|
P r o p o z i m
Projekti:
Komuna MALĖSIA / T u z
Takimi i pėrfaqėsuesve tė
Diasporės sė Malėsisė nė SHBA
Kėshillit
pėr organizim
D e t r o i t N e w Y
o r k
Tė nderuem bashkėvėndas,
Me rastin e takimit tė ardhshėm tė pėrafqėsusve tė Diasporės sė Malėsisė nė SHBA po ua percjellim
pėr informim dhe veprim aktet vijuese:
Kėrkesė
e Pėrbashkėt e 18 organizatave Qeveritare e Jo-Qeveritare pėr
themelimin e Komunės MALĖSIA / Tuz,
dorėzue Qeverisė sė Mali tė Zi,
me 16 Gusht 2002;
Kėrkesėn USAID-it, pėr vazhdimin e partenrsisė me nė
Projektin Formimi i
Komunės MALĖSIA / Tuz;
Kėrkesėn Ministrisė sė punėve tė jashtme dhe
integrimeve europiane tė Malit
tė
Zi, pėr themelimin e Komunės MALĖSIA / Tuz;
Shkresat Ministrisė sė bujqėsisė dhe
zhvillimit rural lidhun me Emnimin dhe ndamjen e Territorit tė gjuetisė nė Malėsi;
Shkresė Ministrisė pėr tė
Drejtat Njerėzore dhe tė Pakicave; dhe
Shkresė Institucionit
Komunal tė Malėsisė.
*
*
*
Shpresojmė
se Projekti Komuna MALĖSIA / Tuz do tė jetė nė krye tė agjendės sė
takimit tuej, dhe sugjerojmė qė agjenda ti pėrfshijė ēashtjet
vijuese, si kruciale pėr Identitet, Egzistencė, Zhvillimin e Pėrparim
tė Bashkėsisė sė Malėsisė dhe Popullit Shqiptar Autokton nė Mal tė
Zi e si tė tilla prioritare e urgjente pėr shqyrtim e veprim:
I.
Kėrkesė pėr Themelimin e Komunės MALĖSIA / Tuz me Ligjin
pėr
Organizim Territorial, menjiherė, pa referendum e prolongime
tė
mātejshme.
Pėrkujtojmė se Kėrkesėn e Pėrbashkėt pėr formimin e Komunės MALĖSIA
/ Tuz, nė koordinimin e Sekcionit Juridik tė Shoqatės sonė, nė
Mars 2002 e nėnshkruen pėrqėsuesit e 18 Partive politike dhe
Organizatave Jo-Qeveritare nė Malėsi
e Diasporė tė saj nė SHBA. Malėsia para Luftės II Botnore
ishte e organizueme nė katėr (4) Komuna Fisnore dhe nė Komunėn e
Qendrės:
1. Komuna KUĒ I POSHTĖM (KOJĖ) / Ubla,
2. Komuna TRIESH / Stjepoh,
3. Komuna GRUDĖ / Priftėn,
4. Komuna HOT / Skorraq, si dhe
5. Komuna TUZ / Tuz.
Kėrkesa e Pėrbashkėt, mā
vonė u plotėsue edhe me Kėrkesėn pėr kthimin e Pronės Kolektive
(tė Fiseve dhe Vėllaznive tė Malėsisė) Komunės
MALĖSIA / Tuz, pjesa pėrkatėse e Fushės sė Cemit dhe pronat
tjera, tė konfiskueme mbas Luftės II Botnore, pronė e cila bān pjesė
nė 12 Komuna Kadastrale. Kjo Kėrkesė iu dorėzue Komunės sė
Podgoricės me 21. 12. 2005.
Kėrkesa
pėr themelimin e Komunės MALĖSIA / Tuz iu
dorėzue Ministrisė sė punėve tė jashtme dhe integrimeve europiane,
me 9 Fruer 2011, me pritje se do tė inkuadrohet nė Planin e veprimit pėr
pėrcjelljen e plotėsimit tė kushteve pėr fitimin e datės sė
negocimit pėr anėtarėsim nė EU.
Njikohėsisht
edhe si provė se Mali i Zi āsht i vėndosun me Implementue Kartėn Europiane pėr Vet-Qeverisjen Lokale (1985), pėr me
Decentralizue Pushtetin, me zhvillue Demokracinė Lokale, dhe me
Respektue tė Drejtat e Bashkėsisė sė Malėsisė, si Bashkėsi e
Popullit Shqiptar Autokton nė Mal tė Zi.
Qeverisė iu propozue qė,
me Ligjin pėr organizim
territorial tė Malit tė Zi, tė vendosi formimin e Komunės MALĖSIA
/ Tuz, pėr tāna vendbanimet e saj, simbas Rregjistrit Dy-Gjuhėsor,
tė bashkėlidhun.
Kushtėzimi me Referendum i formimit tė Komunės MALĖSIA
/ Tuz āsht Anti-Konstitucional dhe i papranueshėm. Nė teorinė e
praktikėn konstitucionale 60-vjeēare tė ish Jugosllavisė,
Referendumi nė nji komunė, pra nė komunė
ekzistuese, āsht zbatue vetėm pėr financim e ndėrtim tė
ndonji objekti infrastrukture, e askurr si mjet pėr me formue nji komunė
tė re mbrėnda nji komune ekzistuese.
Formimi i komunave āsht Kompetencė dhe Detyrė e
Pushtetit Qendror, e assesi detyrė e nji Njisie tė Pushtetit Vendor,
kjoftė edhe (Krye)Qytet.
Pushteti Qėndror āsht i obliguem me e prėnue Bashkėsinė
Malėsia dhe tė Drejtėn e saj nė Drejtės nė Vet-Qeverisje Lokale
Komunėn me Emėn tė Vet tė cilėn Pushteti Komunist ia uzurpoi
para 60 vjetėsh.
Shteti qė pretendon me kėnė demokratik duhet secilės
Bashkėsi me ia garantue tė Drejtėn e Vet-Qeverisjes Lokale Komunėn,
kjoftė ajo edhe nji-mijė (1.000) banorėsh, ndėrsa numri i zyrtarėve
tė administratės sė saj kufizohet me numėr tė banorėve tė Bashkėsisė
e me mundėsitė ekonomike tė saj, dhe sipas nevojės plotėsohet me
punė vullnetare.
Me Referendum si mjet manipulues e spekulues
Pushteti tenton, nėpėrmjet e votave tė kolonėve, me e pėrēa Malėsinė
si Bashkėsi, me ia mohua Emnin dhe Kujtesėn Historike tė saj se Malėsia
ka Ekzistue, Ekziston, dhe Duhet tė Ekzistojė si nė Troje tVeta si
Bashkėsi dhe Komunė e Popullit Shqiptar Autokton nė Mal tė Zi, e
cila e Drejtė asaj iu suspendue pas Luftės sė Dytė Botnore,
arbitrarisht e pa kurrfarė fajit.
Referendumi, si spekulim, āsht i kalkuluem me legjitimue
mohimin e Emnit tė Malėsisė, si Bashkėsi Autoktone, dhe tė Drejtės
sė sajė nė Vet-Qeverisje Lokale, tue instrumentalizue Kolonėt e
vendosun nė Malėsi gjatė dy decenieve tė fundit. Referendumi, si
mjet spekulimi, njikohėsisht āsht i kalkuluem me mohue edhe Bashkėsinė
Boshnjake tė ardhur nė Malėsi dhe tė Drejtėn e saj nė Komunė tė
Vet, e cila poashtu ka tė Drejtė nė Vet-Qeverisje Lokale tė vet, tue
kėnė edhe ajo, asgja ma pak se Bashkėsia e Malėsisė, Viktimė e tė
njājtit proces Asimilimi dhe Pastrimi Etnik tė qetė.
Bashkėsia e Malėsisė nė Parlamentin e vet, duhet tė
ketė tė Drejtė me punue nė Gjuhėn Shqipe, njisoj sikurse Bashkėsia
Boshnjake e ardhun, nė Parlamentin e Komunės sė Vet, duhet tė ketė
tė Drejtė me punue nė Gjuhėn Boshnjake.
Pėrkundėr
Parlamentit tė Komunės MALĖSIA / Tuz, i cili duhet tė ketė tė
Drejtė me punue nė Gjuhėn Shqipe, Administrata e saj nė punėn
e vet āsht e obligueme me zbatue Principin e Dy-Gjuhėsisė,
dmth. pala duhet tė fitojė gjegje nė Gjuhėn nė tė cilėn ajo i
drejtohet Administratės sė Komunės.
Nė zbatim tė Principit tė Barazisė, realizimi i tė
Drejtės nė Vet-Qeverisje Lokale tė vet, Bashkėsisė Autoktone tė
Malėsisė dhe Bashkėsisė sė Kolonėve Boshnjak u siguron Respektin
Reciprok e Bashkėsjetesėn, si Themel Stabilitetit lokal, regjional, e
Shtetnor.
Zbatimi i tillė i Principit tė Barazisė suspendon
vazhdimin e Antagonizmit Etnik, Gjuhėsor, e Konfesional nė Malėsi, tė
ushqyem nga klika interesash tė tėhuejuna (alienueme), siē u
manifestue me operacionin policor Fluturimi i Shqypes, nė
procesin gjyqėsor politik kundėr 18 Shqiptarėve Katolik nga tė katėr
Fiset e Malėsisė nė Vendlindje e nė Diasporė, dhe kampanjėn
shoveniste pėrcjellėse nė media, e cila satanizoi Malėsinė dhe
tabuizoi Ēashtjen Shqiptare nė Mal tė Zi.
*
*
*
II. Krahas
angazhimit ndaj Projektit Komuna MALĖSIA / Tuz, Diaspora duhet tė
merret edhe me ēashtjet e
māposhtme.
Diaspora duhet ti drejtojė
Qeverisė dhe Parlamentit tė Malit tė Zi:
1.
Kėrkesė pėr
emnimin e territorit tė Malėsisė si: Zonė Gjuetie me Emėn tė Vet
MALĖSIA.
Shoqnia e Gjuetisė MALĖSIA, e Malėsisė,
po ballafaqohet me Diskriminim tė pashembullt, tė cilin e pasqyrojnė
kėto fakte:
Me datėn 14 Maj 2008, Shoqnia e Gjuetisė MALĖSIA
i drejtojė
Ministrisė
sė bujqėsisė, Kėrkesė pėr ndamjen e territorit tė Malėsisė pėr
territor
gjuetie tė saj, nė bazė tė Ligjit pėr gjueti, miratue nė
vjetin
1999;
Kėrkesa u trajtue me Heshtje tė Administratės,
dhe u vu nė pritje
deri nė
hartimin e Ligjit tė ri tė gjuetisė i cili u miratue me 31 Korrik
2008,
dhe hartimin e akteve nėnligjore (Rregullore e Udhėzime);
Me datėn 29 Tetor 2010, Qeveria me Vendim ndau
Territorin e Malėsisė nė
dy Zona
Gjuetie dhe i emnoi ato:
1. Podgorica I, pėr Malėsinė e Veriut, nė tė
djathtė tė Cemit, dhe
2. Podgorica III, pėr Malėsinė e Jugut, nė tė
majtė tė Cemit, ndėrsa
3. Zeta u
emnue Podgorica II.
Pėrkujtojmė se, USAID-i, pėr financimin e
zhvillimit nėn Projektin:
Zhvillimi
i Bashkėsive pėrmes Veprimit Demokratik, me propozim tė
Pushtetit
Bashkėsinė e Malėsinė e ndau nė dy Bashkėsi:
Malėsi e Veriut, dhe
Malėsi e Jugut.
