rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Mbi vullnetin

  Shkruan:
Bujar Ploshtani
  Vullneti ėshtė suprem. Ėshtė njė pasion i brendshėm qė mund tė ndryshojė fatin dhe intelektin tonė. Qėllimi i domosdoshėm i vullnetit pėr tė krijuar njė veprimtari qė sjell artin estetik tė suksesit nė jetėn shoqėrore, fillimisht mund tė arrihet vetėm me punė tė vazhdueshme dhe me ambicie intelektuale. Vullneti ėshtė i njohur te ne, por duhet tė dimė sesi tė priremi pas qeverisjes ndaj njė vullneti tė mirė qė nxjerr nė sipėrfaqe njė progres nė lėvizje tė vazhdueshme. Nėpėrmjet vullnetit mundemi tė bėjmė ose krijojmė gjithēka qė ne duam. Mirėpo, si koncept ėshtė veprim i mundshėm shpirtėror dhe intelektual qė mund tė arrijė deri nė ndryshimin e gjendjes njerėzore nė parime thelbėsore, por gjithnjė nėse duam tė veprojmė pėr hir tė ndryshimit, sepse ndryshe njė vullnet pa veprim tė domosdoshėm mund tė jetė njė meditim naiv pėr tė dashur tė duam. Vullneti ėshtė njė ambicie e pazakontė e krijuar enkas pėr njeriun qė shėrben pėr ndryshimin e gjendjes njerėzore nė shkaqe tė domosdoshme, pėr arsye edukimi dhe aktivitete joshėse nė shoqėri. Pėr nga natyra njėherėsh vullneti nuk bėn pjesė nė natyrėn e misterit qė tė krijon probleme pėrgjatė tė njohurit si koncept, por ėshtė ambicie e brendshme e njeriut qė vė nė lėvizje veprėn njerėzore. Gjithkush mund ta kuptojė, nėse ėshtė i prirur tė udhėhiqet sipas planit tė tij, mirėpo njė vetėdije pėr ta inkurajuar vullnetin drejt ndryshimit tė gjendjes momentale tė njeriut ėshtė njė veprim i arsyeshėm qė buron drejtpėrdrejt nga mendja e kulluar. Vullneti ėshtė njė mjet inkurajuese qė jep efektin pėr njė udhė tė domosdoshme, gjithmonė pėr hir tė njė suksesi sublim qė mund tė jetė pėr tė mirėn e pėrhershme tė njeriut. Secili qė kupton se ėshtė e nevojshme njė ndryshim rrėnjėsor pėr tė mirėn e tij, nė radhė tė parė duhet tė orientohet sipas kushtit tė vullnetit, se unė mundem tė bėj ndryshimin thelbėsor te vetvetja duke e rritur energjinė e lėvizjes sė intelektit nė drejtim tė mendjes intelektuale, e cila shėrben pėr formėsimin e edukimit estetik tė njeriut, sepse ndryshe pa njė vullnet tė inkurajuar nuk ka ndryshim tė gjendjes nė vetvete dhe nė shoqėri. Nė kėtė botė vetėm vullneti pėr tė ditur ėshtė forma mė absolute e pushteteve qė njeriun e motivojnė tė tejkalojė pėrtej sė mirės dhe sė bukurės individuale... Ky vullnet pėr tė ditur nuk thyhet pėr asnjė ēast te njeriu i ditur pėrkrah edhe nėse vullneti i botės synon drejt sprovės pėr tė ndryshuar nga e mira e pėrhershme. Ne duhet konceptuar vullnetin si njė bekim i sė mundshmes me tė vetmen arsye se mund tė sundojmė ligjėsitė e botės, duke shqyrtuar e pėrfituar tė vėrtetėn si njė ndryshim i arsyeshėm gjithnjė nė favor tė suksesit. Njė vullnet pragmatik qė vė nė lėvizje gjithė veprėn tonė tė arsyes njerėzore sajon njeriun, dhe realitetin e tij drejt ndryshimit individual duke e ēuar guximin e tij tė veprojė nė njohjet e reja qė, para sė gjithash njohja ndaj tė vėrtetės shėrben si njė mėnyrė e vetme mbi kuptimin racional tė pėrjetimit tė sendit nė natyrė. Vullneti si art i domosdoshėm te njeriu vė nė pėrvojė njė kusht inteligjent duke e bėrė tė mundur tė pėrballet me shkaqet dhe veprimet e panjohura qė burojnė nga jeta e zakonshme pėr tė cilėn ėshtė e kuptueshme se mund tė dilet nga sprovat qė janė pashmangshmėrisht hermetike. Ekzistenca jonė njerėzore, rrallėherė kėtė mund ta shkoqė, sepse vullneti pėr tė ndryshuar vetveten drejt arritjeve tė mėdha haset rėndom nga shkaqe absurde tė kėsaj bote. Mirėpo, kur vullneti intensifikohet nga arsye tė vėrteta mund tė ndryshojė gjithēka qė i duhet njeriut. Jeta ka tė metat e veta, qė ndonjėherė mund tė jenė tė rrezikshme pėr tė gjithė ne, mirėpo njė arsye sublime pėr tė dashur tė duam njė sukses tė vlefshėm mbetet e domosdoshme nė vullnetin tonė njerėzor pėr ta mbėrritur me ēdo kusht. Secili fillim ka vėshtirėsitė e veta, por kur ekziston vullneti pėr tė punuar me traktatin e intelektit duke synuar drejt bindjeve tė mėdha pėr tė fituar artin e suksesit, atėherė rezultati kurorėzohet me krenari njerėzore. Motorika e mendjes sonė mund tė jetė e mangėt, vetėm ateherė nėse mungon vullneti pėr tė dashur tė duam. Kur vullneti ėshtė pjesė aktive e ideve njerėzore, atėherė me siguri se ēdo lėvizje pėr tė arritur deri te suksesi shkencor apo intelektual do tė jetė kaq pranė objektivit. Vullneti do tė jetė i asistuar drejt udhės progresive kur brenda tėrheq mjetin e disiplinės. Kjo e fundit e shėrben intuitėn e njeriut qė t’i rishqyrtojė objektet dhe sendet nėpėrmjet shqisave tė cilat japin siguri pėr idetė e arsyes njerėzore, tė cilat e qartėsojnė efektin e mendimit pėr tė qenė tė vetėdijshme. Ndėrkaq, njė fund i hidhur ka njė dhimbje tė llahtarshme qė nuk e zbut apo justifikon asnjė vullnet i sė mundshmes. Dhimbja nuk ndryshohet sado vullnet tė kesh, por ajo mund tė zvogėlohet. Nė kėtė botė tė ndėrtuar prej ligjeve absolute diēka nė mes do tė lindė; ose njė sprovė drejt shpėrqendrimit tė veprimit tė mendjes, ose njė sprovė drejt kuptimit pėr t’u nxitur nė faj, ku nė tė shumtėn e rasteve bėhet faj i domosdoshėm. Kjo mund tė vijė nga shkaqet misterioze tė botės ku secila qenie njerėzore e provon me kalimin e kohės, nga dėshtimi i veprimtarisė, nga humbja e pushtetit apo humbja e vullnetit pėr tė krijuar vepra gjeniale... Gjithsecili pushtet mund tė fitohet nėpėrmjet arsyes sė kulluar qė ėshtė e prirur tė njohė botėn, dhe vullnetit suprem qė mund tė rrjedhojė veprėn njerėzore tej tė pazakonshmes. Veprimi i mendjes sė njeriut pėrcakton gjendjen emotive tė ndryshimit nėpėrmjet arsyes dhe vullnetit, sepse arsyeja kthjellon mendimin dhe gjykimin e sendit tė brendshėm, ndėrsa vullneti shėrben si udhė pėr ta inkurajuar suksesin sipas idesė dhe pėrsiatjeve empirike pėrtej ēdo mundėsie relative. Qė tė ndryshosh gjendjen mė parė duhet kuptuar ndryshimin nėpėrmjet vullnetit, dhe ambicieve pėr tė krijuar vepra qė mbeten krenaria e shpirtit krijues. Ky ndryshim vjen nga njohja e mjaftueshme. Njohja e drejtė e sendit dhe ligjeve tė natyrės vjen nė rend tė parė nga shqyrtimi i lėvizjes sė botės nga rregullat e intelektit, ku vullneti si mjet i sė mundshmes i mundėson njeriut veprimin pėr tė krijuar tė vėrtetėn e sendit pa hasur nė rezistencė. Koncepti i vullnetit ėshtė sistem i ndėrgjegjshėm pėr tė vepruar mbi njė ndryshim radikal qė ėshtė nė tė mirėn e natyrės sė njeriut. Ndryshim ky, qė ėshtė i domosdoshėm, madje ku dhe vullneti si art i sė mundshmes i krijon atij mundėsinė pėr tė ecur midis sė vėrtetės sė pamohueshme. Duke e zotėruar natyrėn e vullnetit njerėzor ne e pėrfitojmė tė vėrtetėn, dhe njohjen nėpėrmjet arsyes sė kulluar. Njeriu mund tė veprojė drejt tė mirės, por nėse vullneti i tij ėshtė drejt veprimit inteligjent nė tė mirė tė tij. Po qe se kemi vullnet ne mundemi tė ndryshojmė nė pėrshtatje racionale botėn dhe fatin tonė. Sepse i gjithė vullneti duhet tė orvatet sipas ligjeve tė arsyes qė suksesi dhe mendimi mbi tė vėrtetėn tė triumfojė nga shkaku te pasoja. Intelekti dhe misioni shpirtėror duke bartur brenda vetes dhe vullnetin si art i sė mundshmes veprimi i mendjes sė njeriut shumė shpejt do tė zgjerohet nė ecuri progresive me rezultate tė vyera. Vullneti i sė mundshmes sjell ndryshimin e gjendjes sė njeriut ku ky ndryshim i gjendjes njerėzore shumė shpejt mund tė transferohet nė ndryshim shoqėror. Ndryshimi vjen nga ambiciet pėr tė dashur tė duam tė vėrtetėn dhe sendin brenda ideve tona, prandaj dhe vullneti me mjetin e disiplinės po i pėrshtat idetė drejt tė mirės njerėzore.  

NGA I NJĖJTI AUTOR:

Absurditeti i botės
Bota si sprovė mistike
Kur heshtja hesht
Letra filozofike
Politika
Pushteti nė depresion

Mbi artet
Mbi lirinė
Mbi vullnetin
Njeriu filozof
Njeriu i shkencės
Sa shpirtra fshehim ne?
Skicė mbi filozofinė
Shpirti

Ballina


Ballina                                                                                                                                                                                            Kreu i faqes