rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Brahim AVDYLI:

Krijimi i organizatave

dhe klubeve shqiptare nė Zvicėr

Brahim Avdyli:
Uniteti i kombit shqiptar dhe pėrēarja sistematike e tij
Organizatat dhe Klubet e reja deri nė Kuvendin Shqiptar nė Zvicėr
Roli i mėrgatės shqiptare tė Zvicrės nė politikėn ndėrkombėtare
Krijimi i organizatave dhe klubeve shqiptare nė Zvicėr
Ēėshtja jonė strategjike dhe veprimi ynė politik
Serbėt, Serbia dhe Kombi Shqiptar
Bazat e mėrgatės shqiptare nė Zvicėr
Kėnga ime (poezi)

Periudha nė mes tė viteve 1968-1981 paraqet periudhėn e zhvillimit tė lėvizjes ilegale nė Kosovė. Organizatat ilegale kanė qenė organizatat e organizuara nė fshehtėsi kundėr politikės shtetėrore jugosllave me qėllim tė ēlirimit tė trojeve shqiptare nga okupuesit shtetėror jugosllavė. Fjala ilegal do tė thoshte njė veprimtari e ndaluar nga ligji.[1] Organizatat shqiptare kanė qenė organizata irredentiste, patriotike dhe ēlirimtare nė prapavijėn ilegale e tė fshehtė, pėrballė organizimeve shtetėrore legale tė organeve zyrtare tė Jugosllavisė.  

Lėvizja ilegale e kėsaj periudhe e shton ndikimin nė klasėn e studentėve, nė klasėn e inteligjencies dhe shtresat e gjėra patriotike. Ajo organizohet nė tokat e pushtuara sikurse nė diasporėn (mėrgatėn) shqiptare, kryesisht nė Evropėn Perėndimore. Pėr shkak tė kushteve reale dhe objektive tė organizimit tė tyre nė tokat shqiptare, qendrat e vendosjes sė kėtyre organizatave bėhen nė vendet e perėndimit dhe prej atje vendosin pėr strukturat qė veprojnė nė Kosovė, pra tė udhėhequra nga Perėndimi. Ajo kėrkon forma tė reja tė organizimit pėr tė ndėrtuar njė platformė politike.[2] Pėrveē organizatave bazė nė kėto vende, si psh. „Legaliteti“, „Balli Kombėtar“, „Besa Kombėtare“, mė vonė si „Besėlidhja Kombėtare Shqiptare“, e organizuar nga Emil Fazlia, krijohen dhe ndikojnė nė organizimet e gjithėmbarshme shqiptare gupet e shumta nė Kosovė, si kundėrpėrgjigje ndaj dhunės sė hapur shtetėrore tė Jugosllavisė dhe tė Rankoviqit, Pleniumit tė Brioneve tė Komitetit Qendror tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė nė vitin 1966 dhe vazhdim i demonstratave tė vitit 1968 dhe kėrkesave tė tyre.

Organizatat mė tė njohura tė kėsaj kohe janė „Grupi Revolucionar“, i formuar nė vitin 1972 nga Kadri Osmani, Xhafer Shatri, etj. prej tė  cilėve Kadri Osmani kishte shpėrndarė nė nėntor tė vitit 1969 njė pamflet qė shprehte suksesin e demonstratave tė vitit 1968; „Grupi i Marksist-Leninistėve tė Kosovės“, nė vitin 1976-1978, pastaj nė vitin 1978 si „Organizata e Marksist-Leninistėve tė Kosovės“, nga Kadri Zeka, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Rexhep Mala, nga tė cilėt Kadri Zeka emigron nė Zvicėr, nė vitin 1978, si pėrgjigje tė „Grupit Revolucionar tė Kosovės“,  tė organizuar si vazhdim tė organizatės sė Adem Demaēit „Lėvizja Revolucionare tė Bashkimit tė Shqiptarėve“; „Lėvizja Nacional-ēlirimtare e Kosovės“, tė themeluar nė vitin 1975, tė kryesuar nga Adem Demaēi dhe grupi i Adem Rukiqit; „Partia Komuniste Marksiste-Leniniste e Shqiptarėve nė Jugosllavi“, nė vitin 1978, tė kryesuar nga Abdullah Prapashtica, inspektor i Sigurimit Shtetėror tė RFSJ-sė dhe „Lėvizjes Nacional-ēlirimtare tė Kosovės dhe Viseve tjera Shqiptare nė Jugosllavi“, thėnė shkurtimisht LNēKVSHJ, tė cilėn thuhet se e kanė themeluar Metush Krasniqi, Jusuf Gėrvalla dhe Sabri Novosella, me 1978, prej tė cilėve Jusuf Gėrvalla nuk e kishte njohur Metush Krasniqin, si kryesues i LNēkVSHJ-sė, por Sabri Novoselėn, tė cilėt e lėshojnė Kosovėn nė tė njėjtėn kohė.[3]  


Liria nr.2-1980, e ruajtur nga autori
Nė dhjetor tė vitit 1979, Jusuf Gėrvalla ikė nė Gjermani, te vėllai i tij, Bardhosh Gėrvalla, ndėrsa Sabri Novosella nė Turqi [4]). Nė kėtė kohė vie „Fronti i Kuq“, i themeluar nė vitin 1978 nga Ibrahim Kelmendi, mė parė „Nacional-ēlirimtar“ dhe mė vonė „Popullor“, i cili kishte emigruar qė nė vitin 1976, nė Bohum tė Gjermanisė. Nė tėrė Kosovėn kishin filluar tė themeloheshin grupet lokale tė LNēKVSHJ-sė, ndėr tė cilat, mė tė njohurat kanė mbetur Komiteti i Deēanit- nė tė cilin kanė vepruar Ismail Haradinaj, Hasan Ukėhaxhaj, Xhavit Hoxha, Jashar Salihu, dhe Komiteti i Drenasit- nė tė cilin kanė vepruar Bajram Gashi, Ismet Sopi, Naim Bujupi, etj., ndėrsa radhėt e kėsaj organizate janė shtrirė nė shumė qytete tė Kosovės, si psh. nė Gjakovė,[5] Lipjan, Prishtinė, Vushtri, Ferizaj, nė Mal tė Zi e Turqi. [6] Nė Gjakovė e marrin njė emėr tė dytė dhe nuk i pėrmendin pjesėtarėt e tjerė tė LNēKVSHJ-sė, por pėrmendin ata me tė cilėt kanė qenė tė maltretuar dhe tė vuajtur nėpėr burgjet jugosllave.[7] Ndėr tė tjerė, e lėnė pa pėrmendur Marjan Shabanin, qė vritet mė 1982, nė Nju Jork tė SHBA-sė, pas njė pėrleshje disa orėve me ndjekėsit e UDB-sė...  

Nė kėtė shkrim po i kushtojmė rėndėsi tė veēantė Zvicrės dhe organizimeve shqiptare. Jugosllavia titiste kishte bėrė ēmos tė riorganizoi mėrgatėn e re tė shtetit tė vet, duke dėrguar nėpėr ambasadat dhe konsullatat e saj UDB-iste tė rryer tė milicisė si civilė, qė kishin marrė shėnimet e sakta tė mbledhura prej emisarėve tė vet nė popull dhe nėpėrmes Bashkėsisė Vetėqeverisėse tė Interesit pėr Punėsim nė Botėn e Jashtme. Shqiptarėt, rajoni mė i shkatėrruar dhe mė i varfėr i Jugosllavisė, Kosova, nė vitet 60 filloi tė depėrtojė nė Perėndim. Nė vitet 70 i gjejmė nė qytetet mė tė njohura tė Zvicrės. Elfi Agushi, i cili nė vitin 1972 vendoset nė Zvicėr, dha ndihmesė pėr themelimin e Klubit Shqiptar „Igballe Prishtina“ nė Gjenevė, ku jeton edhe sot me trashėgimtarėt e tij; Shefket Musliu, i cili vendoset nė Zvicėr mė 1971, nė Regensdorf, afėr Zürich-ut, qė dha kontribut njohjes sė veprimtarit tė dalluar tė Kosovės, Kadri Zeka, mė 1980 dhe ndarjes sipėrfaqėsore tė Klubit tė Punėtorėve Shqiptarė „Pėrparimi“, nė Zürich, nga Seksionit tė Klubit tė RSFJ-sė „Slloga“, qė deri nė ditėt e fundit pėrcillet dhe luftohet nga disa shqipfolės, spiunė tė UDB-sė; Hajdar Sadrija, i cili nė vitin 1973 vendoset nė Zvicėr, fillimisht nė Luzern, ndėrsa mė 1977 nė Bern, ku prej 1973 ishte i preokupuar me zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare, ndėr tė tjera me OMLK-nė, Kadri Zekėn, Hydajet Hysenin, Hasan Kadriun, Zija Shemsiun, Hasan Malėn, Kadri Abdullahun, Sali Bashėn, Skender Shalėn, vėllain e tij, Ademin, Nuhi Muhadrin, Avni Deharin, etj.; Hivzi Thaēi, nga fshati Muēivėrcė i Kamenicės, qė nė vitin 1973 ėshtė vendosur nė Dipolsdau tė St.Gallen-it dhe nga viti 1979 nė Wittenbach me familjen e gjerė, ku ka dhėnė kontribut njohjes sė veprimtarit shqiptar Kadri Zeka, ndėrsa nė vitin 1982 krijon njė celulė me Nuhi Muhadrin dhe Faik Jonuzin tė LRSHJ-sė, sikurse tė mbajtjes gjallė tė aktivitet tė Klubit „Xheladin Zeqirit“, nė St. Gallen; Jakup Halimi, nga Vitia, i cili u vendos nė vitin 1974, nė Gjenevė qė dha kontribut tė veēantė nė themelimin e Klubit Shqiptar „Igballe Prishtina“, ndėrsa kishte themeluar me Kadri Zekėn dhe Kadri Avdullahun, njė celulė tė OMLK-sė, dhe deri nė fund tė jetės do tė jepte kontribut nė organizimin e demonstratave, sikurse pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare; Nazif Haziri, nga fshati Savrovė i Therandės, i cili, nė vitin 1975 shkoi nė Lenzburg dhe nga viti 1980 nė Zürich, ku jep kontribut nė shkėputjen e Klubit „Pėrparimi“ nga klubi serb „Sloga“; Zahir Kamberi, nga fshati Pėrlepnicė i Gjilanit, i cili nė vitin 1975 vendoset nė Zürich, pastaj Zug, dhe nga viti 1981 nė Bern, ku edhe jeton me familjen e tij; Ilaz Krasniqi, nga fshati Negroc tė Drenasit (nė Drenicė), i cili mori rrugėt e largėta tė kurbetit nė moshė fare tė njomė dhe u vendos nė Zürich, Arif Idrizi, nga fshati Uglar i Gjilanit, sė bashku me miken e tij, Sarah Barbara Gretler kanė dhėnė kontribut nė veprimtarinė e Kadri Zekės qė nga viti 1979, pastaj nė njohjen e Beat Shaffer, Hajdar Sadrisė dhe tė tjerėve, qė jeton nė Zürich-Orlikon me familjen e tij; Ejup Ahmetit, nga fshati Smirė tė Vitisė, i vendosur nė Gjenevė, nė vitin 1979, ku ka qenė kryetar i Klubit Shqiptar „Igballe Prishtina“ nga viti 1982-1984, dhe tani jeton nė tė njėjtin vend me familjen dhe ishte njohės i mirė i Halil Alidemajt dhe i imi, qė e morėm parasysh kėtė kur e themeluam Degėn e UNIKOMB-it nė Zvicėr, i cili mori pjesė si themelues i njė treshi tė LRSSHJ-sė, etj.  

Nė shembullin e klubit shqiptar tė Gjenevės, pak muaj mė vonė ishte themeluar Klubi Shqiptar „Shotė Galica“, nga studenti shqiptar i mėrgatės sė re nė Friburg tė Zvicrės, nė Bulle, ku jetonte daja im, Salih Ahmeti, i cili dha kontribut tė veēantė nė veprimtarinė e kėtij klubi, tė LRSSHJ-sė, nė krye tė Xhafer Shatrit, Zijah Shemsiut, Hasan Malės, Kadri Avdullahut, Gafur Qalaj, deri kur papritur, mė 17 shkurt 1998, vdiq nė njė fatkeqėsi tė komunikacionit, nė Bullgari. Po kėtė ndjenjė tė respektit ma kishte ngjallur „Rrusta i Flamurit“ nga tė gjitha demonstratat e Zvicrės. Rrustem Mahmutaj, i lindur mė 1950 nė Lybeniq tė Pejės, ishte nip i familjes Gėrvalla nga Duboviku i Deēanit, qė vdiq mė 30 maj 1999, nė Bern tė Zvicrės. Ai shkonte kudo nėpėr demonstrata dhe nėpėr klubet shqiptare, si psh. nė Lozanė, nė Klubin „Asim Vokshi“, qė e kishte themeluar LRSSHJ-ja, sikurse nė Martigny Klubin „Ganimete Tėrbeshi“, qė vepron nė kuadėr tė tyre. [8]  


Gjenevė,30 maj 1981
B. Avdyli nė ballė tė demonstratave

-------------------

Pėr njė kohė tė gjatė shqiptarėt nuk shkojnė aq shumė nėpėr klubet „e bashkatdhetarėve“ nė Zvicėr, sado qė kėto „klube“ UDB-istėt e dalluar apo tė fshehur ua „lavdėronin“ pa ndėrprerė, qoftė nė mėrgatė, qoftė nė atdhe, nėpėr tubimet e tyre tė rregullta tė dimrit me „bashkatdhetarėt tanė pėr punė tė pėrkohshme nė botėn e jashtme“, qė ndėr tė tjera kishte synim t’i kufizojė ata materialisht, t’i pėrcjellė e t’i gjurmojė, tė pamundėsoje vetėdijėsimin politik nė mėrgatė dhe lidhjen e tyre me organizatat „separatiste“, „nacionaliste“ dhe „irredentiste“. Ata bėhen pengesė e pandėrprerė e shqiptarėve. Tė tilla janė pjesėrisht disa klube tė punėtorėve tanė...  


Adem Demaēi mė 1994 nė Rorschach (CH)

Nė vitin 1981, nė mes tė 06.03.1981, i ndodhur pa tė holla nė tren, pas kryerjes sė kontrollit tė gjerė tė doganės nė Chiasso, mė zė gjumi nė tren, para se tė zbres nė Bellinzona. Detyrohen tė shkoj (me njėqind vuajtje tė miat) nė Zürich tė Zvicrės, ku fshihem nė park tė vogėl, nėn Stacionin e Autobusėve nė natėn e tmerrshme 6 dhe 7 mars tė vitit 1981. Tė nesėrmen, duke kėrkuar ndonjė shqiptar tė mundshėm, takohem me Zeqėn, i cili po shpėrndante Nr. 2 tė „Lirisė“ dhe njihem mirė me te. Ai mė ktheu bukė nė restorantin ku zakonisht ulej nė njė tavolinė, nė Bahnhofbüffet, 2 Klasse, e cila ka qenė nė qoshen e Bahnhofit tė Cyrihut, nė krahun e Muzeut tė Cyrihut, ku sot ėshtė hapur Tourist Service, pranė Brasserie Federal Shweiz, nė anėn e brendshme tė Banhofit, pranė Museumstrasse. Pas njė drame tė natės paraprake, dita e njohjes me Kadri Zekėn mė erdhi papritur si dita e veēantė e imja nė tėrė jetėn time plot trauma tė njėpasnjėshme, qė vinė nga ngritjet e mia lartė dhe lėshimet e shpejtuara poshtė nga krerėt e mėdhenj tė fesė nė Kosovė dhe nė Gjakovė. I thashė se mė tepėr i doja Hajdar dhe Adem Sadrinė, qė i kisha fqinjė tė parė tė dajėve tė mi. Veēanėrisht, mė donte babai i tyre, Rama, ndėrsa dajė mė tė mirė e kisha Ahmet Ahmetin nė Gllogovc (tani Drenas) tė Drenicė, ndėrsa nė Bulle tė Zvicrės, e kisha dajėn tjetėr, Salih Ahmetin. Babalok, siē e thirrja unė, e kisha padyshim Nimon Ahmetin…

Atė ditė i mora nga Kadri Zeka 50 SFR; disa numra tė „Lirisė“; tė broshurės „Shpėrngulja e shqiptarėve“, botim i redaksisė sė organit „Liria“ dhe fletėt volante apo traktet qė do tė shpėrndaheshin. Njėkohėsisht, i tregova atij njohjen time me Bajram Kosumin, kontaktet qė mbaja rrallė nga shkaku i Jugosllavisė dhe njohja e Hydajet Hysenit, me ē’rast ai buzėqeshi dhe tregoi se ishte nė njė organizatė, i cili, e ndihmonte nė tė gjitha punėt e shkrimit dhe redaktimit tė organit „Liria“. Ai shprehu respekt pėr shkrimet e mia, tė lexuara herė pas here nė revistėn „Jeta e Re“ dhe nė disa gazeta tjera, si psh. „Bota e Re“, gazetė e studentėve tė Universitetit tė Kosovės.

Meqė isha anėtar i LNēKVSHJ-sė, do ta kishte kėtė parasysh deri sa tė bashkohen kėto organizata dhe do tė bashkėpunonte nė tė ardhmen.  


B. Avdyli duke folur pėr Kadri Zekėn
Nė demonstratėn e parė tė organizuar nė Bernė tė Zvicrės nuk isha, sepse nuk mė lejoi shefi im, Joe Pasquetto, por nė Zürich, me 18 prill 1981 mbėrrita vonė, dhe Gjenevė, me 30 maj 1981 kam marrė pjesė me gjithė njė grup shqiptarėsh nga Tiēino dhe jam radhitur nė grupin pėr organizimin e demonstratės, i ulur me Ibrahim Kelmendin, Kadri Zekėn dhe Bardhosh Gėrvallės, etj. duke analizuar pėrgatitjen dhe duke marrė pjesė me fjalėn time nė restorantin „Fauburg“ tė Gjenevės, para Kadri Zekės. Bardhosh Gėrvallėn e kam dėgjuar aty tė flasė dhe kam respekt tė veēantė pėr tė qė e kam njohur. Respekt tė veēantė kam pasur pėr nėnė Ajshen, nėnėn e tė gjithė shqiptarėve dhe Hysen Gėrvallėn, i cili, pas burgut shumėvjeēarė tė Jugosllavisė, me Avdyl Gėrvallėn dhe familjet e tyre jetonin nė Delemont (JU), tani nė Gjenevė tė Zvicrės.  

Xhafer Shatri, njė personalitet kryesor nė Gjenevė dhe nė tėrė mėrgatėn shqiptare, nė Zvicėr e Perėndim, ishte Kryeredaktor i „Zėrit tė Kosovės“, organ i LRSSHJ (shkurt: Lėvizja pėr Republikėn Socialiste Shqiptare nė Jugosllavi), nė tė cilėn jepnin kontribut tė denjė Kadri dhe Saime Avdullahu, Hasan Mala, Saime Isufi, Osman Osmani, Enver dhe Saide Avdullahu, Qamil Isufi, Qamil dhe Jonuz Salihu, Sami Kurteshi, Hajdin Daka dhe Gafurr Qalaj, etj. Sipas tė dhėnės sė Sabri Novosellės, fjalėn e vetme e kishte PPSH-ja dhe indirekt Beogradi[9] nė organizimin e tyre.

Nė vitin 1984 erdhi nė pyetje personaliteti i Xhafer Shatrit, i cili, nė kėtė vit caktoi njė numėr tė posaēėm tė „Zėrit tė Kosovės“ polemikave me krerėt e LPRSSHJ-sė, ndėr ta, Xhafer Durmishin dhe Sabri Novosellėn. Kėtu pushon sė ekzistuari LPRSSHJ-a...

Atėbotė, pėrpjekjet e mia do tė ndėrlidhen nė grupin e Hajdar Sadrisė, Xhafer Shatrit, Osman Osmanit, dhe me tė riun, Faton Topalli, qė e themeluan KKIOB-nė (shkurt: Komiteti i Kosovės pėr Informimin e Opinionit Botėror); sikurse me Mustafė Xhemailin („Rrustemi“) dhe njerėzit e tjerė (Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti, Destan Hajdini dhe Avni Dehari), qė ishin ende pa adresė fikse dhe LPRK-nė me adresė, nė Biel-Bienne, nė krye tė sė cilės ishin Hasan Mala, Saime Isufi, Naim Mala, etj. Me kėto organizata do tė bashkėpunoja…  


Bardhosh Gėrvalla

Nė Zvicėr u krijuan kėto klube, tė rreshtuara nė dy partitė kryesore, LPRK-nė, pėrpos Qendrės Kulturore Shqiptare, ku bėnin pjesė Klubi Shqiptar „Bashkimi Kombėtar“, Shoqata Kulturore „Pjetėr Bogdani“, Shtypshkronja e LPRK-sė, qė tė tria nė tė njėjtė adresė, nė Biel-Bienne; Dega e LDK-sė, nė Zvicėr; Dega e Partisė Shqiptare Demokristiane; Kėshilli Inicues i Degės sė Partisė sė UNIKOMB-it, nė Zvicėr; Klubi Shqiptar „Sharri“, Zwingarten 15, Glis-Brig; Klubi Shqiptar „Kadri Zeka“, nė Sierr; Klubi Shqiptar „Isa Boletini“, Avenue Turbillon 6, Sion; Qendra Kulturore Shqiptare, Ch. Mentmeillan 39, Lausanne; Klubi Shqiptar „Hasan Prishtina“, Stadtbachstrasse 36/b, Bern; Klubi Shqiptar “Zenel Hajdini“, nė Soloturn, Kubi Shqiptar „Muharrem Bekteshi“, Postfach 1029, Olten; Klubi Shqiptar „Kosova“, Denliweg 21, Langental; Klubi Shqiptar „Liria“, Bruderholz 15,Battmatingen/Bazel; Klubi Shqiptar „Aleksandėr Moissiu“, Via Oligiati 4, Giubiasco, Bellizona, Klubi Shqiptar „Bajram Curri“, Detingen; Klubi Shqiptar „Bashkimi Kombėtar“, Grundstrasse 20, Rotkreuz; Klubi Shqiptar „Fan Noli“, Nezir Myrta, nė Reinach; Shoqata pėr Mbrojtjen dhe Afirmimin e Kulturės Shqiptare „Aleksandėr Moisiu“, nė Lenzburg, mė vonė Theatri Shqiptar–Theater „Kino Skala“, Ferrachstrasse 13, nė Rüti/ZH; Klubi Shqiptar „Rinia“, Albulastrasse 40, Zürich, qė mė parė ishte njė Qendėr Kulturore Shqiptare „Rinia“, Hardstrasse 301, Zürich, ku tė gjitha partitė, organizatat politike dhe humanitare shqiptare kishin dhomat e tyre, edhe Lidhja e Prindėrve Shqiptarė, mė vonė Lidhja e Arsimtarėve dhe Prindėrve Shqiptarė (LAPSH); Dega e Partisė sė Prosperitetit Demokratik (PPD); Shoqata Humanitare „Nėnė Teresa“, nė Zvicėr; Shoqata Humanitare „Naser Veliu“, nė Zvicėr; por ky lokal me zyre u detyrua tė jepet nė shenjė tė hakmarrjes sė disa shqiptarėve dhe tė policisė zvicerane. Klubi Shqiptar „Atdheu“ ishte nė Zürich, pėrpos Klubit Shqiptar „Pėrparimi“; „Oda Shqiptare“ dhe Shoqata e Punėtorėve tė Kosovės, nė Zvicėr, Neustadtgasse 8, 8400 Winterthur, nė tė cilėn pėrfaqėsohej Sindikata „Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės“, nė Zvicėr, Kryetar i Degės sė tė cilės ishte bėrė Xhavit Hoxha; Klubi Shqiptar „Rugova“, Schaffhausenstrasse 47, nė Frauenfeld; Klubi Shqiptar „Rilindja“, Lochstrasse 74, Schaffhausen; Klubi Shqiptar „Drini“, Herisauerstrasse 88, St. Gallen-Winkeln dhe Klubi Shqiptar „Gjergj Kastrioti-Skenderbeu“, Sägerstrasse 7, Kreuzlingen, etj.

Mė vonė do tė krijohen edhe kėto klube: Klubi Shqiptar „Guri i Zi“, Bleicherstrasse 5, nė St. Gallen; Klubi Shqiptar „Kosova“, Hivzi Thaqi, St. Gallerstrasse 4,Kronbül/SG, mė vonė, IKZ (Interkulturelles Zentrum) „Kosova“; Klubi Shqiptar „Ismail Qemali“, Schlossgasse 2, 9320 Arbon/TG; Klubi Shqiptar „Ilirida“, Poststrasse 5, nė Amriswil/TG; Klubi Shqiptar „Valbona“, Kostanzstrasse 13, nė Kreuzlingen/TG; Qendra Kulturore Shqiptare „Rinia“, Allestrasse 24, Romanshorm/TG; Shoqata Shqiptare „Xhevat Ajazi“, Bahnhofstrasse 46, nė Widnau/SG; Shoqata e Mėrgimtarėve Shqiptar „Bajram Curri“, Fuchbühlstrasse 50, Buchs/SG; Klubi Shqiptar „Dardania“, Wiedenstrasse 52, Buchs/SG; Qendra Kulturore Shqiptare „Bashkimi“ Säntissrasse 1, Will/SG, Klubi Shqiptar „Skenderbeu“, Quaderstrasse 32, nė Chur/GR; Klubi Shqiptar „Kosova“, nė Winterthur/ZH; Shoqata Shqiptare „Bashkimi“, Neuwiesenstrasse 15, nė Uster/ZH, Klubi Shqiptar „Lirija“, Bankstrasse 36, nė Uster/ZH, Shoqata Kulturore Shqiptare „Baram Curri“, Qamil Nivokazi, Reintalstrasse 182, Leibstadt/AG; Qendra Kulturore Shqiptare, Agim Ramadani, Hohlstrasse 473, nė Zürich; Klubi Letrar „Faik Konica“, pa lokal, nė Zürich; Klubi Shqiptar „Kastrioti“, nė Uznach/SG; ASBM (Kėshillimorja Shqiptare), Gempenstrasse 27, nė Basel; Shoqata Kulturore Shqiptare „Ilirida“, Nythenstrasse 7, nė Luzern. U krijuan shumė „klube“ private, anė e kėnd Zvicrės, tė cilat nuk po i zė me gojė.

Kjo ėshtė vija e parė e organizatave dhe klubeve mė tė njohura tė shqiptarėve nė Zvicėr.



[1] Dr. Sabile Keēmezi-Basha, “ēėshtje tė pėrdorimit tė nocioneve: ilegale, klandestine dhe e fsheftė“, www.zemrashqiptare.net, apo libri Lėvizja ilegale patriotike shqiptare nė Kosovė, 1945-1947, Rilindja, Prishtinė, 1998.

[2] Ethem ēeku, Struktura politike e iligalės sė Kosovės, Brezi `81, Prishtinė, 2006, f. 92-93.

[3] Xhafer Durmishit, „Organizatat politike shqiptare nė Europė, 1979-1985“, shkruar nė vitin 1992, publikuar nė  www.zemrashqiptare.net, /artikle/speciale/104343/1.

[4] Shih: Kadri Rexha, Fati i luleve/Rruga jetėsore e shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gėrvalla, NB „Gjon Buzuku“, Prishtinė, 1993.

[5] Nė Gjakovė, ka qenė autori i kėsaj vepre, 18 vjeēari Brahim Avdyli, njė idhtar i Jusuf Gėrvallės.

[6] Ethem ēeku, f. 105.

[7] Muhamet Rogova, Kujtime nga burgu, Shoqata e Intelektualėve „Jakova“, Gjakovė, 2008.

[8] Ismet Rashiti, „Rrėfanė lirie“, Kombi, Prishtinė 2010.

[9] Shih shkrimin e Sabri Novosellės, „Kush i udhėhoqi organizatat kosovare nė Pėrėndim“, si pėrsqarim nė mes tė viteve 1984-1990, nė gazetėn „Republika“, 1992, dhe Xhafer Durmishi, „Organizatat politike shqiptare nė Evropė, nė vitet 1979-1985“, artikull i cituar.

 

 

 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku