Beqar
i artit është ai i cili çon dashuri me shumë femra, dhe ende ka art për të
mbetur beqar.
Helen
Rowland |
Numër
i madh dëshprimesh dhe fatkeqësish në botën e shqetësuar janë rezultat i
drejtëpërdrejtë i literaturës dhe arteve të ngjajshme. Është bindje e
jona se nuk ka njeri i cili ia kushton jetën dhe energjinë e tij
prodhimit të fantazisë e cila mund të jetë fundamentalisht joadekuate.
Christopher
Hampton |
Të
gjitha religjionet, artet dhe shkencat janë degë të së njëjtës pemë..
Albert
Einstein |
Në
sfondin e errët të këtij qytetërimi bashkëkohor të mirëqenies, edhe
artet kanë tendencë për t’u përzier, për të humbur identitetin e tyre.
Eugenio
Montale |
Edhe
pse të gjitha artet e bukura shërbejë për të tërhequr mendjen e njeriut
larg veseve të këqija dhe ta çojnë atë drejt gjërave më të mira, ky
funksion mund të jetë edhe më i tërësishëm nga ky art, nëse jep edhe kënaqësinë
e jashtëzakonshme intelektuale.
Nicolaus
Copernicus |
Gjithmonë
mendoj se në çdo fushë të artit, ju i shihni ndoshta dhjetë për qind e
njerëzve që janë krijuesë, origjinal ... dhe pjesa tjetër janë në përgjithësi
pasues në kopjim.
Hugh
Hopper |
Artistët
në secilën nga artet kujdesen dhe nuk mërziten për asgjë përpos për
dashurinë.
Marsilio
Ficino |
Por
një gjë ju nuk duhet, të mendoni se kur diçka nuk është në rregull me
artet, kjo është gabim VETËM me artet.
Ezra
Pound |
Edhe
para se Evropa të ishte e bashkuar në një nivel ekonomik ose të ishte e
konceptuar në nivel të interesave ekonomike e tregtare, është kultura ajo
që bashkoi të gjitha vendet e Evropës. Artet, letërsia, muzika janë
hallka lidhëse e Evropës.
Dario
Fo |
Secila
nga artet detyra e të cilave është të përsosë, të pastrojë, të
zbukurojë, të stolisë dhe ta hijeshojë jetën është nën patronazhin e
një Muze, nuk ka zot që është i denjë t’i kundërvihet këtyre.
Eliza
Farnham |
Vallëzimi
është më i lartësuari, më prekësi, më i bukuri ndër arte, sepse nuk është
përkthim i thjeshtë apo abstrakt i jetës, por është vetë jeta.
Henry
Ellis |
Demokracia
është fatale për artet, ajo çon vetëm në kaos ose në arritjen e një emëruesi
të ri dhe më të ulët të përbashkët të cilësisë.
Walter
Legge |
Fantazia,
e braktisur nga arsyeja, prodhon përmbindësh të pamundur, e bashkuar me këtë,
ajo është nënë e artit dhe origjinë e mrekullive.
Francisco
de Goya |
Liria
është absolutisht e nevojshme për përparimin e shkencës dhe arteve
liberale.
Baruch
Spinoza |
Vështirë
se çdo qenie njerëzore është e aftë për të ndjekur dy profesione ose dy
arte rregullisht.
Platoni |
Unë
mendoj se gjëja më e rëndësishme për një artist është që të mos
shqetësohen për atë se çfarë dikush tjetër mendon. Ju thjesht duhet të bëni
atë që vjen nga zemra juaj dhe qenia juaj dhe ta vëni atje-kjo është e vërtetë
për çdo art.
Rosanna
Arquette |
Unë
u përpoqa për të mbajtur të dy artet gjallë, por kamera fitoi. Kam
zbuluar se derisa kamera nuk shpreh shpirtin, ndoshta një fotografi mund ta
bej këtë!
Ansel
Adams |
Në
çdo art, ju kurrë nuk ndaleni së mësuari.
Claire
Bloom |
Në
Evropë, njerëzit e artit konsiderohen pjesë e inteligjencës; ata
konsiderohen pjesë e elitës.
Ron
Silver |
Në
Evropën e vjetër dhe në Kretën e lashtë, gratë janë respektuar për
rolin e tyre në zbulimin e bujqësisë dhe për shpikjen e artit të thurjes
dhe poçarisë.
Carol
P.Christ |
Nëse
artet mbahen vetëm si një mjet për depërtimin shoqëror, fantazisë iu është
mohuar e drejta për të qenë e zakonshme dhe shansa reale për të qenë
ekzotike.
Richard
Eyre |
Në
art mënyra në të cilën është dhënë një ide, dhe mënyra në të cilën
është shprehur, është shumë më e rëndësishme se vetë ideja.
Jacques-Louis
David |
Në
arte, kritiku është i vetmi burim i pavarur i informatave. Pjesa tjetër është
reklama.
Pauline
Kael |
Në
këtë kohë të vështërsive financiare për shumë rajone tona, sikur liderët
tanë lokal të përpiqeshin të balanconin buxhetin e tyre me shkurtimin e shërbimeve,
ne do të ishim të papërgjegjshëm nëse nuk do të investonim në art.
Louise
Slaughter |
Në
të vërtetë, unë mendoj se një vlerësim i artit në një mënyrë të ndërgjegjshme,
të disiplinuar mund të ndihmojë për të bërë shkencën më të mirë.
Subrahmanyan
Chandrasekhar |
Padyshim,
magjia është më delikatja dhe më e vështira prej shkencave dhe arteve. Ka
më shumë mundësi për gabimet e të kuptuarit, gjykimit dhe praktikimit
sesa çdo degë tjetër e fizikës.
Aleister
Crowley |
Çiltërsia
e zemrës dhe dhuna e ndjenjave janë të nevojshme në çdo lloj arritje të
lartë: arti nuk mund të ekzistojë pa to.
Louise
Bogan |
Kryengritja
është një art, dhe si të gjitha artet ka ligjet e veta.
Leon
Trotsky |
Pjesamarrja
në arte angazhon fëmijët në komunitetin e tyre, përmirëson vetë-respektin,
zbutë rrezikshmërin e të rinjëve, dhe ndërton aftësitë krijuese që janë
të nevojshme për një fuqi punëtore të shekullit të 21.
Gavin
Newsom |
Dështimi
nuk është turp. Dështimi është një nga artet më të mëdha në botë.
Charles
Kettering |
Ishte
një bindje e përgjithëshme se katolikët pas përfundimit të shkollimit
nuk ishin të interesuar për arte dhe shkenca. Ata nuk donin të bëheshin
intelektual. Dhe kështu që i kam testuar. Dhe ata të gjithë dështuan.
Andrew
Greeley |
Të
dy palët le të kërkojmë t’i adhurojnë mrekullitë e shkencës në vend
të terrorit të saj. Së bashku le t’i eksplorojmë yjet, t’i pushtojmë
shkretëtirat, t’i çrrënjosim sëmundjet, rubinët në thellësit e
oqeanit, dhe t’i inkurajojmë artet dhe tregtinë.
John
F. Kennedy |
Artet
luftarake nuk flasin për luftat, po flasin për ndërtimin e
karakterit.
Bo
Bennett |
Matematike,
është si të thuash, një logjik senzuale, dhe lidhet me filozofinë ashtu
edhe me artin, muzikën, dhe plasticitetin e artit të poezisë.
Karl
Wilhelm Friedrich Schlegel |
Më
shumë se çdo thkathtësi tjetër artet me pamjaftueshmëri respekti për të
vepruar duket se burojnë nga fakti se çdo laik e konsideron veten një
kritik valid.
Simone
Weil |
Duhet
të jemi të turpëruar nga vendet shumë më të vogëla dhe më të varfëra,
si Irlanda, Franca, Austria dhe Suedia, të cilat kanë kuptuar se përkrahja
kombëtare e artit është një çështje e të dyjave, të krenarisë kombëtare
dhe mbijetesës kulturore.
Theodore
Bikel |
Për
çfarë do të shfrytëzoheshin artet nëse ato do të ishin vetëm reprodukim
dhe imitim i jetës?
Alfred
de Vingy |
Githashtu
duhet përmendur se studimi besnik i arteve liberale e humanizon karakterin
dhe nuk lejon të bëhet mizor.
Ovid |
Nga
të gjitha ato arte me të cilat shquhet mençuria, kryeveper e natyrshme përgjegjëse
është shkrimi i mirë.
Andre
Berton |
Piktura
dhe të shkruarit janë arte të vetmuara.
Conrad
Hall |
Personat
e njohur të artit marrim pjesë në pavdekshmërinë e princërve, dhe janë
mbi një rang me ta.
Francis
I |
Fotografia,
e vetmuar në arte, duket se është përsosur për t’i shërbyer dëshirës
së njerzve që kanë për çastin – dhe vetë ky çast – të fiksohet.
Sam
Abell |
Heshtja
është një nga artet e mëdha të bisedës.
Marcus
Tullius Cicero |
Poezia
e ngadalshme bëhet vizuele sepse ajo pikturon imazhe, por ajo është edhe
muzikore: ajo i bashkon dy arte në një.
Eugenio
Montale |
Për
sa kohë që sistemi i konkurrencës në prodhimin dhe shkëmbimin e mjeteve të
jetesës vazhdon, degradimi i artit do të vazhdojë, dhe në qoftë se ky
sistem që është zgjatë përgjithmonë, atëherë arti është i dënuar,
dhe do të vdesë me siguri, që do të thotë, qytetërimi do të vdesë.
William
Morris |
Aktori
krijon me mishin dhe gjakun e tij të gjitha ato gjëra të cilat gjitha artet
provojnë në një farë mënyre për të përshkruar.
Lee
Strazberg |
Artet
dhe besimi në vlerat e lëvizjes për të drejtat e njeriut, në virtytin e
madh të diversitetit, këto ishin feja jonë. Prindërit e mi i adhuronin këto
ideale.
Jonathan
Lethem |
Artet
janë një barometër edhe më të mirë të asaj se qfarë po ndodh në botën
tonë se tregu i aksioneve ose debatet në kongres.
Hendrik
Willem Van Loon |
Artet
nuk janë vetëm kënaqësi e çastit - në qoftë se ju nuk e pëlqeni atë,
artisti është i gabuar. I përkas brezit të cilën thotë se në qoftë se
ju nuk e pëlqen atë, ju nuk e kuptoni dhe ju duhet të gjeni.
Ethel
Barrymore |
Artet
mund të luajnë një rol vital në rigjallërimin e fqinjësisë, duke shfrytëzuar
dhe përmirësuar hapësirat boshe, duke sjellë punë të reja dhe sens të
ri të mundësive, dhe përmirësimin e sigurisë publike, duke gjeneruar më
shumë trafik këmbësor dhe më shumë sy në rrugë.
Gavin
Newsom |
Artet
në mënyrë të barabartë kanë departamentet e ndryshme, përveç
fotografisë që ka mundësinë personale të shërehjes, e ndar nga ato artet
e tjera, ajo thjesht është një proces, jo një art.
Alfred
Stieglitz |
Mendja
e zgjuar është më së paku e përdorur në art.
Henry
Miller |
Mendimet
krijojnë një parajsë të re, një kupë qiellore të re, një burim të ri
të energjisë, nga i cili rrjedhin artet e reja.
Paracelsus |
Ne
duhet ta mësojmë njeriun me arsimim të lartë se nuk është turp të dështohet
dhe ai duhet të analizojë çdo mossukses dhe ta gjej shkakun. Ai duhet të mësoj
se si të jetë i suksesshëm në mënyrë inteligjente, se për të dështuar
është arti më i madh në botë.
Charles
Kettering |
Pa
imagjinatë ne nuk mund të shkojmë askund. Dhe imagjinata nuk është e
kufizuar në arte. Çdo shkencëtar që kam takuar i cili ka qenë i suksesshëm
iu është dashur të imagjinoj.
Rita
Dove |
Mos
e shuani frymëzimin dhe imagjinatën tuaj, mos u bëni rob i
modelit tuaj.
Vincent
Van Gogh
(piktor 1853-1890) |
Arti
nuk është aplikimi i një kanuni të bukurisë, por ajo që instikti dhe
mendja mund të krijojnë përtej çdo kanuni. Kur ne e dashurojmë një
grua ne nuk do të fillojm të masim gjymtyrët e saj.
Pablo
Picasso (piktor 1881- 1973) |
Arti
nuk mund të ekzistojë pa bukurinë lakuriqe të shfaqur.
William
Blake (piktor 1757-1827) |
Unë
kam fyer Zotin dhe njerëzimin sepse vepra ime nuk arriti kualitetin që
duhet të ketë.
Leonardo
da Vinci (piktor 1452-1519) |
Arti
është parandjenjë e së vërtetës.
Aleksandër
Blok (poet rus, 1880-1921) |
|
|
|

Helen
Rowland |
|