rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Frederick Turner

 


Shkrimtarė ndėrkombėtarė

 

Poezia e Frederick Turner

PĖRMASAT  UNIVERSALE DHE SHKĖLQIMI ARTISTIK I NJĖ POEZIE

 

Frederick Turner, “NĖ SHPELLĖN E PLATONIT”, poezi, botoi Shtėpia Botuese

“Marinaj Publishing”, Dallas. Frankfurt. Tiranė 2006, faqe 136. Pėrktheu Gjekė Marinaj.

ISBN 0-9728521-5-

Frederick Turner ėshtė njė emėr i madh nė letėrsinė anglo-amerikane, njė emėr me ndikim me pėrmasa tė mėdha botėrore. Poezia e tij vjen nė shqip falė Gjekė Marinajt, po ashtu poet e pedagog, qė jeton nė tė njėjtin qytet me poetin, nė Dallas tė Texasit.

 

Ka kohė qė e kam lexuar librin me poezi “Nė shpellėn e Platonit”, por kam hezituar pėr tė shkruar. Jo pėr vlerat qė ka poezia e kėtij libri, pėrkundrazi poezia e Turnerit ka shumė vlera letrare.  Jam shumė i vetėdijshėm se pėr poezinė e kėtij autori me ndikim kanė shkruar shumė, emra tė kritikės dhe drejtues me famė tė rrymave tė ndryshme letrare, shkrimtarė tė shquar, dramaturgė tė njohur, prijės e drejtues muzike e kėshtu me radhė. Vazhdimisht kam pas dhe kam “drojė” nė pėrvojėn time, nė dijet e mia nė fushėn e kritikės, ndonėse shumicėn e shėnimeve pėr librat i kam mbėshtjell me nocionin “mbresa”. Tė shkruash pėr njė libėr duhet tė jesh kompetent, sė paku tė njohėsh mirė fushėn pėr tė cilėn shkruan. Mendoj se profesionalizmi bie nė kurth, atėherė kur nuk ndien pėrgjegjėsi kur shkruan. Unė kėtė pėrgjegjėsi e ndiej vazhdimisht; pėr secilin libėr dhe pėr secilin autor. Kur shkruan pėr poetin Frederick Turner, natyrisht,  pėrgjegjėsia profesionale merr pėrmasa edhe mė tė madha.

Kėto hezitime pėr tė shkruar qė i kam ndrydhur qė prej kohėsh, mi largoi njohja e drejtpėrdrejt me autorin, i cili njė ditė maji tė kėtij viti, shoqėruar me pėrkthyesin e tij, pranuan qė nė ambientet e UTD nė Dallas tė kalojnė njė pasdite me mua. “Frikėn” e tejkalova me sukses, por pėrgjegjėsin pėr tė shkruar nuk ma heq askush. Nga ai takim, i njoha mė mirė dy personalitete tė artit e kulturės amerikane; autorin njė emėr me famė, dhe pėrkthyesin e librit Gjekė Marinajn i cili prej mė se tetė vitesh ėshtė pedagog nė ato institucione  tė larta tė kulturės, artit e letėrsisė amerikane. Prandaj, “mbresat” e mia letrare mė me dėshirė i zbresė nė njė shkallė mė miqėsore dhe kėto interpretime  dua t’i pėrkufizoj si njė lexim miqėsor, si njė lexues i pasionuar i poezisė sė Frederick Turner.

Frederick Turner ėshtė njė emėr i madh nė letėrsinė anglo-amerikane, njė emėr me ndikim me pėrmasa tė mėdha botėrore. Poezia e tij vjen nė shqip falė Gjekė Marinajt, po ashtu poet e pedagog, qė jeton nė tė njėjtin qytet me poetin, nė Dallas tė Texasit.

Gjekė Marinaj, duke qenė edhe vetė poet dhe nė tė njėjtėn kohė edhe pedagog e njėkohėsisht edhe interpretues i letėrsisė, i ka bėrė njė shėrbim tė madh, sė pari letėrsisė shqipe, duke i afruar emra tė mėdhenj tė poezisė amerikane siē ėshtė rasti me Frederick Turner, i vetėdijshėm ai vetė, dhe ne si lexues se gama krijuese e kėtij poeti shtrihet pėrtej kontinentit duke i kapė zenitet nė kėtė fushė. Prendaj konstatojmė se pėrkthyesi Gjekė Marinaj i ka bėrė njė shėrbim modest edhe autorit, me shpresė se poezia e tij do ta ketė ndikimin e vet edhe te Kombi Ynė.

Shqipėrimi i poezive tė Federick Turner ėshtė njė pėrkthim brilant, dhe jo rrallė tė hamend, nėse me tė vėrtetė janė pėrkthime, apo poezi tė shkruara nė origjinal, nė gjuhėn tonė tė mrekullueshme.

Mė duket se njė nga vlerat e kėtij pėrkthimi janė aftėsitė e pėrkthyesit pėr tė ruajtur muzikalitetin, sepse nė njė varg poezish ėshtė i arrirė ky synim, po gjithsesi vlerė edhe mė tė theksuar ka mendimi e pėrjetimi i poezisė qė ėshtė gjithė gjėja e kėtyre pėrpjekjeve.

Turner, si personalitet ėshtė i madh, si njeri i thjeshtė, modest dhe shumė i dashur. Ai jo vetėm pėrmes poezisė, por edhe si njeri tė bėn pėr vete. Prandaj kur kėto dy elemente njerėzore bashkohen, ato tė japin “madhėshtinė, atė pėrflakjen” ka thėnė pėr Turner, James Merril, njė figurė tjetėr mjaftė e madhe amerikane.

Njerėzorja te personaliteti i tij ėshtė bartur po aq edhe nė poezi duke e bėrė poezinė mė tė pranueshme dhe mė tė afėrt me lexuesin. Vlerėsimet qė i janė bėrė poezisė sė Turnerit, domosdo kanė ndikuar edhe nė rrjedhat e krijimtarisė sė tij publike, por ai me vite tė tėra ka mbajtur pozita akademike, dhe ka redaktuar revista me famė, qė do tė thotė se poezia, edhe shkrimet tjera tė tij janė sa refleksione ndaj paraardhėsve aq edhe nocione tė eksperiencės sė tij profesionale e private.

Pėrmbledhja me poezi “Nė shpellėn e Platonit” pėr letėrsinė shqipe (hė pėr hė), ėshtė njė dhuratė e vyer qė i ofrohet lexuesit, mė e kompletuar, e mė kėtė, lexuesi ynė, pak a shumė do tė njihet me disa nga vizionet, konceptet dhe mėnyrat e qasjeve nė poezi qė ky autor me dije dhe eksperiencė kaq tė madhe i ka pėrdor, dhe natyrisht urojmė qė tė luaj (pėr aq sa ėshtė e mundur) edhe rolin e saj, sidomos tė ndikojė edhe te krijuesit e tashėm dhe tė ardhshėm nė Shqipėri, Kosovė e gjetkė.

Jemi tė vetėdijshėm se po tė pėrkthehej e gjithė krijimtaria e Turnerit, mundėsitė e pėrzgjedhjes sė formave dhe mėnyrave tė krijimit do tė ishin mė tė mėdha dhe shumėllojshmėria mė e dukshme. Gjithsesi edhe ndikimet e tij do tė ishin shumėfish mė tė mėdha, por si njė informacion i kompletuar ia vlen edhe kėshtu siē ėshtė botuar.

Mėnyra e tė shkruarit poezi siē e ka preferuar pėr vete, ndoshta me nuanca tė caktuara mund ta ndeshim edhe te poetėt klasik shqiptarė dhe te ai brezi qė pėr simpati ruante njė lloj konservatizmi (anim nga forma klasike), por qė valėt e zhvillimeve tė letėrsisė moderne i kishin zėnė edhe ata.

Pikėrisht Turner ėshtė nga ata poetė qė ka mbrojtur me ngulm animin nga poezia klasike dhe pikėrisht atij, pra Turnerit i hidhėt “mėkati?!”, mė shumė se ēdo poeti tjetėr se: “mban pėrgjegjėsinė e rikthimit tė formave tė vjetra, si dhe krijimin e disa prej formave tė reja poetike, qė sot i gjejmė tė aplikuara nė poezinė bashkėkohor,” (Marinaj, parathėnie, f. 6).

Si do qė tė jetė “mėkat?” a “meritė!”, Turner mund tė krenohet se pak a shumė edhe me ato pak elemente i ka lidhur dy epoka tė mėdha tė letėrsisė--klasiken me modernen.

Kultivimi i esencės poetike qė hasim nė kėtė libėr pėrfshinė njė shumėllojshmėri stilistike e motivore, si formė e shkruar, qė ka pėrdor ky poet nė poezinė e tij. Nėse bazohemi nė fillimet e krijimeve tė Turner do tė shohim njė poezi me elemente klasike mjaft e qėndrueshme dhe pa shenja tė transformimit modern, kjo formė e poezisė statike me gjithė kritikat e mundshme atij do t’i japin statusin e njė poeti qė e njeh poezinė qysh nė embrionin e zhvillimit tė saj.

Nė tė gjitha veprat e fillimit, te poezia e Turnerit do tė gjejmė njė konglomerat a shumėllojshmėri tipesh e mėnyrash tė tė shkruarit tė poezisė duke i dhėnė njė lloj ylberimi poezisė sė tij.

Natyra e ligjėrimit poetik si njė lloj ekspresioni kanė bėrė qė temat e motivet e poezisė sė tij tė jenė mė afėr lexuesit dhe mė tė aplikueshme pėr ata poetė qė mund tė mendojmė se janė ndikuar nga poezia e Frederick Turnerit.

Pėrvoja e tij krijuese ndoshta mė lehtė se kujtdo tjetėr ia ka mundėsuar atij, pėr njė insistim kenceptual, pėr koherencėn tematike, motivore e stilistike qė veprėn e kėtij autori e kanė bėrė mė universale pėr nga idetė dhe motivet e saj.

Libri “Nė shpellėn e Platonit” pasi pėrfaqėson mė shumė mėnyrat dhe stilet e tė shkruarit qė ky autor i ka aplikuar nė rrugėtimin e tij letrar, ėshtė disi heterogjene, qoftė pėr nga temat e motivet qoftė pėr nga struktura stilistike e krijimit tė poezisė, duke na dhėnė njė pigment shumė ngjyrėsh qė secila mė shumė se tjetra shkėlqen e rrezaton vlera letrare duke e mbėshtetur njėra tjetrėn.

Pavarėsisht nga shumėllojshmėria esenciale lexuesi do tė vė re tipin e poezisė sė Turnerit qė e ka vėnė mbi planin filozofik, atė ekzistencialist, pastaj nė planin historik dhe bartja e metaforave a simboleve nga cikli nė cikėl, kėtė vėllim poetik e bėjnė mjaft distinktiv kurse pėr lexuesin do tė jenė tė mjaftueshme pėr t’i parė, shijuar e kuptuar disa nga llojllojshmėritė tematike e stilistike qė ka ndjekur ky autor.

Natyrisht, janė kėto vlera poetike qė ka ditur t’i shtjelloi Turneri, tė cilin jo rastėsisht kritika amerikane e trajton jo vetėm si poet tė madh, por emėr tė veēantė nė kuadrin e poezisė anglo-amerikane.

Vetė lidhjet qė ka poezia e kėtij autori me jetėn e tij personale, me ambientin ku ai ka jetuar, me pėrvojėn e tij tė gjatė, qoftė nga udhėtimet e shumta, qoftė nga eksperienca akademike, apo thjesht duke pas rol me rėndėsi edhe nė mjaftė revista me ndikim, e kanė begatuar jo vetėm shėnimin biografik por i kanė dhėnė ndjenjė dhe pėrjetim artistik poezisė sė tij.

