Pitagora
ėshtė matematicient e filozof grek qė jetoi nga fundi i shekullit VI
p.e.s. Lindi nė ishullin Samos prej ku u largua pėr pėr tė bėrė
shum udhtime e ndėr ta vizitoi edhe Egjiptin por pjesėn mė tė madhe
tė jetės e kaloi nė Crotone,
(foto poshtė) nė jug tė Italisė sė sotshme. Kėtu krijoi shkollėn e
tij tė afėrt me njė sekt.
Pitagora studjoi matematikėn,
muzikėn dhe filozofinė. Njihet si kreator i filozofisė
sepse e kuptoi dhe vu nė pah ndjenjėn pėr kėrkimin e pambarimit tė
njeriut dhe njėherit ofron njė pėrfundim tė kėtij hulumtimi:
realiteti i pėrjetshėm qė spjegon shfaqjen e tė qenurit relatif dhe nxitjen qė pėrbėn
ajo pėr pėrkryrje. Pitagora pra, merret edhe me metempsikozė ;
mundėsi pėr rilindje apo ringjallje pas vdekjes nė njė qenie tė
ndryshuar dhe kėshtu nė vazhimėsi, qė do tė thotė, mundėsi pėr tė
patur mė tepėr jetėra.
Pėrndryshe,
sot parashtrohet pyetja se ēfar do tė qe
niveli dhe rruga e mendimit
grek pa Pitagorėn? Ku
do tė kishin aritur Parmenidhi, Platoni apo
Aristoteli?
Tre
dhunti, spiritualizmi, dija dhe filozofia harmonizohen nė vepren e
Pitagorės dhe kjo ėshtė vetia kryesore, dhe elementi kryesor qė bėnte
madhėshtinė e tij e qė lidhi pas tij njė numėr tė jashtėzakonshėm
pasuesish pa lėnė asnjė gjurmė egėrsie por as edhe pengese pėr
lulzimin e personaliteteve
si Milon apo Filolasi.
Nxėnėsit
fillestar nė pesė vjetėt e para
mėsonin dhe ushtronin heshtjen. Nė kėtė kohė ata quheshin
auditorė (dėgjues). Pas pesė vjetėve, fillonte studimi i lėmive tė
mjekėsisė, astronomisė dhe gjeografisė.
Lufta
kundėr qytetit tė afėrt Sibaris (foto djathtas)
dhe suksesi i komuninetit tė Pitagorės ngjallėn armiq kėshtu ai u
detyrua tė tėrhiqet nė Metapontė ku edhe vdiq. Besonte metampsikozėn
por na nuk dijmė a u ringjall ndonjėherė... Dijmė vetėm se filozofė
tė rėndėsishėm pas tij, nė Greqi, nė Romė e gjetiu, lanė dėshmi
tė qarta pėr se frutet e urtėsisė sė Pitagorės jetonin akoma.
Pas
zbulimit tė blloqeve tė gravuara targjilit nga Babilonasit qė
datojnė nga viti 1800 p.e.s, dijmė se Pitagora nuk ėshtė mė zbuluesi por thurrėsi i teoremės sė njohur «Shuma
e katrorėve tė masave tė kateteve tė trekėndeshit kėndėdrejtė
ėshtė e barabartė me katrorin e masės sė hipotenuzės».
Pitagora dhe nxėnėsit e tij zbuluan se seriali
i numrave katrorė: 4, 9, 16, 25, 36 dhe me rradhė
formohet nga shtimi i numrit tek qė vijon nė brėnda njėsisė pra:
1+3; 4+5; 9+7; 16+9;
25+11 e kėshtu me rradhė. Ky zbulim i rėndėsishėm,
jo vetėm qė ka fuqine e njė ligji, po krijon edhe njė harmoni tė kėndėshme
vizuale tė numrave nė shpirtin e njeriut.
Nė
muzikė, njohim «Gamėn e Pitagorės». Gama
natyrore qė pėrdorej nė mėnyrė empirike egzistonte ėshtė e
qartė. Njeriu i njihte notat pa e ditur se i pėrdor gjatė rėnies sė
instrumenteve (shqip dėndėneve) dhe kėndimit. Pitagora ka meritat pėr
zbulimin dhe vendosjen e
bazave tė teorisė se muzikės (gama) dhe tė fizikės sepse spjegoi
bazat e intervaleve natyrore :
oktavė, kintin dhe kvartetin qė janė nė pėrputhje me raportet
numrave tė thjeshta.
Kėto
intervale themelore u zhvilluan gjatė shekujve dhe sot na kemi gamėn e
njohur: do, re,
mi, fa, sol, la, si.
*
* *
Stobe:
«Pitagora thot se bota ka lindur (ėshtė krijuar) nga mendimi
e jo nga koha.» |