rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



Halil Krasniqi

Tregim

FATI I LULES

E fshehur pas derės, vetėm pasi i dėgjoi se ēfarė flisnin gratė e shtėpisė pėr tė dhe u bind se ē’e priste nė tė vėrtetė, Lules i ra ndėrmend tė shkrehej nė vaj. Zėrin e saj, gratė e dėgjuan mirė, por mbasi ajo e zuri gojėn me dorė, shkrepėtima e vajit tė saj u duk si vaj fėmijėsh. Ē’ėshtė e vėrteta, kunata e madhe, qė tashmė e kishte bėrė zakon qė kurrė tė mos pajtohej me kunatat mė tė vogla  vetėm ditėt kur vjehrra ishte sėmurė dhe ajo e merrte rolin e zonjės sė shtėpisė, shprehu dyshim se ky mund tė ishte zė gruaje e jo fėmije, por e dyta kunatė, qė gjellėn e tepruar nga darka po e fuste nė furrėn e shporetit tė druve e te fikur qė tė ruhej pėr nesėr, e siguroi, “jo bijo, unė e pashė kur shkoi nė dhomėn e saj, bile kurgjė s’po din e shkreta, pasha kryet e vėllaut, mos e gjetsha kur shkofsha, po mė dhimbet shumė”.

Ashtu duke qarė, Lulja atė mbrėmje u mbyll nė dhomėn e saj dhe menjėherė i ra ndėrmend se lotėt qė kishte derdhur ditėn kur kishte ardhur nuse qenkėshin dashur tė ishin lotė tė vėrtetė. Ndėrmend i silleshin edhe fjalėt e njė tė ēmendure tė fshatit tė saj, qė s’linte shtėpi qė pėrcillte vajzė pėr nuse pa shkuar, duke u bėrtitur vajzave dhe duke qeshur me tė madhe me to teksa iu thoshte, “mos qani pėr kėta qė po i lėni, por pėr ata qė po i gjeni oj kukubajka”. Ndėrmend i ranė edhe porositė e nėnės sesi duhej t’i dėgjonte tė shtėpisė sė burrit dhe burrin, Sokolin, i cili tani ishte nė stane me dele dhe teksa e mori me pahir lajmin, tha: “Le tė bėjnė ēfarė tė duan, kjo ėshtė punė e tyre, po ēka t’i bėjė Sykės, deles teme mė tė mirė se do t’mi shkojė kėmba dėm krejt”, dhe menjėherė ngriti kokėn nga qielli pėr tė parė lėvizjen e reve, sepse kishte hallin e kullosės sė deleve dhe menjėherė pas kėtyre fjalėve i ishte lutur Zotit tė sillte pak shi, se bari kishte filluar tė thahej bukur fort, e delet kishin filluar t’i ligeshin. Bile, edhe kur e kishin fejuar me Lulen, ai ishte ēuditur bukur fortė. Kėtė ia kishte shprehur vetėm djalit tė xhaxhait tė tij, “more kur luanim me fluturat nuse, oj nuse kalitruse, kah do me ma gjetė njė nuse, kalitrusja kurrė s’ka fluturuar kah katundi i Lules, e ēka u bė tash kėshtu?”.

                                                            .....

Atė natė, Lules iu kujtuan edhe ditėt mė tė vėshtira tė pergatitjes sė pajės sė saj. Teksa i kishte pėrfunduar tė gjitha punėt e pajės, ajo kishte rėnė nė pikė tė hallit me vendosjen e pullave tė pulloverit tė Sokolit. Pulloverin me dy pulla tė vendosura shumė afėr njėra tjetrės ishte zakon qė dhėndurėt e bartnin nė dy vitet e para tė martesės.  Pėr pulloverin disa thonin se ėshtė shenjė e pėrkujdesjes sė detyrueshme tė nuses ndaj burrit, e disa tė tjerė kundėrshtonin duke thėnė se ishte shenjė e dashurisė e jo pėrkujdesjes, por kishte edhe tė atillė qė faktin e dy pullave e lidhnin me kėto tė dyja bashkė, e qė Sokoli e kishte tė veshur edhe tani nė stane. Meqė ajo, por as nėna e saj, gjatė asaj kohe nuk e njihnin askė qė e njihte Sokolin, Lules iu kishte bėrė vesvese se me vendosjen e tyre shumė lartė, e nėse Sokoli tė qėllonte tė ishte trupshkurtėr, pulloveri mund t’i palavitej keq. I freskėt ishte rasti kur sherri i kėtyre pullave, njė bashkėfshatarit tė saj qė prej gjysėm viti qė ishte martuar, tanimė ia kishin lėnė nofkėn Cufė Cuklani, e kot ua kthente menjėherė ai me njė “s’kam faj unė, po...", duke mos treguar se kush.

Tė vetmen masė qė e kishin mbi pėrmasat e trupit tė Sokolit, ishte daja i tij, tė cilin nėna e saj e kishte parė rastėsisht me bisht tė syrit herėn e fundit kur baba i Sokolit e kishtė marrė me vete kur kishte kėrkuar “perin e nuses”. Bazuar nė fjalėt e nėnės, daja i Sokolit ishte i gjatė pėrafėrsisht sa xhaxhai i tretė i Lules, i cili njihej pėr shpėrmasat e kėmbeve dhe shtatit tė tij. Pėr mė tepėr, Lulja me tė drejtė e shtronte pyetjen se pėr nga trupi nga cila “rrėnjė” pėrngjante mė tepėr Sokoli, ajo e babait apo e nėnės sė tij. Kurreshtja e saj, jo pėr trupin e tij sa pėr idisjen e pullave, do ta ndjekė derisa Sokoli tė hynte dhėndėrr. 

                                                               .....

Qė t’i shtohej inati edhe mė tepėr kėtė natė, por kėsaj here ndaj vetes, ishte fakti i lojės me fluturėn nuse. Meqenėse, fshati i saj rrethohej nga gjithsej dy tė tjera, ajo shpesh ishte lutur qė asnjė nga djemtė e kėtyre fshatėrave tė mos ta dinte lojėn, pėrndryshe, ishte e bindur se ndonjėra prej fluturave do tė vinte patjetėr nė drejtim tė fshatit tė saj, e asaj gjithmonė i kishte pėlqyer qė fati ta priste diku mė larg. “Athua qė asnjė prej tyre vėrtetė tė mos ketė dėgjuar asnjėherė pėr lojėn?”, thoshte gati e penduar tani vet me vete.   Ndėrmend i ranė edhe vajet e vajzave kur dikush si pėr t’i sharė u thoshte “e marrshė njė burrė”, por edhe tė qeshurat e djemve po tu thoshe “e marrshė njė nuse”.

Nė krejt kėtė lėmsh qė tani po daravitej nė kokėn e saj, nė ndėrkohė qė nė mungesė tė burrit, herė shkarravitej nė vendin e tij e herė nė tė sajin, seē iu mbush mendja se e vėrteta e saj, nga ato qė kishte dėgjuar nga gratė e shtėpisė, nuk kishte lidhje asgjė me tė bėmat e saj, por kryekėput me nafakėn e saj.

Qyshse ishte fejuar, kishte dėgjuar  se, i gjithė fshati i burrit tė saj, Drinasi, merrte ujė nė njė bunar tė vetėm. I thonin Bunari i Madh. Edhe amėn, kėtė fantazmė tė padukshme dhe mbytėse kovash, qė jetonte vetėm nėpėr bunarė, Bunari i Madh e kishte tė madhe. Edhepse nuk e kishin parė kurrė, kėtė e dinin mė sė miri fshatarėt qė pa ndonjė shkak pėr tė qenė, aq shpesh u mbyteshin kovat nė tė. Dikujt i ndodhte t’iu kishte kėputur konopi i ri i sapoblerė i kovės, dikujt t’i kėputej vega e kovės sė re, tė tjerė bėnin be se edhepse e kishin hudhur drejt, kova e tyre i kishte goditur gurėt e bunarit dhe ishte shpėrthyer, e rrallė ndokujt i mbytej ajo duke e hedhur pingul pėr t’a provuar me tė tjerėt se kova e kujt zhytej dhe mbushej mė shpejtė, pėr ta fajėsuar edhe kėta amėn.

