rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Mbi artet

  Shkruan:
Bujar Ploshtani
 

Te kjo letėr filozofike dua tė vėrtetoj qė, jo vetėm filozofia mund tė zbėrthejė joshjet e mundshme tė ekzistencės, por dhe artet synojnė pikėpamjet mbi ēėshtjen e ekzistencės shoqėrore. Nėse filozofia pikėpamjet e veta i hedh me anė tė njohjeve empirike, atėherė artet kryesisht flasin me gjuhėn e intuitės, ose – gjuhės sė veēuar. Njė vepėr arti e vėrtetė ėshtė njė shprehje e shenjtė qė buron nga instinkti i lirė i gjenisė apo intuitės, ku priret tė flasė pėr problemet e ekzistencės njerėzore, ligjėsitė e botės, konceptet shoqėrore nė realitet dhe liritė individuale tė njeriut. Shembuj tė modifikuar kemi nė letėrsinė e shkrimtarit Alber Kamy, me protagonistin e romanit “I huaji”, Merso; pastaj te Franc Kafka, me protagonistin e romanit  “Procesi”, Jozef K. apo tė Gregor, te romani “Metamorfoza”.

Tek “I huaji”, Alber Kamy na paraqet shkoqur mendimin e ekzistencės absurde tė njeriut, ku kuptimi i jetės ėshtė individuale dhe me akte tė pėrgjegjshme; ndėrsa te “Procesi”, Franc Kafka na paraqet llojin tjetėr te ekzistencės ku njeriu edhe pasi tė pėrcaktohet nga formalitetet mund tė jetojė i shthurur pa e ndier problemin si njė qėllim kryesor, qė nė njė mėnyrė kėrkon domosdo tė gjejė problemin, ndėrsa nė anėn tjetėr harron tė ndiqet pas rregullit tė procesit tė tij. Tek “Metamorfoza” Franc Kafka sjell personifikimin e vetvetes me personazhin Gregor, ku njė ditė ky i fundit zgjohet nga gjumi pėr tė kuptuar se ėshtė shndėrruar nė njė insekt gjigant. Koncepti i arteve nė njėfarė mėnyre tregon ekzistencėn e shoqėrisė, dhe ligjėsitė e botės se si zhvillohen gradualisht nė kuptimin thelbėsor. Veprimtaria shpirtėrore dhe psikike tė paraqitura nė radhė letrash te natyra e shoqėrive tė transformuara, sot e kėsaj dite shprehen nė ēdo vepėr arti, ku diktohen hapat e hedhura dhe parimet universale mbi edukimin estetik tė natyrės shoqėrore sipas planit tė Zotit. Thelbi i arteve kėrkon mjeshtėri, dhe intuitė shpirtėrore duke e pasuruar ēdo vepėr arti me shprehje dhe formė elokuente; ku artet nė pėrgjithėsi burojnė nga inteligjenca dhe shpirti implicit i mjeshtėrit qė e krijon. Tė gjitha llojet e arteve nė pėrgjithėsi burojnė nga modeli pėr tė na dhėnė njė fragment, njė kėndvėshtrim tė jetės, njė koncept bazuar nga realiteti njerėzor, gjithnjė me sajimin pėr t’i mundėsuar njeriut lirinė dhe vullnetin pėr jetė. Sipas meje ekzistojnė:

- Vepra qė krijohen me frymėzim hyjnor pėrbėjnė veprat e krijuara nga inspirimi intuitiv i gjenisė pa futur imagjinatėn, por qė sajojnė bindje apo atavizėm.

– Vepra qė krijohen me frymėzim tė vazhdueshėm pėrbėjnė veprat e krijuara nga shllime pėr mendime atavizmi, qė mund tė shėrbejnė nė hartimin dhe sistemimin e gjithė veprės pa futur intuitėn e lirė tė gjenisė.

Ndėrsa veprat gjeniale tė poetėve, piktorėve, skulptorėve, kompozitorėve janė tė lindura nga arsyeja krijuese me motivin pėr t’i shėrbyer tė mirės universale, njeriut nė veēanti, dhe shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Sepse nga thelbi joshės i tyre burojnė instinktet mė tė larta tė natyrės krijuese, ku na mėsojnė udhėn e njeriut duke i respektuar dhe kodifikuar ligjet e natyrės. Njė vepėr madhore e letėrsisė dhe artit paraqesin emocionin e brendshėm tė njė shoqėrie civile, apo bindjen absurde tė njė autokracie qė tenton me ēdo kusht tė pozicionojė vullnetin pėr pushtet ndaj njė shoqėrie tė kujdesur shpirtėrisht. Vepra tė tilla me pėrmbajtje shpirtėrore krijojnė edukimin estetik tė njeriut dhe shoqėrisė pėrballė ligjeve tė kėsaj bote tė squllėt. Prandaj, vepra tė mėdha si tė artit dhe filozofisė kurdoherė kanė paraqitur realitetin e shtypjes sė egėr tė oborrtarėve, qė u ėshtė imponuar dhunshėm shoqėrive civile dhe personaliteteve kombėtare. Sidomos veprat e mėdha tė filozofisė kanė dhėnė mėnyrėn mė intime tė mundshme tė edukimit tė shoqėrisė pėr sa i takon mendimit estetik, dhe kanė bėrė tė mundur tė zhvillojnė idenė e njeriut duke e formuar deri nė kulturėn e njohjes ndaj njohjes sė pėrgjithshme, madje dhe vullnetin pėr t’u pajisur me edukimin klasik tė sė vėrtetės sė pashmangshme. Nė pėrgjithėsi duke u ndikuar nga vepra tė mėdha tė letėrsisė, artit dhe filozofisė, njerėzimi ka arritur drejt bindjeve intelektuale duke u ndikuar kujdesshėm nė ide tė reja progresive, tė cilat mund tė jenė si dashuria ndaj tė bukurės, dhe njohja ndaj tė vėrtetės sė pashmangshme.   

Shija klasike

Te njeriu, shija kontribuon nė cilėsinė e mendimit dhe edukimit estetik. Duke e pėrfituar dhe e njohur shijen, nė radhė tė parė njeriu nxjerr nė sipėrfaqe atė qė ka mė tė virtytshmen, ndėrsa nga pikėpamja vlerėsuese futet nė krijimin e natyrės krijuese. Shija klasike, fillimisht ėshtė e lindur, pastaj dhe mund tė pėrfitohet sipas planit tė pėrvojės krijuese. Shija pėrcakton vlerėn e njė njeriu nė kuptimin ideo-estetik. Shija klasike duhet kuptuar si: - njė vlerė e ngritur shpirtėrore e cila mbetet e pavdekshme nė art, por edhe nė ēdo lloj krijimi tjetėr. Nga sfondi autentik, pėr tė treguar nė sipėrfaqe atė qė, njeriu ka mė tė ngritur, shija klasike kėrkon tė jesh i pajisur me dhunti shpirtėrore, dlirėsinė, fisnikėrinė dhe artin e tė menduarit. Kėrkon prirje, pastaj hap mesazhin pėr paqė tė perhershme, e cila shpreh njė vullnet tė largėt me mendimin. Mirėpo, pėr tė ngritur njė letėrsi apo njė art me shpirt krijues qė mė pas tė ekzistojė autentike, mė parė duhet njė natyrė tė shijes klasike duke ēuar aktet shpirtėrore drejt sjelljeve intelektuale. Klasikja kėrkon njė shpirt tė bukur pa iluzione, njė shpirt qė ėshtė i prirur drejt progresit dhe mundėsive mė tė mprehta pėr tė pohuar ekzistencėn e tė vėrtetės. Kjo shije kėrkon madje tė ndėrlikuarėn ta bėjė tė thjeshtė, vėrtetė tė thjeshtė, duke mos thyer rregullat e ngurta tė saja. Rrallėherė njė shije e tillė do tė kishte fatin e mbarė tė lindte te ndonjė shpirt human i zgjedhur nga natyra, tek i cili, mė pas do tė shėrbente si arma mė e fortė e tij drejt udhės vetjake... Megjithatė, nė kėto kohė moderne, vėshtirė se mund tė rezultojmė shije klasike nė veprimtarinė dhe kulturėn tonė shpirtėrore. Kemi njė realitet tė hidhur, me njė ekonomi fatale qė njerėzit janė shndėrruar drejt joshjeve fundamentale pėr tė mbijetuar ekzistencialisht, kemi njė shoqėri civile me komplikim tė proceseve psikologjike, njė konkurrencė me njohje delikate ose tė krisura qė kanė dhėnė rezultatin me korrespondencė pėr tė pasur njė shije klasike tė natyrės krijuese. Jetojmė nė njė kohė tė brishtė, ku progresi dhe motivet pėr njė jetė mondane janė gjithnjė nė degradim, madje ku janė ftohur logjikisht trajtimet e jetės nė teatėr e nė politikė. Po ndodh nė ndėrgjegjet e tyre njė krisje e vėrtetė morale dhe shpirtėrore.

Gjenitė, shija klasike, e bukura nė artet plastike lindin tė mėvetėsishme ku mė vonė natyra e krijuesit vendos tė krijojė arsyet imagjinare me modelin pėr tė qartėsuar efektin kundėr absurditetit tė kėsaj shoqėrie qė ka rėnė brenda realitetit. Pikėrisht kjo thjeshtėsi pėr tė ngjizur tė vėrtetėn dhe veprimin e akteve psikike, me shijen klasike sė vepruari brenda tangon drejt njė vepre cilėsore qė do tė mbahet mend pėr dekada mė radhė. Ky thjeshtėzim i tė ndėrlikuarės ėshtė arti i tė krijuarit. Me modelin e thjeshtėzimit, klasikja tejkalon sė pushuari ndjenjat dispeptike, hedonizmin, depresionet e ndryshme psikologjike... Klasikja ėshtė intimiteti i ēdo lloj krijimtarie qė kapėrcen nevojat e ndjenjave dhe shpirtrave tė vobektė. Ajo tė mbėrthen nė idealizmin me pėrmasat e njohjes sė botės, gjithnjė duke tė shkruar brenda fatit tėnd dy nocionet e botės: pesimizmin si realitet i hidhur, por i domosdoshėm, dhe optimizmin si realitet i pėrhershėm. Shija klasike ėshtė estetike pėr nga vullneti shpirtėror, e prodhuar nga stili unik i natyrės, ku ėshtė tepėr vėshtirė tė pėrfitohet nga format e ndryshme shoqėrore, por ajo mbetet pragmatike qė lind brendapėrbrenda shpirtit njerėzor. Nė disa raste, shija klasike ėshtė dhunti hyjnore, e aftė tė depėrtojė brenda shpirtit tė njeriut me formėsimin pėr tė pohuar mbi njohjen e ekzistencės sė pėrsosur; hera-herės tė mundėson tė shkėputesh nga vuajtja; e duke futur brenda dėshirave dhe inspirimeve atė qė quhet motivi dhe vullneti pėr tė bėrė punė tė mėdha siē janė: - triumfi mbi dashurinė e vėrtetė, - arsyeja mbi njohjen e krijimit tė Universit, - natyra si provė e individualitetit hyjnor, - aftėsia pėr tė njohur mbi thelbin negativ tė kėnaqėsisė. Shija klasike dhe shpirti i ndėrtuar prej arti mbeten shprehje individuale me origjinė shpirtėrore qė ndryshojnė natyrėn njerėzore nė formatin tepėr njerėzor. Shija ėshtė element i brendshėm te njeriu, i krijuar sipas njė metode tė shenjtė nė natyrėn krijuese pėr tė ndryshuar konceptin e shoqėrisė. Ajo ėshtė njė vlerė e lindur, qė sendit mund t’ia japė vlerėn e mundshme tė papėrsėritur ndonjėherė, prandaj, njė shije e bukur dhe inteligjente mund tė ndryshojė kuptimin e arsyes, dhe zhvillimin e inteligjencės te njeriu si natyrė krijuese. Metoda pėr ta transformuar shijen nė stade edhe mė tė ngritura emocionale, fillimisht duhet arsye tė shėndoshė qė ėshtė e pajisur me njohjen e realtė, dhe e shkėputur nga ēdo vullnet i dyshimtė. Kjo arsye e pajisur me njohje tė sigurtė, krijon shijen pėr tė pasur efektin e tė njohurit tė sendit nė thelb inteligjent, dhe kėshtu sistematizimi e formėson shijen klasike si natyrė krijuese dhe e pavdekshme ndonjėherė.

 

NGA I NJĖJTI AUTOR:

Absurditeti i botės
Bota si sprovė mistike
Kur heshtja hesht
Letra filozofike
Politika
Pushteti nė depresion

Mbi artet
Mbi lirinė
Mbi vullnetin
Njeriu filozof
Njeriu i shkencės
Sa shpirtra fshehim ne?
Skicė mbi filozofinė
Shpirti

Ballina


Ballina                                                                                                                                                                                            Kreu i faqes