|
Isha i shtrirė
mbi kurriz, nėn hijen e bredhit, me fytyrė nga qielli. Gjyshi im
rrinte ulur pranė meje duke thithur duhan me ēibuk. Unė, ashtu i
shtrirė, shikoja retė qė herė pas here i zinin rrezet e diellit, dhe
pastaj qetė-qetė, largoheshin tutje, duke i lejuar rrezet e diellit tė
binin pjerrtas mbi tokė. Ishte buzė mbrėmje. Po afrohej koha qė, unė
bashkė me gjyshin, ti nisnim delet drejt stanit. Disi mu kujtua
njė kėngė, qė nuk e di se nga cilėt fėmijė e kisha dėgjuar, dhe
ashtu kot, mė vete, fillova ta recitoj:
Re, re rrezen
ku ma le?
Lėshoma diellin,
Se ta zuri
Ferra shpirtin!
O Kadri
Bajri, kthej dhentė nė anėn tjetėr dhe, eja tė mbėshtjellim nga njė
duhan! thirri befas gjyshi, duke me trembur mua, dhe njėherėsh
duke mi trazuar mendimet deri nė tretje.
Erdha, or
erdha, ej! u pėrgjigj ai, qė unė ende nuk e kisha pikasur se
ku ndodhej. Duke e zgjatur pakėz kokėn nė anėn tjetėr, e pashė
siluetėn e tij, duke i hapur krahėt si shqiponja kur paditėt tė
fluturoi, qė ti trembte delet, dhe duke vėrshėllyer ecte pas tyre.
Kur ai u afrua pranė nesh, gjyshi u ngrit nė kėmbė duke u pėrshėndetur
me tė. Unė nuk e pashė tė arsyeshme tė ngritsha nė kėmbė, por im
gjysh ma tėrhoqi vėrejtjen qė edhe unė duhej tė ngritsha nė kėmbė
nė shenjė respekti pėr mixhėn plak. Unė ashtu bėra, u ngrita nė kėmbė,
por disi me zuri turpi dhe u skuqa. Migja Kadri nxori nga xhepi i xhaketės
njė karamele dhe ma zgjati mua. Sa u gėzova! Nga turpi nuk i thash
faleminderit, por nė vendin tim, kėtė e tha gjyshi.
Kadri Bajri,
pasi u ul pranė gjyshit tim, pikėrisht nė atė vendin ku unė pak mė
parė kisha qenė i shtrirė, mori kutinė e duhanit qė ia kishte
zgjatur gjyshi dhe duke folur, qė mua me dukej se ai fliste mė vete,
filloj ta mbėshtillte cigaren me ata gishtat e tij tė trashė, tė
vrazhdė dhe tė plasaritur. Nga xhepi i xhaketės nxori urorin, eshkėn,
dhe duke e vėnė mbi gurin e strallit, filloj ti binte, deri sa nga
eshka fillojė tė dal njė fije e hollė tymi. Unė pa e kuptuar,
instinktivisht, zgjata duart e mija para dhe i shikova. Dallimi i
duarve tona ishte i madh. Tė dyja duart e mija nuk ishin sa njėra dorė
e mixhės Kadri. Duart e mia ishin tė vogla, tė njoma dhe tė
bardha
Vrapo, o
bir, e mos mi le dhėntė tė shkojnė tė Varri i Nuses kėsaj
radhe me urdhėrojė mixha Kadri. Unė u ngrita nė kėmbė dhe me vrap
shkova nė drejtim tė deleve. Se si me bėri pėrshtypje ky emėrtim i
asaj lėndine tė bukur, tė rrafshėt, tė blertė dhe vende, vende me
dėllinja, kurse nė mesin e saj nė njė shesh tejet tė bukur, tė
mbushur plot me lule ngjyra, ngjyra, ndodheshin dy gurė tė bardhė, ku
thuhej se aty ishte varri i njė nuseje. Vallė, ēfarė fshihet nėn
dhe?!
mendova me vete. Do ta pyes gjyshin pėr kėta gurė, pėr kėtė
varr, qė aspak nuk i pėrngjante varrit, sepse ishte i rrafshuar.
Gjyshi,
gjyshi as me tregon pse kjo lėndinė e bukur quhet Varri i nuses?
pyeta unė duke ua ndėrprerė pėr njė ēast bisedėn.
Eh more
birė, ekzakt nuk e di as unė, por siē me ka treguar mua gjyshi im
ndjesė pastė, po tė tregojė edhe unė ty, e ti kur tė rritėsh, mos
harro, tua tregosh atyre qė vinė pas teje, dhe e vėrteta rreth kėsaj
ngjarje mos tė harrohet:
E din ti ku
janė Hurdhat? Nė fund tė Hurdhave poshtė nė Plehni pra, edhe sot
ndodhen themelet e staneve. Aty pra, njė herė e njė kohė kanė
jetuar njė familje qė kishin pasur vetėm njė djalė. Ai djalė,
kishte qenė i dalluar nga shokėt e vet moshatarė, si nga bukuria,
ashtu edhe nga trimėria. Kishte pasur flokė tė gjata e tė zeza,
krela-krela, tė bėra perēe, dhe mbi kokė kapuēin e bardhė. Kishte
tė veshur tirq me dymbėdhjetė fije gajtan. Xhamadanin me sumbulla, po
ashtu, me dymbėdhjetė fije gajtan, dhe shokėn ngjyra-ngjyra njėzet
pash tė gjatė. Nė shokė i kishte tė varura thikėn, jataganin dhe
fyellin. Ai, nė atė kohė i kishte ruajtur delet, sikurse ne sot. Por
ai deleve ua kishte zgjedhur kullotėn. Kėshtu ai i kishte larguar
delet nga stanet, dhe i kishte dėrguar pėrtej atyre bjeshkėve, - dhe
gjyshi ngriti krahun nė drejtim tė veriut duke treguar bjeshkėt e
larta, dhe vazhdoj. Atje pra, ai kishte njohur njė vashė tė
bukur, qė tė gjithė nė atė kohė kishin thėnė se ajo vėrtetė
ishte njė Zanė Mali.
Kur ai i
binte fyellit, ushtonin malet, buēisnin lugjet!
edhe delet e ndalnin
blegėrimėn, zogjtė e pushonin cicėrimėn, lopėt nė kullosė nuk e
tundnin kėmborėn, kuajt nė tufa e ngrinin kokėn lartė, vashat i
lenin bucelat pranė krojeve, nuset e largonin furkėn nga dora, baqicat
e lenin bulmetin, dhe me duar tė lagura dilnin nga stani duke mbajtur
vesh dhe duke e uruar djaloshin qė ua ngrohte zėmrat tė gjithėve, me
ato meloditė e bukura dhe zėrin mahnitės tė fyellit. Edhe pėrtej
atyre bjeshkėve, kur kishte shkuar ti dėrgonte dhentė pėr kullotė,
i kishte rėnė fyellit me ritme mallėngjyese, ku vasha, Zanė e Malit,
e kishte dėgjuar, dhe ishte mallėngjyer. Dalė nga dalė, asaj i
kishte lindur dėshira ta shihte djaloshin pėr se afėrmi. Pas disa kohėsh
ajo e kishte parė djaloshin dhe, ishte mahnitur nga bukuria e tij. Dhe
njė ditė djaloshi e kishte parė vashėn, dhe e kishte dashuruar, dhe
tė vona e kishte kėrkuar pėr nuse. Prindėrit e vashės ishin pajtuar
dhe e kishin shpallė fejesėn. Krejt bjeshka ishte gėzuar pėr fejesėn
e trimit me vashėn qė ishte si Zanė e Malit. Kishte filluar njė dasmė
e madhe, qė nuk ishte mbajtur mend nė kėto anė. Shtatė ditė e
shtatė net thuhet se kishte zgjatur dasma! Kishin gjėmuar lugjet dhe
shkėmbinjtė nga tupanėt, nga zurnatė dhe kavallet. Dasmorėt kishin
kėnduar kėngėn maje krahut. Kishin ardhur lahutarėt dhe kishin kėnduar
kėngė kreshnike pėr Mujen e Halilin, pėr Rozafatin, pėr Ago Ymerin
e shumė tė tjera. Kishin gjėmuar mishnicat, fyelli e ēiftelia. Ishin
hedhur nė valle djem e ēika, nuse e plaka!...
Pas disa ditėsh
djaloshi kishte zbritur nė vėrri pėr tė sjellė ushqime. Nusja e
tij, qė tė gjithė e quanin Zanė e Malit, i kishte thėnė tė mos
shkonte, sepse ajo e kishte parandie qė moti do tė prishej, por djali
nuk e kishte dėgjuar. Vonė, nė mbrėmje, kur ēdo gjė kishte rėnė
nė gjumė, kur delet, qengjat, lopėt e kuajt, dhitė e edhat, bėnin
gjumin nė freskinė e natės, befas kishte filluar tė vetėtonte dhe tė
murmuronte. Pastaj kishte rėnė njė shi, i pėrcjell me gjėmė dhe me
erė tė fortė sa qė edhe stanet i kishte shkatėrruar. Vathėt i
kishte mbushur me ujė. Krojet i kishte turbulluar. Pėrrenjtė i kishte
mbushur me ujė tė turbullt thep me thep. Fėrfėlliza i kishte shkulur
me rrėnjė shumė lisa, derisa edhe nga thellėsia e tokės, thuhej se
ishte dėgjuar gjėma. Nusja, qė tė gjithė e quani Zanė e Malit, si
trimėreshė e guximtare qė kishte qenė, ishte pėrballur gjatė gjithė
natės me stuhinė duke i mbrojtur njerėzit dhe bagėtinė. Dhe po nė
atė kohė kur ishte dukur se stuhia kishte filluar tė pushonte, kishte
krisur njė rrufe dhe e kishte goditur nusen pėr vdekje.
Pasi kishte
pushuar shtrėngata, kishte filluar tė agonte njė ditė e re, njė ditė
e bukur, njė ditė e kthjellėt, dhe nga tė gjitha anėt, bashkė me
cicėrimat e kėndshme tė zogjve ishte dhėnė edhe kushtrimi, se
nusja, qė tė gjithė e quanin Zanė e Malit, ishte plagosur pėr
vdekje nga rrufeja. Tė gjithė ishin mbledhur tė stani i saj, dhe e
kishin marrė atė nė vig qė ta dėrgonin nė vėrri tė heqimi. Kur
kishin arrirė tek lėndina e bukur, nusja pakėz e kthjelluar nga
agonia i kishte lutur burrat qė e mbanin mbi vig:
Lėshomėni
pak tė pushoj nė kėtė lėndinė tė bukur ata e kishin lėshuar.
Nusja e molisur ishte ulur, dhe pasi kishte shikuar anė e qark kishte
thėnė:
Nėse vdes
pa e parė trimin tim, amanet, nė kėtė lėndinė tė bukur tė me
varroni!
Dhe ashtu
kishte ndodhur. Nusja kishte vdekur pa e parė trimin e saj. Ai kur
ishte ngjitur nė bjeshkė, e kishte marrė vesh se ēfarė kishte
ndodhur me nusen e tij, ishte penduar thellė nė shpirt qė nuk e
kishte dėgjuar fjalėn e saj, dhe me dėshpėrim ishte pėrulė pranė
trupit tė saj, duke i derdhur disa pika loti mbi fytyrėn e saj tė pa
jetė por, tė bukur!...
Qėndro he
burrė, ti nuk je ligė edhe kur ke marrė plagė nga jatagani i
armikut, e po ligėshtohesh sot?. i kishte thėnė njė plak i moēėm.
Dhembjes
nga plaga e jataganit i kam qėndrua, se ka qenė dhembje e prerjes sė
mishit, kurse kjo sot ėshtė dhembje e prerjes sė dashurisė, ndaj nuk
mbahem dot!...
Pastaj,
stanarėt bashkė me trimin, tė pikėlluar e kishin varrosur aty ku ajo
e kishte lėnė amanetin e saj tė fundit.
Dhe pastaj
djaloshi, sa herė i kishte rėnė fyellit nė atė melodi, tė gjithė
ishin pėrmalluar. Ai, pėrmes fyellit, gjithė jetėn e kishte vajtuar
nusen e tij, qė kishte qenė si Zanė e Malit...
Paskan
shkuar delet tė Varri i Nuses tha mixha Kadri duke u ngritur nė
kėmbė. Edhe unė me gjyshin u ngritėm pas tij dhe u nisėm drejt
stanit.
Lehtė, lehtė
u afrova edhe mė afėr, fare pranė atyre gurėve tė bardhė dhe, i
preka me dorė, ku pėr njė ēast mu bė se e pashė nusen e bukur
si Zanė e Malit, ashtu tė molisur, ulur pranė gurit tė varrit, e
veshur me njė tis tė hollė e tė bardhė, kurorėn me lule mbi
kokė tė stolisur me perishane, me flokė tė gjata e tė arta qė gati
preknin mbi barin dhe lulet e lėndinės... duke i lėnė
amanetet... dhe i gjithė trupi mu rrėqeth. Ika me vrap tė
gjyshi duke u kapur pas dorės sė tij. Ktheva edhe njė herė kokėn
prapa dhe pashė gurėt e heshtur, dhe ashtu i liruar nga ai makth, dhe
pranė ngrohtėsisė sė gjyshit, pashė se si zhdukeshin ngadalė
gurėt e varrit prapa bregores. Dhe nusja si Zanė e Malit, e zjarrtė
si flaka dhe e tejdukshme, e ngjitur thellė nė imagjinatėn
time, mbeti e ngrirė nė atė lėndinė, qė dalė nga dalė kishte
filluar ta mbėshtillte mugėtira e natės qė po errej...
*
Origjinali
i kėtij tregimi ėshtė konfiskuar nga policia mė 14 dhjetorė 1979.
Shkruar nė vitin 1977
Rishkruar nė vitin 2000
----------
Pasqyra:
|