Puse tė tjerė Drinasi kishte, por uji i tyre ishte ilaē vetėm pėr ujitjen e rasadeve tė specave qė aq shumė kultivohej nė ato anė, se uji nuk u pihej. Kurse, pėr ujin e Bunarit tė Madh thonin se s’paska ujė mė tė mirė nė krejtė dynjanė. Thuhej se damarėt e ujit tė tij vinin nga bjeshkė jo edhe tė afėrta. Por sa herė qė damarėt e tij tė bjeshkėve shteronin, edhe Bunari i madh gati shteronte, e nė raste tė tilla damarėt e e tij pėrziheshin me ata tė bunarėve tė fshatėrave pėr rreth, Rudinė dhe Gurishtė. Qarkullonin fjalė se po tė qėllonte qė tė pihej ai ujė i pėrzier nga damarė tė ndryshėm, mund tė ndodhte qė edhe tė pėrziheshin nafakat. Lulja tashmė e dinte se nuk ishin tė pakėt misitėt mė me namė tė asaj ane, qė ankoheshin, bile nuk mund ta spjegonin, se, edhepse gati i kishin maramat nė xhep tė shumė prej vajzave tė kėrkuara pėr Rudinė e Gurishtė, sesi ndodhte qė ato tė fejoheshin mė vonė nė Drinas. Kjo i kishte shtyer madje, qė kur kėrkonin ndonjė nuse pėr kėto dy fshatra, sė pari ta kqyrnin mos kishte shteruar Bunari i Madh i Drinasit. Lulja u besonte fjalėve tė dėgjuara se, para njėzet viteve, pėr katėr vjet rresht Bunari i Madh nuk kishte shteruar, e pėr ēudi edhe misitėt bėnin be “pasha ato katėr vjet”, tė gjitha vajzat e kėrkuara pėr Rudinė e Gurishtė edhe tė ishin fejuar nė to, e asnjė nė Drinas. Por ajo nuk e dinte se nė kohėn e fejesės sė saj, a kishte pasur ujė Bunari i Madh?!

Kėtė ajo donte ta merrte vesh qė ditėn e nesėrme, qė pasi u zgjua shumė herėt, e lidhi qenin, qė pėr ēudi asaj iu duk se sot i ndejti mė urtė sikur t’ia dinte hallin dhe mezi priti tė pyeste kunatėn e madhe. Por, nė vend tė pėrgjigjes, ajo u injorua tėrėsisht, se, sigurimi i ujit na qenka punė burrash, dhe qė gratė nuk ėshtė mirė tė pėrzihen nė punėt qė s’u takojnė, “po kur u bo qe nusja qe hala e lidh qenin, me u perzi se, s’paskan faj burrat po kjo koka nime e bone hor!”, shtoi kunata e madhe vet me vete.

Edhepse tė gjithė e shikonin me sy tjetėr, Lules ende askush nuk i tha asgjė pėr planet e familjes sė burrit pėr tė, por as pėr mėkatet e saj, siē i quanian ata “tė pafalshme pėr derėn tonė”. Ajo tashmė ishte pajtuar me fatin e saj dhe ajo ēka e mundonte tani ishte vetėm ta dinte se a mos e kishin kėrkuar ndonjėherė atė pėr Rudinė apo Gurishtė, e jo fakti qė ajo po lėshohej nga burri vetėm pse e gjetur nė oborr para odės duke fshirė, nuk kishte ikur , por ia kishte dhėnė dorėn njė njeriu tė panjohur teksa po hynte nė odėn e tyre, duke e befasuar edhe tė panjohurin vet!

Halil Krasniqi

Prishtinė, 28 korrik 2009!  

 

***

 

Halil Krasniqi pėr filolet:

Kreu i faqes

 


Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ibrahim Kadriu
Ismet Rashiti
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku