|
Emėrimi
i mėsuesve pėr gjuhėn shqipe shkaktoi prishje marrėdhėniesh (ose
tendosi mosmarrėveshjet qė tashmė ekzistonin) nė radhėt e vetė ēamėve,
gjė e cila kishte si pasojė qė nė muajt e parė tė vitit 1936
shfaqjen e dy rrymave:
E
para, e cila pėrfshinte pjesėn mė tė pėrmbajtur tė cilėt udhėhiqeshin
kryesisht nga myftilerėt
e Filatit dhe Paramithias, e cila duket se pranoi zgjidhjen e emėrimit
tė mėsuesve tė gjuhės shqipe nė shkolla, duke i pėrqėndruar
kundėrshtimet e saj nė ēėshtjen e pėrzgjedhjes sė personave; dhe pėr
kėtė ēėshtje ekzistonte njė predispozitė bashkėpunimi me
autoritetet greke.[1]
Dhe rryma e dytė, e cila pėrfshinte pjesėn mė rebele qė drejtohej
nga grupi i Musa Demit dhe gjendej nė mirėkuptim tė drejtpėrdrejt
me qeverinė shqiptare dhe shėrbimin diplomatik shqiptar nė Greqi, e
hodhi poshtė zgjidhjen e emėrimit tė mėsuesve tė gjuhės shqipe nė
shkollat greke dhe paraqiti kėrkesėn
pėr ngritjen e shkollave tė krishtera tė komuniteteve
shqiptare, duke pasur si model shkollat e minoritetit grek nė Shqipėri,
dhe pėrzgjedhjen e mėsuesve nga vetė ēamėt. Tė njėjtin pretendim
kishin dhe banorėt e Filatit drejtuar qeverisė grek, nė shkurt tė
vitit 1936[2],
duke kėrkuar hapjen e shkollės private shqiptare, shpenzimet e sė cilės
do tė pėrballoheshin nga vetė ata.
Ministria
e Jashtme e Shqiprisė
pranonte se pėrzgjedhja e mėsuesve nė shkollat greke nuk mund tė bėhej
nga vetė ēamėt, sepse shkollat ishin shtetėrore dhe ata emėroheshin
nga autoritetet greke. Ndėrkohė, me veprimet e duhura diplomatike do tė
mund tė kėrkonte nga qeveria greke emėrimin e shqiptarėve si mėsues
tė gjuhės shqipe. Kundėrshtimet e para pėr pėrēapjet e palės
shqiptare u mirėkuptuan dhe qeveria greke tregoi gatishmėri nė emėrimin
e mėsuesve me origjinė shqiptare; madje i kėrkoi myftiut tė Filatit
Mehmet Zekiria tė propozonte emra personash, tė cilėt do tė kishin
cilėsitė e duhura pėr ta kryer kėtė mision.
Mė
tė shumta janė informacionet qė kemi nė dispozicion pėr vitin
shkollor 1931-32: nė krahinėn arsimore tė Filiatit funksionin 9
kopshte dhe 9 shkolla fillore nė komunitetet myslimane tė pastra, si
dhe 2 kopshte dhe 5 shkolla fillore nė shoqėritė e pėrziera. Nė to
gjithsej mėsonin 211 djem dhe 163 vajza nė kopshte dhe 244 djem dhe 86
vajza nė shkollat fillore, tė gjithė me origjinė shqiptare. Nė
krahinėn arsimore tė Paramithias funksionin 9 kopshte dhe 10 shkolla
fillore nė komunitetet myslimane, si dhe 7 kopshte dhe 15 shkolla
fillore nė komunitetet e pėrziera.[3]
Nė
kėto shkolla
arsimoheshin 164 djem dhe 71 vajza nė kopshte dhe 655 djem dhe 167
vajza nė shkollat fillore. Gjithashtu pėrmendet se nuk funksionin
kopshte nė 16 komunitete myslimane dhe 9 nė komunitetet myslimane tė
pėrziera, madje as shkolla fillore nė 2 prej tyre dhe nė 1 komunitet
mysliman tė pėrzier, ndėrkohė qė ishin ndėrtuar ose ishin nė ndėrtim
e sipėr 14 godina shkollore nė kėto komunitete myslimane.[4]
Pėr
vitin shkollor 1934-35 mėsojmė se nė krahinėn e Paramithias
u arsimuan gjithsej, si nė komunitetet e pastra ashtu dhe nė
ato tė pėrziera, 494 djem dhe 117 vajza, nga tė cilėt 289 nė
kopshte dhe 322 nė shkollat fillore. Nė fshatrat myslimane, pėrqindja
e arsimimit tė fėmijėve arrinte nė 55% pėr djemtė dhe vetėm 20% pėr
vajzat, ndėrsa nė fshatrat e pėrziera pėrqindja ishte nė mėnyrė tė
ndjeshme mė e lartė, pėrkatėsisht 80% dhe 75%. Gjithashtu, mėsues
myslimanė qė jepnin mėsimet e fesė shėrbenin nė komunitetet e
Karvunarit, Perdhikas, Katavothras, Mazarakias, Neohorit, Margaritit,
Kurtesiut dhe Paramithias.[5]
Pėr
vitin shkollor 1929-1930, kemi tė
dhėna se nė 25
komunitete tė pastra myslimane shqiptare nė krahinėn e Paramithias
funksiononin 10 kopshte dhe 9 shkolla fillore, nė tė cilat shkonin 235
fėmijė (213 djem dhe 24 vajza) dhe 362 nxėnės (351 djem dhe 11
vajza) pėrkatėsisht, shifra qė pėrfaqėsojnė vetėm 25% nga numri i
pėrgjithshėm i nxėnėsve, tė cilėt duhej qė tė shkonin nė shkollė
nė atė krahinė.[6]
Largimi
i njė numri tė madh i nxėnėsve nga mėsimet i detyrohej kryesisht
fanatizmit tė tyre fetar, veēanėrisht pėr sa i pėrkiste vajzave,
dhe nė nevojėn e pjesėmarrjes sė fėmijėve nė punėt bujqėsore tė
familjeve tė tyre. Nga ky kėndvėshtrim, karakteristik ėshtė fakti
se imazhi qė paraqiste shkolla fillore e Filatit, ku numri i nxėnėsve
shqiptarė ulej ndjeshėm nė klasat mė tė larta (69 nxėnės nė klasėn
e parė, 35 nė tė dytėn, 3 nė tė tretėn, 5 nė tė katėrtėn, 1 nė
tė pestėn dhe asnjė nė klasat mė tė larta). Ky fakt bazohej, sipas
kėndvėshtrimit tė mbikėqyrėsit, indirekt nė nevojėn e pėrballimit
tė problemit tė mungesės sė arsimimit tė kėtyre fėmijėve, tė
cilėt nuk merrnin as njohuritė bazė, duke marrė masa pėr tė mos
synuar kėrcėnimin e prindėrve tė tyre, por dhe inkurajimin e tyre pėr
tė tejkaluar zakonet dhe paragjykimet e vjetra pagane dhe me dėshirėn
e tyre ti dėrgonin fėmijėt e tyre nė shkolla.[7]
|