|
|
|
|
|
Filip Shiroka lindi nė Shkondrėn historike mė 1859 nė njė familje tė ngritur intelektuale. Filloi mėsimet nė shkollėn franēeskane ku pati mėsues Leonardo de Martinon poet arbėresh i dhėnė pas artit poetik tė cilėn ua mishėronte nxėnėsve tė vet. Nga kėtej, vazhdoi studimet nė Itali. Nė kohėn e tregtive hileqare tė fuqive tė mėdha evropiane, kur ata luanin me fatin e trojeve shqiptare duke ju ndarė kulaē tė tjerėve nė dėm tė shqiptarėve, Filip Shiroka shkruajti nė italisht kushtrimin : « Shqiptarė, tek armėt, tek armėt » (Milano, 1878). Nė kėtė vjershė, Shiroka thėrriste nė mbrojtjen e bregdetit me qytetet Ulqinin e Tivarin qė i jepeshin Malit tė Zi si mbulesė pėr humbjen e Hotit dhe Grudės gjatė viteve tė Lidhjes sė Prizrenit dhe sukseseve ushtarake tė saj. Mėtej, ai mėrgoi nė Egjipt dhe Liban ku edhe vuajti shum nga malli dhe dashuria pėr atdhe. Nė kėtė kohė shkroi edhe dy vjershat mė tė bukura qė konsiderohen si margaritarė tė letėrsisė sė Rilindjes. « Shko dallėndyshe » dhe « Dallėndyshe eja » janė pra dy vjershat qė i njeh ēdo shqiptarė pa mar parasyshė nivelin shkollor qė ka. Nga poezitė heroike mė tė dalluarat janė « Shqypnia », « Gjergj Kastrioti » dhe « Burri ». Duhet theksuar se punimet e tij Shiroka i nėnshkruante me pseudonimin letrar Geg Postriba dhe se botoi nė « Besa » dhe « Toska » por mės sė shumti bashkėpunoi me revistėn « Albania » tė intelektualit dhe atdhetarit tė famshėm shqiptar, Faik Konicės. Nė Tiranė, gjatė njė qėndrimi tė fundit nė atdhe, Shiroka botoi vėllimin « Zani i zemrės. U nda nga tė dashurit, nė vitin 1935 nė Bejrut, Liban, nga ku, pas njėzet e pesė vjetėsh, ju sollėn eshtėrat nė vendlindje. |
| Shko
Dallėndyshe Udha e mbarė se erdh pranvera, shko, dallėndyshe tue fluturue, prej Misirit n'dhena tjera, fusha e male tue kėrkue; n'Shqipni shko, pra, fluturim, shko nė Shkodėr, n'qytetin tim. Shėndet prej meje tė m'i falėsh saj shpisė vjetėr ku kam le, me ato vende rreth t'pėrfalesh, ku kam shkue kohėn e re; atje shko, pra, fluturim, fal me shndet qytetit tim. Me ato male, me ato kodra, me ato prroje rreth t'pėrfalesh n'ato fusha qė m'ka Shkodra tė lulzueme, aty t'ndalesh; tue kndue me ambėlcim, fal me shndet qytetit tim. T'mujsha dhe un' me fluturue dojsha dhe un' me u nisė me ty, dojsha n'Shkodėr me kalue, m'e pa prap at'vend me sy! Por... ti shko atje... fluturim e ti qajma fatin tim. Nji
lules sė vyshkun |
|
|
Horoskopi
javor |
|
● Abdylazis
Islami |
|
Shkrimtarėt |
|
Ali
Asllani |
|
Rilindasit |
|
Asdreni |
|
Bejtexhinjt |
|
H.
Z. Kamberi |
|
Shkrimet e para tė gjuhės shqipe |
|
|
|