rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Kontributi i tė rinjve tė  Deēanit nė Demonstratat e vitit 1968 nė Pejė

Ass. Mr. sc. Shkodran IMERAJ

.

Mbi dy dekada pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, nė territorin e Kosovės, tė administruar nga Federata e Jugosllavisė, tė populluar mė shumicė shqiptare, pėr herė tė parė u organizuan demonstrata ku u dėgjuan publikisht pėr herė tė para parullat : “Kosova Republikė”, “Kushtetutė”, “Duam Universitet”, “Rroftė Flamuri Kuq e Zi”, “Rroftė Populli Shqiptar”, “Vetėvendosje” etj.

Nė ballė tė organizimit tė Demonstratave tė vitit 1968, nė Kosovės e nė vise tė tjera etnike nė Jugosllavi, u vunė studentėt e nxėnėsit me prirje patriotike dhe orientim tė drejt kombėtar. Prandaj Demonstratat e vitit 1968, pa dyshim janė ngjarje shumė e rėndėsishme pėr popullin shqiptar tė Kosovės dhe viseve tė tjera etnike brenda federatės jugosllave.

Vatėr e organizimit tė Demonstratave tė vitit 1968 nė Pejė, ishte Shkolla Normale “Ali Kelmendi”, e cila qė nga viti 1962 e deri nė vitin 1968, ishte vetėm si drejtim pedagogjik i Gjimnazit “11 Maji” tė Pejės. Kėshtu, kjo shkollė nė shtator tė vitit 1968 u pavarėsua dhe u bė shkollė pesė-vjeēare dhe u emėrua Shkolla Normale “Ali Kelmendi”[1].

Shkolla Normale “Ali Kelmendi” nė Pejė, shumė shpejt, u bė njė vatėr e rėndėsishme e arsimit. Aty, vijonin mėsimin shumė nxėnės nga komuna e Pejės, Deēanit, Klinės, Istogut etj.  Pėrveē nxėnėsve nga regjioni i Pejės, nė Shkollėn Normale “Ali Kelmendi”, u shkolluan edhe shumė djem dhe vajza nga Plava, Gucia e me gjere.[2] Nė kėtė tempull tė diturisė, pėrgatiteshin kuadro mėsimdhėnėsi tė cilėt me pas punonin nė shkollat fillore tė Pejės dhe tė regjionit.

Drejtimi pedagogjik i Shkollės Normale “Ali Kelmendi” nė Pejė, shėrbente pėr pėrgatitjen profesionale pėr mėsuese tė ciklit tė ulėt tė shkollės fillore.[3] Pėrgatitja pėr kuadrin e mėsuesisė u bė njė drejtim shumė i pėlqyer pėr tė rinjtė dhe tė rejat, jo vetme pėr dėshirėn e madhe pėr avancim por edhe pėr faktin sė mundėsia e punėsimit nė kėtė profil ishte mė e lehtė.

Viti 1968, shėnon njė kthesė tė madhe pėr Kosovėn, sepse nė disa qendra tė saj, shpėrthyen demonstrata, ku nė ballė tė organizimit qėndronte rinia studentore dhe ajo e shkollave tė mesme, tė cilėt ishin pjesė e pėrpjekjeve tė pėrgjithshme tė shqiptarėve pėr liri, barazi dhe emancipim kombėtar.

Demonstratat e para, qė shpėrthyen nė Kosovė ishte ajo e 6 tetorit 1968 nė Prizren[4], ku vatėr kryesore e organizimit ishte Shkolla e Lartė Pedagogjike.[5] Kjo ishte e para demonstratė masive nė Kosovė pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrorė.[6] Pas Prizrenit, demonstrate e dytė u organizua nė Suharekė mė 8 tetor 1968.[7]

Jehona e demonstratave nė Prizren dhe Suharekė (tash Therandė), u pėrhap shumė shpejt edhe nė qytetet tė tjera posaēėrisht nė Pejė. Kėshtu me 17 tetor 1968[8],  Zymer Neziri, Xhemjal Gashi dhe Ramadan Blakaj[9], qėndruan nė Shkollėn Normale “Ali Kelmendi” nė Pejė. Treshja nė fjalė sė pari kontakton lidhur mė organizimin e demonstratės me Miftar Tishukun, nxėnėsi i normales.[10]

Mė pas Miftari, nė mėnyrė tė fshehur nga nxėnėsit e tjerė, fton nė takim mė treshen edhe Sylė (Zenun) Kuēin, Demė Mulliqin, Sadik Binakajn dhe Rexhep Ferizin.[11]Takimi u mbajt nė katin e -III-  tė shkollės nė klasėn V-3.[12]

Treshja e studentėve, nė takim mė nxėnėsit e ftuar u bėnė tė ditur atyre misionin e tyre, respektivisht qėllimin dhe planin e veprimit pėr organizimin dhe mbajtjen e demonstratės.[13]

Kėshtu pas shumė bisedash dhe pas shumė konsultimesh deri nė detaje u formua Grupin Organizues, qė do tė udhėhiqte demonstratėn dhe organizonte nxėnėsit brenda shkollės ku bėnin pjesė : Miftar Tishuku nga Isniqi i Deēanit nxėnės nė vitin e V-tė, Sylė Z. Kuēi nga Deēani nxėnės nė vitin e V-tė  Sadik Binakaj nga Belegu i Deēanit nxėnės nė vitin e V-tė, dhe Rexhep Ferizaj nga Kodralia e Deēanit nxėnės  nė vitin e V-tė dhe Demė Mulliqi nga Raushiqi i Pejės nxėnės nė vitin e IV-tė.[14]

Po ashtu nė takim u morė vendim qė pėr shkak tė konspiracionit : “…askush tė mos informoi asgjė paraprakisht deri mė 19 tetor…”, pra deri nė ditėn e organizimit tė demonstratės.[15] Grupi Organizues ndau detyrat pėr tė gjithė, pėr koordinatorė tė  demonstratės u caktua Xhemajl Gashi.[16] Ndėrsa pėr leximin e fjalimit u caktua Sylė Z. Kuēi, ndėrsa pėr bartjen e flamurit, gjegjėsisht bartės i parė u caktua Demė Mulliqi.[17] Fjalimi i cili parashihej tė lexohej nė demonstratė ishte pėrgatitur nga Zymer Neziri.[18]

Demonstrata e Prizrenit dhe ajo e Suharekės ishin dy demonstrate qė i paraprinė Demonstratės sė 19 tetorit 1968 nė Pejė. Prandaj normalistėt pejan tani kishin pėrvojė nė organizimin e demonstratave, pasi qė shumė aktiv nė Demonstratėn e Prizrenit kishin qenė Isa Demaj[19] dhe Zymer Neziri.

Pas pėrgatitjeve tė duhura, Demonstrata nė Pejė u mbajt mė 19 tetor 1968.[20]

Demonstratėn nė Pejė e organizuan Xhemajl Gashi, Ramadan Blakaj, Zymer Neziri mė ndihmėn e Isa Demaj[21], si dhe  Miftar Tishukut, Sylė Z. Kuēit, Demė Mulliqit, Sadik Binakajt dhe Rexhep Ferizajt tė gjithė nxėnės tė normales.

Si ēdo ditė tjetėr edhe nė ditėn e 19 tetorit 1968, nxėnėsit e normales kishin shkuar nė shkollė pėr tė vijuar mėsimin normalisht.[22]  Nė klasėn V-3, Grupi Organizuese i demonstratės u takua dhjetė minuta para kohės sė dhėnies sė sinjalit pėr tė dalė nxėnėsit e ndėrrimit tė parė nė oborrin e shkollės. Pas pak u dha sinjali qė tė gjithė nxėnėsit tė dalin nė oborrin e shkollės.[23] Mė pas nxėnėsit u grumbulluan nė oborrin e shkollės. Ishte zakon qė manifestimet e protestat tė udhėhiqeshin mė flamurin kombėtar.

Kėshtu flamuri kombėtar u vu nė shtizė, tė cilėn e kishte punuar Shaban Likaj, punėtorė teknik i shkollės normale. Flamurin e mori Demė Mulliqi, dhe mė pas Grupi Organizues i demonstratės doli para masės sė tubuar nė oborrin e shkollės.[24] Nė mesin e demonstruesve dėgjoheshin brohoritje dhe duartrokitje.[25] Parullat dhe brohoritjet kryesore tė demonstruesve ishin : “Kushtetutė” dhe “Republikė”.[26]

Masa e nxėnėseve, pasi u grumbulluan nė oborrin e shkollės, filluan marshimin pėr nė qytetin e Pejės.[27] Marshimi i nxėnėsve filloi nga Shkolla Normale, nė kėtė drejtim tė , Gjykatės Komunale, pastaj tek Arkivi Komunal, Varret e Gata, Shkolla e Artit, Gjimnazi “11 Maji”.[28]

Turma e demonstruesve, duke brohoritur “Kushtetutė” dhe “Republikė”, u ndalen para ndėrtesės sė Gjimnazit “11 Maji”.[29] Nxėnėsit e kėsaj shkolle nė pamundėsi pėr tė dalė nga objekti i shkollės, nuk mundėn qė nė mėnyrė masovike tė ju bashkėngjitėn demonstruesve. Arsyet ishin sė udhėheqėsit e Komitetit Komunal tė Lidhjes sė Komunistėve dhe ata tė Sekretariatit tė Punėve tė Brendshme sė bashku mė strukturat e Kuvendit tė Komunės sė Pejės, i kishin mbyllur dyert e gjimnazit me qėllim qė gjimnazistėt tė mos mund tė ju bashkoheshin turmės sė demonstruesve. Me gjithė atė, disa nxėnės kėrcyen nga kati i dytė dhe ju bashkuan turmės.[30]Po ashtu demonstruesve ju bashkuan edhe shumė nxėnės tė Shkollės sė Mesme Ekonomike, Shkollės Bujqėsore dhe nxėnės tė shkollave fillore.[31]

Flamurin nė krye tė kolonės sė protestuesve e mbante Demė Mulliqi, por nė pika tė rrezikshme bartės tė flamurit ishin edhe Zymer Neziri, Xhemajl Gashi dhe Ramadan Blakaj.[32]

Turma e demonstruesve, nga Gjimnazi “11 Maji”, vazhdoi kah Varret e Katolikėve, pjesa e poshtme e Puhovcit, Ura e Zallit dhe arritėn nė qendėr tė qytetit, pėrkatėsisht nė sheshin e qytetit, ndėrmjet hoteleve “Metohia” dhe “Korzo” ballė pėr ballė mė ndėrtesėn e Kuvendit tė Komunės sė Pejės.[33]

Turmės, mė pas ju bashkėngjitėn edhe shumė tė rinjė, zejtarė, intelektualė, punėtorė dhe fshatarė, pasi qė atė ditė nė qytetin ishte dite tregu.[34]

Nė Demonstratėn e 19 tetorit 1968 nė Pejė, pėrkrah nxėnėsve tė normales morėn pjesė edhe arsimtaret Sadri Kelmendi nga Ruhoti i Pejės dhe Bajram Ahmetxhekaj  nga Isniqi i Deēanit.[35]

Turma e demonstrueseve mė tė arritur nė sheshin e qytetit u ndale aty, duke brohoritur “Republikė” ,“Kushtetutė” dhe “Rroftė Flamuri Kuq e Zi” po ashtu u kėnduan edhe kėngė si “Kur u dha kushtrimi nė Kosovė”, “Oj, Kosovė mos thua mbarova”, “Kėngė pėr Skėnderbeun” etj.[36]

Aty ku turma qėndronte e ndalur, nė krahun e majtė, gjendej njė kioskė-gazetė shitės.[37] Mė ndihmėn e Sadik Binakajt dhe Rexhep Ferizajt[38], mbi kioskė u paraqiten Sylė Z. Kuēi.[39] Para masės sė tubuar, Sylė Z. Kuēi, ju drejtua pjesėmarrėsve mė njė letėr, ku ndėr tė tjera tha :

“...Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrorė e deri tash, shqiptarėt nuk u trajtuan si komb, shqipja u pėrdor me kufizime tė mėdha, liria e mendimit kombėtar u dėnua rendė, shqiptarėt mė pak tė drejta sė tė tjerėt, nuk patėn tė drejtė qė ta mbajmė lirisht flamurin kombėtar, kurse pėr mbajtėn ilegal tė tij dėnoheshin mė burg tė rėndė...[40]

...Kosova ėshtė truall autokton i shqiptarėve, tė cilėt jetojnė shumicė nė tė. Teritorialisht dhe mė numėr tė banorėve i takon statuti i republikės ashtu siē i takon Malit tė Zi, i cili nė numėr tė banorėve nuk i afrohet as pėr sė afėrmi Kosovės, prandaj kėrkojmė Kushtetutė dhe Republikė pėr Kosovėn...”[41]. Prej brohoritjeve dhe duartrokitjeve tė shumta nga demonstruesit, fjalimi i Sylės u ndėrpre disa herė.[42]

Pas leximit tė fjalimit, Syla zbret nga kioska. Demonstruesit vazhdonin me brohoritje dhe kėngė.[43] Mė pas demonstruesit vazhdojnė rrugėtimin nga sheshi i qytetit, tek “Qarshia e gatė”, “Lama e Drithit” afėr Shkollės Fillore “Ramiz Sadiku”, tek Stacioni i Trenit dhe arritėn deri tė Shkolla Normale.[44]

Mė kėtė rast vlen tė cekėt sė gjatė marshimit nga qendra e qytetit pėr nė shkollėn normale, sigurimi shtetėror jugosllav kishte infiltruar bashkėpunėtorėt e vet nė mesin e demonstruesve. Por mė pengimin e tyre, respektivisht me largimin e tyre nga radhėt e demonstruesve u morėn Miftar Tishuku, Skender Tafaj dhe Sadik Binakaj.[45]

Turma e demonstruesve pas gjithė ati marshimi, nė numėr mė tė vogėl mė tė arritur nė shkollėn normale, u shpėrndanė. Kėshtu Grupi Organizues, ishte marrė vesh paraprakisht qė pas pėrfundimit tė demonstratės, flamuri tė bartėt dorė mė dorė deri nė ballkonin e katit tė dytė tė shkollės, mė kėtė rast ashtu edhe ndodhi.[46]

Organet e Sigurimit, kishin pėrcjellur kėmba-kėmbės demonstruesit. Kėshtu mė 19 dhe 20 tetor 1968, u arrestuan : Zymer Neziri, Xhemajl Gashi, Ramadan Blakaj, Miftar Tishuku, Demė Mulliqi, Sylė Z.Kuēi, Rexhep Ferizi, Sadik Binakaj dhe Bedri Alimusaj. Ky i fundit ishte njėri nga nxėnėsit mė aktiv gjatė zhvillimit tė demonstratės. Ai kishte ndihmuar shumė nė organizimin dhe mbajtjen e rendit gjatė demonstratės.[47]

Me tu pėrhapur lajmi qė nxėnėsit e normales u arrestuan nga ana e organeve tė sigurimit, nxėnėsit e Shkollės Normale “Ali Kelmendi”, bojkotuan mėsimin duke u solidarizuar me shokėt e burgosur dhe kėrkonin lirimin e tyre e kthimin nė procesin mėsimor.[48]

Komiteti Komunal i Lidhjes sė Komunisteve dhe Sekretariati i Punėve tė Brendshme nė Pejė filluan tė merrnin masa ndaj atyre qė organizuan demonstratėn.[49]

Kėshtu, Zymer Neziri, Xhemajl Gashi dhe Ramadan Blakaj u dėnuan mė 30 ditė burg.[50]Pėr vepėr armiqėsore u dėnuan mė pėrjashtim nga shkolla nxėnėsit Sylė Z. Kuēi dhe Demė Mulliqi, ndėrsa, mė para pėrjashtim u dėnuan nxėnėsit : Rexhep Ferizi, Miftar Tishuku, Sadik Binakaj dhe Bedri Alimusaj.[51]

Pasi Sylė Z. Kuēi dhe Demė Mulliqi u pėrjashtuan nga shkolla, nxėnėsit e normales bojkotuan mėsimin. Kur zilja binte pėr tė filluar mėsimi, nxėnėsit dilnin nė oborrin e shkollės. Kėrkesė kryesore e nxėnėsve ishte : “Derisa tė kthehen edhe shokėt neve nuk do tė fillojmė mbajtjen e mėsimit!”.[52] Bojkotimin e mėsimit e organizuan nxėnėsit Sadik Binakaj dhe Ukė Kelmendi.[53]

Mė 23 tetor 1968, nė njė mbledhje tė mbajtur nga ana e arsimtarėve dhe nxėnėsve tė Shkollės Normale[54], mbledhja u mbajt nė amfiteatrin e Shkollės Bujqėsore[55], nxėnėsit u deklaruan unanimisht pėr kthimin e Sylė Z. Kuēit dhe Demė Mulliqit nė shkollė, dhe nuk pranuan qė tė distancohen nga akti i demonstratės dhe nga shokėt e dėnuar.[56]

Organet shtetėrorė tė ndjekjes filluan qė tė bėnin presion dhe kėrkonin qė tė ekzekutohen vendimet. Kėshtu nė mbledhjen e mbajtur mė 29 tetor 1968, ku morėn pjesė pos strukturave tė shkollės Normale edhe strukturat e Lidhjes sė Komunistėve, Sekretariatit tė Punėve tė Brendshėm dhe tė Kuvendit tė Komunės sė Pejės, u diskutua pėr situatėn e krijuar nė shkollė pas demonstratės. Pika tė rendit tė ditės ishin :

1. Masat nė lidhje me tė shtunėn e kaluar;

2. Pėrgatitja nė lidhje me pėrgatitjen e ditės sė shkollės.

Nga ana e organeve tė shkollės u propozua qė nxėnėsit Sylė Z. Kuēi dhe Demė Mulliqi tė pėrjashtohen nga shkolla me tė drejtė regjistrimi; nxėnėsit Bedri Alimusaj dhe Adem Kelmendi tė parapėrjashtohėn si dhe nxėnėsit  Miftar Tishuku, Rexhep Ferizi dhe Sadik Binakaj tė ju thyhet nota e sjelljes nė njėshi (1). [57]

Nė mbledhje pati debate nė lidhje me analizėn e gjendjes sė krijuar nė shkollė. Nė bazė tė proces verbalit mund tė konstatohet sė strukturat e organeve shtetėrore si dhe shumica e mėsimdhėnėsve ishin pėr tė ndėrmarrė masa tė rrepta ndaj nxėnėsve. Por kishte edhe mėsimdhėnės qė kėrkonin qė tė merreshin masa me lehtėsuese pėr nxėnėsit.[58]

Nė fund tė mbledhjes drejtori Fadil Rugova, e hodhi nė votim propozimin e pėr shqiptimin e masave disiplinore ndaj nxėnėsve ku nga 29 tė pranishmit, 22 votuan pėr pėrjashtim nga shkolla tė Sylė Z. Kuēit dhe tė Demė Mulliqit, ndėrsa 7[59] arsimtarė e kundėrshtuan largimin nga shkolla tė nxėnėsve.[60]

Pas kėtij vendimi, nė shenjė revolte dhe solidarizimi mė shokėt e pėrjashtuar, nxėnėsit e normales vazhduan bojkotimin e mėsimit.[61] Ata shkonin nė shkollė, kur zilja binte pėr tė filluar mėsimi, nxėnėsit dilnin nė oborrin e shkollės. Kėrkesa kryesore e nxėnėsve ishte : “deri sa tė ktheheshin edhe shokėt neve nuk do tė fillojmė mbajtjen e mėsimit”[62]. Bojkotimin e mėsimit e organizuan nxėnėsit e shkollės norme ku edhe u dalluan Sadik Binakaj dhe Ukė Kelmendi.[63]

Bojkotimi i mėsimit nė Shkollės Normale “Ali Kelmendi” nė Pejė zgjati disa ditė. Pėr asnjė moment nxėnėsit normalist nuk pranuan qė tė distancohen dhe tė ndalnin bojkotimin deri nė plotėsimin e kėrkesės sė tyre.  Ata ishin tė vendosur me kėrkesat e tyre pėr kthimin nė procesin mėsimor tė shokėve tė tyre tė pėrjashtuar.

Nėn presionin e kėtyre kėrkesave, drejtoria dhe pleqėsia e shkollės nė mbledhjen e mbajtur me 7 nėntor 1968, mori vendim qė nxėnėsit Sylė Z. Kuēi dhe Demė Mulliqi tė ju hiqet masa e pėrjashtimit dhe tė rikthehen nė procesin mėsimor.[64]

Gjatė punės hulumtuese nė teren pėr kompletimin e materialit, nga pjesėmarrėsit nė Demonstratėn e 19 tetorit 1968 nė Pejė, nga komuna e Deēanit mė rrethinė janė identifikuar kėta nxėnės pjesėmarrės :

Sylė (Zenun) Kuqi, Cenė (Imer) Imeraj, Maxhun Tishukaj[65], Haki Pajazitaj, Sadik Binakaj, Bedri Alimusaj, Miftar Tishuku, Halil Imeraj, Skėnder Tafaj, Hasan Islamaj, Hysen Ahmetxhekaj, Sali Dervishaj, Bajram (Sadik) Ahmataj, Kekė Ahmetaj, Zize (Haxhi) Mehaj, Hajrije Ahmetxhekaj, Sali Seferi, Demė Osmonaj, Ahmet (Idriz) Shala, Hasan Shala, Kamer Tahirsylaj, Misin Balaj, Asllan Islamaj, Nepe Berisha, Musė Alimusaj, Zelfije Haskaj, Ajne Cacaj, Gjyle Dautaj, Isa Ahmetaj, Nezir Kuēi, Imer Alimusaj, Have Povataj, Qaush Haxhnikaj, Nezir Osdautaj, Time Mushkolaj, Isuf (Cufė) Ēekaj, Isa Haskaj, Shpend Tafilaj, Imer Zeqiraj, Hasan Maksutaj, Imer Tafilaj[66], Isat (Qazim) Mushkolaj[67], Avdi Hasaj, Ajete Hasaj, Faze Muqaj, Ali Haxhosaj, Selmon Lokaj, Arif Kelmendi, Murteza Isufaj, Muhamet Tahiraj, Hasan Kamaj, Faze Curri, Sali Mazrrekaj, Shefqet Hadergjonaj, Rexhep Ferizaj, Avdullah Hadergjonaj, Miftar Haradinaj, Zenel Haxhnikaj, Sylė (Shaban) Alaj, Nushe Alaj, Skėnder Avdimetaj, Mone Povataj, Kimete Demalijaj, Hasan Bajraj[68], Xheladin Lekaj, Qazim Kukleci, Rexhep Lataj, Xhafer Binakaj[69], Haxhi Kamishaj, Bardh Dautaj[70], Izet Gjikokaj, Adem Berisha[71], Musa Mekaj, Ukė Goqi dhe Kumrije Sadrijaj.[72]

Pėrfundimisht mund tė konstatojmė sė ne Demonstratat e 19 tetorit 1968, tė organizuar nė Pejė nga nxėnėsit e Shkollės Normale “Ali Kelmendi”, pa dyshim qė njė kontribut tė ēmuar dhe shumė tė rėndėsishėm kanė dhėnė nxėnėsit nga komuna e Deēanit me rrethine.

Nxėnėsit normalist nga komuna e Deēanit mė rrethinė ishin shumė aktiv, ishin aty ku i kėrkonte nevoja, nė Grupin Organizues, nė ballė tė demonstratės dhe mbi tė gjitha qėndruan stoik dhe tė pa lėkundur deri nė plotėsimin e kėrkesave tė tyre.

Demonstrata e 19 tetorit 1968 nė Pejė si dhe tė gjitha demonstratat e organizuara anė e kėnd trojeve ku jetonin shqiptarėt nė  Federatėn e Jugosllavisė, lan gjurmė tė pa shlyer nė historinė mė tė re tė popullit shqiptar, sepse pėr herė tė para pas Luftės sė Dytė Botėrore u manifestuan publikisht kėrkesat politike tė shqiptarėve pėr tė avancuar statusin politik tė tyre dhe tė Kosovės nė kuadėr tė Federatės sė Jugosllavisė.

 

(Autori ėshtė magjister i shkencave historike dhe punon asisitent nė Institutin e Historisė-Prishtinė)



[1] Demė Mulliqi, Shkollat e Mesme tė Pejės nėn okupim 1990/91-1997/98, Ulqin 1999, f.31.

[2] Nė bazė tė deklaratave dhe bisedave mė ish-nxėnėsit e Shkollės Normale “Ali Kelmendi” nė Pejė, kujtojnė edhe disa nxėnės nga regjioni i Malėsisė si Dushe Gjonbalaj nga Vuthaj.

[3] Demė Mulliqi,  Shkollat e Mesme..., vep. e cit., f.34.

[4] Historia e Popullit Shqiptar IV, Toena, Tiranė 2008, f.

[5] Zymer Neziri, Isa Demaj-Jeta dhe veprimtaria atdhetare, Prishtinė 2002, f.179.

[6] Gazeta “Kosova Sot”, Prishtinė 20 tetor 2008, f.18.

[7] Gazeta “Bota Sot”, Prishtinė 18 tetor 2008, f.23.

[8] Arkivi i Komunės sė Deēanit (Me tej : AK-Deēani), Regalli Nr.92, Fondi : Lidhja e Historianėve tė Kosovės  “Ali Hadri”-Dega nė Deēan (Me tej : Fondi : LHK “Ali Hadri”-Dega nė Deēan), Dosja : Demonstrata e 19 tetorit 1968 nė Pejė, f.5.

[9] Me tej : Treshja.

[10] Gazeta “Bota Sot”, Prishtinė 23 dhjetor 2007, f.10.

[11] Po aty.

[12] AK-Deēani, Regalli Nr.92, Fondi : LHK “Ali Hadri”-Dega nė Deēan, Dosja : Demonstrata e 19 tetorit 1968 nė Pejė, f.5-6; Gazeta “Bota Sot”, Prishtinė 23 dhjetor 2007, f.10.

[13] Gazeta “Bota Sot”, Prishtinė 23 dhjetor 2007, f.10.

[14] AK-Deēani, Regalli Nr.92, Fondi : LHK “Ali Hadri” -Dega nė Deēan, Dosja : Demonstrata e 19 tetorit 1968 nė Pejė, f.5-6.

[15] Gazeta “Bota Sot”, Prishtinė 23 dhjetor 2007, f.10.

[16] AK-Deēani, Regalli Nr.92, Fondi : LHK “Ali Hadri”-Dega nė Deēan, Dosja : Demonstrata e 19 tetorit 1968 nė Pejė, f.5-6; Gazeta “Bota Sot”, Prishtinė 23 dhjetor 2007, f.10.

[17] Gazeta “Bota Sot”, Prishtinė 23 dhjetor 2007, f.10.

[18] AK-Deēani, Regalli Nr.92, Fondi : LHK “Ali Hadri”-Dega nė Deēan, Dosja : Demonstrata e 19 tetorit 1968 nė Pejė, f.5-6.

[19] Isa Demaj ka dhėnė njė kontribut shumė tė madhe nė organizimin e Demonstratės sė 19 tetorit 1968 nė qytetin e Pejės. Ai koordinoi punėt pėr organizmin e demonstratės nė Pejė mė Xhemajl Gashin, Ramadan Blakaj dhe Zymer Nezirin. Ai nė vitin 1964 kur kishte 18 vjet, u bė veprimtari mė i ri nė ilegalen  “Lėvizja Revolucionare pėr Bashkim Kombėtar”. Isa, ishte pjesėmarrės edhe nė Demonstratėn e 6 tetorit 1968 nė Prizren dhe 8 tetorit 1968 nė Suharekė. Isa, me 6 tetori 1968, bashkė mė Grupin e Studentėve tė Prizrenit, do tė merre koordinimin pėr organizimin e demonstratave nė Rrafshin e Dukagjinit.

[20] Gazeta “Bota e Re”, Prishtinė 26 nėntor 1998, f.24.

[21] Po aty.

[22] AK-Deēani, Regalli Nr.92, Fondi : LHK “Ali Hadri”-Dega nė Deēan, Dosja : Demonstrata e 19 tetorit 1968 nė Pejė, f.1.

[23] Gazeta “Bota Sot”, Prishtinė 23 dhjetor 2007, f.10.

[24] AK-Deēani, Regalli Nr.92, Fondi : LHK “Ali Hadri”-Dega nė Deēan, Dosja : Demonstrata e 19 tetorit 1968 nė Pejė, f.5-6.

[25] Po aty, f.1-2, f.5-6 dhe f.32-33.

[26] Po aty, f.1-2.

[27] Po aty.

[28] Po aty; Gazeta “Bota e Re”, Prishtinė 26 nėntor 1998, f.24.

[29] AK-Deēani, Regalli Nr.92, Fondi : LHK “Ali Hadri”-Dega nė Deēan, Dosja : Demonstrata e 19 tetorit 1968 nė Pejė, f.10-13.

[30] Po aty, f.32.

[31] Gazeta “Bota e Re”, Prishtinė 26 nėntor 1998, f.24.

[32] Gazeta “Kosova Sot”, Prishtinė 21 tetor 2008, f.29.

[33] Po aty.

[34] Po aty.

[35]AK-Deēani, Regalli Nr.92, Fondi : LHK “Ali Hadri”-Dega nė Deēan, Dosja : Demonstrata e 19 tetorit 1968 nė Pejė, f.10-15 dhe f.17-18.

[36] Po aty.

[37] Po aty,  f.1-2.

[38] Gazeta “Bota Sot”, Prishtinė 23 dhjetor 2007, f.10.

[39] Po aty.

[40] Gazeta “Kosova Sot”, Prishtinė 21 tetor 2008, f.29.

[41] AK-Deēani, Regalli Nr.92, Fondi : LHK  “Ali Hadri”-Dega nė Deēan, Dosja : Demonstrata e 19 tetorit 1968 nė Pejė, f.5-6.

[42] Gazeta “Bota e Re”, Prishtinė 26 nėntor 1998, f.24.

[43] Po aty.

[44] Po aty.

[45] Gazeta “Bota Sot”, Prishtinė 23 dhjetor 2007, f.10.

[46] Po aty.

[47] Demė Mulliqi, Shkollat e Mesme…, vep. e cit., f.35.

[48] Gazeta “Bota Sot”, Prishtinė 23 dhjetor 2007, f.10.

[49] Mulliqi, Demė, Shkollat e Mesme…, vep. e cit., f.35.

[50] Po aty.

[51] Po aty.

[52] AK-Deēani, Regalli Nr.92, Fondi : LHK “Ali Hadri”-Dega nė Deēan, Dosja : Demonstrata e 19 tetorit 1968 nė Pejė, f.1-2.

[53] Gazeta “Bota Sot”, Prishtinė 23 dhjetor 2007, f.10.

[54] Demė Mulliqi, Shkollat e Mesme…, vep. e cit., f.35.

[55] AK-Deēani, Regalli Nr.92, Fondi : LHK “Ali Hadri”-Dega nė Deēan, Dosja : Demonstrata e 19 tetorit 1968 nė Pejė, f.10-13

[56] Demė Mulliqi,  Shkollat e Mesme…, vep. e cit., f.35.

[57] Arkivi Ndėrkomunal-Pejė (Me tej : AN-Pejė), Proces Verbal-Mbledhja e Kėshillit t’arsimtarėve tė mbajtur me 29 tetor 1968 tė Shkollės Normale “Ali Kelmendi”-Pejė, f.2.

[58] Shih me gjerėsisht : AN-Pejė, Proces Verbal-Mbledhja e Kėshillit t’arsimtarėve tė mbajtur me 29 tetor 1968 tė Shkollės Normale “Ali Kelmendi”-Pejė, f.2-15.

[59] Edhe pse nė Proces Verbalin e mbledhjes sė  Kėshillit tė Arsimtarėve tė mbajtur me 29 tetor 1968 tė Shkollės Normale “Ali Kelmendi”-Pejė, nuk pėrmenden emrat e mėsimdhėnėsve sė kush votoi pėr ose kundėr, me qė nė Proces Verbal ėshtė i shėnuar vetėm diskutimi i mėsimdhėnėsve, kam arritur qė tė identifikoi kėtė mėsimdhėnėsve qė votuan kundėr dėnimit tė nxėnėsve ishin : Bajram Ahmetxhekaj, Rexhep Podrimja, Ali Haskaj (nga Rahoveci), Avdi Lama etj. Shih me gjerėsisht : AN-Pejė, Proces Verbal-Mbledhja e Kėshillit t’arsimtarėve tė mbajtur me 29 tetor 1968 tė Shkollės Normale “Ali Kelmendi”-Pejė.

[60] AK-Deēani, Regalli Nr.92, Fondi : LHK “Ali Hadri”-Dega nė Deēan, Dosja : Demonstrata e 19 tetorit 1968 nė Pejė, f.33.

[61] Gazeta “Bota Sot”, Prishtinė 23 dhjetor 2007, f.10.

[62] AK-Deēani, Regalli Nr.92, Fondi : LHK “Ali Hadri”-Dega nė Deēan, Dosja : Demonstrata e 19 tetorit 1968 nė Pejė, f.2-3.

[63] Gazeta “Bota Sot”, Prishtinė 23 dhjetor 2007, f.10.

[64] Demė Mulliqi, Shkollat e Mesme…, vep. e cit., f.35.

[65] AK-Deēani, Regalli Nr.92, Fondi : LHK “Ali Hadri”-Dega nė Deēan, Dosja : Demonstrata e 19 tetorit 1968 nė Pejė, f.7-8; Gazeta “Bota Sot”, Prishtinė 5 shtator 2008, f.15.

[66] Po aty, f.7-8.

[67] Selim Lokaj, Shkodran Imeraj, Fillimi i jetėsimit tė Kushtetutės sė Kaēanikut nė komunėn e Deēanit, Focus dhe LHK “Ali Hadri”-Dega nė Deēan, Prishtinė 2008, f.59-60.

[68]AK-Deēani, Regalli Nr.92, Fondi : LHK “Ali Hadri”-Dega nė Deēan, Dosja : Demonstrata e 19 tetorit 1968 nė Pejė, f.25.

[69] Po aty, f.27.

[70] Po aty, f.34.

[71] Po aty, f.16.

[72] Po aty, f.37.

 

 

 

Pėr bashkėpunim:

Kliko mbi foton e postės! >>>
ose pėrdor kėtė adresė: lrm@filolet.com


 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku