rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

RM.L

Dashuria e humbur…, jeta…

Zhagiste kėmbėt rrugės sė gjėrė plogshtė e i kėrrusur sikur qielli i vrėrėt bashkė me Sharrin e ngarkuar me lagėshti i pushonin mbi supet dikur solide si rrallė njėri nė kėto vise. Dėshira pėr jetė sikur i ishte venitur nė gjakun e rralluar nga shterja e kėnaqėsive tė jetės. Dikush e shiqonte me pėrvujturi e dikush sa tallej duke buzėqeshur e duke kėthyer shiqimin cinikisht anė e mb’anė sa pėr tė joshur fėlliqėsitė e barkut duke parė a e vėrejti bota se po pėrbuzė dikend. I shihte krejtė kėta ndytėsira por halli i tij nuk ishte aspak shiqimi dhe pėrbuzja e do tė munguarėve me trajta njeriu e shpirt tė ēveshur nga edukata. Vuajtja e tij ishte shum e rėndė dhe ia nxinte shpirtin e njomė qė tani sa muaj tė mbetur anemik. Bota e vrazhdėt qė sillej rretheve nuk ēonte mė peshė. As bota qė dikur i pėlqente mė nuk egzistonte pėr tė edhe pse ruante simpatinė pėr ata qė i donte e qė e donin. Nga tė gjithė i dhimbsej vetėm nėna dhe dy motrat mė tė reja me tė cilėt jetonte bashkė. E kujtonte me mallėngjim babanė e vrarė nė luftė pėr tė ndjekur shkaun. U vra nė ditėn kurr ky mbushi trembėdhjetė vjet dhe pėr ditėlindje tė veten vorrosi babanė trim. Zėmra pak sa i ngrofej kurr i shifte motrat e veta tė rriten si zambakė. I donte por nuk kishte mė as forcė e as mėnyrė si tė ju tregonte dashurinė qė kishte pėr ta. Fliste shum rrallė dhe tendosej pa masė, sikur i mungonte ajri pėr tė bashkuar dy-tri fjalė. Ndjehej indiferent edhe me shokėt e grupit nė fakultet. Sidoqoftė, pjesa mė e madhe e mbanin gjithėnjė si mė parė, silleshin mirė me tė, e donin dhe e mėkonin pa ia shprehur kėtė nga friga se po e lėndojnė. Ata e dinin psenė e vuajtjes dhe prandaj, nė mėnyrė tejet diskrete dhe pa djallėzi shoqet i rrinin afėr e i bėnin shoqėri tė sinqertė. Njėra nga ta u thoshte tjerave se e dashuronte por nuk dinte as pse e as si. Nuk e kishte tė qartė ēfar ishte dashuria e saj; vjente nga dhimbja apo nga se thjeshtė e dashuronte. Njė gjė e kishte tė sigurt para vetes: nuk do t’i ndahej asnjėherė nėsa ai ia kėthente dashurinė. Dhe ai e ndiente kėtė dashuri por asgjė nuk ia ngrofte zemrėn. Ajo qė dashuronte u shkėput nga gjoksi i tij dhe ia rėndoi shpirtin rinor. Nuk tha «s’tė dua», thjeshtė u largua me atė... po me atė... Sikur mėria t’i hynte sė paku nė tru se shpirtėrisht nuk mund tė urente askėnd, ndoshta nuk do tė vuante edhe aq... Sikur revanshizmi t’ia kaplonte ndjenjat do tė pėrqafonte njė tjetėr dhe tė harronte vuajtjen. Jo, as kjo nuk ishte pajisje e psikologjisė sė tij. Ishte shum i pastėr pėr tė mundur tė dilte nga humnera me urejtje a hakmarrje. Ishte shum i butė dhe i dashur pėr tė ngritur grushtin lartė dhe tė ēaj ballin e vuajtjes me goditje tė rėndė. Nga koka nuk i largohej dita kurr si nxėnės gjimnazi nganė herrėt nė mėngjes pėr tė nxėnė trenin qė i ēonte nė shetitje njėjavėshe jashtė vėndit. Ajo nuk kishte fuqinė e tij dhe iu lut t’i japė dorėn qė tė vrapojnė bashkė. Ajo nxėnėse e vitit tretė, ky i vitit katėr. Nė tė afruar pranė stacionit, deshi t'i liroj dorėn e saj por ajo vazhdoi tė shtėrngoj tė tijėn... Turma nga peroni qeshėn me ėmbėlsi.

-Aaaa sa bukur! Pėr hajr, pėr hajr!!!

Ai u stėrkuq nga faqet si foshnje mbi sajin e tėrhjekur nga nėna nė mesdimėr. Nga atėherė nuk ndaheshin. Mėsonin bashkė te njėri ose te tjetri. Si thonė: vetėm gjumin e bėrin ēdonjėri nė shtėpi tė vet. Dashuri qė nuk kallzohej me fjalė. Lumturia nuk kishte fund. Bota lumturohej kurr i shifnjin tė dytė buzė lumit ose gjetkė. Ishin aq tė ėmbėl... Mė tė moshuarit thonin shpesh: Ata dy, ah po... janė si Hėna e Dielli. Qė tė dy ndriēojnė nat’e ditė. Askush nuk pa fundin e idilės qė erdhi kėtė ditė vjeshte tė rassur me litarė shiu. Ajo, pa thėnė as fjalėn mė tė vogėl u arratis me kopracin e rrugės sė vogėl qė jepte para me fajdė e qė shpesh  grahte veturėn i pimė e i bėmė dru. Plaka e qorrsokakut pėrballė thoshte nėpėr mėhallė se iku pas parasė dhe shkeli nderin e dashurinė. Dy javė qe larg me tė zgjedhurin e ri dhe y kėthye e s’jepte pesė qindarka pėr shiqimet e vėngėra tė qytetit. Delte dyqaneve me burrin qė luhatej si plepi n’erė ngase rrasej me whisky e me duhan nėpėr do qarqe tė errėta parelijėsh.

Largimi i saj nga gjiri i tij, e plandosi thellė nė errėsirė tė dashuruarin pa hile dhe ditėt iu bėnė skėterrė. Nuk arrinte por edhe nuk donte tė ringjallet dhe t’i rreket rishtazi jetės. As vasha nga grupi nė fakultet qė i tha njė ditė troē se e donte, nuk e kėndjelli nga rrėnimi dhe vuajtja e shpirtit. Vetėm ēoi sytė me respekt drejtė shoqes sė grupit dhe pa ngjyrė nė zė iu pėrgjegj, pėr tė parėn herė qė nga ndarja, me njė fjali tė gjatė e gati mistike:

- Sot desha tė shkoj tė shof trenin duke shpuar ajrin drejt stacionit dhe jo tė vrapoj pas tij si atėherė. Ti mė morre njė pjesė tė kohės sime e me kėtė, mė fale njė ēast hyjnor. Mė zgjate jetėn SOT, por vendimi im nuk ndryshon.

Nė mėngjezin e ditės sė nesėrme, morri ndėr kėmbė megjet e arave gjer atje ku kalonte treni... Eci ngadal, pa vrap si atėherė, por nuk u vonua aspak.  Aty kishte lėnė takim me trenin qė dikur i solli lumturi. Nė fakultet morrėn lajmin... Familja ishte lajmėruar pak mė parė.

Qielli u mbulua me re tė zeza. Vetėm lotėt e qytetit mbetėn tė kthjellėta... Lotė, qė nuk do tė thahen kurrė...  

 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku