rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Xhelal ZEJNELI

Dy revolucionet e mėdha serbe

- Nė vitet ’90 tė shekullit XX, Serbia bėri dy revolucione tė mėdha:
- jogurt revolucionin – anembanė Serbisė, dhe
- ballvan revolucionin – nė Kroaci.


Xh. Zejneli

Nė vitet ’90 tė shekullit XX, Serbia bėri dy revolucione tė mėdha:

- jogurt revolucionin – anembanė Serbisė, dhe

- ballvan revolucionin – nė Kroaci.

U quajt jogurt revolucion (revolucioni i kosit), pėr arsye se ēdo pjesėmarrėsi nė mitingjet nacionaliste serbe, qė mbaheshin nėpėr  Serbi dhe Vojvodinė, i jepej nga njė gotė kos (jogurt), me njė gjevrek. Mitingje tė kėtilla nėpėr Serbi, mė 1991 dhe 1992 organizoheshin shpesh, nė mos ēdo ditė.  Personat qė merrnin pjesė nė ēdo  miting, u quajtėn mitingues (mitingashi). Kėta persona, kėtė veprimtari e shndėrruan nė zanat. Endeshin prej njė qyteti nė tjetrin, duke udhėtuar me autobusė dhe me vetura. Si shtesė, kėtyre u jepej – falas - edhe nga njė byrek. Pėr kėto mitingje, qarqe tė caktuara serbe thanė: Ndodhi populli (Dogodio se narod). Me fjalė tė tjera: U ngrit populli, u zgjua populli, fjalėn e ka populli, ēėshtjen e mori nė dorė populli.

U quajt ballvan revolucion (revolucioni me trupa tė drunjve), ngase organizuesit e protestave serbe nė Kroaci, i prenin drunjtė nė pyjet pėrreth dhe trungjet i shtronin nėpėr rrugėt automobilistike, pėr tė parandaluar qarkullimin e forcave policore tė Kroacisė, nė viset kroate tė banuara me serbė.

Tė njėjtėn gjė, nė gusht 2011 e provuan edhe nė Kosovė. I zunė rrugėt duke krijuar barrikada me trungje drunjsh. Shpejt u pa se veprimet e tilla nė Kosovė janė punė groteske dhe bizare.

 

*         *          *

Beogradi, qysh nė vitet ’70 tė shekullit XX, filloi tė jetė i vetėdijshėm se Kosova ėshtė njė kafshatė e madhe tė cilėn nuk do tė mund ta pėrpijė.

            Nė prag tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė mė 1991, Kosova, njėsoj si republikat e veriut – Sllovenia dhe Kroacia, mori rrugėn e mėvetėsimit.

            Qarqet nacionaliste serbe ishin tė vetėdijshėm se shqiptarėt nuk janė sllavė, ndaj shkėputja e tyre nga bashkėsia e sllavėve tė jugut ėshtė shumė mė e natyrshme sesa shkėputja e sllovenėve dhe e kroatėve. Me fjalė tė tjera – mė se e natyrshme.

            Qysh nė fillim tė viteve ’90 tė shekullit XX nisėn tė shfaqen botėrisht idetė e njė ndarjeje tė mundshme tė Kosovės. Ndėr tė parėt qė e lansoi njė ide tė tillė ėshtė akademiku serb Dobrica Qosiqi (1926).

Ideja e ndarjes sė Kosovės ka qenė e ngulitur nė mendjet e nacionalistėve serbė, nė tė gjitha konferencat dhe takimet pėr Kosovėn, qė nga Rambujea e deri nė ditėt tona.

            Mirėpo serbėt, kurrė nuk kanė dashur ta bėjnė publike njė ide tė tillė. Pėrse? Pėr arsye se pala qė del me idenė e ndarjes sė Kosovės, vetvetiu dėshmon se ajo (Kosova) nuk ėshtė e saj.

            Pas largimit tė forcave kolonialiste serbe nga Kosova mė 1999 dhe pas shpalljes sė pavarėsisė sė saj, Beogradi e kuptoi pėrfundimisht se Kosovėn e ka humbur pėrgjithmonė. Rrjedhimisht, idetė pėr ndarjen e saj nisėn t’i afirmojnė gjithnjė mė shpesh dhe gjithnjė mė hapur.

            Kryetari i Serbisė Boris Tadiqi shpesh e ka pėrsėritur refrenin e vet: “S’ėshtė mirė qė njėra palė t’i realizojė tė gjitha kėrkesat, e tjetra asgjė. Nuk ėshtė mirė qė njėra palė t’i marrė tė gjitha, e tjetra tė mbetet me duar zbrazėt”. Kjo fjali e B. Tadiqit ėshtė propozim i drejtpėrdrejtė pėr ndarjen e Kosovės.

            Mė nė fund, njėri prej ministrave tė qeverisė sė pėrtashme serbe - Ivica Daēiq, kohėt e fundit, disa herė e shtroi publikisht kėrkesėn e Beogradit pėr ndarjen e Kosovės.

            Duhet shtuar se serbėt paraqitėn edhe njė ide tjetėr: bisedimet pėr ndarjen e Kosovės, tė zhvillohen ndėrmjet Shqipėrisė dhe Serbisė.

            Duke qenė se serbėt kėrkojnė ndarjen e Kosovės, vetvetiu kjo dėshmon se Kosova s’ėshtė e tyre. Mund ta nxjerrėsh nė ankand vetėm njė mall qė s’ėshtė i yti.

Deri mė sot, kur bėhej fjalė pėr Kosovėn, autoritetet serbe i referoheshin Kushtetutės sė Serbisė, sipas sė cilės Kosova na qenkėsh pjesė e saj .

            Meqė sot, edhe ministrat serbė dalin botėrisht me idenė e ndarjes sė Kosovės, shtrohet pyetja: Ē’u bė vallė me kushtetutėn serbe, sipas sė cilės Kosova ėshtė pjesė e Serbisė?!

            Me fjalė tė tjera, serbėt, kur u shkon pėr shtati, i referohen kushtetutės sė tyre, dhe vice versa: Kur u shkon nė favor diē tjetėr, atėherė aspak nuk ngurojnė ta shkelin kushtetutėn e vet.

*     *     *

BE-ja duhet tė ketė parasysh faktin se Kosova, sikur ēdo shtet tjetėr i kontinentit, pėrpos popullit shumicė shtetformues, ka edhe disa pakica etnike. Nga kjo del se, trajtimi i veēantė i minoritetit serb nė Kosovė, do tė ishte nė kundėrshti me parimet perėndimore mbi minoritetet. Shkėputja e njė pjese tė Kosovės do tė krijonte njė Kosovė pothuajse etnikisht tė pastėr, gjė qė do tė ishte nė kundėrshti me standardet evropiane mbi pakicat.

BE-ja duhet tė ketė parasysh faktin se minoritetet serbe nė disa nga ex-republikat e Jugosllavisė, s’janė tė vetmit qė jetojnė jashtė vendi amė – Serbisė.

            Shqiptarėt jetojnė nė gjashtė shtete tė rajonit: nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Kosovėn lindore (Preshevė, Bujanovc, Medvegjė), nė Maqedoni, nė Mal tė Zi dhe nė Greqi.

            Po qe se serbėt e veriut tė Kosovės kėrkojnė tė shkėputen nga Kosova pėr t’iu bashkėngjitur Serbisė, atėherė tė njėjtėn do ta kėrkonin:

            - shqiptarėt e Kosovės lindore;  

            - shqiptarėt nė Maqedoni;

            - shqiptarėt nė Mal tė Zi;

    - shqiptarėt nė Greqi.

 

Ndarja e Kosovės do tė determinonte edhe ndarjen e Maqedonisė midis Shqipėrisė dhe Bullgarisė. Me fjalė tė tjera, ajo do tė tretej si flluskė sapuni dhe do tė zhdukej nga harta gjeografike dhe politike e Ballkanit.

Mirėpo, Serbia nuk ēanė fort kokėn pėr pasojat e mundshme tė amputimit tė njė pjese tė Kosovės.  Beogradi dėshiron trazira dhe rrėmujė. Ideologjitė johistorike ushqehen me tė keqen.

Sikundėr shihet, me ndarjen e Kosovės do tė ēelej Kutia e Pandorės dhe do tė shkaktohej edhe efekti i dominos.

            Efekti i dominos do t’i pėrfshinte tė gjitha shtetet e rajonit, ngase kudo ka minoritete, grupe etnike dhe pakica.

            Pakica kombėtare ka nė ēdo shtet tė gadishullit: turq – nė Bullgari; hungarez – nė Rumani, nė Vojvodinė (Serbi), nė Sllovaki; muslimanė boshnjakė – nė Sanxhak tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi; grupi etnik sllavofon – nė Greqi; kroatė – nė Bosnjė dhe Hercegovinė dhe nė Vojvodinė; serbė – nė Kroaci dhe nė Republikėn Serbe tė Bosnjė dhe Hercegovinės.

Nė ēdo vend tė rajonit ka edhe: romė, vllehė (aromunė, cincarė), hebrenj, egjiptas, grupi etnik me fe islame, e qė flet nė gjuhėt sllave (nė vende tė ndryshme figurojnė me emra tė ndryshėm). Sipas tė dhėnave kurde, nė Turqi ka mbi katėrmbėdhjetė milionė kurdė.   

Serbėt duan qė privilegji i bashkėngjitjes vendit amė t’u takojė vetėm atyre dhe askujt tjetėr nė rajon. Nė kėtė pikėpamje, BE-ja nuk duhet ta ledhatojė Serbinė.

            Atė qė e kėrkon pėr vete, Serbia ua ndalon bashkėsive etnike qė jetojnė nėn sundimin e saj. Pėr shembull, ua ndalon shkėputjen:

           - shqiptarėve tė Kosovės lindore (Preshevė, Bujanovc, Medvegjė);

            - myslimanėve tė Sanxhakut;

            - hungarezėve tė Vojvodinės;

            - bullgarėve, nė juglindje tė Serbisė.

 

Vojvodina ėshtė njė rajon nėn dominimin e Serbisė. Nė tė jetojnė 26 minoritete, duke pėrfshirė edhe mbi 400 mijė hungarezė. Menjėherė pas Luftės sė Dytė Botėrore, Serbia dėboi nga Vojvodina rreth 500 mijė gjermanė, duke i fajėsuar pėr kolaboracionizėm.

Asnjė nga bashkėsitė etnike joserbe qė jetojnė nėn pushtetin serb, si shqiptarėt e Kosovės lindore, myslimanėt e Sanxhakut dhe hungarezėt e Vojvodinės, nuk e ndjejnė Serbinė si shtet tė vetin.

Viset joserbe qė janė nėn administrimin e Beogradit, si janė Kosova lindore dhe Sanxhaku i banuar me myslimanė janė zonat mė tė prapambetura dhe ekonomikisht mė tė pazhvilluara tė Serbisė. Kjo ėshtė pasqyrė e kthjellėt e politikės serbe mbi barazinė kombėtare.

Beogradi nė ato zona, qė nga dita e pushtimit tė tyre e deri mė sot, nuk ka investuar as edhe njė dollar. Pėrkundrazi, i ka shfrytėzuar, i ka margjinalizuar, i ka getoizuar dhe i ka shndėrruar nė treg. Nė ato zona mbizotėrojnė papunėsia, skamja, problemet sociale dhe shpėrnguljet.

Kur thotė BE-ja se azilkėrkuesit vijnė nga Serbia dhe nga Maqedonia, me kėtė nėnkuptohet se ata vijnė, jo nga Serbia dhe Maqedonia, por nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja si dhe nga viset shqiptare nė Maqedoni.

Nėpėrmjet papunėsisė sė skajshme, Beogradi dhe Shkupi e bėjnė pastrimin etnik tė Luginės sė Preshevės si dhe tė pjesėve veriperėndimore tė Maqedonisė.

Pėrveē kėsaj, pėr tė ngulfatur ēfarėdo kėrkese tė shqiptarėve tė Kosovės lindore, Serbia nė atė rajon ka pėrqendruar forca ushtarake tė mėdha.

BE-ja duhet t’i imponojė Serbisė njė Plan tė Ahtisarit, qė do t’u garantonte tė drejta ekskluzive shqiptarėve nė Kosovėn lindore (Preshevė, Bujanovc si dhe Medvegje), si dhe myslimanėve nė Sanxhak.

Mbi ēfarė baze Serbia e kėrkon pėr vete atė qė s’ua njeh tė tjerėve?! Nė bazė tė politikės sė forcės.  Dhe shih hipokrizinė, dhelpėrinė dhe dredhinė! Nė njė anė Beogradi, pa reshtur deklaron se “ēėshtjes” sė veriut tė Kosovės do t’i qaset nė rrugėn paqėsore, e nė anėn tjetėr, qasjen paqėsore e mbėshtet kryekėput me forcė. Ēfarė paradoksi! A duhet ta lejojė vallė BE-ja njė kundėrthėnie dredharake tė kėtillė .

Beogradi synon t’ia shkėpusė Kosovės pjesėt e banuara me 5% serbė. Atėherė shtrohet pyetja: Si do ta kompensojė dhe nė ē‘mėnyrė do ta arsyetojė shfrytėzimin  serb tė Kosovės – tė viseve tė banuara me shqiptarė, qė nga  pushtimi mė 1912 e deri mė 1999?

Qendrat politike ndėrkombėtare tė vendosjes – Uashingtoni dhe Brukseli, duhet t’ia bėjnė me dije Beogradit qė, mė parė se ndarja e Kosovės, duhet tė bėhet ndarja, dekompozimi dhe fragmentarizimi i Serbisė. BE-ja pra, nuk duhet ta mbajė gjallė Serbinė e madhe, por duhet t’ia bėjė me dije Beogradit se procesi i dekompozimit dhe i fragmentarizmit tė Serbisė garashaniniste, mund tė fillojė nė ēdo ēast.

Prej Serbisė duhet tė ndahen: Kosova lindore (Presheva, Bujanovci dhe Medvegja), Vojvodina, Sanxhaku i banuar me myslimanė si dhe zonat nė juglindje tė Serbisė, tė banuara me bullgarė.

Strukturat paralele serbe nė Kosovė, Beogradi i ka mbėshtetu me mjetet financiare qė i ka fituar nga eksporti i mallrave nė Kosovė, pa asnjė procedurė doganore, duke e shndėrruar Kosovėn nė treg kolonial. Sipas tė dhėnave tė Beogradit (gusht 2011), Serbia ka eksportuar nė Kosovė mallra nė njė vlerė prej 400 milionė eurosh nė vit. Paskėsh qenė planifikuar qė eksporti tė shtohej pėr rreth 15 pėr qind.    

 

*          *          *

Lidhur me tėrėsinė e tokave tė Kosovės, pėr dallim nga Evropa e pavendosur, SHBA-ja ka qėndrim tė prerė: Tėrėsia tokėsore e Kosovės ėshtė e pacenueshme. Rreth kėsaj ēėshtjeje, nė vijėn e Uashingtonit ndodhet edhe Ankaraja. Prononcimet e Ankarasė nė dobi tė tėrėsisė tokėsore tė Kosovės, e detyrojnė Brukselin qė mė nė fund, rreth kėsaj ēėshtjeje, tė tregohet mė e vendosur. Nuk ėshtė nė interes tė BE-sė qė Turqia tė luajė ndonjė rol mė tė theksuar lidhur me Kosovėn dhe rreth saj.    

Shtrohet pyetja: Si ndodhi qė njė pjesė e veriut tė Kosovės, pas ndėrhyrjes sė NATO-s (1999), tė mbetet jashtė kontrollimit dhe administrimit tė forcave ndėrkombėtare?!

Logjikisht del se midis rusėve dhe fuqive perėndimore, duhet tė ketė ekzistuar ndonjė marrėveshje, sipas sė cilės, Moska mund tė jetė pajtuar me sulmet e NATO-s kundėr caqeve ushtarake serbe, me kusht qė njė pjesė e veriut tė Kosovės tė mbetet jashtė administrimit tė ndėrkombėtarėve.

Perėndimorėt, duke mos pasur njė zgjedhje mė tė mirė, mund tė jenė pajtuar me njė kusht tė tillė tė Rusisė, duke shpresuar qė, pjesa e mbetur jashtė kontrollit  ndėrkombėtar, t’i rikthehet qeverisjes sė Prishtinės - nė njė fazė tjetėr.

Serbia gjithmonė gjatė historisė ka vėnė nė dyshim aftėsinė shtetformuese, shtetkrijuese apo shtetndėrtuese tė shqiptarėve. Sipas nacionalistėve serbė, shqiptarėt janė popull joshtetformues dhe joshtetadhurues. Me fjalė tė tjera, shqiptarėt nuk paskan aftėsi apo zotėsi pėr tė krijuar shtet dhe qenkėshin popull qė nuk e adhuruakan shtetin e vet. Sipas kėsaj pikėpamjeje tė nacionalistėve serbė, shqiptarėt, duke qenė njė popull joshtetformues dhe joshtetadhurues, nuk mund t’i qeverisin serbėt e Kosovės. Njė popull i ulėt nuk mund ta qeverisė njė popull tė qytetėruar. Ndaj ata (serbėt), duhet tė ndahen. Paragjykimet serbe ndaj shqiptarėve tregojnė se ndėrmjet kėtyre dy popujve, jo vetėm qė s’mund tė ketė bashkėjetesė, por vėshtirė mund tė ketė edhe fqinjėsi tė mirė. Pėr fqinjėsi tė mirė nevojitet politikė paqėsore, konstruktive dhe stabilizuese.

Kosova pėr Beogradin mund tė jetė edhe ēėshtje argėtimi. Pėr shqiptarėt ndėrkaq, pėrveēse ēėshtje kombėtare ėshtė edhe ēėshtje ekzistenciale, sociale dhe e zhvillimit ekonomik. Ėshtė ēėshtje e ndėrtimit tė standardit jetėsor pėr dy milionė qytetarėt e saj dhe e kapėrcimit tė pasojave - tė natės njė shekull tė gjatė - tė shfrytėzimit serb.

Pėr politikėn kolonialiste ndaj shqiptarėve qė ka ndjekur nė periudhėn e viteve 1912-1999, Serbia duhet t’i paguajė Kosovės reparacion dhe zhdėmtim. Parlamenti serb duhet tė miratojė njė rezolutė nė tė cilėn do t’u kėrkojė falje shqiptarėve pėr sundimin shekullor.

Politika e Boris Tadiqit ėshtė nė kundėrshti tė plotė me parimet e demokracisė liberale tė Perėndimit. Paraqet vazhdimin e politikės sė Nikola Pashiqit, tė politikės sė karagjorgjeviqėve, tė politikės sė Aleksandėr Rankoviqit, si dhe tė politikės sė S. Milosheviqit.

Politika e tij, pėrkundėr retorikės paqėsore, nė thelb ėshtė politikė e ndryshimit tė kufijve dhe e luftės pėr territore.

Sot nė Ballkan, lufta pėr territore ka pėrfunduar.

Derisa tė mos ripėrkufizohet ideologjia kombėtare serbomadhe, Beogradit duhet t’i ndėrpritet ēdo proces i integrimit nė familjen euro-atlantike.

 

Xh. Zejneli
me postė-E [Fryma]


 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku