|
Robert
Burns lindi nė Alloway, Ayrshire nė 1759 djal i William Burns
(bujk), ishte mė i madhi nga shtatė fėmijėt e familjes.
Rininė e tij e kaloi duke punuar nė fermėn e babait tė tij,
dhe pavarėsisht nga varfėria,babai i mundėsoi arsimim shumė
mirė sepse
me
kėmbėngulje angazhoi njė mėsues pėr tė dhe dhe
vėllaun e tij mė tė rij Gilbert-in.
Nga
mosha 15 vjeēare, i ra barra e punėtorit kryesor nė fermė.
Pėr ti ikur lodhjes, ai i rrekej shkrimit qė e bėntė tė
haroj punėn e rėndė dhe tė vėshtirė duke medituar pėr njė
botė mė tė mirė. Nė kėtė moshė edhe duelėn nė dritė
vargjet e tij tė parė, odė pėr Skotllandėn dhe pėr
gratė ; « Nela ime e bukur ».
Kur
babai i tij vdiq nė vitin 1784, Roberti dhe vėllai i tij e
vazhduan bashkėrisht punėn nė fermė. Megjithatė, Robertin mė
shum e tėrhiqte natyra romantike e poezisė dhe femrat (me tė
cilat pati plotė aventura dhe disa fėmijė jashtėmartesorė nga
tė cilėt edhe bineqėt me Jean Armour e cila mė vonė do tė bėhet
bashkėshorte e tij), se sa lėvrimi i tokės. Nė kėtė kohė, pėr
tė ikur nga puna e rėndė, ai planifikoi tė largohet drejtė
drejt klimės sė Antiljeve.
Megjithėse
nuk udhėtoi, ai
u dha pas pasionit tė vet tė parė dhe publikoi librin me
poezi Poems, Chiefly in the Scottish Dialect, kryesisht nė
dialektin skocez ku kendon pėr
dashuri tė « thyer ». Kėto kėngė u pranuan
shum mirė nga lexuesit dhe nga kritika. Kjo e shndėrroi nė tė
pėrkėdhelurin dhe nė krenari tė familjes. Me kėtė, ai ngriti
dorė nga mėrgimi dhe filloi tė udhėtoj nėpėr vendlindje.
Kėshtu mbėrrini nė Edinburg
ku u bashkua me rrethin e shquar tė artistėve dhe shkrimtarėve
tė cilėt tė prekur nga bukuria e poezisė sė tij e pranuan
mirė (megjithėse mė vonė disa e quajtėn « poeti
fshatarė ») dhe e pėlqyen punėn e tij poetike.
Nė
mes tė viteve 1793 e 1818 iu botua kolekcioni A Select
Collection Of Scottish Airs for the Voice
nė gjashtė volume dhe 114 kėngė tė tjera
popullore. Qė nga kjo kohė, filloi tė konsiderohet si poet i
parė romantik dhe gjithėmonė u shėrbeu gjeneratave si
inspirim.
Fatkeqėsisht,
Burns vdiq i ri, nė moshėn 37 vjeēare nga njė sėmundje e
zemrės, sigurisht pasojė e lodhjes sė tepėrt me punėt e
fermės qė nga koha mė e hershme. Vdekja e gjeti ditėn kur
gruaja e tij Jean, lindi djalin e tyre tė fundit tė emėruar
Maxwell. Nė varrim morrėn pjesė rreth 10.000 vetė. Nė kėtė
kohe, lavdia e tij nuk kishte arritur as nga larg nivelin qė e
fitoi mė pas.
Pas
vdekjes sė tij, pėr ēdo vjet, pėr ditėlindje, Skotllandezėt
nga do ku janė, organizojnė darkė dhe festojnė me krenari
poetin e tyre, « haggis » (plėnc (plėndės) i
mbushur me mish delje), zonjat dhe Whisky-n.

Haggis,
gjatė darkės sė celebrimit
|