rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Shfletim i historisė

 Me rastin e 98-tė vjetorit tė rėnies sė

Tahir (Selim) Geci (1875-1913) nga Lluka e Ulėt

 

 

Shkruajnė :

    http://filolet.com/shkodran.jpg

Selim LOKAJ  &  Shkodran IMERAJ

 

Tahir (Selim) Geci (1875-1913)

Luftėtar i Shqipėrisė Etnike

 

Historia e popullit shqiptar ėshtė e mbushur me plot ngjarje dhe data tė rėndėsishme historike. Ēdo ngjarje e rėndėsishme i ka edhe personazhet e saja. Padyshim shumė familje tė dėshmuara tė popullit tonė brez pas brezi e patėn amanet traditėn e ruajtjes sė besės, bujarisė dhe trimėrisė. Njėra ndėr familjet mė me zė tė Rrafshit tė Dukagjinit, por edhe me gjerė, radhitet edhe familja Geci nga fshati Llukė e Ultė e komunės sė Deēanit, e cila pėr mbi njėqind e pesėdhjetė vjet, brez pas brezi i dha truallit arbėror bijtė e saj.

Kulla e Ali (Demė) Geci

Familja Geci e Llukės sė Ulėt, brez pas brezi nuk u gjunjėzua para asnjė pushtuesi. Djemtė e kėsaj familje ishin ēdo herė aty ku i kėrkonte, si nė luftė pėr mbrojtjen e kufijve tė Shqipėrisė, pas vendimeve tė Kongresit tė Berlinit mė 1878, e deri nė luftėn e fundit pėr ēlirim nė Kosovė, kur ra edhe heroikisht Elez (Ramė) Geci, i dekoruar me urdhrin Luftėtar i Lirisė-Adem Jashari, i shpallur nga Presidenti i Republikės sė Kosovės Dr. Fatim Sejdiu, me rastin e njėmbėdhjetė vjetorit tė rėnies heroike. Nė tė kaluarėn Kulla e Ali Demės, ėshtė djegur tri herė nga perandoria otomane dhe sundimi serb.

Ndėr meshkujt e familjes Geci, qė dha njė kontribut tė madh nė luftėrat pėr mbrojtjen e tokave shqiptarė nga pushtuesit e huaj, ėshtė edhe Tahir Selim Geci (1875-1913).

Kur flasim pėr figurėn, kontributin dhe veprimtarin e Tahir (Selim) Gecit, ėshtė shumė i drejtė vlerėsimi i historianit Dr. Jusuf Bajraktarit, i bėrė mė 29 shtator 2005, nė njė shkrim tė botuar nė gazetėn “Bota Sot”, ku vlerėson se : “Ndėr  figurat qė padrejtėsisht kanė pėrjetuar vonesėn e njohjes sė meritave atdhetare, ėshtė edhe Tahir Selm Syla i Gecajve tė Llukės sė Ulėt”, duke shtuar se “Nuk ėshtė rastėsi mbajtja e Kuvendit tė Besėlidhjes Shqiptare me 10 shkurt 1903 tė Verrat e Llukės. Ėshtė shprehje e besimit tė palėkundura tė garancisė, besa dhe forca e armėve tė kėsaj ane, siē ishin Tahir, Lane e Bajram Selmi, tre vėllezėr qė lanė gjurmė nė kujtesėn historike”.

 

Trimėria dhe bujaria, traditė e moēme e familjes Geci

Disa tė dhėnė pėr meshkujt e familjes Geci qė dhanė kontribut tė madh nė luftėrat e shumta pėr ēlirimin e vendit :

Ali Dema, i lindur nė fillim tė shekullit XIX, nė Llukė tė Ulėt. Ishte njė burrė i madh i kohės. Ishte njėri i kryengritjeve dhe nuk u pajtua asnjėherė mė pushtuesit. Nė vitet e para tė fillimit tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, vitet ’30, Ali Demėn e gjejmė nė pronat e tij nė fshatin Siēevė tė Klinės. Pėr qėndrimin e Ali Demės nė fshatin Siēevė, argumentohet nga libri i Jusuf M. Bytyqit “Jetullah Desku-Emėr i pashuar”, Prishtinė 2005. Nga kujtesa popullore ende ruhet sė Ali Dema, kishte marrėdhėnie shumė tė mirė me Familjen e Bushatlinijėve tė Shkodrės  (Pashallėku i Shkodrės 1757-1831), ku sipas tė dhėnave nga terreni Ali Dema, i kishte marrėdhėnie familjare me Familjen e Bushatlinjėve.

Selim Syla, pas Ali Demės, rrugėn e luftėrave kundėr pushtueseve e ndjekė nipi Selimi, i cili bashkė me katėr djemtė e vet, Tahirin, Lanin, Bajramin dhe Hasanin, janė pjesėmarrės thuaj nė tė gjitha luftimet e zhvilluara si nė Dukagjin, Malėsi tė Gjakovės, Plavė  e Guci, Arrazhanicė, Peshterrė etj.

Selim Syla

Mė 6 shtator 1878, nė Beteja e Sarajės (nė Sarajet e Abdullah Pash Drenit) , kur edhe u vra Mehmet Ali Pashė Maxharri, nė luftimet pėrkrah luftėtarėve shqiptar tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ishte edhe Selim Syla.

Pėr veprimtarin e Selim Sylės, si kaēak e tribun i popullit dėshmon edhe Regjistri i Kaēakėve nr. 97, i datės 10 prill tė vitit 1921, i sajuar nga Ministria e Punėve tė Brendshme tė Mbretėrisė Serbo-Kroate-Sllovene. Nga ky dokument, Selim Syla, bashk me tė bijtė Lanin e Bajramin, rangohen si kaēaket mė tė kėrkuar sė bashku me Idriz Bekėn e Ratishit, Rexhė Alinė, Kamer Sylėn etj.

Lan Selmi, edhe ky trim e luftetarė i shumė betjeve, lindi mė 1886, nė fshatin Llukė e Ulėt. U rrit dhe u edukau nė kullėn e Ali Demės. Ishe pjesėmarrės edhe nė frontet e luftės nė Jemen dhe nė Galici.

Lan Selmi

Edhe pse merrte pjesė nė shumė fronte tė luftės jashtė trojeve etnike ai pėr asnjė moment nuk e ndali vėmendjen dhe qėllimin pėr ēlirimin e vendlindjes sė tij. Nė Betejėn e Arazhanicės nė mbrojtje tė Plavės dhe Gucisė, ra heroikisht mė 1 gusht tė vitit 1941. Pėr tė nderuar jetėn dhe veprimtarinė e tij, Lidhja e Historianėve tė Kosovės “Ali Hadri”-Dega nė Deēan, me Vendimin nr.06/2011, tė datės 9 maj 2011, i jep mirėnjohje, pėr meritat e treguara nė luftėrat pėr mbrojtjen e tokave shqiptare.

Bajram Selmi, u lind nė vitin 1893. Bashkė me tė vėllain Lanin, mori pjesė nė shumė fronte tė luftės. Nė vitin 1919, u plagos rėndė nė vendin e quajtur Brejat nė fshatin Irzniq pas pėrleshjeve me xhandarmėrinė serbe. Mė 24 qershor 1924, ishte krah Bajram Currit nė Revulicionin e Qershorit nė Shqipėri. Vdiq nė vitin 1941, pas ishte helmuar nė Spitalin e Pejės.

Bajram Selmi

 

Hasan Selmi, u lind me 20 nėntor tė vitit 1906, nė derėn e njohur tė Ali Demės sė Llukės sė Ulėt. Ishte kapaband i trupave shqiptare nė vitin 1945, nė luftėn e Rozhajės kundėr forcave jugosllave. Pas ripushtimit tė Kosovės nga Jugosllavia me 1945,

Hasan Selimi

 

Hasan Selmit pėr pesėmbėdhjetė vjet (15) iu konfiskua e gjithė pasuria nga regjimi i ri.

Tradita atdhetare dhe bujaria e familjes Geci nga Lluka e Ulėt ishte ēdo herė pjesė e pandashme e djemve tė saj. Pėrveē shumė gjeneratave qė u flijuan pėr atdheun, familja Geci edhe nė kushtet e okupimit klasik serb nuk e ndali veprimtarin atdhetare. Kėshtu, Tahir (Ramė) Geci, ish-funksionar i Komitetit tė Kosovės, me 1981, pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare, u dėnua me 12-vjet burgim nga regjimi serb.

Ramė (Tahir) Geci

 

Ramė (Tahir) Geci, u lind me 15 prill tė vitit 1912. Morri pjesė nė frontet e luftės si nė Plavė e Guci, Peshterrė, Rrozhajė etj. Ishte i dėnuar me vdekje nga regjimi titist. Vdiq me 17 maj tė vitit 1990.

Tahir (Ramė) Geci – para Gjyqit mė 1981

Gazeta serbe me rastin e Gjykimit tė Tahir Gecit thekson nė ballinė sė :  “Zyrtarisht ka qene kryeshef i Shėrbimi Informativ tė Komitetit Krahinor tė Lidhjes sė Komunistėve dhe ilegalisht pjesėtarė i Organizatės Irredentiste Shqiptare nė Kosovės”.

 

Edhe nė luftėn e lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (1998-1999), djemtė e familjes Geci, ishin aty ku i kėrkonte atdheu. Nė Betejėn e njohur tė Ura e Pozharit, nė luftime me forcat serbe, me 28 mars 1999, bie heroikisht Elez (Ramė) Geci, ushtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Elez (Ramė) Geci

 

Po ashtu pjesė aktive e luftės sė UĒK-sė ishin edhe Lani, Jaha, Gėzim e Sami Geci. Ndėr mė aktivėt nė luftėn e fundit ishte edhe Ali (Ramė) Geci, veprimtar i palodhur i ēėshtjes kombėtare shqiptare. Ai shėrbeu nė Komandėn e Zonės Operative tė Rrafshit tė Dukagjinit, nė detyrėn e pėrgjegjėsit pėr informim.

Ali (Ramė) Geci

 

 

Tahir Selim Geci, njė jetė pėr atdhe

Tahir (Selim) Geci, i njohur ndryshe edhe si Tahir Lluka, u  lind me 1875, nė fshatin Llukė e Ulėt tė komunės sė Deēanit, nga prindėrit Selmi dhe Dyka.  Ishte djali i madh i Selim Sylės, nipi i madh i Ali (Demė) Gecit. Ai u rritė dhe u edukua nė odėn e njohur tė familjes Geci, ku mėsonte pėr trimėritė e burrave tė dėshmuar pėr ēėshtjen kombėtare.

Sipas tė dhėnave, Tahir Selimi, u dallua pėr trimėrinė dhe bujarinė e tij, pas fitores sė Revulicioni Xhonturq  mė 1908. Tahiri, kishte njė trup mesatar dhe njė bukuri tė rrallė. Ishte i epur shumė pas artit luftarak ēka me njė fjalė mund tė thuhet se ishte njė strateg i vėrtetė.

Tahir (Selim) Syla

 

Pas shpalljes sė Hyrjetit mė 1908, ai rroku armėn dhe kaloi nė jetėn e kaēakut. Gjatė gjithė periudhės 1908-1911, Tahirin e gjejmė nė krye tė ēetave tė armatosura shqiptare si nė Rrafshin e Dukagjinit.

          

Qosteku dhe kamishi tė sermtė tė Tahir Selimit

 

Ēetat e armatosura Tahir Selimi i organizoi duke mbajtur lidhje tė ngushta me ēetat  e Idriz Hoxhė Botushėn, Zeqir Halil Mulosmananj nga Bujani i Malesisė sė Gjakovės, Brahim Hoxhė Dalipin, Jahė Salihun e Babajve tė Bokės, Sylė Mehmetin, Idriz Bekėn e Ratishit, Metė Alinė dhe Isuf Musėn nga Pozhari dhe Hazir Sylė Kurpalin nga Radoniqi.

Vitet 1910-1912, tė fundit tė dekadės sė parė dhe fillimit tė dekadės sė dytė tė shekullit XX,  ishin vitet mė tė vėshtira pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi, ngase Perandoria Osmane, po i numėronte ditėt e fundit tė pushtimit tė tokave shqiptare pas plot pesė (5) shekuj tė sundimit nė Ballkan.

Momentet e fundit tė sundimit tė trojeve shqiptare nga Perandoria Osmane, shtetet fqinjė si Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria, duke krijuar Aleancėn Ballkanike, filluan pushtimin e trojeve shqiptare.

Populli shqiptar nė pėrgjithėsi u pėrgatitė pėr t’i mbrojtur me armė trojet e tyre. Nė kėtė kohė, Tahir Selmi i Gecajve tė Llukės sė Ulėt, me ēetat e tij, fillon luftimet me trupat e shteteve pushtuese. Me kėtė rast po e pėrmendim ballafaqimin e trupave tė armatosura tė Tahir Selimit me ato tė Perandorisė Osmane. Nė Zagerrma e Kapeshnicė tė Pejės si dhe nė Lugun e Drinit nė vitin 1909. Nė luftimet nė Zagerma nė mes tė fshatrave Lubeniq dhe Raushiq tė Pejės, ēeta e Tahir Selmit sė bashku me ēetėn e Idriz Bekės, pasi qė thyen trupat osmane, zunė rob njė numėr shumė tė madh nizamėve osman. Nė mesin e tė zėnėve rob kishte edhe oficer me funksione tė larat nė ushtrinė otomane.

Tahir Selimi, ishe njė luftėtar i dalluar dhe shquhej pėr artin e tij luftarak. Kėshtu nė ballafaqimin e trupave osmane me ato shqiptare nė Lug tė Drinit, ku nė kėtė pėrleshje u plagos Sheh Metushi nga Nivokazi i Gjakovės, Tahir Selmi sė bashku me Jahė Salihun nga Babaj tė Bokės, rrezikojnė edhe jetėn e tyre, pėr tė tėrhequr trupin e plagosur tė Sheh Metushit.

Nė fund tė vitit 1911, trupat malazeze, sulmuan Plavėn dhe Gucinė. Duke parė rrezikun nga trupat malazeze, Tahir Selmi bashkė me Adem Sylė Drenin nga Lluka e Ultė  dhe me ēetėn e tij tė armatosur, i sulmuan trupat malazeze nė pozicionet e tyre duke ngadhnyer dhe duke marrė nėn kontroll Majėn e Vizitorit, njėrėn nga pikat mė strategjike tė trupave malazeze. Nė luftimet nė Plave e Guci, Tahir Selmi mori pėrkrahjen edhe nga krerėt vendas siē ishte Ali Brahimi i Vuthajve. Nė shenjė tė respektit pėr njėri-tjetrin, Tahir Selmi vėllazėrohet me Ali Brahimin.

Dokumenti i veteranėve tė Tropojės, Nr.9/2

 

Nė tetor tė vitit 1913, trupat ushtarake serbo-malazeze, e sulmojnė Rrafshin e Dukagjnit, duke vrarė njerėz, djegur shtėpi dhe plaēkitur ēdo gjė. Nė krye tė kėsaj ekspedite ushtarake qėndronte gjenerali famėkeq malazez Radomir Veshoviq dhe gjenerali Vukotiq. Pėr t’ju kundėrvu sulmeve tė ekspeditės serbo-malazeze, Bajram Curri (krahas Bajram Currit, Tahir Selmi kishte koordinime edhe me ēetat e armatosura tė Isa Boletinit dhe tė Hasan Prishtinės, nė bashkėpunim me krerėt e partive dhe tė ēetave e organizuan qėndresėn kundėr sulmeve serbo-malazeze. Bajram Curri, nė bashkėpunim me Zeqir Halilin, Hoxhė Dallapin, Halil Dulėn, Brahim Bardhin, Ibish Bajramin dhe me Tahir Selim Llukėn (Geci), u organizuan dhe u pėrleshėn me trupat serbo-malazeze. Trupat shqiptare, kishin zėnė pritėn nė Qafe tė Morinės (nė Gjakovė), ku pėr tri ditė e net rresht u pėrleshen me trupat serbo-malazeze. Luftimet u zhvilluan nga Padeshi, Kamencia e nė drejtim tė Lugut tė Zi. Nė luftimet e zhvilluara nė Viēidol tė Lugut tė Zi, nė  vendin e quajtur Suishta e Halil Isufit, breg lumit Kamėn, u zhvilluan luftime tė rrepta, ku nė fushė  betejė bie heroikisht  Tahir Selim Lluka (Geci). Pas rejės sė Tahir Selimit, trupi i tij u varros me nderime tė larta nė fshatin Viēidol tė Tropojės.

Nė fund, e ndjejmė pėr obligim moral e profesional tė theksojmė sė tė bėmat e familjės Geci nga fshati Llukė e Ulėt e komunės sė Deēanit, nuk mund tė pėrmblidhen nė njė shkrim apo fejton.  Familja Geci, nga Lluka e Ulėt, pėr asnjė moment deri nė ēlirimin e plotė tė Kosovės nuk e ndali veprimtarinė e saj atdhetare. Ajo dhe tė bėmat e saj do tė mbesin pėrherė tė shėnuara nė analet e historisė sė shqiptarėve, ngase pjesa me e madhe e trojeve tona etnike janė tė lagura me gjakun e bijve mė tė mirė tė familjes Geci.

                (Selim Lokaj ėshtė mėsimdhėnės nė Gjimnazin “Vėllezėrit Frashėri” nė Deēan kurse Shkodran Imeraj ėshtė asistent nė Institutin e Historisė-Prishtinė. Janė autor tė monografisė Fillimi i jetėsimit tė Kushtetutės sė Kaēanikut nė komunėn e Deēanit)

 

 

 

Pėr bashkėpunim:

Kliko mbi foton e postės! >>>
ose pėrdor kėtė adresė: lrm@filolet.com


 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku