rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Xhelal ZEJNELI

DEHUMANIZIMI I SHQIPTARĖVE NGA INTELIGJENCIA SERBE


Xh. Zejneli

Propaganda serbe nė mėnyrė sistematike i ka dehumanizuar shqiptarėt, duke i paraqitur si qenie tė cilat fare s’janė tė aftė pėr ta qeverisur veten, pra si njė lloj elementi qė do tė duhej shfarosur.

Por nė anėn tjetėr, i lartėsonte deri nė shkallėn qė lejonte asimilimin e tyre.

Pėr inteligjencien raciste dhe ultranacionaliste serbomadhe, shqiptarėt na dalin njerėz me bisht edhe nė shekullin XX.

Mjeku, letrari dhe politikani serb, nga nėna - cincar (arumun), Kryetar i Kėshillit tė Ministrave Vladan Gjorgjeviq (1844-1930), i cili lindi nė Beograd dhe vdiq nė Baden afėr Vjenės, nuk kishe kufi nė nxirjen e shqiptarėve. Nė librin e tij Arnauti i Velike Sile, Beograd, 1913, nė faqet 47, 102, 113, 121 shkruan:

“Shqiptarėt janė tė rrėgjuar dhe shtatshkurtėr, janė krijesa qė posedojnė veti ciganėsh (maxhupėsh) dhe fenikasish. Ata tė pėrkujtojnė njerėzit parakė (primitivė) tė periudhės parahistorike, tė cilėt, nga frika prej bishave tė egra, kanė fjetur nėpėr drunj dhe pėr tė mos u rrėzuar, me bishtat e tyre janė lidhur pėr degėsh.

Ata janė trogloditė bashkėkohorė, njerėz qė sot e kėsaj dite banojnė nėpėr shpella, me dhėmbė bishash tė egra dhe jetojnė in Blutschand – tė zvetėnuar; janė gjaktrazues, ngase bėjnė marrėdhėnie seksuale brenda gjinisė.

Mbi 70% e burrave shqiptarė vriten nė gjakmarrje. Shumė nga kėto zėnka ndodhin pėr arsye se 50% e grave shqiptare, para martesės, nuk e ruajnė virgjėrinė. Rrjedhimisht, pasojnė zgjidhjet e martesave, d.m.th. shkurorėzimet pas tė cilave vijnė hakmarrjet. Meqenėse ėshtė turp tė vdesėsh nė shtrat, burrat qė nuk bien nga dora e burrave tė tjerė, vdesin prej sėmundjeve qė nė Shqipėri janė tė shpeshta, si: tifoja, influenca (gripi) dhe sėmundjet venerike.

Shqiptari ha vetėm bukė, pėrdor miell misri dhe qumėsht.  

Ai s’di pėr kripėn, ndėrkaq, kur te ndonjė udhėtar i huaj sheh sheqer, kujton se ėshtė dėborė”.

“Dhe tani – vazhdon ky autor - pėr kėta njerėz, tė cilėt nuk dinė se ē’ėshtė kripa, dhe tė cilėt pėr sheqerin kujtojnė se ėshtė dėborė, dhe sot del ndokush e thotė se kėta ditkan se ē’ėshtė atdheu dhe se do tė kishin qenė tė gatshėm pėr tė dhėnė edhe jetėn pėr tė”. (Ibid, f.104).

“Shqiptarėt s’kanė histori, gjendja jetėsore e tyre ėshtė anarkia dhe ata shumė lehtė e ndėrrojnė fenė, ndonėse fanatizmi fetar ėshtė karakteristika mė e theksuar e tyre”. (f. 29, 43, 46, 100).

Politikani, shtetari dhe publicisti serb, njė nga themeluesit e partisė radikale nė Serbi, pas Luftės sė Parė Botėrore - kryeministėr i parė i Mbretėrisė Serbe-Kroate-Sllovene Stojan Protiq (1857-1923), nė librin e vet tė botuar me pseudonimin Balcanicus - Albanski problem, Srbija i Austro-Ugarska (Ēėshtja shqiptare, Serbia dhe Austro-Hungaria), Beograd, 1913, f. 30, 64, shkruante:

“Shqiptarėt janė hazėrxhinj keqbėrės, tė aftė vetėm pėr atė lloj lirie qė ekziston nė viset e shkreta”.

“Hordhia e bastardėve shqiptarė vjen rrėmbyeshėm si njė lum vėrshues dhe derdhet nė zonat e kultivuara dhe tė civilizuara. Kėtė lum vėrshues duhet kthyer nė shtratin e tij tė natyrshėm, pra nė malet e zeza dhe shkėmbore”.

Nė kėtė frymė pėr shqiptarėt kanė shkruar edhe pseudoakademikėt sllavo-maqedonas, duke i quajtur nė tė ashtuquajturėn enciklopedi tė tyre njerėz mali.

Letrari serb, Prof. Grigorije Bozhoviq (1880-1945), nė punimin Kačaci (Kaēakėt), Vėllimi 7 (1920), Nr. 13-14, f. 561, Beograd, si provė se shqiptarėt na qenkan tė ligė, thekson traditėn zakonore tė tyre, qė i mbron tė dobėtit dhe qė ka pėrcaktuar rregulla tė pėrpiktė tė luftės dhe tė mikpritjes:

“...kėto tradita apo zakone tė Dukagjinit (e drejta zakonore shqiptare), qė  ia kanė krijuar shqiptarit vetėdijen juridike dhe fuqishėm kanė ndikuar nė formimin e mentalitetit tė tij, i kanė dhėnė njė mundėsi djallėzore qė, nga pikėpamja e sė drejtės, plaēkitjen, vjedhjen, hajninė dhe vėrsuljen ndaj tė afėrmit t’i konsiderojė jo vetėm si diēka e lejueshme, por edhe si diēka qė nuk e cenon nderin”.

Shkrimtari, politikani dhe gazetari nacionalist serb Jasha Tomiq (1856-1922), studioi mjekėsinė dhe letėrsinė nė Vjenė dhe nė Paris. Lufta politike e largoi nga studimet. Ishte njė ndėr serbėt mė autoritativė tė Kuvendit Popullor tė Serbisė,  udhėheqės i radikalėve serbė nga Vojvodina. Nė librin e tij Rat u Albaniji i pod Skadrom 1912 i 1913, (Lufta nė Shqipėri dhe rreth Shkodrės 1912 dhe 1913), Novi-Sad, 1913, nė faqen 33, midis tjerash flet pėr njė erė tė keqe mushke qė paska ndjerė nė odat e zbrazėta tė grave shqiptare.

Nė vazhdim tė kėtij libri ai shkruan:

“Kur disa diplomatė evropianė filluan tė flasin se shqiptarėt kanė nevojė tė jashtėzakonshme pėr detin, shumė shqiptarė s’i kuptonin dot dhe habiteshin me fjalėt e tyre, ashtu siē do tė habitej pata nė oborr, kur do tė orvateshin pėr ta bindur, se ajo nė asnjė mėnyrė nuk mund tė jetojė pa krahėt e saj”.

Me kėto propaganda ēnjerėzore, u thur legjenda pėr shqiptarėt si gjakpirės. Shkrimet dhe botimet me pėrmbajtje dehumanizuese ndaj shqiptarėve filluan tė botohen sidomos nė kohėn e luftėrave ballkanike, nė prag tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr  dhe u pėrkthyen edhe nė gjuhė tė huaja.

Pėr paradoks, “shkencėtarėt” serbė tė dy dekadave tė para tė shekullit XX flasin edhe pėr asimilimin e serbėve nga ana e shqiptarėve nė Kosovė apo siē e quanin ata Stara Srbija (Serbia e Vjetėr) nė periudha tė caktuara.

Logjika e tė menduarit tė kėtillė ishte nė kundėrshti tė plotė me vlerėsimet pėr inferioritetin e shqiptarėve.

Historiani, gjeografi, etnologu, hulumtuesi nė terren, sidomos nė rajonet e “Stara Serbisė” (Kosovės) dhe tė “Juzhna Srbisė” (Serbisė Jugore, d.m.th. Maqedonisė), Jovan Haxhi-Vasileviq (1866-1948) studioi historinė nė Fakultetin filologjik tė Universitetit tė Beogradit, doktoroi nė Vjenė mė 1898. Nė punimin e tij Kumanovska oblast (Rajoni i Kumanovės), Vėllimi 2 botuar nė Južna Srbija: Istorijska, etnografska i politička istraživanja, Beograd, 1909, f. 186, paraqiti pikėpamjet e pėrgjithshme pėr gjoja pėrhapjen e arnautashėve (serbėve tė shqiptarizuar). Sipas tij:

“...shqiptarėt grabisin tokėn, pasuritė dhe bagėtinė; i grabisin edhe vajzat serbe dhe me dhunė i kthejnė nė muhamedanė; njėherazi vrasin serbė”.

Sipas kėtyre “studiuesve” serbė tė fillimit tė shekullit XX, shqiptarėt s’kanė pasur kombėsi. Nacionalizmi i tyre ėshtė produkt i intrigave austriake dhe italiane.

 

*          *          *

Dehumanizimin e racės shqiptare qė e filluan akademikėt dhe politikanėt serbė nė fillim tė shekullit XX, pėrkatėsisht nė prag tė luftėrave ballkanike, e vazhduan akademikėt dhe politikanėt serbė gjatė tėrė shekullit XX, pėr ta pėrmbyllur nė dhjetėvjeēarin e parė tė shekullit XXI Dobrica Qosiqi. Paroksizmi antishqiptar i serbėve tė fillimit tė shekullit XX vazhdon me stereotipe raciste tė rreme deri nė ditėt tona.

Stėrgjysh i sė keqes sot, pėr brezat e ardhshėm, mėton tė jetė  akademiku dhe shkrimtari serb Dobrica Qosiq (1921) - romancier, eseist, teoricien politik dhe kombėtar, anėtar i rregullt i ASSHA (SANU), deputet i Kuvendit tė Serbisė dhe i Kuvendit Jugosllavisė prej vitit 1945 deri nė vitin 1957. Nė vitet 1992-93 - kryetar i RF tė Jugosllavisė. E kanė quajtur baba tė kombit serb. Nuk ėshtė hartues i drejtpėrdrejtė i Memorandumit tė Akademisė serbe qė doli si njė libėr anonim nė janar tė vitit 1986, por ėshtė shpirtdhėnėsi kryesor i tij. Ėshtė ati shpirtėror i “ēėshtje kombėtare serbe” – kėsaj murtaje tė zezė tė Ballkanit. Ėshtė nė lidhje miqėsore me akademikun  Lubomir Tadiq - babanė e kryetarit tė Serbisė – Boris Tadiqit. Tash e 30 vjet, punon pėr panserbizėm. Ndoqi shkollėn e mesme bujqėsore. Pas luftės kreu njė shkollė politike si shumė komunistė dhe partizanė tė Titos. E kanė quajtur edhe intelektual oportunist, pėr arsye se ka qenė i afėrt me Titon, me Millosheviqin, me Koshtunicėn dhe tani me Tadiqin.

Nė vitin 2008 botoi librin mė tė ri Historia personale e njė epoke 6, Koha e gjarpinjve (Vreme zmija), 1999-2000, botues Službeni glasnik, Beograd, 2008, numri i faqeve 272.

Shėnimet e tij nė formė ditari, tė pėrmbledhura nė librin Shėnime tė shkrimtarit (Piščevi zapisi) Libri 6, mbajnė nėntitullin Koha e gjarpinjve – Lufta e vogėl botėrore kundėr Serbisė. Shėnimet i ka mbajtur gjatė bombardimeve tė NATO-s, prej 21 marsit tė viti 1999 deri mė 1 janar tė vitit 2000.

Nė librin e sipėrthėnė, ndaj shqiptarėve pėrdor gjuhėn e urrejtjes dhe mbjell urrejtje kombėtare e racore. Nė faqen 211 tė librit Koha e gjarpinjve, midis tjerash pėr shqiptarėt thotė:

“Kjo fundėrrinė sociale, politike dhe morale e Ballkanit barbar tribal vendos miqėsi me Amerikėn dhe me Unionin Evropian kundėr popullit mė demokrat, mė tė qytetėruar dhe mė tė arsimuar tė Ballkanit – popullit serb”.