Me 25. 10. 2010,
Shoqnia e Gjuetisė MALĖSIA drejtoi Objeksion
Ministrisė
sė bujqėsisė, nė Vendimin e Qeverisė, para publikimit tė
tij, pėr
emnim dhe ndamjen e Territorit tė Malėsisė si Podgoricė dhe
ndamjen
e saj nė dy Zona Gjuetie, si Podgorica I e Podgorica III, nė
vėnd se
nė Zona e Gjuetisė Malėsia me tanė Territor tė
Malėsisė,
nė 12
Komuna Kadastrale pjesėt e saj: Bjeshkė, Male, Fushė dhe
Liqė tė
Shkodrės;
.
Me tė njājtėn datė, me kėtė Objeksion u njoftue
edhe Ministria pėr tė
Drejtat
Njerėzore dhe tė Pakicave, dhe Institucioni komunal i
Malėsisė.
Mā vonė, me 21 Kallnduer 2011, Shoqnia e Gjuetisė MALĖSIA
rishtas
i drejtoi Ministrisė sė bujqėsisė Objeksion pėr emnim dhe
ndamjen
e Territorit tė Malėsisė.
Pas
disa ditėsh, me kėtė Objeksion u njoftue edhe Institucioni komunal i
Malėsisė.
.
Nė vėnd
tė gjegjes pozitive me shkrim, nė Shoqnia e Gjuetisė MALĖSIA
āsht nėn
presion me pritje se ajo do tė heqi dorė prej Kėrkesės dhe
Objeksionit
dhe tė vet.
2.
Kėrkesė pėr
anulimin e uzurpimit tė Proneve tė veta Individuale e
Kolektive dhe respektimin e gjendjes sė rregjistrueme mbas Luftės sė
Dytė Botnore tė tė Drejtės sė Pronės, tė cilėn e garanton e
Drejta Ndėrkombėtare.
Pushteti ka dhānė Njoftim Publik se, me datėn 10 Prill
2011, ka me u bā fotografim ajror i pronave tė paluejtshme nė Komunat
Kadastrale tė Malėsisė, dhe pronarėt ftohen me i shėnue pronat e
veta deri atė ditė, dhe tėrhiqet vėrejtja se Pronat e pashėnueme
kanė me u rregjistrue pėr Pronė Shtetnore, nė Kadastėr.
Fotografimi i territorit tė Komunave Kadastrale tė Malėsisė,
me tė cilin bāhet digjitalizimi i Pronave Individuale e Kolektive tė
Malėsisė mund tė shėrbejė vetėm si Privilegj pėr Pronarėt e
Pronave tė Shėnueme, pėr me mujtė me nxjerrė tė Dhanat Digjitale pėr
Pronėn e Vet, por assesi nuk mund tė shėrbejė si mjet pėr Grabitjen
e Pronės prej Pronarėve tė Ligjshėm.
Kjo Grabitje Prone kurrsesi nuk ka me ndodhė, siē mund tė
jetė mendue, vetėm pėr faktin se rreth Tri tė Katėrtat (3/4) e Malėsisė
aktualisht ndodhen nė Emigracion, tė shtrėnguem nga privimi i tė
Drejtave Themelore pėr Jetė nė Liri e me Dignitet nė Trojet e veta
Autoktone nė Mal tė Zi.
3. Kėrkesė pėr ndalimin e kolonizimit tė mātejshėm tė Malėsisė
Tue vleftėsue problemin si ēashtje tė ndjeshme
politike, asnji subjekt politik nė Mal tė Zi deri sot nuk ka guxue me
ngritė zānin kundėr inxhinjeringut demografik qė po zbatohet kundėr
Malėsisė me vendosjen e nji numri gjithnji nė rritje Kolonėsh
Boshnjakės nė Dhé tė Zi dhe me krijim vendbanimesh tjera Boshnjake.
Āsht koha qė Diaspora e Malėsisė tė hartojė e ti
parashtrojė Pushtetit tė Malit tė Zi Kėrkesėn pėr ndalimin e
kolonizimit tė mātejshėm tė Malėsisė.
4.
Kėrkesė pėr Pėrfaqėsim
Autentik tė Diasporės Shqiptare nė
Parlamentin e Malit tė Zi
dhe nė Kuvendet Komunale pėrkatėse dhe sigurim tė tij me Ligjin
Zgjedhor
i cili tash āsht nė hartim e pritet se miratohet nė Maj tė kėtij
vjeti.
5.
Kėrkesė pėr pėrfshirjen
e Diasporės Shqiptare nė Rregjistrimin e Popullsisė, barazisht, pa
diskriminim e nė Buxhet tė Shtetit, nėpėrmjet pjesėtarėve tė
familjes qė kanė nė Vėndlidje, dhe Misioneve Dipllomatiko-Konsullore
tė Malit tė Zi.
Principet Konstitucionale tė Barazisė dhe
Mos-Diskriminimit kėrkojnė tė pėrfshihet edhe Diaspora e Shqiptare
nga Mali i Zi, nė Rregjistrimin e Popullsisė e tė pasqyrohet nė
Statistikėn Shtetnore, nė Buxhet tė Shtetit, nėpėrmjet
pjesėtarėve tė familjes qė kanė nė Vėndlidje, dhe Misioneve
Dipllomatiko-Konsullore tė Malit tė Zi.
Kuptohet, rregjistrimi ka kuptim vetėm nėse qytetari, si
nė Vendlindje ashtu nė Diasporė, ka liri tė plotė me deklarue pėrkatėsinė
e vet Kombėtare/Etnike, Gjuhėsore dhe Fetare (Konfesionale).
Kėtė liri qytetarėt e Malit tė Zi e kanė pasė edhe nė
kohėn e Pushtetit Komunist.
Ndryshe, vazhdon politika e diskriminimit, asimilimit,
inxhinjeringut demografik, dhe pastrimit tė qetė etnik, tė cilėn do
ta kundėrshtojmė nė instanca shtetnore dhe ndėrkombėtare.
6.
Kėrkesė pėr
dryshimin e Ligjit pėr shtetėsinė e Malit tė Zi,
Malit i Zi, si Shtet i Pamvarun, duhet ti garantojė Diasporės
sonė tė
Drejtėn nė Dyshtetėsi,
dmth,
tė Drejtėn nė shtetėsi tė Malit tė Zi, dhe njikohėsisht
tė Drejtėn nė shtetėsi tė Shtetit tė Imigrimit (ku ndodhet
Diaspora).
Kėt tė Drejtė Diaspora Shqiptare, dhe Diaspora nė pėrgjithėsi,
e ka fitue me shumė sakrifica e vetėmohime, tue kėrkue Bukė
e Liri, Barazi e Dignitet, tė
Drejta Themelore Njerėzore tė garantueme nga e Drejta Ndėrkombėtare.
Kjo e Drejtė kurr nuk āsht kėnė nė dām tė Shtetit tė
māparshėm Komunist, e aq mā pak āsht nė dām tė Shtetit tė tashėm,
i cili formimin dhe ekzistimin e vet e ka fitue me vota tė Diasporės
dhe me mbėshtetje pikėrisht nga Shtetet e Bashkueme tė Amerikės dhe
Shtetet e EU.
Āsht absurditet me trajtue Shtetėsisė e Qytetarėve tė
Malit tė Zi nė Shtetet e Bashkueme tė Amerikės dhe nė Shtetet e
Europės, tė cilat me gatishmėni e kanė pėrkrahė e prėnue Pamvarėsinė
e Malit tė Zi, njisoj me Nėnshtetėsinė e Qytetarėve tė Malit tė
Zi nė Republikėn e Serbisė, e cila kategorikisht e ka kundėrshtue
Pamvarėsinė e Malit tė Zi.
Vetėm kjo e Drejtė i siguron Diasporės Lirinė e
Kontaktit me Vendlindjen dhe ndjenėn e afėrsisė sė saj, tė Drejtėn
nė Votė, dhe tė Drejtėn nė Pronėn e Vet nė Troje tė Veta.
Pa kėto tė Drejta, pėrsa u takon tė Drejtave tė
Vendlindje tė Vet nė Malėsi, Qytetari i Malėsisė nė Diasporė
barazohet me nji Zezak tė Afrikės.
7.
Kėrkesė pėr
ratifikimin e Konventės tė Kombeve tė Bashkueme pėr
Popujt Autokton dhe Fisnor nė Shtetet e Pamvaruna (1989).
Nėse Pushteti i Malit tė Zi refuzon me e prėnue Bashkėsinė
e Malėsisė dhe me e formue Komunėn MALĖSIA / Tuz, simbas Kėrkesės
sė Pėrbashkėt, atėherė duhet ti parashtrohet Kėrkesa pėr
ratifikimin e Konventės tė Kombeve tė Bashkueme pėr Popujt Autokton
dhe Fisnor nė Shtetet e Pamvaruna, e cila i mbron plotėsisht tė
Drejtat tona nė Vetqeverisje, nė Emėn, nė Pronė, nė Identitet, nė
Dignitet, dhe nė Institucionet Tradicionale Autoktone Shoqnore,
Juridike, Ekonomike, Kulturore, etj.
Poashtu, krahas dorėzimit tė kėsaj Kėrkesė, duhet me
fillue pregaditjet pėr me shėnue 9 Gushtin
Ditėn Ndėrkombėtare tė Popujve Autokton tė Botės (International Day of the Worlds Indigenous People).
Presim qė kopjet e tāna kėtyne Kėrkesave
tia dorėzoni: Kongresit dhe State Departmentit tė SH.B.A, EU, CoE,
OSCE, UNHCHR New York & Geneve, Qeveria e Parlameti i Shqipėrisė,
Qeveria e Parlamenti i Kosovės, Project on Ethnic Relations - Princeton
University, NJ per@per-usa.org;
NAAC Washington - naac@naac.org;
AACL New York jjd@aacl.com;
etj. dhe kopjet e protokollueme ti rueni nė vend tė caktuem (Arkiv).
Nė kėtė mėnyrė do tu mundėsohet kėtyne adresave
tė binden se si trajtohen tė Drejtat e nji Bashkėsi tė Popullit
Shqiptar Autokton nė Mali i Zi, nė nji shtet qė lėvdohet se āsht shėmbull
nė regjion, dhe me ēka kjo Bashkėsi po ballafaqohet mbas pavarėsisė
sė Malit tė Zi.
III.
Formimi i Fondit pėr Malėsi;
Secila Kėrkesė
lypė vullnet dhe veprim tė kualifikuem, dhe mund tė zbatohet vetėm nėpėrmjet
Projektit tė veēantė me emėn tė vet, nė bazė tė Kontratės, e
cila pėrmban:
Projektin (Emnin), Punėdhānėsin dhe Zbatuesin, si palė kontraktuese,
dhe Fondin me tė cilin finansohet zbatimi i tij.
Āsht koha tė formohet edhe
Fondi pėr Malėsi, me moto nji dollar pėr Malėsi. Vleftėsojmė
se Fondi i tillė ka rāndėsi tė shumėfishtė, ndėr tjera edhe se:
do to mundėsojė, me nji shpėrblim tė arsyeshėm, me zbulue dhe
angazhue resurse nė Malėsi e Diasporė, pėr veprim nė interes, nė tė
mirė, dhe nė pėrparim tė Malėsisė.
Si i tillė, Fondi do tė ngritė ndėrgjegjen dhe pėrgjegjėsinė e
Individėve dhe Shoqatave qė do tė angazhohen pėr zbatimin e
Projekteve pėr tė mirė tė qytetarėve tė Malėsisė; ngritė
solidaritetin ndaj Qytetarėve tė Bashkėsisė nė Vėndlindje e
Diasporė.
Themelimi i kėtij Fondit āsht
edhe aq mā i arsyeshėm tue pasė para sysh se deri tash Diaspora e Malėsisė
ka bashkua fonde pėr tāna Trojet Shqiptare, e tash āsht koha edhe nė
kėt mėnyrė afatgjate e institucionale me e pėrkrahė dhe me e
ndihmue Vendlindjen e vet.
14
Mars 2011
Sekcioni Juridik
Vėrejtje:
Shkresėn po ua pėrcjellim
Organizatave tė Diasporės sė Malėsisė nė SH.B.A. tė cilat e kanė
nėnshkrue Kėrkesėn e Pėrbashkėt pėr formimin e Komunės MALĖSIA /
Tuz:
Fondacioni Dedė Gjon Luli, info@dedgjoluli.org
Fondi Humanitar Malėsia
NY, albusarealty@aol.com,
nikollejuncaj@aol.com
Shoqata Atdhetare Malėsia
e Madhe Detroit, pjeterb@aol.com
Knights
of Columbus At Gjergj Fishta
Detroit, ggjokaj@aol.com
Shoqata
e Studentėve Shqiptarė Detroit,
Peter.Vuljaj@etasinc.com
Shoqata
e Intelektualėve Shqiptarė Detroit, tivanaj@yahoo.com
ANNEX:
I.
Kėrkesė
e Pėrbashkėt e 18 organizatave Qeveritare e
Jo-Qeveritare pėr themelimin
e Komunės MALĖSIA / Tuz Qeverisė sė Mali tė Zi, 16-VIII-'02.
Rregjistri
Dy-Gjuhėsor i Vendbanimeve tė Malėsisė, Mars 2002
Harta e zhvillimit
hisorik tė Malit tė Zi, 1954;
Harta e ndamjes Aministrative-Territoriale tė Republikės
Popullore tė
Malit tė Zi, Anuali Statistikor i RP MZ, 1955;
MALĖSIA, Harta Kadastrale e Fisnore, 1974;
Kėrkesė pėr kthimin e Pronave Kolektive tė Malėsisė,
21-XII-2005;
Plotėsim i Kėrkesės pėr kthimin e Pronave Kolektive
t'Malėsisė, 17-IV-'07;
Konkluzė - Refuzim i
Kėrkesės pėr kthimin e Pronave tė Malėsisė, si
kėrkesė tė
palejueshme, 24-IV-2007;
Ankesė
nė Refuzimin e Kėrkesės pėr kthimin e Pronave tė Malėsisė,
20-IX-2007;
Kėrkesė Propozim Diasporės pėr ndihmė nė Projekt,
6-IX-2009;
Kontribut pėr takimin e Pėrfaqėsuesve tė Diasporės sė
Malėsisė nė
Amerikė, 15-IV-2010;
Propozim-Amandamente nė
Projekt-Ligjin pėr organizimin territorial
Rregjistri Dy-Gjuhėsor i Vendbanimeve tė Malėsisė, 26-IV-2010;
Konstitucioni i Malit tė Zi, disa aspekte, 15-XII-2007;
Kronologjia e pjesshme e shkresave lidhun me
Projektin Komuna MALĖSIA/Tuz,
XII/2007.
II.
Kėrkesė USAID-it,
pėr
vazhdimin
e
partenrsisė me
Projektin II:
Themelimi
i Komunės MALĖSIA / Tuz, 31-I-2011.
Aplikimi pėr
Grant tė Vogėl tė Komisionit pėr Demokraci,
nė zbatim tė: Kėrkesės
sė Pėrbashkėt tė 18 organizatave Qeveritare e
Jo-Qeveritare pėr themelimin e Komunės MALĖSIA / Tuz
Prezentimi i Shoqatės me dy
Projekte nė Press-Konferncėn e USAID, me
rastin e lidhjes sė Partnersisė, 26-IX-2002;
Komunikatė e USAID pėr media, lidhja e Partnerėsisė
me Shoqatė nė Projektin I:
Hapja e studimeve tė Mėsuesisė nė Gjuhėn Shqipe nė
Tuz, 26-IX-2002;
III.
Kėrkesė Ministrisė sė punėve tė jashtme dhe integrimeve europiane tė MZ, pėr themelimin e Komunės MALĖSIA / Tuz, 9-II-2011,
nė zbatim tė: Kėrkesės sė Pėrbashkėt tė 18 organizatave Qeveritare
e Jo-
Qeveritare pėr themelimin e Komunės MALĖSIA / Tuz.
IV.
Objeksion Ministrisė sė bujqėsisė dhe zhvillimit rural, lidhun me
emnimin dhe ndamjen e territorit tė gjuetisė nė Malėsi, 25-X-2010;
Aktvendimi
i rregjistrimit i Shoqnisė sė Gjuetisė MALĖSIATuz,
26-II-2008;
Kėrkesė
Ministrisė sė bujqėsisė me ia dhānė Shoqnisė sė Gjuetisė
MALĖSIA Tuz
territorin e Malėsisė pėr gjuetim, 14-V-2008;
Vendim i Qeverisė pėr Zonat e Gjuetisė, (G.Z. M.Z., Nr.
62/2010);
Objeksion
- Ankesė Ministrisė, nė Vendimin e Qeverisė pėr ndamje dhe
emnim tė
Zonave tė Gjuetisė, 21-I-2011.
V.
Objeksion - Ankesė Ministrisė pėr tė Drejtat Njerėzore dhe tė
Pakicave,
lidhun me Emnimin dhe ndamjen e
Territorit tė gjuetisė nė
Malėsi ;
c)
Shkresė Institucionit Komunal tė Malėsisė, lidhun me Emnimin dhe
ndamjen e Territorit tė gjuetisė nė Malėsi.
5. Konventa
e Kombeve tė Bashkueme pėr Popujt Autokton e Fisnor nė
Shtete tė Pamvaruna, Nr. 169 (1989);
P.S.:
Nė
media, āsht lėshue njoftim se Malėsia feston 100 vjetorin e
Kryengritjes sė vjetit 1911.
Problemet me tė cilat po
ballafaqohet formimi i Komunės MALĖSIA / Tuz, si dhe problemet nė
realizimin e tė Drejtave tjera, siē janė:
Mosprėnimi dhe Ignorimi i Malėsisė si Bashkėsi,
Mosprėnimi dhe Ignorimi i Emnit, Pronės, dhe Toponomisė
sė Malėsisė,
Mosprėnimi dhe Ignorimi i tė Drejtės sė Bashkėsisė sė
Malėsisė nė
Vet-Qeverisje Lokale me emėn tė vet,
Diskriminimi nė tė Drejtėn e ngritjes sė Flamurit
Shqiptar nė Institucione Publike nė Malėsi,
Moszbatimi dhe Ignorimi i tė Drejtės nė pėrdorim
zyrtar tė Gjuhės Shqipe nė Malėsi,
Diskriminimi i Malėsisė nė shpenzimet Buxhetore tė
Shtetit dhe ato tė Faktorit Ndėrkombėtar nė projektet zhvillimore nė
Malėsi, dhe
Diskriminimet tjera tė Bashkėsisė sė Malėsisė dhe
Popollit Shqiptar Autokton nė Mal tė Zi,
- mā parė se pėr Festim - janė arsye me parashtrue Kėrkesė
pėr antarėsim nė Shoqninė e Popujve tė Kėrcėnuem (Society
for
Threatened
Peoples).
_____________________________________________________________________________________
Kolė Z.
Camaj,
adv., tel/fax:
+ 382 20 875 879, mob:
(0)69 688 345, e-mail:
camaj.k@gmail.com
Gjon
T.
Sinishtaj,
iur, tel:+382
20 875 331, 225 954, mob:
(0)67 262 245, e-mail: gj.sinishtaj@gmail.com
Shih
tė dhėnat nga hartat
|