|
Gadishulli
i Ballkanit
- Nė literaturėn kroate thuhet se fjala turke ballkan
ka kuptimin e vargmaleve pyjore. Nė lashtėsi, njė kodėr nė
Evropėn jugore ėshtė quajtur Haemus e qė lexohet
Hemus. Bullgarėt e kanė quajtur Stara
planina (Mali i Vjetėr). Mė vonė, me kėtė emėr ėshtė
quajtur i tėrė gadishulli. Nga fjala Ballkan kanė
lindur edhe fjlaė ofenduese, si p.sh. ballkanezer nė
vend tė fjalės ballkanas. Ka raste kur fjalėn Ballkan,
evropianėt e pėrdorin nė kuptimin e sjelljes barbare dhe tė
pakulturuar, duke pretenduar se ballkanasit janė tė tillė. Nė kėtė
kuptim, sllavėt e pėrdorin termin balkanstvo dhe balkanshtina.
Ka raste kur pėrdoret edhe termi ballkanizėm
nė kuptimin: prej njė tėrėsie tė caktuar, tė krijosh
pjesė tė shumta.
Gadishulli
i Ballkanit ndodhet nė Evropėn juglindore. Shtrihet nė jug tė
lumenjve Danub dhe Drava, ndėrmjet detit Adriatik e Jon nė perėndim,
Detit Egje e Detit tė Zi nė lindje dhe Mesdheut nė jug.
Nė
pikėpamje gjeografike dhe kulturore,
Gadishulli i Ballkanit i takojnė kėta popuj: shqiptarėt,
grekėt, serbėt, bullgarėt (dhe sllavo-maqedonasit),
malazezėt dhe boshnjakėt. Nė
gadishull jetojnė edhe: vllehtė (aromunė,
cincarė), hebre, grupi etnik
sllavo-folės me fe islame (nė vende tė ndryshme quhen me
emra tė ndryshėm), romė, turq etj.
Nė
pikėpamje gjeografike, Turqia dhe Rumania
nuk janė pjesė e Gadishullit tė Ballkanit. Turqia ėshtė shtet i
Azisė, por Stambolli ndodhet nė pjesėn evropiane, nė ngushticėn
e Bosforit. Qė tė dyja pretendojnė se janė pjesė e gadishullit.
Kroacia ndėrkaq, nuk ėshtė pjesė e
Ballkanit, as gjeografikisht, as nė pikėpamje tė kulturės. Pėr
dallim nga turqit dhe nga rumunėt, tė cilėt pretendojnė qė - tė
paktėn nė pikėpamje historike - i takojnė
Gadishullit, kroatėt ndėrkaq, kategorikisht e
mohojnė se janė popull ballkanik. Ata thonė se nuk i takojnė
Ballkanit, as gjeografikisht, as historikisht dhe as nė pikėpamje
kulturore. Ballkanas pėr kroatėt, ka kuptimin i
prapambetur, parak, i paqytetėruar. Kroatėt thonė se janė
pjesė e Evropės Qendrore dhe se kanė kulturė perėndimore. Duke
qenė popull katolik, sikur edhe sllovenėt, ndodhen nė veri tė Limes
Theodosiana (Vijės sė Theodosit). Kroatėt parapėlqejnė
tė theksojnė se kanė qenė nėn sundimin, jo tė Perandorisė
Osmane, por tė njė perandorie perėndimore asaj
Austro-Hungareze.
Nė
lashtėsi, nė gadishull, jetonin pesė popuj
kryesorė: ilirėt, grekėt e vjetėr,
maqedonasit e lashtė dhe trakasit
njė popull indoevropian antik qė banonte nė njė hapėsirė
tė gjerė, prej Karpateve deri nė Egje dhe prej Morave deri nė
Detin e Zi. Trakia ėshtė rajon
historiko-gjeografik i gadishullit qė laget nga Deti i Zi, nga
Marmaraja dhe nga Egjeu. Sot ėshtė pjesė e Bullgarisė, e Greqisė
dhe e Turqisė. Ndėrkaq, nė veri tė Danubit shtrihej
Dakia (sot Rumania) e banuar nga dakasit.
Nė
mesjetė, nė gadishull jetonin katėr popuj me
kapacitet pėrafėrsisht tė barabartė: shqiptarėt, grekėt,
bullgarėt dhe serbėt. Bullgarėt formuan
mbretėri qysh nė shekullin IX. Mbretėria serbe u formua nė
fillim tė shekullit XIII (1217). Shqiptarėt nė
mesjetė, pėr dallim nga bullgarėt dhe serbėt, nuk arrijnė
tė krijojnė njė mbretėri tė veten. Me fjalė tė tjera, nė
mesjetė shqiptarėt kishin ngelur pas fqinjėve tė vet.
Edhe
kah mesi i shekullit XIX, shqiptarėt, nė krahasim
me fqinjėt ballkanikė - ngecin. Greqia, Serbia dhe Bullgaria e
fitojnė pavarėsinė nga Turqia. (Bullgaria formalisht e
shpall pavarėsinė mė 1908). Pavarėsia e shqiptarėve
arrihet, jo mė parė se mė 1912. Njėfarė baraspeshe qė ka
ekzistuar nė mesjetė midis kėtyre katėr popujve, nė shekullin
XIX dhe gjatė tėrė shekullit XX - ērregullohet. Serbėt dhe Grekėt
forcohen. Bullgarėt ngecin. Shqiptarėt ndėrkaq, pėr shumė
arsye, ndahen nė gjashtė shtete, hyjnė nė diktaturė dhe
defaktorizohen.
Me
pėrjashtim tė malazezėve, tė sllavo-maqedonasve dhe tė myslimanėve
(boshnjakė), sot shqiptarėt janė pika mė
e dobėt e rajonit. Kishte qė thonin se shekulli XXI ėshtė
shekull i shqiptarėve. Po del se nuk paskėsh qenė ashtu. Shqiptarėt
nuk tregohen nė shkallėn e duhur tė pėrgjegjėsisė historike.
Sulmet
e osmanėve nė Gadishullin
Ballkanik nisėn nė vitin 1356. Mė 1478 njė pjesė
e madhe e gadishullit ra nė duart e turqve. Popujt e pushtuar tė
gadishullit, ndonėse i ruajtėn gjerėsisht gjuhėt dhe fetė e
tyre, nuk e fituan pavarėsinė para shekullit XIX.
Me
gadishullin ndėrlidhet edhe ēėshtja lindore qė nėnkuptonte
problemet e pushtetit turk nė Evropėn juglindore
dhe nė pjesėn lindore tė detit Mesdhe. Ēėshtja lindore
ka tė bėjė edhe me historinė politike tė
vendeve tė Ballkanit dhe atyre tė Lindjes sė Afėrt lidhur me
ngritjen dhe tėrheqjen e pushtetit otoman. Kriza
lindore e madhe lindore nė vitet 1875-78 filloi me
kryengritjet antiosmane nė BH dhe nė Bullgari dhe me pretendimet e
Rusisė qė me luftė tė ketė pozitė
dominuese nė Ballkan. Problemet e Ballkanit u shtruan edhe
nė tryezat e kancelarive tė fuqive historike tė kontinentit, pėrfshi
edhe marrėveshjet dypalėshe, si: Traktati i Shėn-Stefanit
(1878), Kongresi i Berlinit (1878),
Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr (1912-1913)
me Traktatin e paqes nė Londėr (maj
1913) me tė cilin pėrfundoi Lufta I Ballkanike; Paqja
e Bukureshtit (l913) qė i dha fund Luftės
II Ballkanike; Konferenca e Paqes nė Paris (1919)
dhe Traktati i paqes i Versajės, i nėnshkruar mė
1919 nė Sallėn e pasqyrave nė Versaj afėr Parisit.