 

*   *   *

Kjo nuk ėshtė gjuhė e urrejtjes, por mohim i plotė i vlerave njerėzore tė njė populli tė tėrė -  popullit shqiptar.

Ky dehumanizim i qenies shqiptare nga ana e inteligjencies serbe, ka pasur njė qėllim tė vetėm – pushtimin e trojeve etnike shqiptare, duke shtuar se:    

“Shqiptarėt, duke qenė barbarė, primitivė dhe malokė nuk kanė nevojė pėr shtet. Duke qenė tė tillė, shqiptarėt as janė adhurues tė shtetit, as posedojnė kapacitet shtetndėrtues dhe shtetformues”.

Shkrimtari kroat Miroslav Krlezha (1893-1981) nė punimin e tij Pėr flamujt e vetėm tė kohės sonė (O jedinim zastavama našeg vremema) tė botuar nė Deset krvavi godina i drugih političkih eseji, Vėllimi 14-15 Sabranih djela, Zagreb, 1957, f. 413, sulmon ashpėr teoritė e sė drejtės historike tė serbėve ndaj “viseve jugore”.

Dehumanizimi i shqiptarėve nė “shkencėn” e akademikėve serbė tė fillimit tė shekullit XX, u pėrcoll edhe me masakra ndaj tyre. Njė prej masakrave tė ndodhura nė verilindje tė Shqipėrisė (zona e Lumės) ėshtė paraqitur edhe nė raportin e Carnegy Endovment pėr Paqen Ndėrkombėtare. Nė tė pasqyrohen fragmente tė golgotės shqiptare:

“Shtėpi dhe fshatra tė tėra janė bėrė shkrumb, popullsia e paarmatosur dhe e pafajshme ėshtė masakruar en masse, dhunė e paparė, plaēkitje dhe mizori tė ēfarėdo lloji – tė tilla ishin mjetet qė i pėrdori dhe qė ėshtė duke i pėrdorur soldateska serbo-malazeze, pėr ta ndryshuar karakterin etnik tė kėtyre viseve tė banuar me shqiptarė”. Carnegy Endowment for International Peace, Report of the International Commission to Inquire into the Causes of the Balcan Wars; Washington D.C., 1914, f. 151.

Banorėt e atyre fshatrave ishin larguar paraprakisht pėr t’iu shmangur sulmuesve tė soldateskės serbo-malazeze, tė cilėt i digjnin shtėpitė e braktisura. (f. 151 i tė njėjtit dokument). Nė shtator 1913 kryengritja e shqiptarėve nė Kosovė u shua nė gjak. Pushteti nė Serbi dhe nė Maqedoni, ēdo veprim apo sjellje rebeluese e ndėshkon me vdekje (f. 160-162). Pasi u vendos “paqja”, Beogradi i dėrgoi kolonėt e parė serbė dhe malazezė pėr tė zaptuar toka tė reja.  

Nga shkrimet e lartpėrmendura tė inteligjencies serbe tė fillimit tė shekullit XX, do tė lindin paragjykimet dhe stereotipet antishqiptare gjatė tėrė shekullit XX. Sipas serbėve, shqiptarėt nė Beograd mund tė ishin: hamaj tė mirė nėpėr stacionet hekurudhore, sharrėxhinj, druprerės, punėtorė krahu, punėtorė ngarkim-shkarkimi, pastrues rrugėsh, mihės kanalesh, shitės devizash nėpėr rrugė.

Koha e tregoi tė kundėrtėn. Ideologjia antihistorike serbe dėshtoi. Shqiptarėt ndėrkaq, morėn rrugėn drejt Perėndimit dhe ja ku janė – mė tė fortė se kurrė. Ėshtė rast i rrallė nė historinė e botės qė inteligjencia e njė populli fqinj tė pėrhapė njė propagandė kaq antinjerėzore ndaj fqinjėve tė tyre. Si mund tė bashkėjetonin kėta dy popuj pas gjithė kėtij irracionalizmi?! Populli serb dhe inteligjencia e tij duhet t’u kėrkojnė falje shqiptarėve. 

    Xh. Zejneli
me postė-E [Fryma]


 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku