rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Portret-interviste me  Mr. Vjollca Hajdarin e diplomuar nė shkencat  politike, publiciste, analiste  dhe lobuese pėr njohjen  e Kosovės!

Shkruan Asllan Dibrani  

Mr. Vjollca Hajdari intelektuale, publiciste, studiuese  e shkencave politike humanitare, analiste dhe lobuese pėr njohjen e Kosovės etj!

E qetė nė argumentime, por e pa kompromis nė mbrojtje tė ēėshtjes kombėtare. Kėshtu njihet Vjollca Hajdari, e cila paraqitet shpesh nė mediumet dhe podestet e debateve politike dhe sociale, qofshin ato ne duel me palėn serbe, apo si pjesėmarrėse e diskurseve publicistike gjermanisht-folėse. Ku qėndron sekreti i kėtij qėndrimi tė qetė? "Nė qetėsi fshihet e tėrė fuqia argumentuese" pėrgjigjet ajo, duke shtuar se " nė  mėnyrė tė qetė dhe me durim tė dėgjimit, mund tė artikulosh njė argument racional dhe bindės".Qe nuk ėshtė dhe nuk ka qene gjithmonė kėshtu, tregon edhe ndarja e saj e dhimbshme nga atdheu!


Mr. Vjollca Hajdari

Vjollca u nda nga shokėt dhe teatri nė vendlindjen e dashur nė qytetin e Mitrovicės .U nda  dhe  nga  ėndrrat e botės fėmijėrore,  nga njė qytet i   shtrenjtė dhe i pėrkėdhelur  nė rininė e saj.  Pretendimet  e saj  ishin qe tė bėhet njė aktore e qytetit tė lindjes  nė Mitrovicė!

 Nė vlugun ma te madh tė pretendimeve tė saj me synime tė mėdha, ėndrrave tė rinisė, sikur i doli njė nderskamėz  nga pushtuesi serb pėr ta ndėshkuar politikisht tė atin e saj, andaj zonjusha Vjollca Hajdari e kujton me nostalgji braktisjen e Kosovės. Terrori dhe pasiguria nga pushtuesi e goditi edhe kėtė familje qe si vend strehim zgjodhėn Gjermaninė.


Vjollca Hajdari studiuese e shkencave politike dhe njė veprimtare   e veēantė nė
botėn  femrės shqiptare

Vjollca ndoqi studimet nė shkencat politike dhe etnologji, ka magjistruar nė drejtimin e publicistikės ku ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm pėr ēėshtjen e Kosovės. Andaj kėrshėria pėr tė mėsuar ma tepėr pėr kėtė intelektuale,publiciste ,studiuese e shkencave politike me inspiroi qe te pėrshkruajmė njė biografi tė shkurtėr pėr zonjushėn Vjollca Hajdarin.

Mr. Vjollca Hajdari aktualisht ndodhet  nė kryesinė e njė shoqate Gjermane "Inter Homines", ku drejton njė projekt me ca profile tė ndryshme si ai i profilit kėrkimor shkencor, projekt pėr integrim. etj.

Ka bashkėpunuar me televizionet gjermane ma te njohurat siē janė ARD-nė, ZDF-in, DW-nė etj dhe shtypin gjerman. Vjollca ka punuar njė kohė edhe  nė senatin gjerman, njashtu edhe nė institucionet gjermane foto me  Kinkelin ish ministėr i jashtėm i Gjermanisė  dhe, Frank Wallter  Stenmeier!

Gjithashtu merret me publikimin e artikujve shkencore dhe ėshtė duke punuar nė njė libėr. Ka qenė e angazhuar nė mediat dhe shtypin shqiptar, njashtu nė mediat gjermane, sidomos nė kohėn e pasluftės. Ka bashkėpunuar me televizionet gjermane ma tė njohurat siē janė ARD-nė, ZDF-in, DW-nė etj. Bashkėpunon  me shumė gazeta gjermane  dhe shtypin gjerman.

Vjollca ka punuar njė kohė nė senatin gjerman, njashtu edhe nė institucionet gjermane, ėshtė munduar qė nėpėrmes aktivitetit tė saj tė avancoj me shumė ēėshtjen shqiptare. Ishte  e angazhuar politikisht qė tė sensibilizoj opinionin, mediat dhe politiken gjermane rreth situatės nė Kosovė dhe gjetiu pėr shqiptarėt. Po ashtu rreth situatės sė vėshtirė politike ka referuar edhe nė ministrinė e jashtme gjermane.


Mr. Vjollca HAJDARI humanitare anėtare e Lidhjes sė gazetarėve gjermanė e Shoqatės sė gazetarėve ndėrkombėtare etj!

Nė vitin 2005 ėshtė shpėrblyer me njė ēmim nderi humanitar nga senati gjerman, njashtu edhe nga SOS kinderdorf-i rreth angazhimit tė saj tė palodhshėm nė ēėshtjen e refugjateve shqiptarė. Mirėnjohje dhe falėnderime tė tilla pėr aktivitetin e saj, ka marrė edhe nga komuniteti shqiptar. Zonjusha Vjollca ka bashkėpunuar me shumė ambasada, pėrfaqėsi tė vendeve tė ndryshme botėrore pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Mr. Vjollca HAJDARI ėshtė anėtare e Lidhjes sė gazetarėve gjermanė e Shoqatės sė gazetarėve ndėrkombėtare etj. Nė saje tė kėtyre aktiviteteve nga njė veprimtare shumė e zellshme, duke treguar rezultate tė evidentuara nė interesin e ēėshtje tonė kombėtare, potencialin e saj e ka shkrire gjithnjė ne shėrbimin e Kosovės edhe sot e kėsaj dite.

Vjollca Hajdari nė Ambasadėn Pakistaneze gjatė lobimit tė sajė pėr njohjen e Republikės sė Kosovės - Nė foto me Ambasadorin Pakistanez

Perceptimi mbresėlėnės nga Mr. Vjollca Hajdari si intelektuale , njė studiuese e shkencave politike njė punonjėse humanitare , njė gazetare dhe nje analiste politike , mė inspirij qe tė pėrqendrohemi te kjo  figurė, dhe ta zhvillojmė kėtė intervistė me zonjushėn Vjollca Hajdarin. Mbesim me pėrshtypje z.Vjollca  do tė ketė komplimente edhe nga lexuesit me ēka do tė jemi krenar qe gjendet nė mesin tonė. Pas njė pėrshkrimi biografik po fillojmė me pyetjet tona, ku besoj se do tė jepni njė kontribut nė gjendjen aktuale nė lėmi tė ndryshėm zonjusha  Vjollca.  Me gjithėkėnaqėsi u pergjegj  me njė qėndrim shumė modest, nga njė intelektuale e rrallė u pėrqendrua ne  pyetjet tona mesa vijon:

Asllan Dibrani:   Zonjusha Vjollca  kėshtu po tė quaj pasi qenkėshe akoma e pa martuar , me njė buzėqeshje  na mirėpriti  ku edhe filluam pyetjen e parė,  me qe jeni  njė gazetare,   a na  pėrshkruani  gjendjen aktuale te mediave  nė Kosovė, Shqipėri dhe Maqedoni  harrshi interesave  tė kombit?

