rmt                                                   seneka

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Portrete tė dalluara

Arkivi

Laureta Miftari:



Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare Albume tė vizitorėve



 

                         Hajdar Salihu (1950-1995)

Hajdar Salihu lindi nė Batushė, fshat malor nė komunė tė Gjakovės.

Shkollėn fillore e kreu nė fshatin e afėrm tė Mulliqit kurse normalen dhe ShLP nė Gjakovė. Mė tej vazhdoi studimet universitare dhe pasuniverzitare nė UP, dega Gjujė dhe Letėrsi Shqipe. Magjistroi me temėn "Poezia shqipe me alfabet arab nė Kosovė".

H. Salihu punoi disa vjet si arsimtar nė fshatrat Krelan dhe Mulliq. Mandej punon si profesor nė gjimnazin e Deēanit por pėrjashtohet nga puna (1981) dhe rifillon aktivitetin profesional mė 1987 pranė Teatrit Popullor nė Gjakovė.

Veprat kryesore:

  • Udha e ditės sė nesėrme (roman, 1990)
  • Jerina dhe helmi (roman, 1994)
  • Raport pėr jetėn paralele (roman, 1994)

Pas vdekjes iu botuan:

  • Stina e mjegullės (1999)
  • Baladė pėr kthimin e nizamėve (2005)

Si qė u pėrmend, pas vdekjes botohet dorėshkrimi i tij "Ese pėr stinėn e mjegullės" tani tė titulluar "Stina e mjegullės" (1999) nga i cili edhe u zgjodh njė fragment nga kapitulli i parė. 

***

Njė biografi dhe analizė e veprės sė H. Salihut ėshtė nė pėrgatitje e sipėr nga redaktorėt e filoletit.

.
Kapitulli i parė

PARA SE TĖ VINTE MJEGULLA (fragment)

I

Elezi dėgjoi tė rėnat e buta tė orės, veēse tash nuk ishte mė nė oborr iu desh kohė tė kuptonte se ndodhej i shtrirė nė odėn e madhe tė kullės, ndėrsa gjysma e tij edhe mė tutje qėndronte atje para derės kurse pamja e njeriut qė po largohej, ende ishte brenda syve tė tij.

Ajo qė i kujtohej qartė nė vitet e mėvonshme, sidomos nė ato ditėt e para pas tėrheqjes sė mjegullės, ishin pikėrisht ato ēaste tė turbullta, me njė ligėsi brenda, pas atyre tri tė rėnave tė orės. Rrinte shtrirė, krejt i dėrrmuar, dhe mendimet e para qė arriti t'i mblidhte ishin se, e para, nėn jorgan i kishte mbetur vetėm trupi dhe, e dyta, ishte dikush tjetėr qė po mendonte nė vent tė tij. Ajo qė dikur e kishte pasur dhe pėrmessė cilės e njihte veten, ishte ende atje jashtė, para derės, dhe e pėrcillte njeriun nė tė bardha tek largohej udhės sė madhe tė katundit. Ndiente se nuk ishte i tėri, as nė odė e as nė oborr, ashtu siē po kuptonte ngadalė e me mundim se ardhja e njeriut para derės sė tij, tė trokiturat e njohura, fjalėt dhe gjithēka tjetėr, praninė e tė cilave e ndiente gjithkah rreth vetes, mė sė paku mund tė kishte qenė ėndėrr.

Jehona e tė rėnave tė orės u pėrsėrit aq reale brenda tij dhe Elezi ndjeu t'i mbushej ngadalė zgori i zbrazur i trupit.

Ishte gati tė besonte se ora e vjetėr po binte pėr herė tė dytė, sikur njė ēast mė vonė tė mos bindej se tė rėnat e saj nuk po binin nė odė, por pėrsėriteshin nė hapėsirėn gjithė errėsirė tė kokės sė tij. Derisa ndiente se si ajo hapėsirė po rrudhej e po qartėsohej ngadalė, brenda kokės i piku mendimi se njeriu ende ishte para derės, se tė trokiturat nė derė ishin bėrė vėrtetė, madje shumė herė, se tri tė rėnat e tyre tė fundit kishin arritur tek ai nėpėr njė mjegull tė keqe gjumi, nė formė tė tė rėnave tė orės dhe se kėto tė fundit nuk ishin gjė tjetėr, veēse njė mashtrim i keq i tė parave.

Mendimi qė tė ngrihej e tė dilte nė oborr, bile edhe mė tutje, para derės atje ku e kishte pėrcjellė tė njohurin e tij tė pėrjetshėm, endej si shpirt nėpėr terrin e odės. Ndiente se njė pjesė e tij ende ishte atje, para derės, derisa trajta e bardhė e njeriut, tash e zvogėluar, lėvizte Udhės sė Bjeshkės, sipėr Tabeve. Po i pritet mishi tokės, i erdhėn fjalėt e tjetrit nėpėr terr. Sikur ta kishte shtyrė dikush, ėshtė ngritur prej tė shtruarave. Ai duhet tė jetė aty, foli me vete. Para derės duhet tė jetė, foli sė dyti me zė dhe u nis nėpėr terr ta gjente derėn e odės, mė kot e kėrkonte dorezėn metalike e tė ndryshkur. Pa menduar, dora ka lėvizur nė anėn tjetėr, pėrcjellė nga njė bindje e plogėsht se kishte lėvizur gabimisht dhe nė vend tė dorezės, ka rrėshqitur sipėr ftohtėsisė sė vdekur e si tė fshehur tė gėlqeres. E humbe fare, e ka dėgjuar zėrin e dikujt brenda tij.

Sikur dikush t'i kishte kėrcėnuar, Elezi ėshtė ndalur duke tėrhequr dorėn qė tė mos prekte asgjė. Ka qėndruar ashtu nė kėmbė, nė atė errėsirė tė plotė, nėn peshėn e keqe tė atyre ēsteve, tek pėrpiqej tė kuptonte se ku mund tė ishte dera e odės: Ėshtė kthyer andej nga mendonte se mund tė ishin dritaret dhe nuk ka parė asgjė. Pėrjashta terri ishte po aq i thellė, sa edhe brenda, kurse dritaret ishin krejtėsisht tė verbra. Dikund duhej tė ishte edhe oxhaku: net tė tėra atje, konxhij tė pashuar lėshonin deri nė fundnate dritė tė mekur prushi. Dikund duhej tė ishin edhe dollapėt, trapazani e drunjtė, kushedi edhe sa gjėra tė tjera duhej tė ishin, por ishte ajo errėsirė e plotė sipėr tė gjithave, nėpėr tė cilėn ai ishte rrotulluar nė vend, pa guxuar tė nisej kurrkah, thuaj se nė hapin e parė do tė shkelte nė grykėn e hapur tė njė honi, derisa asgjė, asnjė send i asaj ode, as i shfaqej, as e ftonte.

Asnjėherė nė vitet e mėvonshme nuk i ėshtė kujtuar Elezit se si ka arritur tė dalė nga oda. I kujtohej vetėm se nė njė kohė ėshtė gjetur para derės sė oborrit. Dera ishte e hapur dhe fryma e njeriut, qė sapo e kishte pėrcjellė nė atė ėndėrr, sė cilės nuk i besonte, kishte ngelur gjithkah nėpėr terrin e udhės.

Ėshtė kthyer duke lėnė qėllimisht derėn hapur. Kur tė bjerė mjegulla dhe terri tė bėhet si i pėrjetshėm, i janė sjellė rreth kokės fjalėt e njeriut nė tė bardha. Fjalėt dukeshin si flutura tė padukshme nate. Kur tė bjerė mjegulla, ka pėrsėritur Elezi, sikur donte t'ua gjente njė kuptim tjetėr atyre fjalėve. Terri i pėrjetshėm, ka folur me zė, tek pėrbirohej pėr nėn qemerin e gurtė tė derės sė kullės, i bindur se nėpėr atė derė nuk kishte hyrė asnjėherė. Tė zhvendosura, nė krah tė thyer e tė kundėrt, ishin edhe shkallėt, dera e odės, teshat e shtrojės, nė tė cilat qe futur sikur po futej i gjallė nė varr, prej tė cilave gjumi kishte ikur me vite udhė larg.

Ėshtė lutur: i lutem dhe mbėshtetem te zoti i agimit, qė tė mė mbrojė prej sherrit tė natės, kur e kaplon terri.

Dhe, e ka pritur agimin zgjuar, i bindur se ai, njeriu me tesha tė bardha, megjithatė, do tė vinte patjetėr pas dumbėdhjetė orėsh. Agimin e asaj tė mėrkure tetori.

...

 

Horoskopi javor
Quizz, Scrabble, Lojra tė tjera...

------------------------------
-

Shkrimtarėt  bashkėkohorė    
shqiptarė 

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj

Bujar Plloshtani
Dh. Pojanoku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ismet Rashiti

M. Blakaj
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Shefqet Dibrani
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarėt 
shqiptarė - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani 
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe

Gjon Buzuku

Citate dhe Proverba 

Posta e citateve

Portali i citateve | Altruizmi-egoizmi | Besimi | Dashuria | Dituria | Filozofia | Fėmijėt | Fjalėbutėsia | Gruaja | Lakmia | Lumturia | Mbi vetitė | Mėdyshja-ngurrimi
 
Miqėsia
| Mosha | Paragjykimi | Rrena | Xhelozia | Tė pandara | Optimizmi-pesimizmi


| Shkruaj Artikull tė ri | Plotėso artikullin e sipėrm | Dėrgo citatReagim ndaj artikullit |

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 07 Sep 2010 23:12:39 +0200 .