Nė
fund tė shekullit XIX dhe nė fillim tė shekullit XX, fuqitė e mėdha
krijuan termin ēėshtja e Ballkanit. Ishte njė emėrtim
i rėndomtė pėr njė sėrė problemesh dhe kundėrthėniesh
qė u shfaqėn nė fund tė shekullit XIX dhe nė fillim tė
shekullit XX, si rezultat i dobėsisė dhe i rėnies sė sundimit
otoman nė gadishull. Procesi i shpejtuar i shkatėrrimit tė
tė sėmurės sė Bosforit - Turqisė, i tėrhiqte
nė rajon fuqitė e mėdha tė kohės.
Austro-Hungaria dhe Rusia, pastaj Britania e Madhe, Franca dhe
Gjermania, nė vendet e sapoēliruara tė Ballkanit krijonin foletė
e veta. Depėrtimin nė gadishull, fuqitė e mėdha e mbulonin me
parulla tė ndryshme: Mbrojmė lirinė e popujve tė
krishterė; Ruajmė paqen dhe status-quo-nė.
Konflikti
i interesave tė fuqive tė mėdha historike, tė
cilat nė fillim tė shekullit XX tanimė ishin ndarė nė dy
blloqe, u reflektua sidomos nė Ballkan. Nėpėr gadishull
kalonte rruga e depėrtimit gjerman nė Lindje Drang
nach Osten (Depėrtim drejt Lindjes, d.m.th. drejt
vendeve tė Evropės Lindore dhe Lindjes sė Afėrt e tė Mesme. Kjo
politikė kishte pėr qėllim tė kompensojė vonimin
e Gjermanisė nė ndarjen e territoreve nė botė midis fuqive tė mėdha.
Pakėnaqėsia gjermane dhe depėrtimi i saj drejt lindjes shkaktoi
Luftėn e Parė Botėrore. Drang nach Osten ishte
synim edhe i Rajhut tė Tretė).
Interesi
kombėtar i popullit shqiptar nė Ballkan, ka qenė dhe ėshtė nė
pėrputhje tė plotė me politikėn gjermane, pėrkatėsisht me
interesin e faktorit gjerman.
Mė
1912-13, popujt e Ballkanit, tė lidhur nė aleancė
e sulmuan dhe e thyen Turqinė. Mė pas, pjesėtarėt e deriatėhershėm
tė aleancės, pėr tokat e fituara - nisėn luftėn
mes tyre. Filloi Bellum omnium in omnes (Lufta e
tė gjithėve kundėr tė gjithėve). Nė kėtė kohė,
Ballkani u quajt fuēi baruti. Ēėshtjet e rajonit
do tė shtrohen nė Londėr.
Pėrfaqėsuesit
rusė nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr mbrojtėn qėndrimin
se shqiptarėt, gjatė sundimit osman, kanė qenė nė shėrbim tė
Stambollit. Si tė tillė, ata nuk meritojnė tė kenė shtet. Me kėtė
qėndrim tė Moskės u pajtuan edhe Parisi me Londrėn. Vendet mike
tė shqiptarėve Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia mezi ia
dolėn tė nxjerrin njė gjysmė shteti shqiptar. Nga
kjo rezulton se fajin pėr copėtimin e Shqipėrisė nė Londėr (1912-13),
mė parė se te fuqitė e mėdha, shqiptarėt duhet ta kėrkojnė nė
vetvete. Kėshtu sepse pesė shekuj kanė qenė kundėr
vetvetes dhe nė shėrbim tė sunduesve.
Pas
kėtij dekomponimi dhe fragmentarizimi tė trungut dhe tė tėrėsisė
shqiptare, pasoi viti i mbrapshtė i Ismail Kadaresė,
kur nė Shqipėrinė e pėrgjysmuar kishin hyrė ushtritė e vendeve
tė rajonit dhe tė kontinentit. Gjithsej shtatė sosh.
Me
Paqen e Bukureshtit (1913) pėrfundoi
nė gadishull Lufta II Ballkanike. Me traktatin e paqes
krahina antike e Maqedonisė u nda nė tri pjesė: mė tepėr
se gjysma, me Selanikun dhe Trakinė perėndimore, i takoi Greqisė
(Maqedonia e Egjeut); rreth 35% tė kėtij territori i ra
Serbisė (Maqedonia e Vardarit); ndėrkaq diē mė
tepėr se 10% i mbeti Bullgarisė (Maqedonia e Pirinit).
Rumania e mori Dobruzhėn jugore. Pjesėn e fituar nė Bukuresht,
Serbia e humbi nė Jajce tė BH-sė, kur Josip Broz Tito-ja
e mbajti Mbledhjen II tė AVNOJ-it (KAĒKJ) dhe
nga ajo copė e krijoi Maqedoninė e sotme. Lidhur me vendimet
politike tė kroatit Tito Dobrica Qosiqi do tė
thotė: Atė qė serbėt e fitojnė me luftė, e humbin nė
paqe.
Pas
Luftės I Botėrore, gadishulli u nda ndėrmjet Greqisė, Shqipėrisė,
Bullgarisė dhe Serbisė (Jugosllavisė). Turqia mbajti vetėm
Stambollin dhe tokat rreth tij. Serbia nė kėtė kohė shquhej pėr
ekskluzivitetin ortodoks.
Nė
Ballkan mbetėn tė pazgjidhur edhe ēėshtje tė
ndryshme territoriale greko-bullgare dhe bullgaro-rumune.
Pjesė e problemeve tė gadishullit po bėhet edhe kontesti rreth
emrit ndėrmjet Athinės dhe Shkupit. Mbase VMRO-istėt
synojnė rishqyrtimin e vendimeve tė Konferencės sė
Paqes nė Bukuresht (1913) kur krahina me emrin
antik Maqedoni u nda nė tri pjesė. Duhet shtuar se lidhur me kėtė
kontest, Turqia ėshtė e vetmja qė haptazi anon nga
sllavo-maqedonasit.
Me
shpėrbėrjen e Jugosllavisė sė AVNOJ-it mė 1991, ēėshtje
territoriale tė pazgjidhura u paraqitėn edhe ndėrmjet
ish-republikave tė federatės. Me fjalė tė tjera, Ballkani pati
trazira edhe nė fund tė shekullit XX, qė nga viti 1991 deri nė
vitin 1995. Nė Bosnjė dhe Hercegovinė u ndez njė konflikt i egėr
etnik. Serbia nuk mund tė pajtohej me zhbėrjen e perandorisė
serbosllave, ndaj sulmoi Slloveninė, Kroacinė, Bosnjėn e
Hercegovinėn dhe Kosovėn. (Agresioni serb nė Slloveni
zgjati dhjetė ditė. Komandohej nga gjenerali serb Petar Graēanin).
Ēėshtjet
territoriale
nė rajon krijojnė nga vendet e gadishullit armiq tė
papajtueshėm.
*
* *
Nė
Ballkan, qysh nė fillim tė shekullit XIX e deri pas Luftės sė
Dytė Botėrore, u paraqitėn ide pėr krijimin e njė
federate tė shteteve ballkanike. Pa i pėrmendur synimet
serbo-greke tė fillimit tė shekullit XIX, koncepti i parė pėr
krijimin e njė federate tė tillė paraqitet nė vitet 60 tė
shekullit XIX. Koncepti pėr krijimin e njė shteti tė madh
ballkanik i cili do tė pėrfshinte vendet e ish-Jugosllavisė,
Bullgarinė dhe Shqipėrinė u quajt Ballkania.
Knjazi serb Mihajlo Obrenoviqi, i cili sundoi nė vitet 1860-1868,
ishte ideatori i krijimit tė shtetit tė madh tė serbėve
dhe tė bullgarėve nė pjesėn qendrore tė
Ballkanit. Kjo ide bazohej nė traditat shtetformuese dhe
shtetndėrtuese tė popullit serb dhe atij bullgar nė mesjetė.
Kjo ide i pėrfshinte edhe hapėsirat e Shqipėrisė. Nė
tė vėrtetė, Ballkania serbo-bullgare nėnkuptonte
pushtimin e trojeve etnike shqiptare nga serbėt dhe
nga bullgarėt. Nė kėtė periudhė (vitet 60 tė shek.
XIX), shqiptarėt ende nuk konsideroheshin subjekt
politik. Pėr shumė arsye, ky koncept ekspansionist i
kryeministrit serb Ilija Garashanin (1812-1874),
autorit tė Naēertanies (1844), pėr shumė arsye -
dėshtoi.
Nė
momentet kur rreth ēėshtjeve nė Ballkan implikoheshin fuqitė
e mėdha tė kohės, e sidomos kur ndėrhyrjet e tyre nuk
ishin nė favor tė Serbisė, atėherė serbėt lansonin parullėn: Ballkani
ballkanasve. Me kėtė nėnkuptohej qė fuqitė e mėdha
(antiserbe) tė mos ndėrhynin nė punėt e rajonit.
Idetė
pėr krijimin e (kon)federatės ballkanike janė
shfaqur edhe gjatė shekullit XX. Nga fundi i shekullit XIX dhe nė
fillim tė shekullit XX, projektin politik tė bashkimit tė
shteteve tė Ballkanit, e mbėshtetnin kryesisht socialistėt
dhe majtistėt e tjerė tė vendeve tė gadishullit.
Nga fundi i shekullit XIX, kjo ide u pėrhap brenda lėvizjeve
socialdemokrate tė vendeve tė Ballkanit, si alternativė
ndaj synimeve ekspansioniste tė elitave nacionaliste tė shteteve tė
sapoformuara.
Kominterna,
idetė e socialdemokratėve serbė tė fundit tė shekullit XIX dhe
tė fillimit tė shek. XX, i mori si bazė tė politikės sė vet
ndaj Ballkanit. Komunistėt e Kominternės
konsideronin se njė federatė socialiste e vendeve
tė Ballkanit: ...do tė paraqiste tė vetmen rrugėdalje
nga rrethi djallėzor i urrejtjes nacionaliste; do tė parandalonte
copėtimin e gadishullit nė shtete tė vogla; do tė bėnte tė
mundur daljen nga mjerimi dhe do ti jepte fund shfrytėzimit
imperialist.
Pas
Luftės sė Dytė Botėrore, Josip Broz Tito-ja dhe disa udhėheqės
tė tjerė tė Evropės Lindore, shqyrtuan mundėsinė e bashkimit tė
shteteve tė gadishullit dhe formimin e njė republike federative tė
Ballkanit. Nėn premisėn qė nė luftėn civile greke tė fitojnė
partizanėt, atėbotė nė kėtė federatė ballkanike do tė pėrfshihej
edhe Greqia. Pėr krijimin e kėsaj republike federative ballkanike
ishte i njoftuar edhe udhėheqėsi i komunistėve bullgarė Georgi
Dimitrov (1882-1949). Rreth kėsaj ēėshtjeje ka
marrė pjesė vepruese edhe BRSS-ja.
Pas
rezolutės sė Informbirosė mė
1948, marrėdhėniet e Jugosllavisė me vendet e Evropės Lindore
ndėrpriten. Rrjedhimisht, ndėrpriten edhe bisedimet pėr njė
aleancė tė mundshme tė vendeve tė Ballkanit.
Duke
mbajtur parasysh faktin se nė gadishull mbizotėrojnė
kryesisht popujt sllavė, tė cilėt historikisht i janė mbėshtetur
Rusisė bizantine, krijimi i njė federate apo konfederate
ballkanike assesi ska qenė dhe nuk ėshtė nė dobi tė popullit
shqiptar.
*
* *
Gjatė
luftės sė ftohtė fuqitė e mėdha i kishin tė pėrkufizuara
sferat e interesit, pėrkatėsisht zonat e
ndikimit. Pasojat e saj reflektoheshin edhe nė Gadishullin
Ballkanik. Kjo luftė ndėrmjet vendeve perėndimore
dhe bllokut sovjetik filloi qysh nė vitin 1945. Ajo u intensifikua
sidomos pas vitit 1947 dhe zgjati deri mė 1990. Mė 1989 presidentėt
Bush dhe Gorbaēov, nė njė takim tė nivelit tė lartė nė Maltė,
e shpallėn luftėn e ftohtė zyrtarisht tė pėrfunduar.
Regjimet komuniste tė Traktatit tė Varshavės nė Evropėn Lindore
- ranė. NATO-ja e ndryshoi rolin e vet. Mė 1994 NATO-ja pėruroi partneritetin
pėr paqe, si hap i parė pėr tu bėrė anėtar i saj
me tė drejta tė plota.
Pas
pėrfundimit tė luftės sė ftohtė, kontinenti i
vjetėr u shndėrrua pėrkohėsisht nė njė hapėsirė pa
zona ndikimi dhe pa sfera interesi.
SHBA-ja,
Rusia dhe BE-ja janė fuqi politike,
ekonomike dhe ushtarake historike. Paraqitja nė skenė e fuqive
tė reja globale dhe rajonale, siē
janė: Kina, India, Brazili dhe Turqia
shpie nė mėnyrė tė pashmangshme nė krijimin dhe nė ripėrkufizimin
e zonave tė ndikimit, pėrkatėsisht tė sferave
tė interesit. Gara pėr shtrirjen e ndikimit nga ana e
fuqive tė mėdha globale dhe rajonale, paralajmėron ringjalljen
e luftės sė ftohtė. Fuqitė
e mėdha sot synojnė tė zbatojnė politikėn e forcimit tė
pozicioneve tė veta dhe tė dobėsimit tė pozicioneve tė kundėrshtarit,
duke pėrdorur me kėtė rast tė gjitha mjetet e mundshme, me
pėrjashtim tė luftės.
*
* *
Sot
nė Ballkan jetojnė:
-
Popuj me pėrkatėsi etnike tė
ndryshme;
-
Popuj me histori, me kulturė dhe me pėrkatėsi
fetare tė ndryshme. Po tė pėrjashtohen sllovenėt
dhe kroatėt, tė cilėt edhe ashtu nuk i takojnė
Gadishullit, do tė shihet se popujt e Ballkanit, nė pikėpamje tė
zhvillimit ekonomik, ndodhen pak a shumė nė njė shkallė tė
barabartė;
-
Popuj, kryesisht tė tre konfesioneve: tė
konfesionit ortodoks, tė konfesionit katolik
dhe tė konfesionit islam ku bėjnė pjesė edhe bektashinjtė.
Pjesa mė e madhe e popujve tė Gadishullit janė tė besimit ortodoks.
Nė Ballkan ka edhe grupe etnike tė konfesioneve tė tjera, siē
janė hebrenjtė etj.
Nė
rajon, si nė shumė vende tė rruzullit, ka edhe ateistė,
tė cilėt parapėlqejnė tė mos i takojnė asnjė religjioni.
Mbase ka edhe tė tillė qė besojnė nė Zot, por jo edhe
religjioneve. Kėshtu sepse ato i konsiderojnė sajime
tė njeriut.
*
* *
Gadishulli
Ballkanik ka pozitė gjeografike strategjike.
Ėshtė kryeurė qė lidh Evropėn, Azinė dhe Afrikėn.
Nėpėrmjet ujėrave detare tė tij, arrihet nė Suez dhe dilet nė
Lindje tė Mesme e nė Gjirin Persik, pikėrisht te vendburimet
e naftės. Ujėrat e rajonit shpijnė nė Bosfor, qė lidh
Detin e Zi dhe Marmaranė. Ngushtica e Gjibraltarit ndėrkaq,
ēon nė oqeanin Atlantik.
Fuqia
e madhe qė ėshtė e pranishme nė gadishull, e ka afėr edhe Evropėn
Perėndimore edhe Rusinė nė lindje.
Pėr
shkak tė pozitės gjeografike strategjike, pėr Ballkanin mund tė
jenė tė interesuara, si fuqitė globale, ashtu edhe ato rajonale,
si pėr shembull: SHBA-ja, BE-ja, Rusia,
Turqia. Nė tė ardhmen edhe Kina.
Uashingtoni ėshtė i preokupuar nė rajone tė tjera tė botės,
ndaj Ballkanin mund tia lėrė BE-sė. Nė njė pjesė tė
Ballkanit, SHBA-ja mund ta angazhojė edhe Turqinė. Sidomos kur
BE-ja tregohet politikisht impotente. Duke qenė se
Pekini ėshtė larg dhe pėr tu bėrė fuqi politike, ekonomike
dhe ushtarake globale i duhen edhe nja tri dekada, atėherė del se
gara pėr Ballkanin mund tė zhvillohet ndėrmjet Rusisė,
Gjermanisė (si forca kryesore e BE-sė dhe njė nga shtatė
shtetet mė tė zhvilluara dhe mė tė industrializuara nė botė)
dhe Turqisė, e cila, pas nja 10-15 vjetėsh,
pretendon tė bėhet ekonomia e dhjetė e botės. Rusia kryesisht ėshtė
ortodokse; Gjermania katolike, luterane dhe protestante; ndėrkaq
Turqia kryesisht islame.
Fuqitė
e mėdha, nė rajone tė caktuara tė botės hyjnė mbi disa baza:
-
Mbi bazėn e komponentit etnik. Pėr shembull Rusia
hyn nė Ballkan me arsyetimin se popuj tė caktuar tė gadishullit i
takojnė familjes sllave. Rusėt gjatė shekujve XVIII dhe XIX
synonin tė gjenin ithtarė tė e vet nė Ballkan me arsyetimin jemi
vėllezėr pėr nga feja;
-
Mbi bazėn e komponentit fetar;
-
Mbi bazėn e lidhjeve historike;
-
Mbi bazėn e pėrkatėsisė qytetėrimit tė
caktuar.
Ka
edhe arsyetime tė tjera me tė cilat fuqitė e mėdha e justifikojnė
politikėn e tyre hegjemoniste, ekspansioniste, imperialiste,
kolonialiste dhe dominuese. Pėr shembull Kina njė ditė mund tė
thotė: Territori im ėshtė i ngushtė pėr gjithė kėtė
popullsi timen, ndaj medoemos tė shtrihem pėrtej kufijve tė
mi. Ky ekspansion ėshtė arsyetuar nė histori me teorinė
e hapėsirės jetėsore.
Duke
qenė shqiptarėt u pėrkasin tre konfesioneve, krijimi i sferave tė
interesit nė rajon nga fuqitė e mėdha mbi bazėn e konceptit vėllezėr
pėr nga feja do tė ishte fatale pėr ta. Kjo do tė shkaktonte
boshnjakizimin e kombit shqiptar nė Ballkan.
Asnjė
fuqi e madhe nuk mund ta vėrė nėn kontroll tėrė
Ballaknin. Secila fuqi e madhe do tė depėrtonte aty ku beson se do
tė ishte i mirėpritur dhe do tė bazohej nė njėrėn nga
komponentet e sipėrthėna etnik, konfesional, historik,
kulturor etj.
Pėr
tiu shmangur ndeshjes eventuale tė interesave tė fuqive tė mėdha
rreth rajonit Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia
dhe Bosnja e Hercegovina - pėr njė duhet ta kėrkojnė perspektivėn
e tyre nė organizmat euro-atlantikė.
|