|
Me
shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912 shumė
toka etnike shqiptare mbetėn jashtė shtetit tė sapo themeluar. Njėra
nga krahinat qė mbeti jashtė shtetit shqiptar mė 1913 ishte edhe
krahina e Ēamėrisė me qytetet kryesore Janinėn, Prevezėn, Artėn
etj. Kėto qytete ishin tė banuara me popullsi shumicė shqiptare tė
besimit mysliman.
Pas
dėshtimit tė forcave otomane nė Luftėrat Ballkanike (1912-1913), e
ardhmja e zonave tė banuara nga shqiptarėt u diskutua nė Konferencėn
e Ambasadorėve, tė mbledhur me ngut nė Londėr, nė dhjetor
1912-janar 1913, ku nė parim u arrijt nė marrėveshje pėr tė mbėshtetur
krijimin e Shqipėrisė si njė etnitet i ri politik.
Pas
vendosjes sė Vijės sė Firencės, disa nga trupat greke filluan tė tėrhiqen
nga Ēamėria, megjithatė bandat terroriste greke vazhduan veprimtarinė
e tyre si mė parė. Meqenėse shumica e ēamėve ishin myslimanė, ata
trajtoheshin njėlloj si pakica turke qė jetonte nė Greqi.
Ndėrkohė,
mė 1923 pozita e rreth 20.000 shqiptarėve myslimanė, qė mbetėn nė
Greqinė veriore, debatohej intensivisht nė njė sesion special tė Kėshillit
tė Lidhjes sė Kombeve. Konventa qė bėnte tė mundur shkėmbimin e
popullsive greke dhe turke u nėnshkrua nė Konferencėn e Lozanės mė
30 janar 1923. Qeveria shqiptare ka insistuar nė atė kohė, nėpėrmjet
telegramesh dhe delegacionesh tė dėrguar nė Lidhjen e Kombeve, tė bėnte
tė qartė se autoritetet greke i detyronin ēamėt tė largoheshin nga
shtėpitė e tyre dhe tė zhvendoseshin nė Turqi dhe se tokat e tyre
ziheshin nga grekė qė vinin nga Azia e Vogėl.
Grekėt
u kundėrviheshin kėtyre akuzave me argumentin se termi
"shqiptar" mund tė pėrdorej vetėm pėr ata njerėz qė kanė
lindur nė Shqipėri, duke pėrjashtuar kėshtu shqiptarėt myslimanė tė
lindur nė Greqi, tė cilėt barazoheshin me turqit
Akuzat
e Shqipėrisė ndaj Greqisė, lidhur me shqiptarėt mysliman tė Ēamėrisė
u rritėn gradualisht dhe arritėn kulmin nė gjysmėn e parė tė vitit
1928-tė. Nė mars, Ministria e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, i
dorėzoi tė Ngarkuarit me Punė nga qeveria greke nė Tiranė njė
memorandum, nė tė cilin theksohej shqetėsimi i Tiranės pėr masa tė
ashpra tė ndėrmarra nga autoritetet lokale kundėr ēamėve dhe
shprehej njė protestė zyrtare qė qeveria greke nuk i njihte ata si njė
"pakicė kombėtare".
Shpėrthimi
Luftės sė Dytė Botėrore solli njė bashkim tė shkurtėr (1941-1944)
tė Kosovės me Shqipėrinė dhe mundėsinė e bashkimit tė rajoneve tė
tjera tė Ballkanit ku banonin shqiptarė. Nė gusht 1940 Italia pushtoi
Greqinė. Nė njė pėrpjekje pėr ta tėrhequr popullin shqiptar nė
realizimin e synimeve tė veta, Italia u premtoi shqiptarėve bashkimin
kombėtar. Marrėveshja gjermano-italiane parashikonte krijimin e njė
Shqipėrie tė Bashkuar ku pėrfshiheshin zona tė gjera tė
Jugosllavisė dhe nė njė shkallė mė tė ulėt tė Greqisė, tė
banuara nga shqiptarė. Italianėt arritėn tė shfrytėzonin ndjenjat
kombėtare shqiptare, duke insistuar se bashkimi i tė gjitha tokave tė
banuara nga shqiptarėt do tė varej nga fitorja e Boshtit.
Nė
tetor 1944, kur gjermanėt filluan tė tėrhiqeshin nga Greqia, disa
qindra ēamė u larguan bashkė me ta pėr nė Shqipėri. Mė pas,
shqiptarėt myslimanė qė mbetėn nė Greqi konsideroheshin nga grekėt
si njė armik i brendshėm. Nė pėrpjekjet pėr tė krijuar njė rajon
me kufij tė pastėr etnikisht, ēamėt u dėbuan nga Greqia e veriut
nga forcat guerrile greke nėn komandėn e gjeneral Napoleon Zervės, i
cili vepronte sipas urdhrave tė oficerėve aleatė. Nė dritėn e kėrkimeve
tė kohėve tė fundit, sipas dokumenteve tė luftės, veprimet greke
kundėr ēamėve mbėshteteshin dhe kishin autorizimin e Britanisė. Kėto
veprime ēuan nė largimin e rreth 35.000 ēamėve pėr nė Shqipėri
dhe tė tjerėve pėr nė Turqi. Kolonel Chris Ėoodhouse, shef i
Misionit Ushtarak Britanik nė Greqi, raportonte: "Me inkurajimin e
Misionit Aleat, qė unė drejtoja, Zervas i dėboi ēamėt nga shtėpitė
e tyre mė 1944. Pjesa dėrrmuese u largua pėr tė gjetur strehė nė
Shqipėri. Dėbimi i tyre nga Greqia u bė me njė gjakderdhje tė
madhe. Punėt e Zervasit u pasuan nė mars 1945 nga masakra e madhe ndaj
ēamėve tė Filatit, qė nuk mund tė falet. Rezultati ishte dėbimi i
popullsisė shqiptare tė padėshiruar, nga tokat e saj.
Nė
janar 1991, kur nė Shqipėri po shpėrbėhej shteti njėpartiak, u
krijua Shoqėria Politike Atdhetare Ēamėria (SHPAĒ), si njė grup
politik pėrkatės, "pėr tė shprehur dhe mbrojtur" interesat
e popullit tė Ēamėrisė. Qė atėherė SHPAĒ ka ndjekur realizimin e
ngjarjeve kulturore ēame dhe krijimin e gazetės Vatra Amtare Ēamėria,
si dhe botimin e njė numri kėrkesash pėr kthimin e pronave ēame dhe
kompensimin financiar.
Nė
nėntor 1999 SHPAĒ organizoi njė mbledhje tjetėr me temėn "Ēėshtja
ēame- Nė Kėrkim tė njė Zgjidhjeje", gjatė njė konference tė
nivelit tė lartė tė OSBE-sė nė Stamboll, qė nuk kishte tė bėnte
me tė. Delegacionet e huaja tė pranishme nė konferencėn e OSBE-sė u
ftuan tė merrnin pjesė nė kėtė mbledhje, ku Kryetari i SHPAĒ,
Hilmi Saqe, mbajti njė fjalim tė gjatė.
_________
BIBLIOGRAFIA
HISTORIKE
1.
Ibrahim D. Hoxha, libri: VISET KOMBĖTARE
SHQIPTARE NĖ SHTETIN GREK, Tiranė, 2000.
2.
Ibrahim D. Hoxha, DAUT HOXHA, Tiranė, 2000.
3.
ILIR USHTELENCA, DIPLOMACIA E MBRETIT ZOGU I-rė, Tiranė, 1997.
4.
Edėin Jacques, SHQIPTARĖT, Tiranė 1998.
5.
Tajar ZAVALANI, libri: HISTORIA E SHQIPNIS, Tiranė, 1998.
6.
Albert Ll. Kotini, libri: ĒAMĖRIA
DENONCON, Tiranė, 2002.
7.
Konferencė Shkencore, Ēėshtja Ēame dhe integrimi Evropian, Tiranė, 2005
8.
Hajredin Isufi, ĒAMĖRIA, Tiranė 2006.
9.
Arben Kondi, Rikthim nė Ēamėri, Tiranė 2002.
10.
Hasan Minga Hilmi Saqe, Genocidi grek kundra Ēamėrisė vazhdon, Tiranė 2005.
11.
Avdi Baleta, Shqiptarėt pėrballė shovinizmit serbo-grek, Tiranė 1996.
12.
Bilal Xhaferri, libri Pėrtej Largėsive, Tiranė, 2001.
13.
Begzat Begzati, libri, Xhemė Hasa-Ushtarak Demokrat. Kapitulli: Pjesmarja e Xhemės nė Luftėn
greko- shqiptare (ēame)
14. Georges
Castellan, libri: Historia e
Ballkanit, Tiranė 2000
15. Prof. Dr Hysni
Myzyri, Redaktor pėrgjegjės dhe autor i kreut XII, HISTORIA E SHQIPĖRISĖ DHE SHQIPTARĖVE Prizren 2001
16. Prof.
Dr. Beqir Meta, libri: Tensioni,
greko-Shqiptar 1939-1949. Tiranė 2000
17. Prof. Dr. Beqir Meta, libri: Shqipėria
dhe Greqia 1949-1990, Paqja e vėshtirė, Tiranė 2004
18. Dr. Alfred Henry Kissenger, libri: Diplomacia
19.
Gazeta, Gazeta e ATHINĖS,
Athinė, 3-11-2000.
20.
Gazeta, KOHA JONĖ,
fejton dhjetor 2002-janar 2003, Tiranė.
21.
Gazeta, SHEKULLI,
dhjetor 2002, Tiranė.
22.
Gazeta, FAKTI, Shkup, 13
janar 2007.
23.
Gazeta, FAKTI, Shkup, 20
janar 2007.
24.
Gazeta, ALBANIA, Tiranė,
17 janar 2007.
25. Gazeta, ABC,
Tiranė, 24 korrik 2006.
26. Revista,"Albanica",
exkluzive Tiranė, maj 2007
27.
Revista, ĒAMĖRIA,
1991-2005, Tiranė
28.
Revista, ESKLUZIVE,
Prishtin, shkurt 2002.
29.
Qendra informative e Ambasadės
turke nė Berlin, 2007 Biografia e Mustafa
Kemal Ata Turk
|