Mr.Vjollca  Hajdari: Sado qe Kosova dhe Shqipėria i takojnė shteteve nė transformim dhe tranzicion, Maqedonia pėrmban njė specifikė nė vete. Gjendjen e mediave Shqiptare nė Maqedoni e Kosovė Lindore do e pėrmblidhja me njė fjali qė nė perėndim thuhet:
Njė gazetari nėn presion politik, nuk mund tė jetė gazetari e mirė.
Ndėrkaq, mediat nė Kosovė dhe Shqipėri (me pėrjashtime) janė duke luajtur rol destabilizues dhe kundėrefektiv nė ēuarjen para tė demokracisė.
Si trashėgimi nga e kaluara, mediat janė duke shėrbyer akoma si zėdhėnės tė partive politike,qeveritarėve dhe si instrument tė grupeve tė interesit. Nė vend tė gazetarisė hulumtuese e kritike, dominojnė programet argėtuese. Ca nga televizionet shėrbejnė si fushėlojė  komerci, si platformė e serialeve kiēe turke dhe telenovelave ameriko-latine. Jo profesionalizmi nė transmetime dhe ne emisione tė ndryshme nė Kosovė, mė shumė ngulfat se sa qe informon apo argėton, pasiqė rrjetet familjare e klanore po i zėne frymėn gazetarisė sė mirėfilltė.

Nė programe dominon raportimi i sferės sė ashtuquajtur "rozė" e ku formatet me ndikim fatal si "big brother" e "shpia" determinojnė pėrditshmėrinė shqiptare. Shoqėrisė sė gremisur nga faktorėt politike e mjerimi social, me njė papunėsi prej mė shumė se 60 %, ju servohet njė realitet shumė i rrezikshėm artificial. Ky lloj realiteti me efekt hipnotizues, bėn qė populli t'i ikėn problemeve tė pėrditshmėrisė dhe tė futet nė njė botė joreale. Aty konstruohen tė ashtuquajturit heronjtė -falsė- medial, tė cilėt sidomos pėr breza tė ri perceptohen si model i "suksesit".
Mediat mė tej janė bėrė promovues tė njė gjuhe tė ēoroditur.
Pėr tė tejkaluar njė vakum tė tillė, duhet tė lejohet hapėsira pėr mendim tė lirė. Duhet mbėshtetur faktori intelektual e njerėzor shqiptar. Populli ynė ka gazetare te guximshėm e profesionale, ka kapital e resurse njerėzore, ndaj kėtyre kuadrove duhet tu epet hapėsira pėr te shkrire potencialin e tyre nė dobi te shoqėrisė. Duke kultivuar profesionalizmin dhe cilėsinė, do merremi me seriozisht edhe ne planin ndėrkombėtar.

Asllan Dibrani: Ju e pėrmendėt gjuhėn si mjet komunikimi dhe si elementet kryesore nė transmetimet mediale. Ēfarė mendoni pėr debatet e fundit qė po zhvillohen rreth asaj se si duhet tė flitet nė dialektin gegė apo nė atė toskė nė Kosovė?

Mr: Vjollca Hajdari: Qė dialekti gegė, ėshtė thesar i gjuhės shqipe, ėshtė njė fakt qė nuk do diskutim. E njėjta vlen pėr dialektin toskė. Me rėndėsi ėshtė qė tė flitet gjuha e pastėr shqipe, pavarėsisht faktit se a flitet nė gegėrishte apo toskėrishte. Janė tė qėllueshme paralajmėrimet pėr tė sensibilizuar pėr diē qė na brengos. Megjithatė brengosės ėshtė mė shumė fakti, qė dialekti gegė instrumentalizohet apo keqinterpretohet nga disa propagues tė gegnishtes, tė cilėt nė fjalorin e tyre pėrdorin me shumė fjale turke e arabe, se sa shqipe. Nuk na bėjnė asnjė nder neve, por as dialektit gegė, nėse arabizmat dhe turqizmat dominojnė  nė tė folmen e gjuhės shqipe  dhe nė tė shkruarit e saj. Do tė ishte fatale sikur rinia dhe brezat e ardhshėm tė ndikohen nga ky lloj miksi. Fjalėt arabe e turke nuk kanė vend nė gjuhėn publike, njashtu siē nuk kanė vend anglicizmat e panevojshėm,gjermanizmat, fjalėt sllave, italiane apo greke. Mė ka rastisur p.sh. tė pėrcjell njė emision shqiptar e ku njė mysafir pėr rrobat e larjes thotė: "ne nė Kosovė i themi "kupaqe"". A nuk ėshtė abuzim  kjo? Natyrisht se nė pėrditshmėrinė tonė nuk mund tė evitohen krejtėsisht barbarizmat tė cilat janė integruar me shekuj, por ja qė mediat dhe shtypi duhet tė shėrbejnė si instanca edukuese dhe promovuese tė gjuhės sė pastėr shqipe. Mos tė harrojmė se transmetuesit medial dhe shtypi janė ata katalizatorė qė plasojnė trendėt apo modelet qė mund tė perceptohen si vlerė nga publiku.

Asllan Dibrani:  Folėt paksa ne kėtė kontekst se sa janė mediat shqiptare tė ndikuara nga partitė politike nė Shqipėri Kosovė dhe Maqedoni. Nėpėrmes shkrimeve tė shtypit a ka vėshtirėsi lexuesi qe ta pėrcaktoje njė gazete apo njė televizion se cilit krah politik i pėrket?

Mr.Vjollca  Hajdari: Nuk ėshtė e aspak e vėshtirė qe tė pėrcaktohet se cili medium cilit drejtim i pėrket. Ky trend lulėzon ne njė fare mėnyre, pasi qe njė pjesė e konsiderueshme e shoqėrisė ėshtė e politizuar. Jo ne kuptimin e vetėdijesimit politik e qytetar, por e politizuar, brenda kornizave partiake dhe grupeve tė interesit. Seleksionohen pra gazetat dhe lajmet, sipas preferencave partiake e grupeve te interesit dhe perceptohen e pėrpunohen si tė tilla. Pėrderisa shoqėria nuk do ta tejkaloje kėtė prag partiak dhe ta thyeje murin e lajmeve me kahje tė caktuar, do tė kėtė shumė pak mediume tė pavarura, mbipartiake, objektive dhe tė paanshme. Mos tė harrojmė se njeriu pėr kah pikėpamja psikologjike ėshtė i prirė tė mėsojė atė informatė qe i pėlqen tė dėgjoje apo ta lexojė, ndėrkaq qe gazetat shpesh shkruajnė atė qe ato mendojnė se i pėlqen publikut. Nė lidhje me kėtė pikė pra, duhet tė sensibilizohet shoqėria e mbarė, por edhe ata qe punojnė nė mision tė lajmit dhe informatave, vet gazetaret.

Asllan Dibrani: Si e keni  ju opinionin tuaj me   disa stafe  nė stacionet televizive  mese 30 vjet, kanė njė program klishe   pa ndryshime progresive  ,madje  disa  spikere dhe spiker qe 30 vjet ,janė bėrė  bajat pėr shikuesin siē ėshtė rasti i RTK-sė!  Mos ka akoma   erė korrupsioni dhe farefisnie aty ? 

Mr.Vjollca  Hajdari: Mendoj se pėrgjigjja ime e mėparshme pasqyron shumė qartė gjendjen alarmante te mediave dhe shtypit  nė kėtė rast nė Kosovė. Ēfarė me duket edhe me tragjike, ėshtė fakti qe heshtet dhe nuk flitet pėr kėtė "sekret tė hapur", i cili trajtohet si tabu dhe qe nuk guxon tė preket. Duke heshtur dhe duke i mbyllur sytė, shoqėria jonė ndodhet ne kėtė gjendje, ku ėshtė tani... por ja qe autoret ndėrkombėtare po na "hakmerren", duke shkruar rreth gjendjes dramatike. Mjafton te lexoni nder autoret e huaj, artikujt e Carola Gürtler-it e cila rreth RTK-se dhe televizioneve te tjera thotė:" (...) tė angazhuar janė kryesisht gazetarė dhe teknike, te cilėt nuk kanė kualifikim. Redaksitė pėrbehen nga "ndėrmarrje" familjare, siē janė gruaja, biri, bija,miqtė dhe tė njohurit. Korrupsioni qėndron nė rend tė ditės, ndėrkaq qe tė paktė janė ata gazetare, qė kanė guxim tė hulumtojnė deri nė thelb tė problemit....". Natyrisht se ka edhe ca pjesė pozitive pėr njė numėr tė vogėl tė gazetarėve guximtare dhe profesionist, por shifrat e zeza dominojnė. Ėshtė shumė e dhimbshme qe nga hija e kėsaj skėterre mbulohen edhe ca kolege e miq te mi gazetarė, te cilėt me punėn e tyre kanė treguar profesionalistet dhe cilėsi.

Asllan Dibrani:Njė krahasim te vogėl ne mediat gjermane dhe atyre tė Kosovė ju lutėm ?   

Mr.Vjollca  Hajdari: Kur flasim pėr krahasimet, koncentrohem kėtu nė gazetarinė e mirėfilltė dhe jo ne atė bulevardeske. Kontributi i mediave ne shtetet transformuese ėshtė shumė me ndryshe se sa ai i atyre ne demokracitė stabile siē mund te jete shembulli i Gjermanisė.
Kontrolli shtetėror, mungesa e lirisė se shprehjes si dhe mungesa e kualifikimit, janė faktorė qe dallojnė shumė ne mes tė dy vendeve. Pavarėsisht faktit se as gazetaria gjermane nuk ėshtė e pėrsosur dhe ka raste kur shkel kodin etik dhe gazetaresk, gazetaret nė Gjermani kalojnė nėpėr shumė shkallė tė kualifikimit pėr te arritur tek gazetaria profesionale. Kriteret si: absolvimi i volontariateve, kualifikimit adekuat, studimit dhe praktikave janė tė domosdoshme pėr njė gazetari cilėsore, pėrderisa nė Kosovė nuk i jepet akoma shumė rėndėsi kėtij aspekti. Gazetaria trajtohet shpeshherė si hobi por jo si profesion.

Ne Kosovė shoqatat, rrjetet apo unionet gazetareske kanė vetėm karakter formal dhe kozmetik, ndėrkaq  ne Gjermani kėto organe luajnė njė rol shumė aktiv. Gazetarėt gjermane veprojnė si njė lloj qeni ruajtės pėr ēėshtjet e brendshme, por janė shumė aktiv nėse preket identiteti i tyre kombėtar nė raport me politiken e jashtme, gjė qė tek ne mungon. Mediat gjermane e kanė shumė tė theksuar kulturėn e debateve dhe diskurseve, ndėrkaq nė Kosovė tregohet me shumė tendenca qe te injorohen problemet. Edhe nėse organizohen debate tė tilla, ato kryesisht zhvillohen jo profesionalisht, nuk trajtohen nė thelb dhe prodhojnė mendimin e "gatuar", pra te pėrgatitur pėr shije te interesave tė caktuara.


Nė Gjermani, plagjiatura, nėse zbulohet, dėnohet me ligj. Nė Kosovė e drejta e autorit nuk trajtohet ligjėrisht. Njėherėsh gjuha e urrejtjes, e ashtuquajtura "hate speech" (ofendimet dhe fjalori vulgar) pasqyron kulturėn e debatit dhe diskurseve shqiptare. Dhe se fundi, publiku apo audienca gjermane luajnė rol aktiv ne pėrdorimin e mediave, pėrderisa publiku shqiptar tregon tė kundėrtėn. I vetmi aktivitet qe pritet nga publiku shqiptar ėshtė ai, kur votohet me telefonata apo me sms-e ne emisione komerciale, pėr tė shėrbyer si burim financiar. Natyrisht qe nė sferėn mediale shqiptare ka edhe emisione cilėsore e te qėllueshme, por ato janė shume tė pakta dhe shumė tė rralla. Nuk bėnė tė kėnaqemi me faktin se Gjermania ka tradite tė gjatė gazetareske e ne jo, por duhet te angazhohemi pėr progres ne kėtė fushė shumė tė rėndėsishme.


Asllan Dibrani:Ēfarė mendoni pėr  politikėn aktuale  nė Kosovė  e sidomos me politiken e jashtme?    

Mr.Vjollca  Hajdari: Ėshtė tashmė ēėshtje e ditur se politika shqiptare nė Kosovė, pas luftės ka qenė nėn udhėheqėsin ndėrkombėtare. Politikanet shqiptarė tė Kosovės luajnė mė shumė rolin e marionetave. Pėr tė pėrforcuar pozitėn e sovranit, aktorėt ndėrkombėtarė kanė bėre ca marrėveshje tė pashkruara me vendorėt. Si dėmshpėrblim pėr kėtė kompromis janė:
- lejimi i keqpolitikbėrjejes nga ana e politikaneve vendorė,
- mbyllja e syve para akteve tė shkeljes sė ligjit si dhe
- tolerimi i korrupsionit.
Duke i lėne politikanėt (nder ta edhe te korruptuar ndėrkombėtar) tanė tė zhyten,tė magjepsen pas shkėlqimit te korrupsionit, politika ndėrkombėtare i krijon vetes hapėsirė pėr tė zbatuar programin e saj politik rreth Kosovės. Stagnimi nė politikė reflektohet sidomos nė raport me arenėn ndėrkombėtare. Kosova nuk ka mekanizma tė saj aktiv pėr tė vepruar nė politikėn e jashtme. Politikė e jashtme nuk do tė thotė qė ministri i jashtėm tė vizitojė formalisht vendet tjera. Politikė e jashtme do tė thotė mobilizimi i njė aparaturė tė sofistikuar, d.m.th. kuadrot profesionale dhe kompetente, larg strukturave familjare apo atyre miqėsore, tė cilat janė duke e rrezikuar dukshėm ardhmėrinė e Kosovės. Vetėm me mekanizma tė tillė do mund tė bėheshin hapa efecientė nė diplomaci,lobim, nė diplomaci publike. Kjo e fundit nė kohėn e mediave sociale (facebook, twitter), mediave elektronike dhe shtypit, do luante njė rol vendimtar. Mos tė harrojmė se makineria publike dhe diplomatike serbe ėshtė shumė ofensive nė propagimin e ēėshtjes sė tyre kombėtare nėpėr botė. Substancial ėshtė mobilizimi i diasporės, e cila nė momente tė caktuara luan rol vendimtar.
Kur diaspora ėshtė e organizuar dhe efektive, nė bashkėpunim me autoritetet vendase, ajo mund tė shėrbejė si ambasadori mė i mirė i njė vendi.

Asllan Dibrani: Njė pėrshkrim tė shkurtėr pėr gjendjen politike ne qytetin tuaj tė Mitrovicės  , si studiuese e shkencave politike , a mendoni se kėtu pėr kėtė  gjendje  jemi vet  fajtor  si  komb, me  disa  lėshime qe u bėnė nė pėrfundimin e luftės ? Si e shikoni reagimin diplomatik nga Serbia,  qe nuk ka asnjė argument qe ta  uzurpojė ,ta ngushtoj  dhe ta rrudhe  akoma Kosovėn?

Mr.Vjollca  Hajdari: Kur pėrmendet ēėshtja e Mitrovicės, dihet se ndodhemi tashmė para aktit tė kryer. Se Mitrovica ėshtė e humbur pėr ne shqiptarėt, ky fakt vetėm sa vjen e behet dita ditės edhe me i dukshėm, pėrkundėr faktit se ekziston njė pjesė qe nuk do ta shohim si realitet. Ironia do qe, ndėrkombėtaret kanė arritur nė saje tė heshtjes sonė, ta mbajnė ēėshtjen e Mitrovicės si njė konflikt te ngrirė shumė vjet me radhė. Tani siē shihet, gjendja ne Mitrovice i ngjason shumė modelit te Republikės Serbe te Bosnjės- planprogram  ky, i cili ka qenė i sajuar decenie me radhė dhe qe ėshtė duke u zbatuar me shumė mjeshtėri dhe nė mėnyrė konsekuente. Pėr realizimin e kėtij planprogrami, janė pėrkujdesur qarqet ndėrkombėtare, me vullnetin e hekurt tė Serbisė dhe me detyrimin e politikaneve tanė shqiptare. Shikuar nga perspektiva Serbe, ajo e proklamon Kosovėn edhe me tej si pjesė te sajėn duke e fuqizuar kėrkesėn e saj ne Rezolutėn 1244. Edhe pse nisur nga politika e brendshme, shumica e popullatės serbe e shohin Kosovėn veēse tė humbur - dhe me kėtė si njė nga problemet e fundit neper lista tė sondazheve - prapė se prapė politika serbe ėshtė ajo qe ėshtė e ngjitur pėr Kosovė. Ajo do veproje kėshtu derisa te arrije qėllimin e saj, "ndarjen" e pjesės veriore nga Kosova.

Asllan Dibrani: Ēfarė ka mundur tė bėjė politika shqiptare? 

Mr.Vjollca  Hajdari: Ajo nuk mund ta ktheje Mitrovicėn- respektivisht pjesėn veriore- nen kornizėn shqiptare. Por ėshtė fakt qe janė bėrė shumė gabime. Politika shqiptare edhe nėse nuk ka mundur ta shpėtojė Mitrovicėn, ėshtė dashur te jetė me ofensive nė mbrojtjen e interesave tė popullit shqiptar atje. Ėshtė trumbetuar shumė nė mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave, por asnjėherė nuk janė pėrmendur tė dėbuarit shqiptarė nga Mitrovica. Nuk janė pėrmendur pronat, shtėpitė dhe banimet e braktisura. E pėr dėmshpėrblimet tė mos flasim. Pėrderisa qeveria serbe ka mbėshtetur e financuar ēdo aktivitet tė serbėve nė veri, pala shqiptare ka heshtur rreth ēdo gjėje qe ka tė beje me Mitrovicėn. Pasojat e kėsaj heshtjeje dhe kėtij anashkalimi i kanė vuajtur dhe i vuajnė Mitrovicasit por edhe gjithė shqiptarėt.

Asllan Dibrani: A mund tė jepni  njė rezyme   lidhur me bisedimet Kosovė-Serbi, qe po zhvillohet.   Zyrtaret e Kosovės sikur rrinė nėn hijen e njė faj apo njė pabarazie me ta,  kur  asnjėherė,  zyrtarėt e Kosovės nuk i pėrdorin faktet  ,dėshmitė   ,argumentet   historike  nga  paraardhėsit  tanė "Iliret"  qe ishin pėrkrah romakėve  nė lashtėsinė  e vjetėrsisė,   qe historia tregon se serbėt ishin ardhur si cergash   dhe rrogėtarė  nė tokat tona ! Si dėshmi janė,  dėbimi  nga vatrat tona,  nga  krahinat e  Toplicės, qe pėrfshinte njė territor tė madh  po thuajse sa Kosova  e sotme . Vilajetin e Sanxhakut qe  edhe sot e kėsaj dite gjinden  toponimet por edhe pleqtė qe e flasin shqipen  .Nga  atje u  ndoqėn ne vitin   1878 e ma vonė,  me dhunė  ,vrasje,  dėbime   masive,  ku  zyrtarėt e Kosovės  duhet tė ngrehin  edhe padi ndėrkombėtare, dhe denoncim    pėr  dėmshpėrblim dhe kėrkim qe tė kthehen shqiptarėt nė vatrat e  veta  mendimi i juaj  ju lutem z .Vjollca ? 

Mr.Vjollca  Hajdari: Nė vazhdėn e luftėrave, nėn mjegullėn e apetiteve territoriale si dhe nėn vorbullėn e veprimeve tė fuqive tė mėdha, ndodh qe vendime te tilla, ndarje te padrejta tė shėnohen gjithmonė si kapitull i dhimbshėm i historisė. Shpesh herė kur vendoset pėr hapa tė tille, faktet e gjalla historike te banimeve me shqiptarė nė kėtė rast, bien dhe humbin peshėn dėshmuese. Kjo ndodh me Sanxhakun, me Ēamėrinė, me troje tjera dhe se fundi me Mitrovicėn. Me kujtohet, kur pata referuar ne Ministrinė e Jashtme gjermane dhe tregoja pėr historinė shqiptare, u ngrit njė student, duke me thėnė qe "nuk mund te proklamojmė gjithmonė tė kaluarėn, pasi qe edhe nė Gjermanėt kemi qene Prusi apo perandori dikur, por ja ku ndodhemi tani." Me kėtė dua tė them se do kemi gjithmonė dhe kudo pengesa gjate argumentimit tonė, por kjo nuk bėnė tė na dekurajoje nė zbardhjen e se vėrtetės. Pasqyrimin objektiv historik, jashtė mitizimeve e kulteve duhet ta zhvillojmė vazhdimisht. Ėshtė e pabesueshme se sa pak dihet pėr ne dhe historinė tonė nėpėr botė.

Ndėrkaq sa i pėrket  ēėshtjes se bisedimeve Kosove- Serbi, ajo tani ka hyrė nė fazėn e zbatimit teknik te planprogramit politik. Fakti se po tregohet njė lloj "lėvizjeje" nga tė dyja palėt, flet pėr presionin dhe ndėrmjetėsimin qe po benė Bashkimi Evropian. Kushti i realizimit te bisedimeve, ėshtė integrimi nė BE, gjė qe Serbisė i shkon shume pėr shtati. Favor tė dukshėm nga e gjithė kjo, do te kėtė Serbia, pasi Kosova ėshtė akoma e brishte dhe shume e hendikepuar, meqė mban si barrė mbas vetes Rezolutėn 1244.

Asllan Dibrani: Mitrovica  u politizua nga  ēarqe ndėrkombėtare me ndonjė  synim te ndarjes  sipas   akademisė serbe  e  ndikuara nga politika ruse,  por edhe disa zyrtarė qyqar shqiptar, pseudopolitikaj  qe nuk shohin pėrtej hunde duke dhėne propozime pėr shkėmbim  qytetesh  dhe territori  me  Preshevėn   Bujanovcin  etj   me Mitrovicėn qe  pėr shqiptarėt ėshtė shpirti i kombit!? 

Mr.Vjollca  Hajdari: Ēėshtja e shkėmbimit te qyteteve dhe territorit nuk ėshtė ēėshtje e vendimmarrjes tė politikaneve shqiptare. Pėr kėtė ēėshtje ata nuk e kanė fuqinė e vendimit nė planin ndėrkombėtar. Ėshtė interesante, qe nė vitin 2005, ky lloj i shqyerjes se kufijve ka qenė akoma tabu nga ana e Grupit te Kontaktit. Kėshtu tė paktėn, qenė deklaruar BE-ja dhe SHBA-te, si pėrkrahėsit ma tė flaktė tė pavarėsisė sė Kosovės. Mirėpo nė vitin 2010/2011 kjo gjė pėsoi ndryshim dhe u detabuizua si nė opinion publik tė Serbisė, po ashtu edhe ne raport me diskursin ndėrkombėtar. Sipas burimeve informative, shkėmbimin e territoreve Serbia e sheh si kompensim pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Bile del nga tė dhėnat e Wikileaks, qe krerėt e lartė tė Serbisė, kanė bėrė presion indirekt mbrapa dyerve tė mbyllura ne Uashington dhe nė Bruksel, pėr ndarjen e Kosoves, gjegjėsisht shkėmbimin e territoreve.

Asllan Dibrani:   Si  njė intelektuale e cila jeni marr kaherė me ēėshtjen  kombėtare,    a mund te na flisni tani   diēka pėr  pozicionin  dhe rolin tone  ne  Ballkan dhe Evropė,   pasi qe vėrtet ne  na anashkaloj historia  nga dobėsitė  e pėrēarjes tonė qė mbretėronte  nė  principata , grupacione  rajonale  dhe  ne atė krahinore,  ku armiqtė i pėrfituan ato mos marrėveshje dhe   ngelem si komb sot  akoma i ndarė  dhe i coptuar nė disa shtete tė Ballkanit?

Mr.Vjollca  Hajdari: Kjo pyetje do kėrkonte njė analizė ma tė thellė, por unė po i pėrmend vetėm ca faktorė relevante. Shikuar nga faktori i brendshėm, ėshtė shumė e vėrtetė kjo qe ceket ju. Shikuar nga faktori i jashtėm, transformimi fetar e kulturor nga sundimet e huaja ka qene shumė destabilizues pėr shpirtin unik tė popullit shqiptar. Kjo ka rezultuar qe Rilindja Kombėtare tė ndodhi tek ne vitin 1912, e qe ishte shumė vonė nė krahasim me popujt tjerė nė Ballkan. Si pėrmbledhje do thosha qe pozita gjeopolitike, aspekti demografik, ai social-kulturor dhe pasuritė tokėsore luanin dhe luajnė rolin ma  tė madh nė raportin superior dhe sundues ndaj nesh.
Pėr kėtė populli shqiptar perceptohet (do thosha) si rrezik nė Ballkan dhe Evrope. Nė kėtė pikė ėshtė munduar tė „zbutet“ kjo fuqi nga jashtė, pėr tė cilat zhvillime dihet tani. Faktori ndėrkombėtar akoma nuk i trajton shqiptaret si partner tė  barabarte tė bisedimeve e negociatave. Mu pėr kėtė „flitet“ pėr shqiptaret, por jo me shqiptaret!

Asllan Dibrani: A mendoni se  shqiptarėt duhet me pėrmirėsuar  atė gabim historik me  krijimin e  njė uniteti  gjithė kombėtar, qe ta kemi  njė referendum pėr  bashkim te kėtij populli, qe nuk na ndanė as gjuha as gjaku, por edhe territori  ? 

Mr.Vjollca  Hajdari: Besoj se ne aspektin afatgjate, kjo ėshtė rruga tė cilėn do e pėrcaktojmė ne te ardhmen, me gjithė proceset, pengesat, hapat politike, sociokulturore dhe ekonomike... me gjithė divergjencat dhe konvergjencat qe do i sjellim me vete, shpresohet qe koha po vepron nė interesin tonė.

Asllan Dibrani:Si studiuese  e  profilit tuaj  na japin  mendimin dhe   sipas rregullave ndėrkombėtare  edhe sa shtete duhet ta njohin  Kosovėn si shtet nė vete qe ta fitoj statutin e  anėtares se kombeve tė bashkuara?   

Mr.Vjollca  Hajdari: Ne rastin e Kosoves, ēėshtja ėshtė paksa me e ndėrlikuar dhe varet nga me shume faktorė se sa nga numri i njohjeve te shteteve. Momentalisht Kosova ka tė bėjė me ēėshtje bazike, siē ėshtė heqja e rezolutės 1244, rezolutė kjo, e cila e prangos Kosovėn si pjesė integrale e territoriale tė Serbisė. Ne saje te rezolutės, Kosova ėshtė mbikėqyrur nga UNMIK-u respektivisht prezenca ndėrkombėtare dhe mbetet nen pėrgjegjėsi tė Kėshillit tė Sigurimit. Kur kėto hendikepe tė zgjidhen, do mund te flasim pėr hapin e dyte, pasiqe Kombet e Bashkuara nuk do e pranonin Kosovėn si josovran.
Kėshtu e parasheh neni 4 paragrafi 2 dhe neni 18 paragrafi 2 tė Kartės se Kombeve te Bashkuara, qe Samiti i Pėrgjithshėm tė vendose me njė shumicė prej dy tė tretave tė numrit shteteve nė pranimin e anėtareve te ri. Aplikuesin e anėtarėsisė e preferon Kėshilli i Sigurimit, vendimi i tė cilit rekomandim, pason sipas nenit 27 paragrafi 3. Kjo do tė thotė, qe pese anėtaret e pėrhershėm kane te drejte vetoje, kur bėhet fjale pėr njė lloj rekomandimi. Sipas nenit 4 te Kartės se Kombeve te Bashkuara, mund te pranohet vetėm njė vend qe ka statusin e shtetit sovran. Kėto kushte siē e pėrmenda me parė, akoma nuk i plotėson Kosova fatkeqėsisht. Pėrpos kėsaj Rusia dhe Kina nuk do te pajtoheshin me njė hap tė tillė dhe do bllokonin procesin e anėtarėsimit nė OKB. E pėr ta rritur shansin e anėtarėsimit do duhej dy te tretat e vendeve anėtare qė ta njohin Kosovėn. Prej numrit tė 192 vendeve anėtare tė Kombeve te Bashkuara, gati as gjysma nuk e kane bėrė njė hap tė tillė. Prandaj anėtarėsimi i Kosovės nė Kombet e Bashkuara mbetet akoma njė ėndėrr e parealizuar.


Asllan Dibrani: Si e vlerėsoni qėndrimin e Turqisė,si njė ndėr tė parat shtete qė njohėn Kosovėn dhe raportin e saj me Kosovėn, kohėve tė fundit ka ndryshime pėr te keq, sidomos sa i pėrket ndėrrimit tė teksteve shkollore rreth historisė ,imponimi ne aplikimin e fesė etj. Si e vleresoni mos reagimin  nga organet tona politike  nė Shqipėri as Kosovė, por as nga  "Akademitė e Shkecave Shqiptare ?

Vjollca Hajdari: Ėshtė fakt qė Turqia ishte njė ndėr shtetet e para qė ka njohur pavarėsinė e Kosovės. Por kėtė ajo nuk e bėri sepse e do apo e favorizon Kosovėn mė shumė se vendet tjera. (Pėrkundrazi, Turqia me njohjen e Kosovės prekte paksa politikėn e saj tė brendshme; problemin me kurdėt, apo konfliktin qė ka me Qipron). Kėtė akt shteti turk e zbatoi, sepse kishte interesin e vet. Njė ndėr interesat ėshtė ai i integrimit nė Bashkimin Evropian. Turqia ėshtė e vetėdijshme se SHBA-tė dhe Gjermania luajnė rol vendimtar nė Bashkėsinė Ndėrkombėtare, andaj objektivat e saj mė tė rėndėsishėm ishin lojaliteti ndaj SHBA-ve, NATO-s dhe BE-sė. Me kėtė, Turqia tregon pragmatizėm nė tė bėrit politik, me ē'rast interesat e politikės nacionale dhe asaj tė jashtme nuk ėshtė e thėnė tė pėrputhen me faktorėt ideologjike apo fetare. Kėtė e tregon edhe raporti i saj me Izraelin, (deri nė zhvillimet e fundit), raport ky, qė me 1996 ėshtė "kurorėzuar" me marrėveshjen pėr bashkėpunim ushtarak.

Ndėrkaq se i pėrket kėrkesės turke pėr ristrukturimin e historisė shqiptare, ėshtė njė ēėshtje e cila duhet tė merret shumė seriozisht dhe tė shqyrtohet nga pala shqiptare. Sado qė krijon indinjatė, nuk mė befason fakti se nė adresė tė shqiptarėve janė bėrė shumė kėrkesa apo tentativa pėr ndryshim historie. Ēfarė mė befason, ėshtė mė shumė pasiviteti dhe mos reagimit adekuat ndaj kėtyre tendencave nga "akadimia e shkecave shqiptare" , dhe faktorėt politik!?.... Fundja, Turqia ėshtė ai shtet qė i ka cunguar tė drejtat e shqiptarėve nė Turqi, duke iu ndryshuar mbiemrat e duke i asimiluar breza me radhė. Sot kryeministri turk Erdogan, mban fjalime tė rrepta pėr - ndėr tė tjerash - ruajtjen e identitetit turk nėpėr Gjermani dhe gjetiu, por nuk i zbatojnė kėto parime nė vend. Mu pėr kėtė pala shqiptare duhet tė pėrkujdeset qė nė mėnyrė institucionale t'i kundėrvihet synimeve tė tilla  tė Turqisė, ēoroditėse  me bashkėpunėtoret e vet shqiptarė dhe mercenar.

Asllan Dibrani: Ēfarė mendimi ndani pėr  disa grupe  ekstremiste islamike   nė  Kosovė  tė prira nga ideologjitė vehabiste,   qe po i japin njė imazh tė keq Kosovės pran  qarqeve ndėrkombėtare,   po e zbehin    rrugėn e zgjedhur nga populli shqiptar  drejt shteteve  perėndimore dhe drejt   njė  pėrforcimi  tė marrėdhėnieve   me SHBA-ės, qe ne shqiptarėt  duhet tė jemi krenar qe   njė popull i vogėl  ka krijuar njė aleancė   tė fuqishme  me SHBA-tė, kemi krijuar  njė besim dhe bashkėpunim  tė ēelikosur,  por kėto forca vehabiste dhe ekstremiste  sikur  pėrpiqen me i ftohur, me i vrarė  dhe zbehur kėtė miqėsi  historike,   me popullin amerikan.  Rast i  veēantė   ndihma pėr ta  ēliruar vendin nga Okupatori serb ishte  Amerika qe nuk kurseu as  gjakun as kapitalin  !      

Mr.Vjollca  Hajdari: Duhet tė kihet parasysh sidomos njė ēėshtje! Sa herė qė shqiptarėt ndodhen para njė vendimi politik, nė kėtė rast ēėshtja e Mitrovicės dhe Kosovės Lindore, inskenohen nė hapėsirė mbarėshqiptare ngjarje tė reja, qė largojnė vėmendjen nga ato tė "vėrtetat". Kėsaj radhe kemi tė bėjmė me paraqitjen radikale islamiste. Kjo paraqitje pėrmban ca elemente:

1. Faktori politik,

2.Instrumentalizimin e popullit,

3.Imazhi ndėrkombėtar.

Mu pėr kėtė politika shqiptare dhe populli duhet tė tregohen syhapur dhe tė mos bien pre te rrymave tė ndryshme, qė keqpėrdorin gjendjen sociale tė popullit tė pėrvuajtur, tė varfėruar dhe tė papunė.
Populli shqiptar ka probleme shumė mė jetike dhe vendimtare, se sa te bėhet lojė e ideologjive dėmtuese. Keni parasysh! Shoqėria jonė, shėnon sot njė shkallė tė lartė tė vetėvrasjes. Tė sėmurėt rėndė operohen pėr qindra mijėra euro nė qendra tjera tė ish Jugosllavisė, sepse nuk mund tė shėrohen nė Kosovė. Shumė nga ta vdesin, pėr shkak se nuk kanė mundėsi financiare apo tė natyrave tė tjera pėr t'u shėruar. Shumica e rinisė ikin dhe shkollohen nė perėndim, sepse niveli shkollor nuk shėnon gjithkund standard profesional. Kosova ka me qindra xhamia, por nuk ka institucione arsimore tė mjaftueshme. Nuk posedon qendra spitalore tė sofistikuara, e as qendra psikosociale, ku njerėzit me trauma lufte e dhimbje shpirtėrore mund tė trajtohen. Tė gjitha kėto dhe shumė tė tjera, do mundėsonin njėkohėsisht edhe krijimin e vendeve tė punės, pa e cenuar afėrsinė e balancuar ndaj fesė - qoftė ajo myslimane, e krishterė apo ortodokse. Fundja populli shqiptar ka dėshmuar gjithnjė respektin e ndėrsjellė dhe tolerancėn nė kėtė pluralitet fesh. Si e tillė duhet tė reprezentohet para botės!


Asllan Dibrani:Sipas vlerėsimit tuaj  shihet se ka   pasoja  nga kjo e keqe , andaj  a mundesh ti  potencosh kėto pasoja   ne shtetet e ndryshme tė Evropės, qe po i pėrjeton populli shqiptar  pamarre parasysh se ne cilin besim ėshtė. Ne po cilėsohemi si popull i pa kulturė  , islamik  ka opinione te kėtyre shteteve qe tė na quajnė edhe terrorist  duke u mbėshtetur ne disa eksese  skandaloze  qe u kryen nga  ky sekt  famėkeq nė disa shtet perėndimore?

Mr.Vjollca  Hajdari: Vet te qenurit  e njė shoqėrie patriarkale, bėn qė shqiptarėt tė perceptohen si njė nga shoqėritė tradicionale apo si shoqėri tė prapambetura. Shoqėritė patriarkale karakterizohen si shoqėri autoritare, diskriminuese ndaj femrės dhe tė bazuar nė kod tė nderit e tė kanunit. Aspekti fetar e pėrforcon dhe e dramatizon edhe mė tej kėtė gjendje. Po ju tregoj njė histori qė mė ka ngjarė para diku njė muaji. Isha nė njė takim me kolegė tė rrjetit ndėrkombėtar tė gazetarėve  dhe takova njė autore suedeze. Mė tha: "kur dėgjova se po vjen njė shqiptare nga Kosova, mendova se do vijė me shami nė kokė". U stepa, sepse nuk e pritja qė njė shkrimtare me njė diapazon tė gjerė intelektual dhe gazetaresk tė ketė njė mendim tė tillė. Por ky perceptim nuk ėshtė i pari sa ju pėrket perėndimoreve. Pėr kėtė shtrembėrim padyshim se kane faj mediat ndėrkombėtare, tė cilat nė kohė tė luftės transmetonin kryesisht pamje nga gra me shamia dhe xhamia. Bile sė fundi kanė filluar tė na quajnė "muslima" nė vend tė "shqiptare". Kėshtu u pėrmend nė njė reportazh Fatmire Bajramit dhe i njėjti epitet u pėrsėrit nė njė emision tė para ca ditėve ne programin televiziv VOX-s e ku merrte pjesė njė shqiptare. Aspekti i dytė ėshtė fakti qė Serbia pandėrprerė potencon faktorin e fesė si shkas lufte, pra qė ne jemi fundamentalė e terroristė, pėr tė na diskredituar politikisht. Dhe sė fundi jemi ne ata qė po i vėrtetojmė, me - ose pa qėllim klishetė, paragjykimet dhe friken ndaj fundamentalizmit. Nė njė farė mėnyre shoqėria ėshtė akoma e ngujuar ne indoktrinimin sundues shumėshekullor, ndaj kemi trashėguar shumė veti orientale. Kjo bėn qė ne tė krahasohemi shpesh me kėto shoqėri nė media. P.sh. pihet (dhe kemi pire) ēaji turk, pėrdorohen shumė barbarizma turke, arabe etj, "Zoti" sidomos, zėvendėsohet me emėrtimin arab te shprehurit "Allah". Shoh qė veshjen kombėtare ne ca raste e zėvendėsojmė me ca veshje turke apo orientale. Ndoshta pėrmendja e kėtyre elementeve e habit dikė, por ja qė tė gjitha kėto pėrdoren dhe kapen si elemente vizuale ne transmetimet perėndimore. Ndėrsa rasti i fundit, me Arid Uken, sado qė ėshtė rast i izoluar, na ka vėnė njė njollė shtesė. Mediat atė e quajtėn shqiptar nga Kosova dhe kjo mjafton pėr imazhin tonė ashtu tė brishtė nė perėndim. Besoj nė potencialin human dhe vlerat demokratike e liberale te popullit tim, prandaj shpresoj se kėtė potencial do e shfrytėzojmė pėr pėrmirėsim te imazhit.

Asllan Dibrani: Ti kthehemi  pakės  mėrgatės shqiptare     sa ka kėnaqėsi  pėr ju kjo gjendje aktuale   e organizimit te mėrgatės shqiptare.  

Mr.Vjollca  Hajdari: Organizimi i shqiptareve nė Gjermani do kėrkonte njė pėrkushtim dhe njė trajtim me te gjerė, por meqė po e cekni kėtė segment, mund te them se organizimi i shqiptareve ėshtė zbehur paksa ne krahasim me vitet e mėparshme. E kam pėrmendur edhe me pare, qe ky organizim jo i kėnaqshėm ka pėr shkaktarė shume arsye, por qe unė po mundohem t'i pėrmbledh disa prej tyre. Duke qene se shqiptaret ne rast tė kanosjes se rrezikut krijojnė njė ndjenje me tė fort kolektive, shpjegon faktin se vėrtetė pavarėsia dhe relaksimi i njė situate lufte e ka bėrė tė veten. Arsyeja tjetėr ėshtė fakti qe shqiptaret - sidomos ata ne mėrgim- kanė nevoje t'i kthehen ne njė fare mėnyre vetvetes, pasiqe sistematikisht kane qenė tė lidhur jo vetėm emocionalisht, por edhe politikisht e financiarisht pėr atdheun e tyre. Mėrgimtarėt kanė qenė dhe janė nė fakt heronjtė kryesor qe e kanė mbajtur nė jetė njė shoqėri tė tėrė te paralizuar nga aparteidi dhe lufta nė ēdo sferė. Njė nder arsyet tjera ėshtė edhe aspekti i fragmentarizmit partiak, gjegjėsisht pėrfaqėsimi parcial i interesave, qe e ka shpartalluar njė energji unike ne atė  parciale. Krijimi i klimės partiake krijon edhe grupime tė ndryshme dhe ideologji tė kundėrta, te cilat ne raste jo tė favorshme mund te ēoje edhe tek zbehja e kontributit te pėrgjithshėm. Ndėrkaq qe njė nder arsyet ma  tė forta dhe besoj edhe me relevantet qe pasqyrojnė zbehjen e aktivitetit te pėrbashkėt te mėrgimtareve, ėshtė zhgėnjimi i tyre po nga njė politikė shumė destruktive dhe absolutisht e pafrytshme, pra ajo e burimit nga rrjedhin mėrgimtarėt shqiptare, qofte nė Kosovė, Shqipėri apo nė trojet tjera shqiptare. Mėrgimtarėt shqiptare kanė pasur njė emėrues tė pėrbashkėt: atė tė shpresės se pas njė furtune do te rrezoje dielli dhe te gjithė do i vjelin frytet e njė angazhimi te gjatė dhe te lodhshėm. Njė nuk ndodhi. Angazhimi i tyre vetėmohues nuk u shpėrblye. Pėrkundrazi - u shfrytėzua dhe u keqpėrdor dhe kjo qon tek njė frustrim i madh, i cili si pasojė ka tėrheqjen, mllefin dhe distancėn nga po ai burim shpresėdhėnės, pra atdheu i tyre.

Asllan Dibrani:   Pėrse shqiptarėt janė  akoma te pėrēarė  dhe pėrpiqen  qe nė forma,  ideologjike tė krijojnė  akoma huti, duke   vepruar  nė kornizat e partive politike nė Kosovė qe nė njėjar mėnyre janė fajtore ato parti  nga kosova qe i nxisin kėta pėrēarje nė perėndim? 

Mr.Vjollca  Hajdari : Mendoj qe, fakti se kemi qene nen sundim te vazhdueshėm, apo ne gjendje diktature, benė qe nė kokat tona akoma mos te funksionoje mendimi demokrat, liberal dhe racional. Ende jemi te ndikuar nga fantomi i armikut dhe nuk kemi akoma te krijuar kulturėn pėr pluralitet mendimesh e idesh. Pra jemi rritur, edukuar por edhe ndikuar nga paradigma "kush nuk ėshtė me mua (ne), ėshtė kundėr meje (nesh)", ndaj te menduarit tjetėr e shohim gjithmonė si kėrcenim, rrezik dhe armiqėsim ndaj ideologjisė sonė. Demokracia nė kokė, liberaliteti dhe tė gjykuarit racional, janė parakusht pėr krijimin e pluralitetit ideor. Nė kontekstin partiak duhet tė flaket parimi qe "ne" jemi te mire dhe "ata te kėqij dhe ne vend te krijimit te rivaliteteve armiqėsore tė krijohet parimi i konsensusit te pėrbashkėt, i punės dhe seriozitetit. Duhet tė tregohemi syhapur ndaj tendencave popullsitė, demagogjike dhe te atyre manipulative. Para se gjithash ta flakim krijimin e kultit dhe mitit. Pėr te arritur kėtė stad sadopak optimal, duhet tė ndryshohemi nė radhė tė parė si individė, tė pėrmirėsojmė standardin tone social e ekonomik, si dhe te tregojmė progres ne arsimim. Po njė kornizė kurorėzimi  u reflektua edhe nė mėrgatėn shqiptare qe  nė perėndim as qe duhet te ekzistojnė  kėto parti politike qe nė fakt asnjė parti politike e Kosoves nuk ėshtė e regjistruar nė shtetet e perėndimit,  qe vetėm janė duke  zbehur vet strukturimin e mėrgatės ne  njė organizim te mirėfilltė  kombėtar.

Asllan Dibrani:  A mendoni se mėrgata shqiptare ėshtė  lėnė pas dore dhe  anashkaluar deri me tash ?

Mr.Vjollca  Hajdari: Po mėrgata shqiptare  nga institucionet  e Kosovės  nuk ka gjetur ndonjė  pėrkrahje  qe ti epet  njė  pozicion avancues  pėr shumė  fusha. Mėrgata  ka luajtur rol  nė procesin e ēlirimit  tė Kosovės  me ēka vėrtet ne do tė jemi si pjese vepruese  pėr atė periudhė, ndėrsa pėr politikanėt atje  do ti gjykoj koha   thash edhe ma lart  jemi njė vend nė tranzicion .

Asllan Dibrani:Po ēka pritet pas formimit tė  Ministrisė se diasporės ?

  Mr.Vjollca  Hajdari: Vet emėrtimi: Ministria e Diasporės nė Kosove me duket analoge me thėnien:"tigani (furterja) nė zjarr e peshku nė det", thjesht, Ministria ndodhet nė Kosovė e mėrgata nė diasporė. Ku qėndron pra ironia e tėrė kėsaj? Merr kompetencat njė organ, qė s'ka tė bėjė asgjė me diasporėn, larg problemeve tė saj dhe politikave rreth integrimit .Shtrohet pyetja sa ka kompetencė kjo ministri qė ta administrojė diasporėn apo ka dikush pėr qėllim qė ta keqpėrdori mėrgatėn edhe njė herė, duke u profilizuar sėrish nė kurriz tė saj ? Mbi tė gjitha tė ushtrohet edhe autoritet mbi tė! Qė mėrgata ka ditur tė kujdeset pėr veten, ta mbėshtesė popullin dhe tė logojė e tė promovojė vlerat e rrėnjėve tė saj, kėtė ajo e ka dėshmuar decenie me radhė. Mėrgata shqiptare do kooperim, por nuk ka nevojė pėr "kujdestarė". Si e tille, pritet qe kjo ministri te sjelle rezultate signifikante. Njė ministri e tillė, pasi qė ėshtė veēse ekzistonte, do tė funksiononte vetėm nėse mėrgata luan rol aktiv dhe tė barabartė. Kuadro tė kualifikuara dhe kompetente ka mėrgata mjaft.  

Asllan Dibrani: Krahas fushės sė publicistikes , ju merreni edhe me krijimtari letrare, ne cilėn  lami jeni duke shkruar dhe a ka mundėsi lexuesi  qe te ketė nė duar diēka nga ju zonjusha Vjollca ?

Mr. Vjollca  Hajdari: Rreth krijimtarisė letrare t'ju them sinqerisht, lexoj me shumė, por unė personalisht merrem ma shumė me fushėn e shkencės... pra libri qe planifikoj ta pėrgatis nė tė ardhmen, ka me shume karakter shkencor. Kur ta publikoj, patjetėr se do ua konfirmoj.

Asllan Dibrani: Hobi i jua cili ėshtė,j pėrkundėr angazhimeve te mėdha si njė femėr mjaft  aktive  qe jeni , dhe a gjeni kohė  tė lire?

Mr.Vjollca  Hajdari: Nė fakt nuk dalloj shumė nga te tjerėt sa i pėrket hobit dhe kohės se lirė. Nė vlugun e dinamikės se jetės nė perėndim, me duket shumė e rėndėsishme qe ta ruaj normalitetin nė raport me njerėzit qe me rrethojnė, siē janė shoqėria, njerėzit e afėrt dhe familja. Pėrndryshe, kur me jepet mundėsia dhe hapėsira kohore, parapėlqej tė udhėtoj dhe tė ekspoloroj kulturat dhe traditat e huaja. Me duket se tek ato gjej impulset pėr t'u thelluar me shumė nė identitetin shqiptar, pėr tė bėrė krahasime dhe pėr tė kristalizuar historinė e rrėnjėve tona. Ėshtė shumė ngazėlluese kur ndonjėherė zbuloj ndonjė element apo fjalė, tė cilat rrjedhin nga vende me te cilat s'do kishim llogaritur fare.

Asllan Dibrani:Pėr fund    me mbetet te falėnderoj pėr kohėn qe e  ndatė pėr  kėtė  bisedė   qe vėrtet i   keni prekur disa pika  shumė tė nxehta  pėr popullin shqiptare, por edhe  disa pika tė  mykura dhe te sajuara nėn  harresėn e  kohės, qe  klasa politike aktuale e Kosovės  as qe donė t'i   shpalos pran faktorit ndėrkombėtare. Zonjusha  Vjollca ishte mjaft konkrete nė fushėn e kulturės  atė tė gazetarisė  etj. Kjo studiuese   siē po duket  nė pėrgjegjėjet e sajė ka mjaft  tė shprehur   analitik me njė  serė argumentesh . Intelekti i sajė dhe veprimtaria e saj  e dėshmuar jap sinjale shumė  te mėdha qe z. Vjollca Hajdari njė tė ardhme do tė jetė njė figurė shumė e fuqishme  nė interesin e popullit shqiptar. Me mbetet ta admiroj kėtė  studiuese, intelektuale  dhe njė veprimtare  shqiptare qe   aftėsinė e vet  e ka  pėrqendruar ne interesin e kombit tė vet . Ti urojme suksese tė reja nė fushėn shkencore, qe mundet tė theksohet se ėshtė nder femrat e rralla qe ėshtė radhitur nė rangun e njė femre  tė emancipuar me njė kulturė  tė veēantė dhe shumė pėrparimtare.

 

Intervistoj Asllan Dibrani   Berlin - Gjermani Dhjetor 2011

 

 

 

Pėr bashkėpunim:

Kliko mbi foton e postės! >>>
ose pėrdor kėtė adresė: lrm@filolet.com



Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku