rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



Poezia e Arif Molliqit  


POEZIA, VLERĖ DHE METAFORĖ ARTISTIKE
 

Arif  Molliqi  „NJĖ HIJE BĖNTE RRUGĖ“, poezi, botoi Shtėpia Botuese „FAIK KONICA“, Prishtinė 2009, faqe 117. ISBN 978-9951-06-290-9

PROLOG:

Arif MOLLIQI, ėshtė poet qė ka krijuar individualitetin krijues jo vetėm nė poezinė e sotme shqipe qė krijohet nė mėrgim, por pėrmasat e kėtij individualiteti maten me nivelin e poezisė sė sotme shqipe nė shkallė kombėtare. Tashmė poezia e tij ka fituar njė vlerė dhe peshė artistike. Kjo gjė mė dukshėm vėrehet, sidomos nė krijimet poetike tė viteve tė fundit tė kėtij autori. Poezia e tij, ka marrė vlerė qė duhet respektuar, sepse ka tėrhequr vėmendjen e lexuesit, pėr mė tepėr tė asaj kategorie qė leximin e poezisė e bėjnė mė kujdesshėm dhe nė mėnyrė profesionale. Janė kėto disa nga arsyet pse themi se Arif Molliqi ėshtė nga ata poet qė poezinė e ka pasion, dhe atė e krijon jo pėr tė plotėsuar ndonjė vakum krijues, por thjesht shkruan pėr tė shprehur ndjenjėn dhe pėrkushtimin e tij letrar. Tash kur pėrmendim kėtė autor, (sidomos nė fushėn e poezisė), duhet tė besojmė se e kemi fjalėn pėr njė individualitet krijues, pėr njė poet qė krijon kujdesshėm i cili si prodhimtar i vlerave letrare duhet respektuar dhe duhet t’ia pranojmė suksesin e gjertanishėm pėr t’i dhėnė vendin e merituar nė kuadrin e letėrsisė kombėtare

Arif Molliqi i ka mbetur besnik krijimit tė poezisė duke u dalluar si njė krijues qė mė me pėrkushtim merret me poezinė. Ai nga libri nė libėr ka shėnuar ngritje, vlera kėto tė tejdukshme, qoftė nė aspektin estetik apo tė qasjeve metodike pėr tė sendėrtuar vlera qė ai i ka synuar. Janė veprat letrare qė tashmė atė e kanė bėrė mė tė dalluar dhe dita - ditės edhe mė tė kėrkuar. Deri mė tani ky poet ka shėnuar rritje, duke i dhėnė vlerė poezisė, dhe sharmin e duhur artistik, qė pastaj poezia e tij tė jetė mė e pranueshme dhe si vlerė artistike mė e qėndrueshme.

Te poezia e Arif Molliqit spikasin tipare dukagjinase tė kultivuara qysh nė kohėn e rinisė sė hershme dhe tė shprehura qysh nė librin e parė tė tij “Simfoni pėr darkėn e qenve” (1994), me tė vetmin ndryshim se melankolia pėr atdheun sikur e ka ndryshuar baraspeshėn. Tashti kundrimi i fenomeneve bėhet nga larg dhe ėshtė bėrė obsesion i tij krijues, duke e bėrė poezinė mė meditative, mė tė pėrjetuar dhe shumė mė tė dhembshme, ngase edhe ato nota lirizmi edhe ato fije gėzimi sikur i kėputen nga njė jetė e tė qenit larg atdheut, larg realitetit pėr tė cilin ai jeton dhe krijon.: “Vjen njė kujtim e ma ledhaton ballin/ Miqtė e mi vijnė dhe ulen rreth sofrės sime/ Me baladat e pėrgjumura...”, faqe 11.

 

            METAFORA DHE SIMBOLIKA E MĖRGIMIT:

Mėrgimi, ky fat a fatalitet nuk ėshtė vetėm i Arif Molliqit si poet dhe krijues, kėtė fat e kanė pas dhe e kanė pėrjetuar me mijėra e mijėra poet tė rruzullit tokėsor, madje as pėr poezinė shqipe nuk shėnon ndonjė risi. Por, mund tė konstatojmė se motivi i mėrgimit te poezia e Arif Molliqit sikur lėshon njė mallkim pėr “Tokėn Arbėrore” qė nuk pat vend tė mjaftueshėm pėr tė gjithė poetėt tė cilėt mė mirė se kushdo tjetėr e deshėn dhe u dogjėn pėr atdheun e tyre, prandaj ata mė mirė se kushdo tjetėr mbollėn dashurinė dhe kultivuan kulturėn e dashurisė pėr atdheun, pėr tė cilin vazhdimisht gjakojnė dhe krijojnė. Kėtė gjendje shpirtėrore tė tij mė sė miri e shpjegojnė kėto dy vargje: “Kėtu askush nuk mė njeh/ Pėrveē atyre qė jetojnė si unė”, faqe 12.

Vėllimi poetik “NJĖ HIJE BĖNTE RRUGĖ” , sikur i materializon dhe i sforcon kėto bindje se: “Mbi moshėn e tij (time)/ Durimi ka ngarkuar barrė tė rėndė”, faqe 10. Padyshim, kjo vlerė meditative dhe ky sublimin i gjithė kėsaj dendėsie ka prodhuar poezinė mė tė avancuar nė aspektin artistik. Nė njė rast tjetėr ja se si shprehet ai: “Nėpėr qytet lakuriq janė zhveshur rrugėt”, e tė njėjtėn  poezi e mbyll me vargjet: “...pas muri/ Qė kurrė nuk e kisha parė/ Nga etja pėr ta prekur piva vesėn e syrit tim/ Pa lot ē“kuptim do tė kishte lutja”, faqe 11.

Poeti merret shtruar me temėn e mėrgimit tė cilėn nuk e kundron pėrciptazi, ai ėshtė futur thellė nė thelbin e ēėshtjes duke na sjell njė motiv e qasje tė re tė cilėn nuk e hasim kaq artistikisht nė librat paraprak. Prandaj kjo na gėzon dhe na shtynė pėr tė besuar se autori poezinė e ka pasion ku i jep jetė, ashtu sikurse jeta e tij qė i shėrben artit dhe poezisė.

ZBRAZTĖSIRĖ

            Nėpėr rrugėt e Hamburgut
            Kėrkoj degė lisi

Ti var fjalėt e turbullta
Qė ecin bashkė me mua

Kėrkoj ti var kujtimet
E mėngjeseve tė lodhura

Shikimet nga udhė e sosur
Qė humb nėpėr ėndrra

Ca rrudha nga balli
Ēdo ditė i kruaj

Dhembjen e tyre e bartė me vete

                                                (Faqe 29)

 

            MĖRGIMI DHE SIMBOLIKA E VENDLINDJES:

Pėr jetėn e tė qenit poet i mėrguar, larg atdheut, larg tė dashurve dhe larg realitetit pėr tė cilin jeton dhe krijon, Arif Molliqi, e ka konkretizuar nė njė sėrė poezish tė kėtij libri. Temė kjo qė nuk i shqitet nga vrojtimi, nga pėrjetimi dhe nga preokupimi artistik. Edhe nė kėtė pėrmbledhje poeti ka dhėnė maksimumin e ndijimeve dhe krijimeve qė pėr temė bosht kanė metaforėn e mėrgimit, mallit dhe tė dashurisė pėr atdheun. Kėto tri elemente sikur janė bėrė bosht i temės sė trajtuar nė bllokun e poezive qė pėr temė kanė mėrgimin. Sikur kėto motive e ndjekin si hije autorin, sikur kėto motive ia nxinė jetėn, ia shtuan dhembjen ia rritėn mallin pėr Kosovėn e tij tė dashur, pėr gurėt e varret, pėr Llukėn e Epėrme, pėr Rrafshin e Dukagjinit, pėr freskinė e Gjeravicen qė nuk i shqitet nga mendja, apo pėr krenarin e pa fundme tė Alpeve Shqiptare tė cilat poezisė sė kėtij autori sikur i kanė dhėnė njė ylberim artistik me shumė ngjyra, njė portret artistik mjaft i realizuar nė tė cilin metafora artistike e kurbetimit i ka marrė nuancat e njė krijimi artistik, kurse autorin e ka renditur nė listėn e poetėve qė me pėrkushtim iu ka qasur edhe kėtij motivi.

 

“Nė njė natė tė ftohtė
            U ngroha me fjalėn

Nė njė natė plotė zagushinė
            U freskova nga kujtimet

Dashuri thuaje
            Nė kėtė stinė fėrmake

Cilėn ta zgjedh
            Hijen e Blirit te Ura e Haxhive

A syrin e vashės te Liqenet e Gjeravices

                                                                         (Poezia: “DILEMA”, f.51)

 

            KONTEKSTI LETRAR NĖ NJĖ METAFORĖ POETIKE:

Arif Molliqi, ku mė pak e ku mė shumė ka dhėnė prova tė qėndrueshme se ėshtė poet dhe se poezinė e ka pėrkushtim. Ai di tė merret me temat e pėrditshmėrisė, duke i zgjeruar dijet dhe mundėsitė me tema tė tjera shoqėrore e politike tė cilat janė aktuale pėr njė shoqėri nė ndėrtim e sipėr, e cila ka synim identitetit e vet shtetformues  siē ėshtė rasti me Kosovėn dhe qytetarėt e saj se: “Njeriu lind gėnjeshtar/ Apo mėsohet nga njeriu te gėnjen”, ose “Kur marrėzitė e zhveshin shkėlqimin/ Njerėzit e humbin rrugėn e vet”, faqe 16.

Deri sa nė librat e hershėm tė kėtij autori hasnim aty kėtu thumbimin dhe pickimin satirik, sikur me qėllim nė kėtė pėrmbledhje poetike autori iu ka shmangur pothuajse tėrėsisht kėtij fenomeni duke dhėnė prova tė besueshme se ka qėndrim mė tė arsyeshėm, mė tė kuptueshėm dhe shumė mė tė besueshėm, gjė qė ėshtė pėr t’u gėzuar dhe qė duhet lavdėruar gjithsesi aftėsinė e tij krijuese. 

Arif Molliqi, kujdesshėm e ka sintetizuar mendimin, ka njė depėrtim tė thellė nė brendėsinė ideore tė fjalės sė shprehur artistike duke bėrė pėrpjekje maksimale pėr ta thėnė atė sa mė bukur, sa mė arsyeshėm, prandaj vargu i tij ėshtė edhe racional: “Fali o Zot  mesjetaret/ Sa herė kthehen me guri n“krah/ I matin mezhdat e huaja/ Zoti ua ka falur tokėn/ atyre qė jetojnė aty”, faqe 42.

Vlerat e librit maten edhe mė vokabularin shprehės, bagazh ky i ngarkuar me shprehje tė traditės dukagjinase duke hiperbolizuar mendimin artistik me doket dhe zakonet e trevės qė i takon, si mjeti mė i mirė dhe mė i sigurt pėr t’u kushtuar vėmendje tė veēantė mjeteve shprehėse, kulturės shprehėse qė duken si njė qasje origjinale dhe e mirėfilltė. Arif Molliqi edhe nė kėtė libėr, (bile mė me ngulm), ėshtė pėrpjekur pėr tė dhėnė njė figuracion tė bollshėm dhe mjaftė tė pasur, dhe me njė gjuhė sa tė rrjedhshme, po aq  tė kuptueshme e ka spikatur muzikalitetin e vargut dhe tė fjalės artistike. Kėto njohje dhe dije janė rezultat i punės dhe pėrkushtimit ndaj poezisė ose mė saktė nga shoshitja e vlerave tė traditės popullore, tė gjuhės dhe kulturės, tė njohjeve tė historisė dhe mitologjisė tė cilat duke i gėrshetuar edhe me njohjet nė fushėn e poezisė, poezia ka marrė njė ylberim specifik qė e bėjnė mė tė dalluar, tipar ky i poezisė sė sotme shqipe qė krijohet jo vetėm nė mėrgim. “Nga Univers i kaltėr/ Le tė shpėrthejė qielli/ .../ Mbi kokėn lė tė bjerė/ Le tė bjerė borė e bardhė/ .../ E nė kopshtin tim/ Le tė mbijė dashuria/ Qė i solla nga fushat e Dukagjinit...”, faqe 45.

            KONCEPTI DHE IDIOMAT E NĖNTEKSTIT:

Arif Molliqi, si poet ka krijuar konceptin artistik tė poezisė qė krijon. Ai nė njė sėrė ciklesh ka bėrė pėrparim tė thuktė nė pėrkufizimin e mendimit dhe tė formulimit artistik. Ngjyrimi dhe portretizimi i protagonistėve sikur ka qėllim  tė tė fut nė brendėsin e temės dhe mendimit,  duke pėrshkruar momente kuptimplota nė njėrėn anė, kurse nė anėn tjetėr ka atakuar mendimin negativ dhe veprimin e shėmtuar qė mund ta bėjė njeriu (a pushtuesi?!): “Nė grykė  tė Deēanit/ Kanė mbetur dhėmbėt e ujkut/ .../ Guri i Nuses pikturon Gjeravicėn/ .../ Lumenjtė e Kosovės u rriten/ Vrasėsit i morėn mė vete/ .../ Dilni n“derė tė Kullės le tė na shohin/ Oxhaqet tona po tymojnė”, faqe 38.

Gjithsesi Arif Molliqi e din pse shkruan dhe e din qėllimin e misionit poetik. Ai, gjithkund e gjithkah ka pėrshkruar momente tė caktuara me finesa tė stėrholluara duke e detajuar qėllimin e krijimit si njė idiomė artistik pėr fjalėn e shkruar poetike.

            SIMBOLIKA DHE MOTIVI I VENDLINDJES NĖ POEZI:

Simbolikėn me motive tė vendlindjes e hasim qysh nė poezinė kredo tė kėtij libri e cila sikur ka pėr qėllim tė na pėrball me elementin e atdhedashurisė dhe tė simbolikės sė vendlindjes. Kjo poezi, jo vetėm  qė ėshtė ndėr poezitė mė tė realizuara, por mendoj se ky shėnim do tė mbetej i mangėt po sikur tė mos e theksonim kėtė simbolikė e cila te poezia e Arif Molliqit ka marrė konotacione tė njė legjende e cila tregohet e ritregohet nė secilėn kohė dhe nė secilėn stinė duke nga kthyer e rikthyer nė kohėra e lėvizje qė pėr dijen e poetit janė bėrė simbolikė e veēantė, tė cilės ai i rikthehet nė secilin libėr qė shkruan:

 

PĖRSĖRITJE NGA LIBRI I AMZĖS

Nė Llukė tė Epėrm
            Shtėpia tek mė ngrohet nga zjarri

Brenda kam harruar
           
Tė gjitha librat

Harruakam njė mollė
            Dhe njė ftua

                                    (Faqe 5)

Simbolika e vendlindjes te poezia e Arif Molliqit ka njė tėbanė ideoemocional specifik duke u bėrė tipar kryesor i poezisė sė tij nė pėrgjithėsi e veēmas nė kėtė vėllim poetik ka shėnuar njė pėrparim ku disa simbolika ia vlen pėr t’i theksuar ngase poeti mė shumė ėshtė shqetėsuar pėr “Njė mollė/ Dhe njė ftua” qė i ka harruar nė shtėpinė qė ngrohej nga zjarri, se sa pėr librat e radhitur nė bibliotekėn personale tė lėna prej kohės nė shtėpinė e tij nė Llukė tė Epėrme.

Ndonėse poeti nuk e saktėson se pėr ēfarė “ngrohje” tė shtėpisė bėhet fjalė, (pasi ajo mund tė kuptohet nga nėnteksti), por ai shqetėsohet se ka harruar “njė mollė dhe njė ftua” dhe mallin e hallin e ka se bashkė me librat iu ka djegur edhe libri i amzės ku mund tė gjendshin shėnimet pėrkatėse edhe pėr poetin e shqetėsuar kaq shumė.

Elemente tė tjera qė shprehin nė njėfarė mėnyre simbolikėn nė poezinė e Arif Molliqit janė: Molla, ftoni, kulla, oxhaqet, kopshti te mani, lisi, lisi plak, lumi, ura, guri, guri i shpuem, hėna, Lugu i Dollajve, Ura e Haxhive, Rrasa e Zogut etj. Nė njė bllok tjetėr janė marrė figura nga mitologjia po mė shumė nga legjendat shqiptare ta zėmė: Heketa, Doruntina, Bardh Bregu, Gjergj Elez Alia etj. Kėshtu poeti ka ndėrtuar simbolikėn e vet krijuese tė cilėn e pasuron edhe me elemente tė tjera nga topografia apo vendbanimet qė janė pjesė e tij siē janė: Lluka e Epėrme, Verrat e Llukės, Gjeravica, Liqenet e Gjeravices, Lumenjtė e Kosovės, Dukagjini, Fushat e Dukagjinit, Drini, Drini i Bardhė, Drini i Zi, Dy Drinat, Alpet Shqiptare, Kalaja e Ulqinit, Kukėsi, Adriatiku, Ēamėria dhe njė varg tjetėr duke krijuar njė hartė gjeografike tė tėrėsisė Arbėrore nė njėrėn anė dhe nė anėn tjetėr pėr tė vėrtetuar se si poet kudo qė ai tė jetė, pashmangshėm ėshtė i lidhur me tokėn dhe atdheun qė e bėri poet.

 

            SIMPLIFIKIMI METAFORIK I TEKSTIT POETIK:

Thjeshtėsia (lat. simplicitas), e kėsaj poezie ėshtė tendenca dhe pėrpjekja e vazhdueshme qė poeti i ka bėrė poezisė sė tij qė ajo (pra poezia), tė jetė sa mė e lidhur me motivin e vendlindjes. Kėto poezi mund tė llogariten  ndėr poezitė mė tė realizuara e mė tė pėrjetuara. Por, tablotė e poezive qė kanė pėrshkruar jetėn e tė qenit poet i mėrguar sikur janė mė brengosėse, mė shqetėsuese, mė tė tejdukshme, ku halli i vetėm i autorit duket se mbetet njė kthim atje ku ka nisur kurbetimi fizik i tij. 

Poezia e kėtij autori pėr asgjė nuk dallon dhe as nuk ndryshon nga niveli dhe pikėpamja e asaj poezi qė krijohet sot nė Kosovė dhe mbarė hapėsirėn shqiptare. Shqetėsimet dhe preokupimet mė shumė mbeten tema e motive pėr tė gjetur mendimin dhe metaforėn e krijimit, se sa temė a preokupim pėr tė pėrshkruar njė realitet, njė fatkeqėsi qė paska ndodhur nė ēastin e mėrgimit fizik dhe praktik tė autorit. Por, mėnyra e qasjes dhe ai muzikaliteti i poezisė sikur ia shtojnė melankolinė kėtij libri me vlera mė tė pranueshme dhe mė tė realizueshme, ndėrsa harmonia e metaforės sė mėrgimit me atė tė vendlindjes e sforcon motivin dhe pėrpjekjen pėr tė dhėnė maksimumin e vlerės sė krijimit, gjė qė ka dal edhe poezia nga pėrmasat e kontestit artistik.

Pėrmbledhja poetike “NJĖ HIJE BĖNTE RRUGĖ”, ėshtė e pasuruar me figuracion artistik, madje sa origjinal po aq funksional. Nėpėr mjaftė vargje shohim njė detajim, njė personifikim deri nė imtėsi tė vetvetes dhe brendėsisė sė tij krijuese, duke e bėrė krijimin mė tė pranueshėm mė personifikues dhe mė pėrjetues, ngase krijimi niset nga vetvetja, nga pėrjetimi i ndijimeve dhe krijimeve tė shumta qė ka dal si njė poezi e pėrjetuar deri nė instancat e fundit tė personifikimit real tė asaj qė e krijon nga pėrjetimi real e faktik, por qė me mjeshtri i ka dhėnė atė vlerėn artistike pėr t’u pranuar e dėshiruar edhe nga tė tjerėt si njė krijim i mirė dhe i realizuar nė kuptimin mė pozitiv tė kėsaj shprehjeje letrare.

Gjetjet poetike pėr Arif Molliqin janė vetėm nuanca, a mė mirė tė themi vetėm substanca krijimi pėr tė ndėrtuar pastaj idenė e pėr tė realizuar qėllimin ku ka sintetizuar me mjaftė mjeshtri idenė mbi metaforėn si njė sintezė poetike. “Nė kėtė kohė s“ėshtė turp/ T“ia bėni vetvetes njė minutė heshtje”, faqe 60, ose “Te degė e kumbullės njė bilbil kėndon kėngė dashurie/ Zėri i shkon gjer te pishat shtatgjata, te majat e malit”, faqe 63.

Pėrplot motive lirike, pėrplot shprehje artistike dhe pėrplot realizime fisnike do tė gjen lexuesi nėpėr vargjet e kėtij libri ku kanė breshėruar poezitė qė pėr temė kanė motivin e mėrgimit dhe shumė e shumė tė tjera qė pėr temė kanė vendlindjen dhe jetėn pėrplot gjallėri nė Rrafshin e Dukagjinit, nė Llukė tė Epėrme, a gjithkund nė hapėsirėn shqipfolėse. Por metafora e “njė hije qė bėnė rrugė” del si njeri nga vargjet mė tė shqetėsuara qė shprehė drithėrima reale ku ka dhėnė njė stad tė ri tė preokupimit dhe tė shqetėsimit autorial gjė qė e kanė bėrė mė tė prekshme dhe shumė mė frymėzuese poezinė e kėtij vėllimi  artistik. Shqetėsimet janė pjesė e jetės tė cilat ai i ka pranuar si realitet dhe me to ai sikur merret mė shumė pėr tė ndėrtuar poezinė se sa thjesht si njė nuancim a pėrjetim personal. Gjithsesi ai ka bėrė mirė qė ėshtė marrė kaq shumė me shqetėsimin e tij personal si poet, i cili kaq shumė shqetėsohet pėr fundin e pafundmė tė kėtij udhėtimi letrar, qė kaq shumė shqetėsohet pėr tė tashmen shqiptare dhe pėr tė ardhmen me perspektivė dhe pėrplot shpresė, emocione kėto tė cilat ku mė shumė e ku mė pak shfaqen nėpėr cikle, nėpėr poezi tė caktuara, nėpėr strofa a vargje tė shumta tė cilat vetėm e kanė freskuar poezinė, ia kanė rritė vlerėn dhe ia kanė shtuar atė dinamizmin e zakonshėm nė kėtė epokė pėrplot tendenca e pėrpjekje pėr tė zhvendosur identitetin nė njė koncept global, kurse njeriu i sotėm “nuk duhet mė?!” ta identifikon vetėn me atė qė ėshtė, por duhet tė bėhet njė qenie e robotizuar nė shėrbim dhe interes tė njė pale tė caktuar.

 

            PARA SE TĖ THEMI “EPILOGU I VLERES POETIKE”:

Arif Molliqi edhe me kėtė pėrmbledhje poetike ka dėshmuar vetėn se ėshtė nga poetėt e rrallė qė ka ruajtur lidhjet shpirtėrore dhe tė pandashme me vendlindjen, me atdheun dhe me Kosovėn pėrgjithėsisht. Kjo thellėsi shpirtėrore, kjo ndjesi artistike lidhet edhe me temat dhe motivet me tė cilat ai merret vazhdimisht, pastaj me mjetet artistike dhe me atė ylberimin e ngjyrave tė vendlindjes i ka dhėnė aromė, shije  e pėrjetim mė fisnik poezisė qė ka krijuar, pastaj i ka dhėnė formė brendėsisė sė saj si njė tipar i rregullt qė duket  sikur tė ishte njė ujėvarė e kreshpėruar, qė ka buruar atje nė rrėnjėt e jetės dhe qė ka vazhduar e kthjellėt si kristalet e  vendlindjes edhe nė mėrgimin e tij nė Hamburg tė Gjermanisė, vlera kėto tė pasqyruara me mjaftė mjeshtri brenda vėllimit “NJĖ HIJE BĖNTE RRUGĖ”.

            EPILOGU I VLERES POETIKE:

Arif Molliqi ka ditur tė manipuloj me shprehje artistike sa qė me tema tė pėrditshmėrisė ka arritur tė krijoj veprėn poetike e cila ka njė shije e timbėr tė pėlqyer. E gjithė kjo ėshtė realizuar pasi autori ka gėrshetuar pėrvojėn jetėsore me figuracionin artistik duke vazhduar sendėrtimin e mendimit dhe krijimit qė barten nga libri nė libėr, ku me mjaftė sukses ka kristalizuar qėllimin e veprimit si njė mendim i pėrkufizuar poetik me vlera tė qėndrueshme artistike.

 

F- Nice, verė 2009.

Shefqet DIBRANI

 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ibrahim Kadriu
Ismet Rashiti
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku