rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



Shpėrndaj      Shkruan: RM Laēi

Inēesti nė histori, nė ditėt e sodit dhe nė tė ardhmen 

Ligje tė pashkruara e tė shkruara janė ngritur lidhur me marrėdhėniet gjaktrazuese qė janė tė lidhura me inēestin. Dihet se njė nga vėndet dhe popujtė e rrallė qė nuk njihte asnjė ligėshti nė relacionet seksuale pasmartesore nė mes fėmijėve tė njė barku e fare o fisi ishte Egjipti faraonik. Nė kėtė kohė nderi e donte qė mashkulli i cili ndinte afėrsi, ti afrohet njė femre e pėr tia shprehė dashurinė e dėshirėn pėr tė, e quanta ose i drejtohej me fjalėt «motra ime». Nė kėto shekuj nuk tolerohej asesi inēesti prind-fėmij dhe pėrpos ndalesės morale egzistonte edhe ndėshkimi.

Nėpėr shekuj, doket dhe ligjet ndryshonin poshtė lart nė etni tė ndryshme. Dikund toleroheshin e dikund preferoheshin disa forma tė inēestės me lidhje martese mes kushėrinjėve tė parė e mė larg.  Edhepse shpesh e pėrdorim fjalėn inēest, duhet tė themi se ky term nuk duhet kuptuar si neveritės nėse doket dhe ligjet laike e fetare i lejojnė martesat e tilla. Neveritėse ėshtė dalja nga doket e krijuara dhe tė respektuara nga grupi, klani, kombi dhe feja ; por tė fillojmė me rradhė :

Kjo  formė e marrėdhėnieve mesnjerėzore egzistonte qė nga krijimi i njeriut e botės shtazore nė tėrėsi. Numėr i konsiderueshėm i tyre i largohet inēestit instinktivisht kurse njeriu, krijoi bindje tė drejta se kėto marrėdhėnie lėnė pasoja tė shumta nė brezėrat e ri, por kjo, nuk duket tė jetė fillimi i ndalesės dhe dėnimit moral e mė vonė edhe atij ligjor. Mund tė sypozojmė se njeriu paraprak qė para se tė arrin nivelin e aftėsisė sė menduarit dhe tė ndėrgjegjes (homo sapiens), i largohej gjaktrazimit instinktivisht. Spjegimet fetare e kanė zanafillėn drejtpėrsėdrejti nga njeriu i parė qė krijoi Zoti tė cilit iu urdhėrua qė fėmijtė e vet ti bashkoj nė palė nė atė mėnyre qė mos tė jenė tė lindur njėri pas tjetrit nė rradhė kurse pėr pasardhėsit e tyre e udhėzoi tė largohen gradualisht nga mė tė afėrmit drejt kushurinjėve mė tė largėt. Kėtu pra ėshtė zanafilla e krijimit tė dokeve dhe moralit familjar-klanor e gjer mė ditėt e sodit. Kėto raporte, natyrisht se u zhvilluan nė kahje tė ndryshme nė botė sa me zgjėrimin gjeografik aq edhe me rritjen  konstante tė popullatės botėrore. Nė vise e etni tė ndryshme u krijuan ligje dhe etikė qė dallonin krejtėsisht nga njėra tjetra duke ruajtur veti tė pėrbashkėt vetėm ndalesėn e plotė tė marrėdhėnieve seksuale vijė vertikale  prind – fėmij – nipėr/mbesa…

Gjatė shekujve, u krijuan disa lloj relacionesh tė cilat toleronin inēestėn nė raste tė kėrcnimit nga zhdukja e fisit ose kombit pas njė lufte ose katastrofe natyrore shfarosėse. Megjithate, ndaloheshin rreptėsisht marrėdhėniet e tipit vertikal brenda tė njėjtės familje si dhe nė mes fėmijėve tė njė barku po edhe sikur tė zhdukej i tėrė njerėzimi.

Akt dekadent

Kjo lloj marrėdhėniesh seksuale, ėshtė padyshim njė shprehje dekandente sidomos nėse ajo praktihot nė rrethin mė tė ngushtė familjar e pasaēėrisht rėndohet ēėshtja nė botėn qė nuk toleron sjellje tė tilla as nė plan moral e as nė atė ligjor e fetar. Dihet se flasim kėtu pėr marrėdhėnie me pėlqim por kjo megjithate ēon nė telashe tė rėnda psiqike tė aktorėve me pasoja tė pėrjetėshme nganjėherė shum tragjike gjer nė vetėvrasje. Kėto trauma janė prodhim i luftės sė lindur nga ndėrgjegja qė fillon tė revoltohet nga ndjenja e fajėsisė, turpit, paaftėsisė pėr t’i peshuar aktet e veta, dobėsisė morale si dhe shtypjes nga friga permanente e zbulimit nga familja e shoqėria. Dhe inēesti ėshtė padyshim njė ndėr mėsheftėsitė qė rruhet mė sė keqi. Ėshtė si kollitja, ajo nuk mėshifet edhe me mundimet mė tė mėdha qė bėjnė tė inkriminuarit.

Akt legjitim ligjor dhe moral.

Kur flas pėr dekadencė, nuk nėnkuptoj etnitė tė cilat lejojnė inēestin pasmartesor nė mes tė kushėrinjėve e mė larg. Aty mbisundojnė doke morale, ligjore dhe fetare qė janė bazė e njė tradite dhe nė kėtė rast mund tė flasim vetėm pėr pasoja tė trashigimisė sė sėmundjeve qė kanė gjasa tė favorshme tė pėrcillen nė brezin e ri dhe kėshtu tė shkaktojnė degjenerim fizik. Me njė fjalė, kėtė lloj inēesti nuk mundemi asesi ta gjykojmė si negatif nė plan moral sepse ēdo popull ka ndėrtuar dhe ndėrton jetesėn dhe rregullat e veta etike sipas kushteve tė veta historiko-shoqėrore.

Morali nė nivel botėror

Inēesta e dorės sė parė familjare ėshtė e ndaluar sė paku moralisht nė tė gjitha kulturat nė botė. Ajo dallon pėrkah shkalla e afėrsisė sė gjakut dhe fillon tė jetė e lejuar nga kushėrijtė e parė. Dukuria e ndalimit, qoftė asaj totale apo asaj relative, krijon detyrueshėm, traditėn e egzogamisė qė ka si pasojė ndėrrimin nė mes grupeve, klaneve fiseve e kombeve. Nėse njė person i njėrės gjini ėshtė i ndaluar pėr personin e gjinisė tjetėr nė njė grup tė caktuar, ai ėshtė i lirė pėr njė person tė njė grupi tjetėr. Ky ndėrrim favorizoi krijimin dhe zgjėrimin social dhe sot vazhdon tė funkcionoj nė mbarė botėn, natyrisht me veēori vetanake nė regjione e grupe tė ndryshme. Si do qė ta marrim, inēesta ėshtė ndalesa mė e pėrhapur nė botė dhe njėherit njėra nga ndalesat mė sublime e mė tė pranuara nga njeriu. Asnjė ndalesė, qoftė vetėm morale, ligjore ose e ndaluar nga tė dyjat, nuk mund tė krahasohet pėr cilėsitė nga njėra anė dhe pėr pasojat nga ana tjetėr. Morali i lartė, karakteri cilėsor e veti tjera tė konsideruara fisnike humbin vlerat nė rast inēesti tė ndaluar. Nuk mund tė arsyetojmė, si qė mundohen mendimtarė tė ndryshėm ta bėjnė kėtė, duke u bazuar nė atė se gjaktrazimi nuk ėshtė kundėr natyrės. Morali krijohet nė themele tė marrėdhėnieve ndėrnjerėzore tė lindura nga kushtet dhe nevojat e jetesės dhe mbijetesės. Pėrpos kėsaj, nuk mund tė themi se edhe nuk ėshtė kundėr natyrės nė plotkuptimin e fjalės pasiqė njeriu ka dalluar qė nga kohėt e lashta turbullirat psikofizike tė trashiguara tek brezat inēestoidė qė ishin mė tė shumta se sa tek brazat e dalura nga egzogamia. Kjo sot ėshtė njė fakt shkencor. Sa i pėrket natyrės, inēestėn mund ta lirojmė nga aspekti ligjor si akt penal ose ēfardoqoftė akti tjetėr kundėrligjor por ai duhet tė ngelė dhe tė forcohet nė kodin moral e etik tė njerėzimit mbarė kur ka tė bėjė me inēestin brenda familjes sė ngushtė: gjyshėr - prind - fėmij, dhe mes fėmijėve me dy ose me njė prind tė pėrbashkėt si dhe tė punohet nė ndėrtimin e traditave morale qė dėnojnė gjaktrazimin nė mes kushėrinjėve tė parė e pse jo edhe nė mes tė kushėrinjėve tė dytė. Kėtė e them edha nga shkaku se endogamia ėshtė kundėr natyrės njerėzore pasi frenon krijimin e marrėdhėnieve tė reja ndėrnjerėzore pėr tė cilat nevoja ėshtė evidente e pra natyrore sepse anon drejt pėrhapjes dhe rritjes sė entiteteve tė ndėrlidhura me egzogami.

Ndalesa ligjore dhe ndalesa morale

Tė ndalohet inēesti me ligj nė mes tė moshave madhore, si qė ėshtė bėrė nė pjesėn mė tė madhe tė historisė sė njerėzimit ėshtė diskutabil dhe nuk mban fort. Njerėzit janė tė lirė tė veprojnė pėrderisa nuk i shkelin normat e pėrgjithėshme dhe nuk i cėnojnė liritė e tjetrit. Disa shtete e kanė pezulluar kėtė ligj duke mbajtur traditat e tyre morale tė pacėnuara kėshtuqė  martesat endogamike nuk kanė fituar aspak adeptė dhe numri i inēestave tė ngushta familjare nuk ka ritje nė krahasim me shtetet ku ligji parasheh dėnime tė ndryshme. Kina, Franca (qė nga 1789), Holanda, Spanja, Turqia e Rusia (ndoshta sė shpejti edhe Zvicra) tolerojnė inēestin nė mes tė adyltėve duke ruajtur gjithėmonė dėminin moral qė ndikon nė ndalimin e martesave si dhe influencon heqjen dorė nga aktet seksuale jashtėmartesore brendafamiljare. Pėrkundėr gjithė kėsajė duhet patjetėr tė ndalohet martesa qė do tė thothė, mos tė tolerohet me asnjė akt juridik nė mes tė njėjtės familje nė kuptimin e ngushtė tė gjakut. Tash vihet pyetja se njė ligj i tillė ėshtė apo jo hipokrizi nga shkaku se liritė janė tė pacėnueshme dhe dy personė madhorė me dėshirė angazhohen nė relacione seksuale dhe bashkėjetesė. Pėrgjigja ėshtė e prerė : JO, Nuk ka martesa tė tilla tė legalizuara. Ndalimi moral ėshtė i krijuar me gjatėsi kohore tė konsiderueshme dhe zakonisht del nga gjiu i gjerė i grupit tė caktuar pasiqė pėrfshinė masėn dėrmuese e njė ligj nė pajtim me traditėn asesi nuk mund tė konsiderohet si cinik e hipokrit aq mė tepėr kur qėllimi i tij ėshtė tė mbroj nga transmetimi i gjeneve hendikepuese psiqike e fizike tek pasardhėsit. Pra, edhe nėse personėt inēestoidė nuk janė tė detyruarr ligjėrisht pėr tė respektuar e njėherit evituar pėrzierjen nė preferencat e tyre, nuk duhet tė tolerohet nė asnjė mėnyrė martesa qė ėshtė lidhje fetare dhe juridike sepse kjo ēon drejt endogamisė dhe nuk sjellė dobi shoqėrore e as qėndrim tė mirėfilltė moral. Nė kėto rrethana, njeriu ngel i pacėnuar nė tė drejtat e veta pėr tė kenaqur deshirat e veta dhe epshet natyrore por nuk mundet ato t’i oficializoj  nė asnjė mėnyrė. Shoqėrorja dhe privatja nė kėtė rast rijnė pra ēdonjėra e pacėnueshme.

Te shqiptarėt

Qė nga kohėt pagane, paraardhėsit tonė e ndalonin inēestėn nė mėnyre tė ashpėr e tradita shpesh kėrkonte ndėshkimet mė tė repta pėr ērregulluesit e kėsaj etike. Me doket tė krijuara nė kėto themele, inēesti ngeli dhe vazhdon tė jetė shkelje e rėndė morale qė mbulon me turp familjen dhe fisin.

Inēesti gjer mė ditėt tona, nė disa regjione ėshtė i ndaluar nė kuptim total qė do tė thot se ndalon martesat dhe pra marrėdhėniet jashtėmartesore nė fis si dhe nė mes tė atyre qė kanė thithur nga nėnė e njejtė qė konsiderohet si fėmijė tė njė qumėshti dhe andaj barazohen me vėllezėr e motra gjaku. Kjo traditė, ėshtė evidente se shkon nė zhdukje e sipėr dhe kėtu ka vetėm gjėra pozitive se si qė u pa mė lart, ndihmon krijimin e shoqėrisė dhe zgjėrimin kulturor e ekonomik nė nivel mė tė gjėrė.

Nėse inēesti sipas gjakut ishte dhe ėshtė i ngritur nė themele tejet tė qarta e rigoroze, nuk mund tė themi se ai ishte i ndaluar nė sferėn jashtė gjakut tė njėjtė por qė nė tė vertetė hyn nė rradhet e inēestės sepse lejohej e lejohet akoma sot edhe pse rastet tani janė shum tė rralla se njė traditė tjetėr morale po zė vėnd qė nuk duron mė martesat me gruan e vėllaut dhe me motrėn e gruas e kjo ėshtė padyshim prodhim i kushteve tė reja tė bashkėjetesės dhe tė gjendjes ekonomike.

Inēesti homoseksual

Nė kėtė kontekst, hyjnė edhe njė element tjetėr i rėndė dhe e ndėrlikon nė masė tė madhe ēėshtjen e inēestit.  Pėrmend kėtu se marrėdhėniet nė mes personėve tė gjinisė sė njejtė, ndalohen ka apo nuk ka inēest. Pėrjashtim bėn njė pakicė tejet e vogėl e popullatės botėrore nė antikė ku marrėdhėniet homoseksuale ishin modė por edhe kėtu ndalohej inēesti. Sa i pėrket homoseksualizmit e sidomos atij tė pėrzier me inēest nuk dua tė ketė asnjė tolerancė mirėpo kjo pėrfshin njė problematikė tjetėr dhe andaj nuk do tė zgjatėm mė tepėr.

Ndikimet e jashtėme. Avangardizmi i dyshimtė

Informacioni sot luan rol tė madh nė formimin e zakoneve tė tjera nė botė qė nė fakt ėshtė ndėrrim i vlerave tė vjetra me tė reja ose rikėthim drejt atyre tė stėrvetjėruara. Rol tė posaēėm luan televizioni ku serialet nuk kanė fund. Pėrcillen fejtone qė zgjasin me dhjetėra vjetė e nė ēdo moment bėhen ndėrrime tė partėnerėve brenda familjes qė gradualisht zėn vend dhe bėhet pjesė e teleshikuesit. Ndėrrohen burrat e gratė nė mes vellezėrve e motrave por edhe prindėt « flejnė » me tė rejat ose dhėndurėt e askujt asgjė. Kėto lloj serialesh, pa qenė pornografikė por tė ashtuquajtur avangardist, ndikojnė thellė edhe nė mjediset ku toleranca tė tilla ishin tė paparamendueshme njė ditė. Njė ndryshim radikal i traditave nė tė tilla mjedise, zhbėn tradicionet dhe tradicionalizmin edhe aty ku ai konsiderohet konzervativ. Nuk mund tė jemi dhe as duhet tė jemi shum tolerant ndaj kėtyre ndryshimeve pasiqė kėto fejtone televizive prodhohen nė kushte tė ndryshme nga shum vėnde ku ata shiqohen e pėrpos kėsaj, avangardizmi i tyre nuk ėshtė i bazuar nė parime tė njė pėrparimi ekonomik qė pėrmirson jetėn e njeriut por avangardizėm i ndėrtuar me tė vetmin qėllim paurimi tė prodhuesit.

Ndikim gjithashtu tė fuqishėm kanė edhe njerėz tė pendės e filozofė tė njohur e mė pak tė njohur nė botė. Nga iluminizmi e njohim mirė Denis Diderot-nė i cili kritikon tė devotshmit dhe moralin e tyre. Ai nė njė vend thot se : « Inēesti nuk e lėndon nė asgjė natyrėn » dhe bėn disa krhasime nė mes Tahitit dhe vėndit tė vet qė do tė thot se francezėt duhet tė jetojnė si tahitasit, gjė qė nuk mban asesi e mu ky krahasim ėshtė i panatyrshėm nė tentativat e tij pėr tė justifikuar marrėdhėniet seksuale dhe martesat endogame.

Kjo nuk ėshtė ndonjė konzervatizėm nga ana e ime dhe nė asnjė moment nuk kam qėllim tė tillė por duhet tė kujdesemi ndryshimeve tė vetėtimshme tė traditave se ato nuk sjellin dobi nėse nuk bėhen nėpėr etapa evolutive. Filmi, serialet dhe fejtonė qė sot mbulojnė me shumicė rrjetin televiziv dhe internetin nuk janė asesi pjesė e jetės reale as nė vendet ku prodhohen dhe prandaj duhet qė sjelljet dhe rrjedha e tyre tė bėhen traditė e njė vendi tė caktuar me shum kujdes ose me sė miri tė refuzohen nė pjesėn me tė madhe tė tyre. Kjo do tė thotė se ēdo shoqėri duhet tė krijoj moralin nė kushtet e veta shoqėrore pa toleruar ndėrrime ose « blerje » pa kusht tė « risive » ose si do tė thonin pleqėt tanė, tė bidateve tė huaja. Vlerat morale, edhe ata tė konsideruara si mė cilėsore me kohėn mund tė vdesin e zėvėndėsohen me tė reja, por kjo natyrisht se merr kohė dhe ėshtė e paraprirė me ndryshime tė kushteve jetėsore dhe andaj gjithėmonė respektohen nga tėrė njerėzit qė i takojnė tė njėjtės traditė.

Kreu i faqes


Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku