rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



Halil Krasniqi

Tregim

AEROPLANI

Se gjėra tė tilla isha i vogėl t’i kuptoja, e mora vesh pas disa viteve. Dhe atė pasi nė televizorin tonė bardh e zi qė ishte nė odė, pėr herė tė parė mė ra t’i shihja disa pamje tė tij. Gjyshi im shikonte shumė lajme. Pse i dėgjonte edhe nė serbisht, nuk ia shihnim pėr tė madhe, e dinte gjuhėn qė prej shėrbimit ushtarak “tė shkaut”, siē shprehej ai, por pėr ato turqisht po. Nė njėrin nga edicionet e radhės, nė njė mbrėmje, mė duket se lajmet jepnin vizitėn, apo kthimin nga vizita tė njė politikani nė, apo nga njė vend. Isha tetė vjeē dhe nuk e dija as cili politikan ka qenė, as pozita e tij, e as vendi prej nga ishte. Apo, pėr tė qenė mė i sinqertė, as qė e dija ē’ishte politikani, veēse kėshtu i dėgjoja tė flisnin shpesh nė odėn tonė.

Ishte hera e parė qė mė ndodhte edhe mua tė bėhem kurreshtar pėr lajmet. Veēse jo pėr ato qė thoshte folėsi nė televizor, por pėr pamjet qė shihja. Aq shumė i kisha zgurgullatur sytė nė televizor sa s’bėhej mė tepėr. E vet me vete mendoja se, si mund tė jetė aq i madh, pse ky spikeri nuk po tregon pėr kėtė, pse s’po tregon se, si dolėn njerėzit nga ai, por po tregon krejtė diēka tjetėr qė s’e kuptoja fare? Apo ndoshta s’e dinte as ai? Ta pyesja pėr kėto nėnėn, mendoja qė tė tilla punė nuk i dinin gratė. Nuk kisha dėgjuar tė pyetėshin pėr tė tilla gjėra ato. “A po e sillni bukėn mė a jo?, a i mjelėt mė?”, e pyetje tė tilla nė drejtim tė tyre me pėrgjigje tė njėjta, “po, po qe”, i kisha dėgjuar ēdo ditė nė mėnyrė tė pėrsėritur.

                                                      *****

Kishte dy vite mė herėt kur sė bashku me Qaushin, djalin e axhės sim, ishim duke i kullotur delet te Luki i Pijes, kur e bėmė kėtė bisedė. E pamė njė aeroplan. Neve na dukej i madh mu sa gishti tregues i dorės, dhe ishim tė bindur se aq ishte. Tė paktėn nė kėtė pikė nuk kishim mėdyshje asnjėri. Pėr ne aq dukej, aq ishte. Kurreshtja jonė ishte diku krejtė tjetėr:

-      Bėhen kokrra kollomoqi dhe hyjnė aty – mė thoshte Qaushi duke mos iu dridhur as ēerpiku i syrit. Ai ishte dy vjet mė i madh se unė. Por edhe atij dikush tjetėr mė i madh kėshtu i kishte thėnė. Bile, “ ai e di fortė mirė kėtė punė”, mė thoshtė Qaushi, kur unė me habi tė madhe e kundėrshtoja, duke i thėnė se:” po qysh more mundet njeriu tė bėhet kokėrr e kollomoqit?”.

-      Aiiiii, s’di gjė unė se qysh, kėshtu mė ka thėnė ai – ma kthente ai shkurt, duke e kthyer kokėn nė anėn tjetėr, duke dashur tė mė hiqte qafe mua bashkė me kokėfortėsinė time.

Dukej qartė se, atėherė Qaushi ju besonte fjalėve qė i thoshte. Meqenėse, nuk njihja njeri qė kishte hipur ndonjėherė nė aeroplan, e tė ma shuante kurreshtjen, s’mė mbeti gjė tjetėr pos tė filloja ta bind veten se ashtu ishte.

Tani, qė po e shihja aeroplanin nė televizor, e po i  shihja edhe njerėzit afėr tij, mė ishte e qartė se vėrtetėsia e Qaushit nuk qėndronte. Se, edhepse nė shkollė i kishim parė disa vizatime tė aeroplanit nė librin e Abetares, mėsuesja nuk na kishte treguar se si mund t’i zė njerėzit diēka e vogėl sa gishti tregues. E tė guxoja ta pyesja, as qė bėhej fjalė. Mėsuesja ime ishte ndėr ndėr ato qė njiheshin si mė tė sertat. Thjeshtė ne nuk e kishim tė drejtėn tė pyesnim se ēfarė na tekej. Tė paktėn kėshtu kėshtu e dinim ne. Nuk na kishte thėnė dikush ndryshe, pėrveē qė, vetėm duhet dėgjuar mėsuesen gjatė gjithė kohės, dhe tė pėrgjigjesh kur ajo tė pyet. Po edhe sikur tė lejohej njė gjė e tillė, unė mendoja qė mėsuesja mund tė tė rrihte edhe kur s’dije tė pyesje, e jo vetėm kur s’dije tė pėrgjigjeshe. Rastiste ta pyeste ndonjė shok i klasės:

-         Mėsuese, a bėn tė shkoj nė WC? –  ndėrkohė me kokė ulur priste pėrgjigjen.

-         Ulu aty, ishe mė herėt! – ia kthente mėsuesja. Edhepse pėrgjigje tė tilla merrnin kryesisht ata qė kėrkonin mė shpesh tė shkonin nė WC. Se unė pėr vete duroja, se mė vinte turp ta kuptonte mėsuesja qė isha nė zor.

*****

Duke ia zgurgullatur sytė ashtu televizorit, lėmshi tani mė bėhej edhe mė i madh. Dukeshin qartė pėrmasat e tij, krahasuar me ato tė njerėzve. Shumė, shumė i madh ishte ai. Si mund tė ishte aq i madh aeroplani, e tė fluturonte ndėrkaq?. Apo, pse kur fluturonte na dukej dukej sa gishti ama?, asesi s’mund ta kuptoja!

 

Halil Krasniqi, Prishtinė, gusht 2008

 

***

 

Halil Krasniqi pėr filolet:

Kreu i faqes

 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku