|
1.
Formimi i shtetit tė Bosnės
Historia e
viseve ku lindi shteti mesjetar i Bosnes pėr periudhėn nga shek.
VII-XII karakterizohet me njė mungesė tė theksuar burimesh. Emri Bosnė
shfaqet pėr herė tė parė nė burimet bizantine tė shek. X, kur ajo
u pėrfshi nė sferėn e ndikimit bizantin. Ndėrsa emir etnik boshnjak,
madje edhe pėrmbajtja e gjuhės boshnjake, shfaqen vetėm nė shek.
XIV.
Gjatė shek.
X territori i Bosnės zotėrohej pjesėrisht prej sundimtarėsh serbė
dhe pjesėrisht kroatė. Gjatė shek.X nė kohėn e sunduesit kroat
Kreshmir II (949-969) ka njoftime se ai zotėronte Bosnėn, qeveritari i
sė cilės njihej me titullin Ban. i njejti fakt pėrmendet edhe nė kohėn
e princit serb Ēasllav (940-960). Titulli Ban i takonte kreut tė
shtetit boshnjak dhe u mbajt prej tyre pėr disa shekuj.
Nė fillim tė
shek. XI Bosna iu bashkua pėr njė kohė Bizantit, pastaj u pėrfshi nė
pėrbėrje tė Zetės, ndėsa nga pikėpamja fetare ishte e lidhur me
arkipeshkopatėn e Tivarit. Nė fillim tė shek.XIII, me [1]
shtrirjen e sundimit hungarez mbi viset kroate, shteti hungarez
shfaqi pretendime edhe ndaj Bosnės. Nderkaq qė nga mesi i shek.XII
Bizanti kishte arritur tė rivendoste pushtetin e vet mbi provincat e
dikurshme ballkanike, pėrfshi edhe Bosnėn, qė pėrbėnte territorin
kufitar nė konfliktin midis Bizantit e Hungarisė, dhe ishte ndėrkohė
njė njėsi politike reale nė hartėn e Ballkanit, ēka dėshmohet me
faktin se perandorėt bizantinė nga ana e tyre e pėrfshinė edhe nė
titujt e vet.
Periudha e
krizės qė pėrjetonte Perandoria Bizantine nė fund tė shek.XII,
krijoi mundėsi qė nė Gadishullin e Ballkanit tė lindnin njėri pas
tjetrit shtete tė pavarura nė Bullgari, Serbi e Shqipėri. Pikėrisht
kėsaj kohe i takon fillimi i jetės sė pavarur tė shtetit Boshnjak,
ne krye tė tė cilit qėndronte Bani Kulin (1180-1204). Me emrin e tij
ėshtė i lidhur fillimi i qeverisjes sė Bosnės nga sundimtarė vendės,
qė i konsoliduan pozitat e shtetit Boshnjak nė luftė me monarkitė
fqinje, (sidomos me Hungarinė), tė cilat synonin ta nėnshtronin.
Kjo ėshtė
koha kur njėherazi lindi e u formua Herezia boshnjake, njė lėvizje e
cila ka mjaft tipare tė ngjajshme me Bogomilizimin, por qė ka edhe
shumė veēori specifike tė lidhura me zhvillimin e jetės fetare
vendase. Historia fetare e Bosnės mesjetare njeh periudha kur, herė ka
dominuar katolicizmi, herė Herezia me karakter dualist qė i bėri tė
njohur boshnjakėt me emrin Patarenė, Babunė etj. Nuk kanė munguar
gjithashtu edhe pėrpjekjet e kishės lindore ortodokse pėr tė
vendosur influencėn e vet nė tokat boshnjake, por megjithatė Bosna
mbeti nė periferi te ortodoksisė bizantine dhe organizimi i saj
kishtar nuk u lidh me asnjė prej qendrave kristiane botėrore, as me
Romėn e as me Kostandinopojėn.
Ithtarėt e
saj e quanin veten kristian nė analogji me kristianėt e parė
tė vėrtetė. Ky emėrtim ndeshet madje edhe nė regjistrat osman
dy shekuj pas rėnies sė Bosnės nėn sundimin turk. Ndėrsa emirin e
njohur Patarenė vunė kundėrshtarėt.
Boshnjakėt
kishin organizimin dhe kishėn e tyre origjinale te pavarur. Nė krye tė
kishes sė tyre qėndronte njė klerik me titullin Ded (Gjysh),
prej tė cilit vareshin, nga pikėpamja hierarkike, Gosti (Miqtė)
dhe Starci (Tė vjetrit). Kreu i kishės- Dedi merte pjesė madje
nė kuvendet zyrtare shtetėrore. Ndryshe nga tė gjitha kishat e atėhershme,
kisha Patarene nuk mblidhte taksa prej besimtarėve tė vet,[2]
nuk dispononte toka, nuk kishte tempuj. Ithtarėt mė besnik tė saj
jetonin nė bashkėsi dhe bėnin njė jetė asketike. Pasues te saj u bėnė
edhe sundimtarė tė veēantė boshnjakė, si dhe shumė pėrfaqėsues tė
aristokracisė vendėse.
Bosnja
mesjetare
Organizata e pavarur kishtare
Patarene ka qenė njėkohėsisht njė forcė bashkuese nė luftėn pėr
ruajtjen e pavarėsisė sė vendit qė kėrcėnohej shpesh nga
ndėrhyrjet e huaja. Ky bashkim forcash bėri tė mundur ti
rezistohej pėrpjekjeve tė kishės katolike pėr ta zhdukur Herezinė
boshnjake. Luftėrat e sundimtarėve kroat e hungarezė pėr tė
nėnshtruar Bosnėn, tė inkurajuar edhe nga Papa qė u dha atyre
karakterin e luftėrave fetare e te fushatave kryqtare, pėsuan disa
herė disfata pikėrisht pėrballė bashkimit tė forcave tė brendshme.
Herezia dhe kisha boshnjake u treguan te pamposhtura, pavarėsisht nga
kėrcėnimet e kundėrveprimet e ndėrmara ndaj saj prej fuqive
kundėrshtare.
2.
Organizimi
i shtetit boshnjak
Nė kohėn e pasardhėsit tė
Kulinit, Ninosllavit (1232-1250), sunduesi i Bosnės mori titullin Ban i
madh. Ai drejtonte vendin pėrmes dinjitarėve qė shėrbenin nė
oborrin e tij. Ata mbanin titujt tė cilėt si rregull, ishin pėrkthime
tė titujve oborrtarė bizantinė ose perendimorė. Nga pikėpamja
administrative Bosna ishte e ndarė nė zhupa, tė cilat drejtoheshin
nga zhupanė, knjazė e vojvodė.
Megjithatė, konsolidimi i
shtetit boshnjak gjatė shek. XII ka pėrshkuar njė rrugė tė
vėshtirė si rezultat i nderhyrjeve tė shteteve fqinje pėr ti
shkėputur vise tė veēanta dhe pėr tė arritur nėnshtrimin e plotė
tė tij. Pengesa mė serioze i erdhėn nga ana e Hungarisė, e cila,
veē presionit ushtarak, vepronte edhe pėrmes kishės katolike, rritja
e ndikimit tė sė cilės shprehej me ndėrtimin e kishave e dhurimin e
tokave nė pronėsi tė saj. Madje edhe Bani i madh, Ninosllavi, hoqi
dorė nga Herezia Patarene. Nė kėtė kuadėr nė Bosnė nisėn njė
veprimtari aktive fetare nė mbėshtetje tė kishės katolike, urdhėrat
e franēeskanėve e tė domenikanėve.
Territore tė tjera iu
shkėputėn Bosnės prej pushtimeve serbe e kroate. Nė kėtė proces u
dallua sidomos familja aristokratike kroate nga dera e Shubiēėve, e
cila arriti tė zotėronte njė pjesė tė mirė tė tokave boshnjake
nė fillim tė shek. XIV. Pėr pasojė, zotėrimet e sundimtarėve
vendės u tkurrėn shumė, mbetėn kryesisht ato nė qendėr tė
shtetit.
Familjet feudale boshnjake ishin
tė detyruar ti kundėrviheshin ndėrhyrjeve nga jashtė pėr tė
ruajtur pronat e privilegjet e veta. Ato patėn sukses me mbėshtetjen
qė siguruan nga Bani energjik Stefani
II Kotromaniē (1314-1353), njėri prej sundimtarėve mė tė
rėndėsishėm tė Bosnės, i cili, duke pėrfituar nga periudha e
grindjeve tė brendshme qė pėrjetonin nė fillim tė shek. XIV
Hungaria e Serbia, zhvilloi luftėra tė sukseshme qė i mundėsuan
zgjėrimin territorial tė shtetit boshnjak, madje pėr herė tė parė
Bosna arriti tė siguronte dalje nė detė prej grykės sė lumit
Neretva deri nė Kotorr. Periudha e sundimit tė kėtij Bani tė madh
shėnoi njė ngritje tė shtetit Boshnjak, kur shtete tė tjera
ballkanike, si ai Serb pas Dushanit dhe shteti Bullgar, u zhytėn nė
njė kaos e krizė tė thellė tė brendshme.
Stefani II, siē del nga
korrespondenca e tij me Papatin e Raguzėn, ishte jo vetėm Ban i
Bosnės, Stefanus dei gratia banus Bossine, por edhe i mjaft
viseve tė tjera. Pėr mė tepėr ai u drejtohej nėnshtetasve tė vet
si boshnjanė. Pėrdorimi i kėtij emri nė dokumentet e asaj kohe
ėshtė dėshmia e parė mbi praninė e njė ndėrgjegjeje tė formuar
kombėtare. Gjithashtu ruhen njė varg dekretesh pėr dhurimin e tokave
feudalėve, ku ata cilėsoheshin si bosnjanė tė mirė.
Pasuria dokumentare historike
ėshtė njė bazė e mirė dhe pėr njohjen e pėrcaktimin e strukturės
politike tė shtetit Boshnjak. Sipas tyre, del qartė se feudalėt
vendės kishin tė drejtė tė konsiderushme mbi tokėn qė zotronin.
Nė Bosnė u ruajt vetėdija e unitetit territorial deri nė fund tė
ekzistencės sė shtetit. Shtetasit e preceptonin veten si njė popull i
njė shteti.
Ruhen tė dhėna pėr
veprimtarinė aktive tė kuvendeve shtetėrore prej mesit tė shek. XIV.
Kuvendet Boshnjake si instuticion i lartė shtetėror, dalloheshin nga
njė veēori karakteristike: nė to nuk mernin pjesė pėrfaqėsues tė
kishės. Kjo shpjegohet me praninė e kishės boshnjake si kishė
Heretike.
Shek. XIV ishte njė periudhė
qė u karakterizua me njė zhvillim tė shpejt tė ekonomisė nė
Bosnė. Lulėzojė jeta qytetare dhe u formuan qendra tė shfrytėzimit
tė minierave. Si rregull qytetet boshnjake lindin afėr minierave tė
pasura tė argjendit e tė plumbit. Nė kohėn kur ende nuk ishte
zbuluar Amerika, argjendi boshnjak ishte objekt interesi jo vetėm pėr
Raguzėn fqinje, por edhe pėr Republikėn e fuqishme tė Venedikut.
Gjithashtu zhvillohej njė tregėti intensive me tė gjitha qytetet
Dalmatinė, e cila mbrohej nga shteti. Bani themelonte qytete e tregje.
Bosna filloj tė priste monedha sipas shembullit Venecian.
Rritja e rolit politik tė
sundimtarit boshnjak nė ballkanin veriperėndimor demonstrohet edhe
pėrmes martesave dinastike tė pėrfaqėsuesve tė familjes sė tij.
Sundimtarit tė Bosnės,iu bėnė partnerė: dinastia sunduese e
serbisė, e bullgarisė dhe prej shek. XIV Obori mbretėrorė i
Hungarisė e i Polonisė. Megjithėatė, pėr njė kohė pas vitit 1357,
Bosna njohu vasalitetin ndaj Hungarisė, ēka shėnoi kohėn e
depėrtimit mė intensive tė ndikimit hungarez nė mjaft
fusha tė jetės shtetėrore. Nė kėto rrethana gjeti terren tė
pėrshtatshėm rritja e veprimtarisė sė kishės katolike pėrmes
urdhėrit franēeskan.
Nga pikėpamja fetare Bosna
vazhdonte tė karakterizohej prej mungesės sė unitetit. Kisha katolike
dhe veprimtaria misionare e franēeskanėve vazhdonte tė zgjerohej. Nė
vend kishte edhe territore qė ishin tė lidhura me kishėn ortodokse
serbe, sidomos nė krahinėn e Humit. Natyrisht edhe kisha Heretike
Boshnjake vazhdonte tė kishte ndikimin e vet nė mjaft vise.
3.
Fuqizimi i mėtejshėm i shtetit boshnjak
Nė pjesėn mė tė madhe tė
gjysmės sė dytė tė shek. XIV sundimtari i Bosnjės ishte Tvėrdko I
(1353-1391), i cili, duke mos u trembur mė prej fqinjėve tė
fuqishėm, siē ishin Serbia nė kohėn e Stefan Dushanit (vdiq mė
1355) dhe Hungarian nė kohėn e Ludovigut I (vdiq mė 1382), arriti ta
shndėrronte Bosnėn nė njė shtet tė fuqishėm dhe me shtrirjen mė
tė madhe territoriale. Nė planin mė tė gjėrė ballkanik fuqizimi i
Bosnės ndodhi kur edhe shtete tė tjera si Bullgaria e Bizanti po
kalonin momente shumė mė tė vėshtira qė i ēonin drejt rėnies.
Pikėrisht nė kėto rrethana,
Tvėrdko I, i cilideri mė 1377-n mbante titullin Ban, e shpalli veten
mbret. Ky ishte njė akt me rėndėsi ndėrkombėtare, qė u njoh nga
Raguza, Venediku e Hungaria. Pėrmes njė politike aktive tė jashtme
Tvėrdko I i shkėputi Hungarisė zotėrimet e aneksuara mė parė prej
saj dhe i zgjeroi ato nė bregdetin dallmatin deri nė afėrsi tė
Raguzės. Nė pėrfundim tė tyre Tvėrdko e shpalli veten, pėr herė
tė parė nė historinė e Bosnes, mbret tė Bosnės, Kroacisė e
Dallmacisė. Nė drejtimin jugor ai u vu pėrballė balshajve pėr
zotėrimin e Kotorrit, ndėrsa me Venedikun mbajti marrėdhėnie tė
mira, madje u njohė prej saj si qytetarė venecian.
Territori i mbretėrisė
Boshnjake u dyfishua gjate periudhės sė sundimit tė Tvėrdkos I. Ai
arriti ti siguronte Bosnės pėrsėri daljen nė det, qė ishte
humbur mė parė, dhe nėnshtroi njė pjesė tė mirė tė qytetve
dalmatine.
Por, pavarėsisht nga ky
fuqizim, edhe nė Bosnė u shfaqėn dukuritė karakteristike pėr
mesjetėn e vonė, tė shoqėruara me copėtimin feudal. Tipik ishte
rasti i krijimit tė provincės sė Hercegovinės si njė njėsi mė
vete territoriale. Ajo drejtohej fillimisht nga njė feudal i madh qė
mbante titullin knjaz, i cili pastaj mori titullin vojvodė i madh dhe
sė fundi u vetėshpall Hercog (Dukė). Zotėrimet e tij filluan tė
quheshin tokat e Hercogut ose Hercegovinė. Kėtė shembull e
ndoqėn edhe sundimtarėt tė tjerė Brenda saqeve tė mbretėrisė sė
Bosnės.
Pas vdekjes sė Tvrdkos I,
pasardhėsit e tij nuk qenė nė djendje ta ruanin tėrėsinė tokesore
tė Bosnės. Ata u treguan tė pafuqishėm sidomos ndaj Hungarisė, e
cila e ktheu nėn sundimin e vet Kroacinė e Dallmacinė. Sundimtarėt e
Bosnės u bėnė pėrsėri vasal tė saj dhe njėherazi gjendja e
brendshme e vendit u karakterizua me luftėra tė vazhdueshme pėr
pushtet.
Duke mos u mjaftua me aq, prej
fundit tė shek.XIV, turqit osman qė kishin pėrparuar tashmė nė
brendėsi tė ballkanit, filluan ti shfaqin hapur synimet e veta pėr
tė nėnshtruar edhe Bosnėn. Nė fillim tė shek. XV nisi periudha e
pajtimit tė ushtrive mercenare osmane dhe pjesėmarrja e tyre nė
zgjidhjen e grindjeve tė brendshme nė Bosnė. Mė 1415-n Bosna njohu
vasalitetin ndaj sulltanit, duke krijuar njė situatė origjinale qė e
shnėrronte atė nė njė shtet me vasalitet tė dyfisht.
Rreziku i hapur e i
drejtpėrdrejtė osman nuk i frenoj sadopak lutėrat e brendshme e
sidomos konfliktin e ashpėr midis Bosnės e Despotit tė Serbisė pėr
zotėrimin e Srebrenicės, qytet midis dy shteteve qė ishte qendėr me
rėndėsi pėr nxjerrjen e argjendit. Madje jo rrallė sulltani osman u
vu nė rrolin e arbitrit nė kėtė rivalitet pėr epėrsi midis
shteteve ballkanike.
Pėr periudhėn paraosmane,
periudha mesjetare e shtetit boshnjak pėrshkohet nga pėrplasja e dy
ndikimeve. Nga lindja ushtronte influencėn e vet Bizanti. Ndikimi
bizantin ka qenė i fuqishėm dhe i vazhdueshėm. Nga ana tjetėr ndihej
ndikimi i fuqishėm qė vinte nga bota katolike, prej fqinjėve veriore,
Hungaria e Kroacia, qė sillnin modelin perendimor tė jetės, pėrmes
urdhrave fetarė, jetės dhe luksit aristokratik, garave kalorėsiake,
kėshtjellave etj.
Gjithsesi, pozicioni i Bosnės
midis kufijve osman e hungarez ndikoi pėr ruajtjen e shtetit boshnjak
pėr njė kohė mė tė gjatė se shtetet e tjera ballkanike.
4.
Bogumilėt
Nė Maqedoni dhe Bullgari, qysh
prej shek. X ka qenė zhvilluar njė lėvizje heretike dualiste, qė
quhej lėvizja bogumile. Bogumilėt, nė pėrputhje me doktrinėn e tyre
themelore, e kishin hedhur poshtė tė tėrė sistemin shoqėror. Nė
bazė tė njė dokumenti bashkekohor mėsojmė se ata predikonin
mosnėnshtrimin ndaj fisnikėve, se i sulmonin ,,bolarėt dhe tė
pasurit dhe
se i kėshillonin ,,tė gjithė robėrit qė mos tė punojnė
pėr zotėrinjtė e vet. Nė bazė sė doktrinės sė tyre dualiste,
bogomilėt nuk i pranonin shumicėn e mėsimeve dhe institucioneve
kishėtare: e dėnonin Dhjatėn e vetėr, sepse nė tė flitej mbi
krijimin e botės, mandej tempujt, ikonat, kryqin, mėshehtėsitė e
botės etj. Lėvizja bogumile u pėrhap nė Bizant prej kah e dėbuan
pėrdhunisht organet shtetėrore edhe nė shekujt e mėvonshėm pas
ardhjės sė fisit sllav-Serbė nė Ballkan dhe formimit tė Sėrbisė
mbi tokat Pellazge (shqiptare) dhe asimilimi i tyre, nė Serbi, ku e
ērrėnjosi Stefan Nemanja, duke marrė kundėr tyre masat mė drastike.
Dualistėt u paraqitėn nė
qytetet bregdetare Split, Zarė, Trogir, ku i persekutuan. Ata kanė
bėrė ndikimin e tyre mė tė fortė nė Bosnė, ku u zhvillua kisha e
Bosnės.
BOSNA SI SHTET UDHĖHEQĖS NĖ BALLKANIN PERENDIMOR
Nė gjysmėn e dytė tė
shekullit XIV shteti i Bosnės pėrfaqėson fuqinė mė tė fortė
politike nė pjesėn e mesme tė Gadishullit Ballkanik dhe ndikon shumė
nė zhvillimin politik tė vendeve si Kroacia dhe tjera.
PĖRPARIMI I BOSNĖS
Zhvillimi i pavarur i Bosnės
mund tė pėrcillet qartė prej fillimit tė shekullit XII. Gjatė kohės
sė Banit Kulin (1180-1204), Bosna ndėroi sundimtarin suprem, nė vend tė
Perandorit Bizantin erdhi mbreti i Hungarisė. Nė kėtė kohė Bosna
mbante lidhje me Bregdetin nėpėrmjet tregėtarėve dubrovinikas, tė
cilėve Bani u kishte garantuar levizje tė lirė, si edhe sigurinė e
pasurisė.
Patarenėt dhe kisha e Bosnės
Gjatė kohės sė Kulinit u pėrhap fjala se nė Bosnė kishte marrė
hov herezia dualiste dhe nga Roma erdhėn kėrkesat
qė armiku i urrejtur i kishės tė ērrėnjosej.
Gjatė kohės sė Kulinit dyshimet u zhdukėn, mirėpo akuzat zunė tė
pėrsėriteshin duke filluar prej vitit 1221. Prej atėherė gati njė
ēerek shekulli tė dėrguarit e papės, udhėheqėsit e lartė kishėtarė
dhe feudalėt, dominikanėt dhe luftėtarėt hungarezė, u pėrpoqėn me
shpatė e me zjarm ta ērėnjosin herezinė nga Bosna, mirėpo tė
gjitha kėto pėrpjekje dhe njė varg, ekspeditash kryqėtare nukpatėn
sukses.
Nė Bosnė dualistėt ja shtruan
ndikimit tė tyre peshkopatėn e dikurshme tė Bosnės dhe nė kėtė mėnyrė
u krijua kisha e Bosnės. Ajo qėndroi mė gjatė se tė gjitha
organizatat dualiste, mirėpo e ndėroi karakterin e vet. E pėrkrahur
nga feudalė dhe sundimtari ajo u bė kishė zyrtare, prandaj nė tė vėrtetė
i shėrbeu rendit feudal.
Dominimi i Hungarisė
Prej mesit tė shekullit
XIII Bosna ra nėn ndikim mė tė fortė tė Hungarisė,
ndonėse mė parė u kishte pėrballuar me suksese ekspe-ditave tė
shumta. Territori shtetėrorė i Bosnės ishte ndarė nė atė mėnyrė
qė Banėt e vendit sundonin vetėm njė pjesė tė saj. Kur nė Kroaci
u bėnė tė pavarur princėrit bribirė, Shubiqėt, ata pushtetin e
tyre e zgjeran edhe nė Bosnė.
Stepani II Kotromaniq
Pėrparimi i ri filloi mė
1322, kur Bani Stepani II Kotromaniq u ēlirua
nga pushteti suprem i Shubiqėve. Sė shpejti ai doli nė det nė
krahinėn e Neretvės dhe nga aty e pushtoi tokėn e Humėve. Ai
ja kthei Bosnės gjithashtu edhe krahinat nė veri-Usoru dhe Soli. Pėrpos
zgjėrimit territorial, Bosna u forcua edhe brenda, nė saje tė pėrparimit
ekonomik. Para mesit tė shek. XIV edhe nė Bosnė filloi prodhimi
xehetar e njėherit u themeluan edhe vendbanimet e para tė qyteteve.
Prej asaj kohe u bėnė shumė intensive lidhjet tregėtare me qytetet
bregdetare. Bani Stepani II Kotromaniq mban qėndrim mjaft paqėsor ndaj
mbretėrve tė Hungarisė tė dinastisė sė Anzhuinėve dhe e njifte
pushtetin e tyre supreme. Nė kėtė mėnyrė Bosnės ju sigurua njė
periudhė e rėndėsishme e zhvillimit tė qetė.
BOSNA
NĖ KULMINACIONIN E FUQIVE
Stepanin e II Kotromaniq e
trashigoi i biri i vėllaut tė tij Tvėrtkoja. Fillimi i sundimit tė
Tvėrtkut nuk paralajmėronte suksese tė mėdha mė vonė. Bani ishte nėn
presionin e fortė tė Hungarisė, i qėndroi njė lufte kundėr saj
mandej u rėzua prej fronit.
Zgjerimi i territorit Shtetėror
Pas rrėzimit prej anės sė
feudalėve nė vitin 1366, Bani Tvėrtko, me pėrkrahjen
e hungarezėve e muar pėrsėri pushtetin qysh vitin e
ardhshėm.
Atij tani i erdh pėr dore ti
frenojė feudalėt dhe ti shtijė nėn pushtetin e vet. Sė shpejti
ra nė konflikt me feudalin serb Nikolla Altomanoviqin, fqinjėn e tij tė
pa mėshirshėm, kundėrshtari tjetėr i Nikollės ishte prince Llazar.
Midis Banit Tvėrtko dhe princit Llazar u nėnshkrua aleanca kundėr
Nokolla Altomanoviqit. Nė luftėn e pėrbashkėt aleatėt e zunė rob
Nikolllėn, ja muarėn tė gjitha vendet dhe i ndanė ndėrmjet veti. Nėn
pushtetin e Tvėrtkos erdhėn me rastin e kėsaj ndarje (1373) vendet
serbe nė luginėn e Limit edhe nė luginėn e Drinės, kurse disa vjet
mė vonė ju bashkuan edhe vendet nė prapavijėn e Dubrovnikut djer te
Boka e Kotorrit (Trebinja, Konavla dhe Draēevica).
Pushtimet nė Dallmaci
Mbreti Tvėrtko ishte shumė aktiv edhe pėrjashta, nė drejtim tė
Kroacisė dhe tė Dalmacisė. Kur
shpėrtheu nė Kroaci, pas vdekjes sė mbretit
Llajosh, lėvizja kryengritėse
e bujarėve, mbreti i Bosnės i dha pėrkrahje tė plotė. Ai u jepte
kryengritėsve ushtrinė e vet ndihmėse dhe i strehonte, kur vinin nė
situatė tė vėshtirė. Bashkė me prisat e aristokracisė Kroate nė
luftėn rreth fronit hungarez. Tvėrtku i takonte partisė sė idhtarėve
tė Anzhuinėve tė Napolit. Ai bėri mė tepėr pėrpjekje pėr ti
shtijė nėn pushtetin e vet qytetet dalmatine. Kjo i erdh pėr dore vetėm
nė vitin 1390, pas shumė luftimeve dhe pėrpjekjeve tė mėdha
diplomatike. Atėherė titullit tė tij tė mbretit tė Sėrbis dhe Bosnės
i shtoi edhe titullin e mbretit tė Kroacise dhe tė Dalmacisė.
Bosna pas vdekjes sė Tvėrtkut
Zhvillimi politik bosnės u nis
nė njė drejtim krejt tjetėr. Bosna ushpartallua nė krahina tė
sundimtarėve feudalė, sikurse dikur
Perandoria e Dushanit. Brenda njė kohe tė shkurtur humbėn tė
gjitha fitoret e Tvėrtkut nė Dalmaci dhe nė Kroaci.

Zgjėrimi
i shtetit tė Bosnės:
1- Bosna nė shek. XII; 2- Zgjerimi nė kohėn e Stepanit II
Katromaniqit, 3- Zgjerimi nė kohėn e Tvėrtkut I
Kah mbarimi i shek. XIV politikėn
e Bosnės e caktojnė tre feudalė tė mėdhenj: Hėrvoje Vukēiqi,
sundimtari i Bosnės Perendimore, Sandal Hrahiqi, vendet e tė cilit
shtriheshin prej luginės sė Limit gjer nė Neretvė dhe Pavle
Radenoviqi nė Bosnėn Lindore. Ata e kishin fjalėn kryesore nė
kuvendet e feudalėve tė Bosnės; shumė mė me influencė se sa kanė
qenė kuvendet shtetėrore serbe. Feudalėt e Bosnės vazhduan tė pėrkrahin
me kėmbėngulje Lladisllavin e Napolit pretendentin e fronit hungarez,
pėr ēarėsye mbreti Zhigmund luftoi vazhdimisht kundėr Bosnės nė
fillim tė shek. XV. Vetėm pas Lladisllavit nė vitin 1409, ja shiti
Venedikut tė drejtat e veta mbi Dallmacinė, e Zhigmundi nė tė njejtėn
kohė bėri masakrimin e pjesės mė tė madhe tė feudalėve tė Bosnės,
u rregulluan marrėdhėniet me Hungarinė. Mirėpo dominimi i Hungarisė
zgjati shumė shkurt. Sepse Turqia u pėrtėri dhe korri fitore tė
madhe nė Bosnė nė vitin 1415 dhe e mundi ushtrinė hungareze dhe e
ushtroi ndikimin e vet nė kėtė vend.
Rėnja e Bosnės
Ka mesi i shek.XV nė Bosnė
vazhdonin luftėrat e brendshme.Pėrleshjet mė tė ashpra u bėnė
sidomos ndėrmjet mbretit Tomash (1444-
1461) dhe Stjepan Vukēiq Kosaēit (1435-1466), trashigimtarit tė
Sandal Hraniqit, i cili mė 1448 muar titullin Hercogu i Shėn Savės.
Pas vdekjes sė mbretit Tomash, mbreti i ri dhe hercogu u afruan ndėrmjet
veti pasi ishte e qartė se Bosnės i kishte ardhė rradha tė pushtohej
nga turqit ata kėrkuan ndihmė vazhdimisht nė tė gjitha anėt, mirėpo
tė gjitha fuqitė e mėdha tė asaj kohe nuk ju pėrgjigjėn kėsaj
thirrje.
Nė pranverėn e vitit 1463
Sulltan Mehmedi ndormori njė ekspeditė ushtarake kundėr Bosnės, ndonėsė
para kėsaj ekspedite kishte bėrė marrėveshjen
pėr armėpushim me mbretin e saj. Brenda njė kohe mjaft tė shkurtur
ushtria turke e shkaterroi shtetin e Bosnės. Vetė sundimtarėt e
qyteteve jua dorėzuan turqėve njė pjesė tė madhe tė qyteteve.
Mbreti Stefan Tomasheviq iku kah perendimi, mirėpo nė qytetin Kluē e
zunė dhe e ekzekutuan. Gjatė kėsaj ekspedite u pushtua edhe pjesa mė
e madhe e tokave tė hercogut Stjepan.
Rėnja e Hercegovinės
Hercogu shpėtoi dhe posa
u tėrhoq pjesa kryesore e ushtris turke, filloi
ti ēlirojė qytetet e veta. Nė vjeshtėn e vonė tė vitit 1463
nė luftė hyri edhe mbreti hungarez Matia Korvini. Ai nė aleancė
me Venedikun qė kishte filluar luftėn qysh mė parė, kah fundi i
vitit 1463 e pushtojė qytetin Jajce, qė ishte nė duart e turqve, e njė
vit mė vonė, e pushtoi edhe Bosnėn Veri-Lindore. Nė kėto territore
ai themeloi banovinat e Jajcės dhe tė Srebrenicės, tė cilat si
qendra tė rezistencės qėndruan djer nė dhjetėvjeshtėshat e parė tė
shek. XVI.
Fitoret e hercogut zgjatėn shumė
mė pak. Turqit e pushtuan pjesėn mė tė madhe tė tokave tė tij gjatė
vitit 1465. pas kėsaj qėndroi vetėm qyteti Novi (Hercegnovi) dhe njė
brez i ngushtė nė bregdet. Kėto pjesė i mbajti biri Stjepanit,
Vllatko, gjer nė vitin 1482, kur turqit i pushtuan definitivisht. Nga
koha e pushtimit turk rrejdh edhe emri Hercegovina, por tokat nė
tė cilat ka sunduar edhe Sandal Hraniqi. Ky emer mbeti sipas titullit tė
hercogut Stjepan.

Pushtimet
turke
Epoka e Rilindjes ose e lėvizjes
nacionalēlirimtare tė popujve tė Ballkanit karakterizohet me forcimin
e luftės sė armatosur pėr pėrmbysjen e zgjedhės turke. Veēoria e kėsaj
lufte, qė i jep asaj njė pėrmbajtje tė re,ėshtė se prej fundit tė
shek. XVIII e fillimit tė shek. XIX ajo mori njė karakter tė pavarur
dhe u bė njė nga faktorėt kryesor qė ndikoi pėr shpejtimin e
procesit tė shkatėrimit tė
Perandorisė osmane.
Epoka e Rilindjes kombėtare nė
Ballkan vazhdoi prej fundit tė shek. XVIII deri nė fillim tė shek.
XX. Ajo nuk u shfaq nė tė njejtėn kohė nė tė gjithė popujt e
Ballkanit. Kushtet konkrete tė brendshme dhe tė jashtme nė tė cilat
u zhvilluan lėvizja kombėtare e ēdo vendi kanė lėnė nė tė vulėn
dhe i kanė dhėnė asaj tipare tė veēanta. Nė tė njejtėn kohė lėvizjet
pėr ēlirimin kombėtar tė vendeve tė ballkanit kanė mjaft tipare tė
pėrbashkta qė shpjegohen ndėr tė tjera edhe me faktin se u zhvilluan
nė njė truall me tipare tė ngjajshme ekonomike e shoqėrore dhe
drejtoheshin kundėr tė njejtit armik.
DY
LUFTĖRAT BALLKANIKE
Luftėrat
ballkanike, dy luftėra tė pėrcjellura
njėra pas tjetrės 1912/13 dhe
nė luftėn e 2.Ballkanike 1913 ndėrmjet
shteteve ballkanike Serbisė,
Malit tė Zi, Greqisė, Bullgarisė
gjithashtu Rumenia si dhe
Perandoria Osmane pėr pronat
evropiane nė shpėrbėrje tė Perandorisė Osmane.
Luftėrat Ballkanike i tronditėn Aleancat e Fuqive Evropiane dhe
kontribuan pėr destabilizimin e situatės tė mėtutjeshme, tė cilat ēuan
nė shpėrthimin e Luftės sė Parė Botėrore.
Luftėrat ballkanike
kishin njė ndikim tė thell dhe tė kapshėm nė rrjedhat e mėtutjeshme
tė historisė evropiane: Shpėrbėrja e Perandorisė Osmane dhe Bullgarisė
ēoi nė njė tension tė rezikshėm ndėrmjet shteteve trashiguese tė
Ballkanit. Marrėveshjet Paqėsore kishin krijuar njė Serbi tė fuqishme
dhe ambicioze, qė ēoi nė shtetin fqinjė tė Austro-Hungarisė deri te
prapaskena e problemeve tė brendshme tė nacionaliteteve nė mosbesimin e
madh ndaj Serbisė. Vrasja e princit Austriak Franc Ferdinand nė Sarajevė
ia ofroj me kėtė Austro-Hungarisė arsyen pėr tė shpallur luftė kundėr
Serbisė mė 28. korrik 1914, me ērast shpėrtheu Lufta e Parė Botėrore.
DY
LUFTĖRAT BOTĖRORE
Lufta
e Parė Botėrore
apo Lufta e Madhe ishte lufta qė pėrfshiu pothuajse gjithė botėn,
nga viti 1914 deri nė vitin 1918. Kjo luftė e paparė ndonjėherė nė
historinė enjerėzimit i kushtoi atij humbjen e mbi nėntė milionė njerėzve.
"Lufta e Madhe" pėrfshiu gjashtė kontinentet e banuara tė lėmshit
tokėsor: Evropėn, Azinė, Afrikėn, Amerikėn e Jugut, Amerikėn e
Veriut dhe Australinė.
Lufta
e Pare Botėrore nisi me vrasjen e kryedukės Franc Ferdinandit, trashėgimtarit
tė fronit tė Perandorisė Austro-Hungareze nė Sarajevė tė Bosnjės
nga nacionalisti serbo-boshnjak Gavril Princip me 28 qershor 1914.
Nė
kėtė konflikt mbarėbotėror tė armatosur u pėrballuan dy fuqi tė mėdha:
Perandoritė qendrore (Perandoria gjermanike dhe Perandoria
Austro-Hungareze) dhe nga ana tjetėr Pakti i Trefishtė (me Mbretėritė
e Bashkuara, Francėn, dhe Rusinė). Lufta e Madhe filloi me 4 gusht 1914
dhe pėrfundoi mė 11 nėntor 1918 me fitoren e Paktit tė Trefishtė.
Lufta
shkaktoi shpėrbėrjen e katėr perandorive: Perandorisė
Austro-Hungareze, Prusisė, Perandorisė Osmane dhe Rusisė. Gjermania
humbi perandoritė koloniale dhe shtetet evropiane tė Ēekosllovakisė,
Estonisė, Finlandės, Letonisė, Lituanisė, Polonisė dhe Jugosllavisė
fituan pavarėsinė.
Lufta
e I Botėrore shėnoi mbarimin e rendit botėror qė u vendos pas Luftėrave
Napoleoniane, dhe ishte njė shkaktare e rėndėsishme pėr shpėrthimin e
Luftės sė Dytė Botėrore.
Lufta
e Dytė Botėrore
ishte konflikti i armatosur midis Aleatėve dhe Boshtit Nazist, i pėrbėrė
nga Italia, Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri nė vitin 1945.
Marrėveshja
e Versajės nė Paris, ngarkoi Gjermaninė me tė gjitha fajet e luftės.
Sanksionet qė iu vendosėn ishin tė rėnda, por Gjermania do tė
firmoste kėtė marrėveshje. Inflacioni, shkėputja e territoreve,
kushtet e kėqija tė jetesės, si edhe shumė arsye tė tjera do
shkaktonin fillimin e asaj qė u quajt Lufta e Dytė Botėrore.
Tensioni
i madh dhe ēėshtjet e pa pėrfunduara tė Luftės sė Parė Botėrore,
do bėnin qė vetėm pas 20 vjetėsh tė fillonte Lufta e Dytė Botėrore
Historia e Ballkanit, fq. 111. Prof.dr. Thoma Muzraku dhe Dr. Abaz
Mullai, Tirane,2002
Historia
e Ballkanit, fq. 112. Prof.dr. Thoma Muzraku dhe Dr. Abaz Mullai,
Tirane,2002
Vep. e cit. fq, 113
Historia
e Ballkanit, fq. 114. Prof.dr. Thoma Muzraku dhe Dr. Abaz Mullai,
Tirane,2002
Historia
e Ballkanit, fq. 115. Prof.dr. Thoma Muzraku dhe Dr. Abaz Mullai,
Tirane,2002
Vep. e cit. fq, 116
Historia e Ballkanit, fq. 117. Prof.dr. Thoma Muzraku dhe Dr. Abaz
Mullai, Tirane,2002
Vep. e cit. fq, 118
Mesjeta
Dr. Simp M. Qirkoviē, fq. 31
Vep. e cit. fq, 32
Mesjeta Dr. Simp M. Qirkoviē, fq. 82
Mesjeta Dr. Simp M. Qirkoviē, fq. 83
Mesjeta Dr. Simp M. Qirkoviē, fq. 84
Vep. e cit. fq, 89
Po aty fq. 90
Th. Murzaku: Historia e vendeve tė Ballkanit II fq. 224, Tiranė
1973
Vep. e cit. fq.226
http://www.schoolweb.de/millenniumobserver/katastrophen/balk.htm
Nga
Wikipedia, Enciklopedia e Lirė
|