Nė kėtė rast, unė pėr njė arsye a njė tjetėr do tė veēoja ciklin “Parajsa” nė tė cilin janė regjistruar mė ndjeshėm poezitė qė kanė njė lloj motivi nėpėrmes tė cilit shėnohen udhė-pėrshkrimet e poetit qoftė nė atdheun e tij Angli, apo nė Gjermani, Austri, Francė, Ēeki, Maqedoni, Serbi etj. Kėtu, kuptohet, motivet dhe idetė janė tė pėrafėrta me poetėt e tjerė qė kanė mundur t’i vizitojnė kėto vende. Pėr mua, nga ana tjetėr, ato ishin mė tepėr njė rifreskim apo kthjellim i gjithė asaj qė ka ndodhur me mua, por qė prej kohėsh edhe mund tė jetė mbuluar pluhuri i harresės.

Vetė titujt e poezive qė janė brenda kėtij cikli do tė ngjallin emocionet e lexuesit si dhe tė autorėve tė kėsaj zone gjeografike, apo tė atyre qė udha krijuese jo rrallė i ka pėrplasur qė tej.

Poezitė: “Me tren nga Londra nė Parisė”, “Bavaria: Mėngjes, drejt lindjes”, “Pranė Danubit, njė ditė mė vonė”, “Natė nė njė kafe rruge; brenda njė dasmė”, “Budapest, mėngjes, dy ditė mė vonė”, “Nė Grac, Austri, pėr njė konferencė”, “Dhjetė paradite nė Evropė, tre pasdite nė Teksas”, “duke shkuar mė tej drejt Lindjes”, “Ohėr, gjashtė ditė para kthimit”, “Dhuratė qė marr me vete”, “Shkup, buzė mbrėmjes”, “Verė cigane: Pėr Naum Panofskin” dhe poezia “Pėrfundim: Nė aeroplan”, kanė shprehur tėrė ndjenjėn e njė poeti pėr tė cilin jo mė kot janė thurur lėvdatat mė tė merituara.

Njė ndjenjė humane, tė strukturuar jashtėzakonisht mirė, e gjejmė te poezia “Gjatė vdekjes sė njė miku” si dhe poezia vijuese “Apologji” e te ndonjė tjetėr.

I theksuam vetėm kėto pak poezi, jo pse ishin mė tė veēanta, por thjeshtė vetėm pėr shijen time si lexues ngase ishin edhe indikacione tė tjera qė mė lidhėn mė emocionalisht me to.

Ēfarėdo qė tė shkruaja pėr kėtė libėr dhe veēmas pėr autorin janė gjėra mė se tė vėrtetuara nė mėnyrė profesionale nė shėnimin hyrės qė i ka bėrė pėrkthyesi Gjekė Marinaj, shkrim ky qė i paraprinė librit si njė “parathėnie” e cila nė kėtė rast, mbase edhe pėr autorin mė duket e qėlluar dhe e domosdoshme.

Nė fund tė fundit ana artistike e kėsaj poezie mė shfaqet si bukuritė e pakrahasueshme tė Pallatit Presidencial nė Monaco, (ku jam ulur pėrball tij, pėr t’ia vėnė kornizat kėtij shkrimi), kurse metaforat, idetė dhe tė gjitha qasjet tematike e motivore ngjasojnė me bukuritė e rralla tė kopshtit me lule e palma pėrball Pallatit dhe kudo nė kėtė Qytet-Shtet, qė e ka ngritur dora e njeriut.

Ky krahasim mė duket zgjidhja mė fatlume pėr tė parė edhe pėrmbledhjen poetike “Nė shpellėn e Platonit” si njė vepėr - vlerė specifike e poezisė moderne amerikane e pėrkthyer nė shqip nga njė mendje e dije mjeshtėrore, si njė mrekulli e rrallė, vlerė kjo qė do tė qėndrojė me sukses nė mesin e kolonės sė gjatė tė librit shqip.

Monaco, korrik 2009.

Shefqet DIBRANI

 

Shėnime mbi autorin

Frederick Turner u lind nė Northamptonshire, Angli, nė vitin 1943. Pasi kaloi disa vite nė Amerikėn Qendrore, ku prindėrit e tij Viktor W. dhe Edith L. B. Turner po bėnin kėrkime shkencore, Turner u edukua nė Universitetin e Oxfordit, (1962 – 1970), ku fitoi gradėt B.A, M.A, dhe B. Litt, (njė gradė ekuivalente me Ph.D.) nė gjuhėn dhe letėrsinė angleze. Turner u natyralizua si qytetar amerikan nė 1997. Ai ėshtė profesori themelues i Arteve dhe Humanitetit nė Universitetin e Teksasit, nė Dallas, por qė ka mbajtur pozita akademike nė Universitetin e Kalifornisė nė Santa Barbara, Kenyon College dhe nė Universitetin "Exeter" nė Angli. Nga viti 1978–1982 ka qenė redaktor i revistės "The Kenyon Review". 

VEPRAT LETRARE:

Books:

  1. Deep Sea Fish (poetry). Santa Barbara, California: Unicorn Press, 1968.
  2. Shakespeare and the Nature of Time (criticism). Oxford: Oxford UP, 1971.
  3. Between Two Lives (poetry). Middletown, Connecticut: Wesleyan UP, 1972.
  4. Romeo and Juliet (critical edition of Shakespeare’s play). London: London UP, 1974.
  5. A Double Shadow (science fiction). New York: Berkeley/Putnam, 1978. (Also published in England by Dutton, in French by Denoel, and Japanese by Sanrio)
  6. Counter-Terra (poetry). Goleta, California: Christopher’s Books, 1978.
  7. The Return (long poem). Woodstock, Vermont: Countryman Press, 1981.
  8. The New World (epic poem). Princeton: Princeton UP, 1985.
  9. The Garden (poems and aphorisms). Algonac, Michigan: Ptyx Press, 1985.
  10. Natural Classicism: Essays on Literature and Science (interdisciplinary studies). New York: Paragon House Publishers, 1986. Reprinted in paperback UP of Virginia, 1991.
  11. Genesis: An Epic Poem. Dallas: Saybrook Publishing Co., 1988.
  12. Rebirth of Value: Meditations on Beauty, Ecology, Religion, and Education (essays). Albany: SUNY Press, 1991.
  13. Tempest, Flute, and Oz: Essays on the Future. New York: Persea Books, 1991.
  14. Beauty: The Value of Values (monograph). University of Virginia: UP of Virginia, 1991.
  15. April Wind (poems). University of Virginia: UP of Virginia, 1991.
  16. Foamy Sky: The Major Poems of Miklos Radnoti (translations with Zsuzsanna Ozsvath). Princeton: Princeton UP, 1992.
  17. The Culture of Hope: A New Birth of the Classical Spirit (cultural criticism). New York: The Free Press, 1995.
  18. The Ballad of the Good Cowboy (poetry). Eagle Pass, Texas: Maverick Press, 1997.
  19. Biopoetics: Evolutionary Explorations in the Arts (essays by various hands, edited with Brett Cooke). Paragon House, 1999. 
  20. Hadean Eclogues (poetry). Ashland, Oregon: Story Line Press, 1999. 
  21. Shakespeare’s Twenty-first Century Economics: The Morality of Love and Money. New York: Oxford University Press, 1999. 
  22. The Iron-blue Vault: Selected Poems of Attila Jozsef (translations with Zsuzsanna Ozsvath). Newcastle upon Tyne, England: Bloodaxe Books, 1999.
  23. On the Field of Life, On the Battlefield of Truth. Pivot Press, New York, 2004. []
  24. Paradise: Selected Poems, 1990-2003. David Robert Books, Cincinnati, 2004. 
  25. Natural Religion. Transaction Publishers, New Brunswick, NJ, and London, 2006.
  26. Nė Shpellėn e Platonit (”In Plato’s Cave”, full-length collection of poems by Frederick Turner translated into Albanian by Gjekė Marinaj). Marinaj Publishing, Dallas, Frankfurt, Tirana, 2006.
  27. The Prayers of Dallas (poetry). Turning Point Press, Cincinnati, Ohio 2006. 
  28. Frederick Hart: The Complete Works: Essays by Donald Kuspit and Frederick Turner. Butler Books, Louisville, 2007. 

 

 

Rradhitje alfabetike

 

Camus Albert
Heminguay Ernest
Hugo, Victor
Musset
Schulte, Rainer
Shakespeare W.
Tanpınar, Ahmet H.
Turgenjev, Ivan

Turner, Frederick



Ballina

 


Ballina                                                                                                                                                                                            Kreu i faqes