| Historia
dhe gjuha e shqiptarėve, njė "terra incognita"
pėr Evropėn shkencore tė periudhės sė Rilindjes
evropiane, u bė relativisht vonė objekt i njė interesimi tė
gjallė dhe hetimi shkencor, pėr arsye se Shqipėria ende nuk
ishte njė shtet i pavarur ose autonom, e rrjedhimish, historia
dhe kultura e saj u pa vetėm nė kuadrin e njė entiteti mė tė
gjerė politik, tė Perandorisė Osmane.
Pėr
shkak tė mungesės sė tė dhėnave pėr Shqipėrinė dhe
shqiptarėt gjatė njė periudhe tė mesjestės (shekulli VI deri
XI), prejardhja e shqiptarėve, nė studimet gjermane, u bė
objekt i njė debati tė gjatė shkencor.
Studimi
i gjuhės shqipe pėr tė arritur nė pėrfundime mbi prejardhjen
e saj e tė shqiptarėve filloi qysh me filozofin dhe
matematikanin gjerman Lajbnicin (Gottfried Ėilhelm
Lajbniz, 1646-1716) dhe me historianin suedez Tunman (Hans
Erich Tunmann, 1746-1778; profesor nė universitetin e Halles nė
Gjermani). Tunman ėshtė njė nga albanologėt e parė. Nė
veprėn e tij Hulumtime pėr historinė e popujve tė Evropės
Lindore (1774) bėhen orvatjet pėr tė shpjeguar prejardhjen
e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Sipas tij, bazuar nė
dokumentet e lashta greko-latine e bizantine, del se shqiptarėt
mesjetarė janė vazhdues autoktonė tė ilirėve.
Studimi
i parė gjerman, e njėkohėsisht evropian, rreth prejardhjes sė
gjuhės shqipe e tė shqiptarėve i takon filozofit mė tė madh tė
kohės sė tij - Lajbnicit. Kėtė pėrpjekje ia kishte kėrkuar
bibliotekari i Bibliotekės Mbretėrore tė Berlinit, ku tanimė
ishte themeluar Akademia e Shkencave e Prusisė. Pėr prejardhjen
e gjuhės shqipe Lajbnici bėn fjalė nė tri letra qė tanimė
njihen si "Letra shqiptare" tė
cilat ai i dėrgonte bibliotekarit tė Bibliotekės Mbretėrore tė
Berlinit. Nė letrėn e dytė tė datės 10 dhjetor 1709 Lajbnici
e quan shqipen "gjuhė e ilirėve tė lashtė".
Enciklopedisti i gjuhėve - Lajbnici - thotė se kishte shtėnė nė
dorė njė libėr dhe njė fjalor tė gjuhės shqipe, tė cilėt
dihet se janė "Doktrina e kėrshtenė" (1618)
e Pjetėr Budit (1566-1622) dhe "Fjalori
latinisht-shqip" ("Dictionarium
latino-epiroticum") (1635) i Frang Bardhit
(1606-1643). Filozofi i madh, nė etimologjizimet e fjalėve
shqip operon me njė koncept qė do tė formulohej shkencėrisht
rreth njė shekull mė vonė.
Shekulli
XVIII ėshtė shekull i iluminizmit. Mė 1774 u botua nė Lajpcig
libri i Tunmanit Kėrkime pėr historinė e popujve tė Evropės
Lindore, kushtuar historisė dhe prejardhjes sė shqiptarėve
dhe tė rumunėve. Tunmani del si eksploratori i parė i Evropės
shkencore nė historinė e shqiptarėve. Tunmani kishte vėnė nė
dorė Fjalorin latiisht-shqip tė F. Bardhit dhe pėrkthimin shqip
tė Katekizmit tė Belarminit nga Pjetėr Budi.
Koncepti
i familjes gjuhėsore indoevropiane nė formėn e tij embrionale u
parashtrua sė pari nga Uiliam Xhons rreth 80
vjet pas letrės sė Lajbnicit. Gjuhėtari gjerman, njė nga
themeluesit e linguistikės si shkencė e pavarur Franc
Bop (Franz Bopp, 1791-1867) ėshtė i pari qė
argumentoi se shqipja bėn pjesė nė trungun e gjuhėve
indoevropiane. Filozofi dhe teoricieni i historisė sė shekullit
XVIII Johan Gotfrid Herder nė veprėn e tij
"Ide pėr historinė e njerėzimit", 1784-1791), bėn
fjalė edhe pėr popujt e sotėm tė Evropės e tė botės.
Herder-i nė kėtė vepėr thotė pėr shqiptarėt: "Ata
nuk janė aspak tė huaj, por njė popull i lashtė i familjes
evropiane". Kjo ide e Herderit pohon autoktoninė e
popullit shqiptar. Pėr Herderin a) shqiptarėt
janė popull me histori tė lashtė; dhe b) shqiptaėrt rrjedhin
prej ilirėve. Nė vitin 1850 August Shlajheri vėrtetoi
karakterin indoevropian tė shqipes. Studiuesi dhe albanologu
gjerman Jozef Riter fon Ksilander (Josef
Ritter Xylander,1794-1854) ėshtė autor i veprės Gjuha
e shqiptarėve (Die Sprache der Albanesen oder Schkipėtaren,1835).
Nė
kohėn kur ėshtė botuar vepra nė fjalė e Herderit, pėr Evropėn
shkencore ishte bėrė e njohur edhe pikėpamja qė mohonte
autoktoninė e shqiptarėve (rrjedhimisht edhe prejardhjen ilire tė
tyre) nėpėrmjet autorėve bizantinė Halkokondilit
dhe historianėve kishtarė Le-Quien dhe Assemani,
qė i bėnin shqiptarėt tė ardhur gjatė mesjetės, i
pari nga Alba e Italisė, kurse dy tė tjerėt Albania e Kaukazit.
Herderi
ėshtė autori i tretė gjerman (e njėkohėsisht evropian) qė
shprehet nė favor tė prejardhjes ilire tė shqiptarėve.
Studimet
rreth Shqipėrisė e shqiptarėve hynė nė njė fazė tė re pas
themelimit tė pashallėqeve shqiptare - autonome, sidomos tė
pashallėkut tė Janinės, udhėheqėsi i tė cilit, Ali
pashė Tepelena (1740-1822), njė nga figurat mė
madhore dhe mė komplekse tė kombit shqiptar, synoi jo vetėm
autonominė nga Porta, por edhe krijimin e njė shteti tė pavarur
qė do tė shtrinte sovranitetin e tij mbi tė gjitha trojet e
banuara nga shqiptarėt. Ekzistenca e pashallėqeve faktikisht
autonome i dha njė impuls tė fuqishėm zgjimit tė vetėdijes
kombėtare tė shqiptarėve dhe idesė sė njė
shteti kombėtar shqiptar dhe bėri tė njohur
Shqipėrinė si njė entitet i veēantė politik brenda Perandorisė
Osmane, si njė objekt hetimi pėr Evropėn shkenncore. Nė
pashallėkun e Ali pashė Tepelenės u vendosėn pėr herė tė
parė pėrfaqėsues diplomatikė tė fuqive tė huaja, fillimisht
tė Francės e tė Anglisė, tė cilėt u morėn me problemet
shqiptare bashkėkohore e tė sė kaluarės, duke lėnė vepra
interesante. Konsull i pėrgjithshėm i Francės nė Janinė u emėrua
Pukėvil-i (Franēois
Charles Henry Louis Pouqueville, 1770-1838, mjek, natyralist,
diplomat dhe historian, ndoqi nga afėr e pėr shumė vite
veprimtarinė politike tė Ali pashė Tepelenės). Nė veprat
e tij jepen tė dhėna tė shumta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt,
si nė Udhėtim nėpėr Greqi (6 vėllime, Paris,1820), Historia
e ringjalljes sė Greqisė. Vepra e tij pėrshkohet nga njė
admirim pėr grekėt dhe nga njėfarė denigrimi pėr shqiptarėt.
Pėrfaqėsues politik i Anglisė nė Janinė u emėrua Uilliam
Martin Lik-u (1777-1860). Liku ėshtė autor i
veprės Udhėtime nė Greqinė e veriut (1835). Me kėto
punime bota shkencore evropiane mori nė dorė njė informacion tė
pasur pėr Shqipėrinė si dhe nxitje pėr studimin e kėtij vendi
dhe tė historisė sė tij.
Pėr
qėllime njohėse e studimi do tė shėtisnin nė Shqipėri qė
nga poeti romantik anglez Xhorxh Gordon Bajroni (George
G. Byron, 1788-1824) dhe miku i tij Xhon Kam Hobhaus
(1786-1869) deri te dijetari fancez Ami Bue (1794-1881)
dhe arkeologu francez Leon Hezej. Nė kėngėn e
dytė tė poemės sė vet Shtegtimet e Ēajld Haroldit
(1812-1818) Bajroni vlerėson traditat burrėrore, trimėritė,
fisnikėrinė dhe mikpritjen e shqiptarėve.
Rreth
problemit tė prejardhjes sė shqiptarėve u shprehėn vetėm Pukėvili
dhe Liku. Qėndrimet e tyre janė krejtėsisht tė kundėrta.
Studiuesi francez pranon pikėpamjen fantastike tė shprehur nga
historianėt kishtarė Le Quien dhe Asemani nga mesi i shekullit
XVIII.
Pėr
shqiptarėt Liku flet nė veprat Udhėtime nė Greqinė e
veriut (Travels in Northern Greece, Londėr, 1835) dhe Researches
in Grece, 1854. "Udhėtime nė Greqinė e veriut"
ėshtė njė vepėr themelore pėr historinė e Shqipėrisė
jugore, me informacione historike, gjeografike, ekonomike, gjuhėsore,
etnografike, arkeologjike etj. qė shtrihet nė kohė nga e sotmja
deri nė lashtėsinė klasike, ku bie nė sy njohja e burimeve tė
lashta greke e romake lidhur me trojet e Shqipėrisė sė jugut.
Liku arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė autoktonė nė
trojet e tyre qysh nga fillimi i epokės historike.
Nė
fillim tė shekullit XIX Anglia dhe Franca kishin interesa
politike, ekonomike dhe ushtarake nė Mesdhe dhe nė perandorinė
Osmane, duke pėrfshirė edhe provincėn shqiptare tė saj. Nė atė
kohė Rajhu gjerman ende nuk kishte interesa tė kėtilla
ekspansioniste nė rajon. Por nė "klubin" osman tė
fuqive evropiane shpejt do tė futet Austria. Qė nga vitet 40 tė
shekullit XIX edhe Austria do tė kishte nė Janinė pėrfaqėsuesit
e saj konsullorė.
Nė
fillim tė shekullit XIX problemi i prejardhjes dhe i gjuhės sė
shqiptarėve u bė objekt i hetimit shkencor pėr arbėreshėt
e Italisė, tė cilėt tani kishin hyrė nė etapėn e njė
zgjimi tė vetėdijes pėr kombėsinė e lashtė sė cilės i pėrkisnin.
Sė pari Nikollė Keta (1742-1803) nė
veprėn "Etimologji tė gjuhės shqipe" argumentonte
autoktoninė e shqiptarėve dhe prejardhjen ilire tė tyre. Nė "Annales
des Voyages" (vol. III, 1809) (Analet e udhėtimeve)
tė botuar nga Malte-Brun, studiuesi arbėresh
Engjėll Mashi (1758-1821) botoi punimin
"Ese pėr prejardhjen e zakonet dhe gjendjen aktuale tė
kombit shqiptar" duke argumentuar
prejardhjen ilire dhe autoktoninė e shqiptarėve.
Kur
mė 1835 Uilliam Martin Lik nisi tė botonte nė Londėr veprėn e
tij "Udhėtime nė Greqinė e veriut" nė
Frankfurt-mbi-Majn, doli nga shtypi libri i gjuhėtarit bavarez
Jozef Riter fon Ksilander Die Sprache der Albanesen oder
Schkipėtaren, nė tė cilin duke u mbėshtetur nė 35 00
fjalė tė shqipes solli argumente themelore nė tė mirė tė
prejardhjes sė lashtė indoevropiane tė saj, duke hedhur poshtė
pikėpamjen pėr prejardhjen tatare ose kaukaziane tė saj dhe
duke u shprehur se shqipja ėshtė bijė e ilirishtes dhe shqiptarėt
- pasardhės tė ilirėve. Ai argumentoi se shqipja nuk ka lindur
nga ndonjė pėrzierje mekanike e gjuhėve romane. Ksilanderi
studimin e gjuhės shqipe arriti qė ta vėrė nė nivelin e gjuhėsisė
krahasimtare bashkėkohore. Me Ksilanderin pėrfundon
etapa e parė e studimeve gjermane mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt.
Studiuesi
dhe albanologu gjerman, njėri nga themeluesit e shkencės sė
albanologjisė Johan Georg fon Han (1811-1869) i
lindur nė Jena, gjatė udhėtimit nė Shqipėri e Greqi, njohu
shqiptarė dhe arbėreshė. Emėrimi i tij si konsll i Austrisė nė
Janinė nė vitin 1847, i dha atij mundėsinė qė t'i kushtojė
thuajse tėrė jetėn e tij aktive si studiues i popullit shqiptar
nga i cili ishin shkėputur arbėreshėt nė mesjetė. Hani ėshtė
autor i veprės monumentale pėr historinė dhe botėn shqiptare nė
pėrgjithėsi "Studime shqiptare" (Albanesische
Studien, Jena, 1954). Mė vonė
botoi veprėn Udhėtim nėpėr viset e Drinit e tė Vardarit
(1867-1869). Nė veprėn Studime shqiptare Hani thotė:
"Meqė shqiptarėt nuk janė sllavė dhe nuk lidhen ngushtė
me ndonjė nga popujt e tjerė qė njohim, meqė burimet fare tė
pakta qė kemi nuk flasin pėr ndonjė shtegtim tjetėr (veē atij
sllav), i cili tė ishte aq i madh sa tė krijonte njė popull tė
madh, duhet pranuar se shqiptarėt e sotėm janė banorėt e hershėm
parasllavė tė atij vendi ." Mė 1868
Hani boton nė Vjenė veprėn Udhėtim nga Beogradi nė
Selanik. Ai riformulon pikėpamjen e tij pėr autoktoninė e
shqiptarėve. "Ne mund tė pranojmė nė
mėnyrė tė padiskutueshme se shqiptarėt e sotėm janė pasardhės
tė ilirėve dhe tė epirotėve tė lashtė" (vepra e cituar,
f. 228). Nė kėtė vepėr ai pėrshkruan vise tė banuara
nga shqiptarė nė Kosovė, Maqedoni e Serbi, njeh prejardhjen
dardane tė kosovarėve, njeh autoktoninė e shqiptarėve nė
trevat e banuara prej tyre nė Maqedoni nė shekullin e kaluar.
Argumentimi i autoktonisė sė shqiptarėve nga Hani
ngjalli njė reagim tė menjėhershėm nga ana e kundėrshtarėve
tė autoktonisė. Mė 1855 u botua teza e doktoraturės e
studiuesit Nikokles nė Universitetin e
Hajdelbergut nė tė cilėn nga pozita antishkencore ai pėrpiqet
tė argumentojė pikėpamjen mitike tė ardhjes sė shqiptarėve
nga Albania e Kaukazit nė periudhėn e mesjetės, qė ishte
paraqitur sė pari nga historianėt kishtarė njė shekull para
tij.
Punimi
i Nikoklesit mori pėrgjigje shkencore nė vitin 1857 nga
historiani gjerman i mesit tė shekullit XIX - Falmerajeri
(J. Ph. Fallmerayer), i cili tregoi karakterin
antishkencor dhe fantastik tė punimit nė fjalė. Nė veprėn e
tij nė tri pjesė Elementi shqiptar nė Greqi, 1857,
Falmerajeri pėrshkruan situatėn e studimeve rreth historisė dhe
prejardhjes sė shqiptarėve, duke na dhėnė tablonė nė tė cilėn
duket qartė dominimi i pikėpamjes sė autoktonisė mbi atė tė
aloktonisė, njė dominim nė nivel shkencor tė argumentimit.
Falmerajeri zbulon vitalitetin
e lartė tė popullit shqiptar, qėndresėn e tij tė jashtėzakonshme
ndaj asimilimit kulturor dhe etnik dhe e konsideron popullin
shqiptar si njė shembull tė gjallė tė faktit qė njė popull
luftarak ėshtė nė gjendje tė mbijetojė dhe pėrballė
rrebesheve mė tė egra tė historisė.
Nė
vitet 40 tė shekullit XIX gjuha shqipe u bė objekt studimi pėr
figura tė tilla tė shquara botėrore tė gjuhėsisė
krahasimtare siē ishin Franc Bop-i (1791-1867),
profesor nė Universitetin e Berlinit dhe August Shlajher-i
(1821-1868). Mė 1843 F. Bop-i shqyrtoi numrorėt dhe pėremrat
e shqipes dhe arriti nė pėrfundimin mbi karakterin indoevropian
tė shqipes, duke konfirmuar pėrfundimin e J. R. fon Ksilanderit.
Mė 1850 August Shlajheri, i njohur si themelues i teorisė sė pemės
gjenealogjike nė gjuhėsinė e krahasuar indoevropiane
dhe rikonstruktuesi i gjuhės protoindoevropiane, kishte provuar
karakterin indoevropian tė shqipes, duke i dhėnė asaj njė vend
tė afėrt me greqishten. Mė 1855 Bopi e hodhi poshtė pikėpamjen
e Shlajherit rreth lidhjeve tė ngushta tė shqipes me greqishten.
Ky ishte njė pėrfundim i rėndėsishėm edhe pėr lėvizjen
patriotike shqiptare gjatė Rilindjes sonė Kombėtare, sepse
sillte njė argument shkencor kundėr propagandės sė megaliidhesė
rreth njė lidhjeje tė lashtė preardhjeje tė pėrbashkėt e
kulturore tė shqiptarėve me grekėt. Qysh nė vitin 1861
arkeologu francez Leon Hezej (Leon Heuzey)
vizitoi dhe pėrshkroi njė sėrė qendrash tė lashta, ish-koloni
greke tė lashtėsisė.
Edhe studimet pėr gjuhėn shqipe filluan tė dalin pėrtej
kufijve tė Gjermanisė. Gjuhėtari slloven Franc Miklosiē
(1813-1899), profesor nė Universitetin e Vjenės,
nga vitet 60-70 tė shekullit XIX u mor me historinė e shqipes (sė
cilės ai i njohu prejardhjen ilire) dhe me problemet e marrėdhėnieve
tė shqipes me gjuhėt e tjera nė fushė e leksikut. Po kėshtu
nga vitet 80 tė shekulit XIX gjuhtari ēek Jan Urban (1848-1923)
u mor me problemet e gjuhės e tė folklorit shqiptar. Nga mesi i
shekullit XIX nė historiografinė gjermane dhe atė botėrore po
ngrihej figura e njėrit prej historianėve mė tė mėdhenj tė
kohėve moderne, Teodor Memesen-it. Nė punimin e
vitit 1850 Dialektet e Italisė sė Jugut ai arriti nė pėrfundimin
mbi lidhjet e mesapishtes me ilirishten dhe me shqipen. Nė veprėn
madhore tė tij Historia e Romės, epirotėt e lashtė tė
prirė nga Pirua ai i mbiquan "shqiptarė tė lashtėsisė".
Jemi
tani nė kohėn kur gramatikanėt e rinj (Junggrammatiker)
kishin formuluar ligjet e pėrgjithshme tė evolucionit fonetik tė
gjuhėve. Pėr shqipen ky moment arrin kulmin me botimin nė vitin
1891 tė Fjalorit etimologjik tė gjuhės shqipe nga
profesori austriak dhe albanologu Gustav Majer-i
(1850-1900). Majeri hapi rrugėn e studimit tė
fonetikės historike tė gjuhės shqipe nė tė cilėn mė vonė
do tė jepnin kontribute themelore figura tė tilla tė gjuhėsisė
si Holger Pedersen-i (1867-1953; gjuhėtar
dhe shkencėtar danez, albanolog), Norbert Jokli (1877-1942;
pedagog dhe studiues austriak, albanolog) e deri te Eqrem
Ēabej (1908-1980) dhe studiues tė sotėm si Erik
Hempi, Martin Huldi etj.
Nė
vitin 1877 nė Gjermani del studimi i parė antropologjik pėr
shqiptarėt e, me tė bashkė, nis dhe antropologjia e shqiptarėve.
Udhėhapės nė kėtė degė tė albanologjisė do tė jetė njė
figurė e shquar e shkencės sė shekullit XIX, patologu dhe
antropologu Rudolf Virhov (Rudolf
Virchov,1821-1902) i njohur si themeluesi i patologjisė
qelizore. Ai botoi nė Berlin punimin Mbi kraniologjinė e
ilirėve. Shqiptarėt, kafkat e tė cilėve i pat studiuar,
Virhovi i identifikon me ilirė.
Nga
fundi i shekullit tė kaluar Helbig-u zbuloi se
emrat e njerėzve qė hasen nė mbishkrimet mesape nė shumė
raste janė thuajse tė njėjtė me antroponimet ilire tė
bregdetit lindor tė Adriatikut.
Mesapėt
ishin njė fis joitalik qė nė Italinė Jugore, nė pjesėn
lindore tė siujdhesės apenine, kishin emigruar nga Epiri dhe
Iliria. Ata ishin njė degėzim i trungut tė
popullit ilir. Pėr t'i deshifruar mbishkrimet mesape, dijetarėt
vendosėn ta shfrytėzojnė shqipen. Studiuesi gjerman S.
Buge nė vitet 90 tė shekullit XIX botoi punimin Mesapishtja
dhe shqipja ku ai, nė evolucionin fonetik dhe nė leksik,
midis gjuhės sė mesapėve tė lashtė dhe shqipes sė sotme
zbulon njė sėrė pėrputhjesh. Nė fillim tė shekullit XX
pasuan studime tė tjera si ai i studiuesit italian F.
Ribeco (F. Ribezzo). Nė vitet 30 tė shekullit
XX pasuan studimet e gjuhėtarit gjerman A. fon Blumental,
kurse nė vitet 60 tė atij shekulli - studimet e
O. Has-it.
Historia
dhe gjuha e ilirėve u njoh me njė konsensus tė kėnaqshėm ndėrkombėtar
si histori dhe gjuhė e paraardhėsve tė shqiptarėve. Kėrkimet
nė kėtė fushė, duke nisur nga fillimi i shekullit XX formojnė
njė fushė tė veēantė tė dijes, tė njohur si ilirologji.
Njė ndėr pėrpjekjet mė tė hershme pėr ta parė gjuhėn e
ilirėve nė njė kontekst tė dyfishtė, si paraardhėse tė
shqipes e nė marrėdhėniet e saj indoevropiane u bė nga gjuhėtari
i shquar gjerman e njė nga helenistėt mė tė mėdhenj
- Paul Kreēmeri nė kryeveprėn e tij Hyrje
nė historinė e gjuhės greke (1896), ku problemet e
ilirishtes trajtohen nė unitetin e tyre me shqipen dhe
mesapishten.
Shkencėtarėt
gjermanė ishin Prometheu qė nxori dritėn e sė vėrtetės nga
terri i mosdijes. Para monumentit qė ata kanė ngritur nė fushėn
e historisė e tė gjuhės shqipe, shqiptaėrt pėrulen me mirėnjohje
tė thellė.
*
*
*
Mė 23
gusht 2011 Beogradin e vizitoi kancerlarja gjermane Angela
Merkel. Me kėtė rast, ajo ia bėri me dije kryetarit tė
Serbisė Boris Tadiqit se pavarėsia e Kosovės, sovraniteti dhe tėrėsia
e tokave tė saj janė ēėshtje e mbyllur.
Kombi
shqiptar nė Ballkan dhe kudo nė botė popullin gjerman e ka nė
zemėr. |