madje edhe nė ato poste me shumė pėrgjegjėsi.


Shqiptarėt nė Mesopotami (Shpallja e Pavarėsisė 2008)

Pyetje: Gjatė kėsaj kohe, sigurisht keni bėrė njė eksperiencė tė mirė, ēfarė mund ta porositėsh lexuesin?

Sevdije Rexhepi: Eksperienca ėshtė e madhe natyrisht, si ajo e punės, po mė shumė ajo jetėsore, prandaj unė porosis ata qė tė shkojnė pėrtej horizontit dhe ta sfidojnė rastin kur t'u jepet...

Pyetje: Si ngrysej njė ditė nė kėto rrethana?

Sevdije Rexhepi: Asnjė ditė nuk ka qenė e njėjtė... nganjėherė e gjeje vetėn nė njė botė krejt tjetėr tė paparamenduar. Ndonjėherė me zhurmė, me krisma e mjegullnajė pluhuri, ndonjėherė humbsh nėpėr labirintet e kohės, ktheheshe mbrapa nė thellėsinė e shekujve dhe udhėtoje nėpėr histori... gėrshetim ndjenjash tė ndryshme nė njė vend, krejtėsisht tjetėr...

Pyetje: Natyrisht nėpėr shkrimet tuaja, por veēmas nė poezi sikur i keni pėrshkruar disa momente pėrjetimi.

Sevdije Rexhepi: Pėrherė iu kam gėzuar letrės sė bardhė, aty derdhja momentet e mira dhe tė vėshtira, mallin e mėrzinė, dhe qėndisja me shumė krenari ndjenjėn time pėr vendin prej nga vija.  

Pyetje: Vitin e shkuar keni botuar pėrmbledhjen me poezi „Baladė mbi Balad“. Vet titulli i pėrmbledhjes tuaj poetike, flet pėr njė metaforė  tė ēuditshme “Baladė mbi Balad”! A ka mundėsi tė na zbėrtheni alibinė e kėsaj metafore.

Sevdije Rexhepi: Balad ėshtė qyteti ku unė kam punuar pėr mė shumė se 4 vite e qė gjendet 68 km nė veri tė Bagdadit, gjersa balada nė kėtė libėr mė shumė shihet si njė tėrėsi tė pėrjetimeve dhe momenteve tė mia nė njė zonė lufte. Titulli dhe vendi, kanė qenė njė koincidencė rasti, por qė reflekton diēka nga kuptimi i brendėsisė sė librit s’ka dyshim.  


Muzgu nė Irak

Pyetje: Po nė pėrmbledhjen tjetėr me poezi nė gjuhėn angleze “Between Rivers of Babylon”, (e cila po ashtu u botua nė vitin e kaluar), a shtjellohet edhe aty motivi i luftės?

Sevdije Rexhepi: Motivi ėshtė po i njėjti veēse poezitė  janė tė shkruara direkt nė gjuhėn angleze, d.m.th pa u pėrkthyer fare. Duke e marrė parasysh se gjuha e artit ėshtė njė pasaportė e njė vendi atėherė zėnia e momenteve dhe shkrimi i kujtimeve prej mė tė ndryshmeve nė kėtė gjuhė mė ka  bėrė tė ndihem mirė nga fakti qė miqtė e mi atje dhe kudo nėpėrmjet vargjeve kanė mundur tė bėhen pjesė e kėtij ditari jetėsor vetėm duke i lexuar. 

Pyetje: Kur jemi kėtu: Sa ju ka ndihmuar poezia dhe shkrimi letrar nė ato rrethana? Nėse iu kanė gjendur afėr nė momente malli e mallėngjimi?

Sevdije Rexhepi: Ka qenė njė eksperiencė shumė interesante ngase pas ēdo momenti tėrė ndjenjėn time e kam derdhur nė poezi... njė natė pa gjumė, njė lajm, njė krismė, njė humbje jete... por edhe njė ditėlindje, me njė fjalė kam pikturuar tėrė bukuritė qiellore tė ndjenjave dhe pėrjetimit, si njė sfidė, si njė sukses...

Pyetje: Edhe cilat gjuhė tė tjera i flet rrjedhshėm Sevdija?

 Sevdije Rexhepi: Gjuhėn angleze e kam mėsuar nga dėshira, gjersa atė frėnge e kam studiuar nė Universitetin e Prishtinės. Natyrisht edhe gjuhėt e rajonit i flas mirė, me njė fjalė kam pasion dhe prirje pėr gjuhėt e huaja..


Pyetje: Po frika a ka pas vend, pasi nėpėr shumė poezi shtjellohet si fenomen, si dukuri po mė shumė si pėrjetim artistik.

Sevdije Rexhepi: Nė momente tė caktuara  ka pasur edhe frikė, por mė shumė janė pėrjetime artistike, me pėrjetime e ndjenja shumė origjinale, ashtu siē janė pėrjetuar, pa anime e pretendime drejtė njė imagjinate tė stėrmadhuar.

Pyetje: Diku nė shėnimin pėrcjellės tė librit thuhet se poezia juaj ka pėsuar njė “dridhje” nga koncepti lirik qė keni shtjelluar nė librat e mėparshėm. Ē’ėshtė kjo mynxyrė?

Sevdije Rexhepi: Mendoj, qėndrimi nė njė vend si Iraku, dhe rrethanat e luftės tė bėjnė mė tė fortė, tė bėjnė tė kuptosh vėrtetė rėndėsinė e jetės bashkė me imtėsitė e saj, dhe kjo mynxyrė siē thoni ju, kjo dridhje nga koncepti lirik e ka mė shumė gjenezėn nga pėrjetimet nė njė vend lufte, ku jo rrallė (pėr tė mos thėnė kurrė), nuk tė lejonte me menduar fare pėr lirikat dhe dashurinė. Tė jesh pjesė e saj dhe nė rrethana krejtėsisht  tė tjera nga ato qė je mėsuar tė bėjnė tė shprehėsh pėrjetimet ndryshe, nga njė moshė dhe jetė tjetėr fare kur janė shkruar tre librat e parė. Prandaj shprehja e asaj qė ndien nė momente tė caktuara paraqet kėtė gufim shpirtėror qė ėshtė i ndryshėm, natyrisht nėse krahasohen me librat e mėparshėm.

Pyetje: Poezia ėshtė njė mjet shprehės i fjalės artistike nė mes autores dhe lexuesit. A mendoni se i keni shtyrė edhe mė tej kėto vlera shprehėse, qofshin edhe tė natyrės estetike?

Sevdije Rexhepi: Besoj se po... mu nga kėta dy libra lexuesi do tė kuptojė momentet e pėrjetuara atje, jo veē tė miat por edhe tė tė gjithė atyre qė janė ende nė atė pjesė tjetėr tė botės, sa e largėt aq edhe e rrezikshme.

Pyetje: Padyshim, poezia jote nėse jo pėr gjė tjetėr, do tė mbetet njė relikt i rrallė i poezisė shqipe qė ka sjellė me besnikėri njė lloj idiolatrie letrare, pėrkatėsisht poetike nga njė vend i tretė, dhe kjo idiolatri vjen nga njė zonė, pėr tė mos thėnė nga njė front lufte. A mendoni se kėshtu, duke qenė nė njė mision, i paskeni shėrbyer sadopak edhe letėrsisė shqipe?

Sevdije Rexhepi: Besoj se po, por ėshtė kritika ajo qė i pranon kėto vlera, mbase tė shpresojmė se koha do ta vlerėsojė kėtė gjė...

Pyetje: Pak a shumė ju keni strukturuar edhe idilin tuaj poetik, a mendoni se me besnikėri keni ruajtur e kultivuar kėtė vlerė si njė vazhdimėsi nė poezinė tėnde.

 Sevdije Rexhepi: Duke u nisur nga stili qė unė shkruaj, nuk i kam ikur shumė, pėrkundrazi sikur e kam pėrpunuar pak mė shumė, sidomos nė kėto dy botimet e fundit.

Pyetje: Po ēfarė mund tė na shtjelloni pėr ndijimet poetike (sidomos nė vėllimin shqip), tė cilat sikur janė mbuluar me njė lloj tymnaje, me njė lloj pluhuri, pastaj shumė vargje e strofa janė stilizuar me figura mitologjike, por kjo mitologji mė shumė ka origjinė nga Lindja e Afėrt, nga ato anė ku ju keni qenė nė mision.

Sevdije Rexhepi: Mė besoni se elementet qė mund t'i gjeni nė poezitė e mia, sidomos nė dy titujt e fundit  nuk mund tė vjelėn nė jetėn e pėrditshme, pluhuri ka domethėnien shumė mė tė thellė nė Irak se sa pluhuri i zakonshėm. Qėndrimi nė atė tokė-zonė ku konsiderohet si djep i civilizimit botėror doemos tė jep pėrjetime tė papėrsėritshme, tė ēon shpirtin peshė. Prandaj edhe ato gjėra qė nuk shihen e as nuk kapen, siē janė figurat mitologjike, tė bėjnė sikur flet me to... mendja dhe shpirti pėrherė tė fluturojnė nėpėr atė hapėsirė shkretėtire.

Pyetje: Gjatė librit keni mjaftė vargje rrėqethėse, apo jo?

Sevdije Rexhepi: Janė pėrjetime origjinale, disa prej tyre lexuesi mund t'i kuptoj e pėrjetojė nė mėnyrėn e  vet, po qė se do kenė rastin  t'i lexojnė.  

Pyetje: Po ndonjė ngjarje specifike qė do t’ia vlente pėr ta shėnuar nė kėtė intervistė?!...

Sevdije Rexhepi: Ka pasur disa sosh: Por ajo qė ka ndodhur nė vitin 2007, po e ndaj me ju dhe lexuesin. Rrėzimi i njė aeroplani udhėtarėsh ka qenė njė ngjarje e dhimbshme. Po ky pėrjetim ėshtė regjistruar si poezi qė gjendet edhe nė brendinė e librit me poezi 'Baladė mbi Balad'.  


Sevdije Rexhepi nė Bern

Pyetje: Pas kėtij misioni ju ishit pėr pushime edhe nė New York, tani prej sa ditėsh gjendeni edhe kėtu nė Zvicėr. Pa dashur tė ju pyeti pėr mrekullitė e kėtyre dy vendeve, doja tė ju pyesja pse e bėtė kėtė udhėtim, pėrkatėsisht kėto pushime.

Sevdije Rexhepi: Ishte mė shumė njė nevojė pėr tė parė diēka ndryshe nga ato qė kam pėrjetuar gjatė kėtyre 4 viteve nė Mesopotami, dhe natyrisht pak relaksim dhe motivim nga civilizimi pėr t'iu kthyer mė pas jetės normale nė Kosovėn tonė tė dashur!...

Pyetje: Sigurisht nga ky vend do tė ktheheni nė Kosovė. Do tė ishte nė interes tė lexuesit tė dijė si e keni konceptuar tė ardhmen tuaj: Si poete, si politikane a si diplomate!       

Sevdije Rexhepi: Nga kėto tė tria mua mė pėrshtatet mė shumė tė mbetem poete, ėshtė diēka lirike, diēka mė melankolike... sepse pėrmes poezisė, gjithmonė shprehem atė qė e ndiejmė, apo jo?

Pyetje: Faleminderit pėr intervistėn!

Sevdije Rexhepi: Faleminderit edhe nga ju, po natyrisht mė shumė pėr lexuesit me tė cilėt do tė njihemi edhe pėrmes kėsaj bisede miqėsore!...


Zürich/St.Gallen, maj 2011.

Intervistoi: Sh. Dibrani

 
 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku