rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

 

Empedokli
(?-?)

 

FILOZOFĖT GREKĖ

 

Empedokli rradhitet ndėr figurat mė tė shquara tė filozofėve tė kohės parasokratiane tė shkollės sė Parmenidhit. Ėshtė i influencuar nga tri idetė tė cilat edhe i mėsoi, ata tė Pitagorės dhe besimet Orfeike; idetė Eleatike: dhe ndikimet nga Herakliti.  Mbron tezėn e Njėshes dhe mėtej, pasiqė nxen edhe mėsimet  e vijuesve tė Pitagorės, pėrpilon kosmologjine e vet. Zjarri, toka uji dhe ajri janė elementet qė formojnė ēdo gjė nė gjithėsinė e paraqitur nė njė sferė ku bashkimi dhe ndarja e elementeve vihet nė lėvizje nga dy forca tė vetme : Dashuria dhe urrejtja. E para ėshtė forcė bashkuese kurse e dyta forcė qė sjellė ndarje. Pėrveē interesit mbi natyrėn Empedokli merret me jetėn politike dhe ėshtė mbrojtės i zjarrtė i demokracisė. Ėshtė poashtu i njohur si idhtar i doktrinės sė migrimit tė shpirtėrave dhe si shėrues, gjė qė bėri tė konsiderohet si hyjni nga bashkėkohanikėt e tij. Pėr tė vėrtetuar pavdekshmėrinė e tij,  por mė tepėr nga krenaria joracionale, pas njė banketi ndėr besimtarė e miq, dėgjon njė zė qė e thėrret dhe ai zhduket pėrgjithmonė. U gjuajt nė flakėt e Etnės nga i ngelėn  pa u djegur vetėm bronza e kėpucėve. Apotheozė pak edhe e stėrritur por sidoqoftė, dėshira Empedoklit u plotėsua mė sė miri... Pretendonte tė jetė Hyjni dhe  i pavdekshėm ( « Pastrimet »... unė kam arrdhur tek ju si njė Perendi i pavdekshėm...) Kėtė e ariti gjatė jetės e sidomos duke ju sakrifikuar Etnės. Kjo ishte dėshira e tij...

Empedokli fizikant dhe magjistar

Nė poemėn « Natyra » flet  pėr ushtrimin e forcės sė magjisė mbi ēdo gjė. Aty i drejtohet  nxėnėsit tė vet Posanias  me fjalėt: «Ti do ti mėsosh tė gjitha ilaēet kundėr dhimbjeve dhe pleqėrisė. Ti do tė qetėsosh vrullin e errėrave tė palodhshme… Pėr tė mirėn e njeriut ti, kur do tė duhet, do tė bėshė qė thatėsia tė zėvendsoj shiun dhe tė kundėrtėn».

Pėrndryshe te Empedokli qė nė fillim verejmė vendosjen e materjes unike tė pėrhershme. Ēdo gjė e gjithkah ėshtė rrėnjė e tė qenurit. Asgjė nuk vjen dhe asgjė nuk shkatėrohet. Ēdo gjė qė ėshtė, ka qenė dhe do tė jetė. Katėr janė « rrėnjėt » qė kanė egsistuar dhe do tė egzistojnė: Zjarri (nė formėn e hyjnizuar Empedokli e quan Zeus), Uji, Ajri dhe Toka: kėto janė bazat e Qenies dhe qėndrojnė nė gjithėsi dhe qė kanė madhėsinė e tyre edhe pse ai nuk ka njohurinė e rėndėsisė sė tyre. Dielli dhe yjet janė aty nga djithėmonė dhe nuk  ska ē’tė kėrkojmė jasht kėsaj. Tė gjithė kanė tė njejtėn moshė. Kanė qenė gjithmonė dhe do tė jenė pėrēdoherė.

Shohim se nė njė mėnyrė Empedokli pranon shumėsin e vetive tė spcifikuara tė pandryshueshme dhe spjegon pėrzierjen  e elementeve nėpėrmjet procesive  mekanike. Pėrzierja bėhet mes elementeve me afinitete tė pėrafėrta dhe nuk ka asnjė lloj tranfsormimi. Lumenjt e mėdhej gjithashtu mund tė kalojnė nėpėr pore tė ngushta (kėtu Empedokle bėnė hapat e para nė fushėn e atomit). Toka mori lėndėt e shumta nga uji e zjarri dhe kėshtu u prodhuan eshtėrat, tuli, dyelli dhe gjaku.

Principet dhe mekanizmi sipas sė cilit prodhohen kėta pėrzierje dhe ndėrrime, janė dy veti (elemente) tė rėndėsishme: Pėrēarja (armiqsia) dhe nga ana tjetėr: Dashuria (harmonia, gėzimi).

Tash shtrohet pyetja a ėshtė Empedokle i bindur nė Njishen e materies apo pati tendenca tė ndėrlidh idetė  e shumėfishit kaotik. A ėshtė pra Pėrēarja njė rrjedhė e Mėrisė dhe Dashuria  njė betejė kundėr mbretėrisė  sė Pėrēarjes ?

 


Demokriti
Empedokli
Gorgias
Herakliti
Orfeu
Parmenidhi
Pitagora
Protagora
Talesi
Zenoni nga Elea
Sokrati
Aristoteli
Platoni
Lukreci
Zenoni nga Kitioni



Ballina