|
Muharrem
Blakaj
GRACKA
Me ndrojtje ju afrova kalit tė
shaluar. Pėr disa ēaste u pėrpoqa ta vė kėmbėn e djathtė nė
zinxhi. Mė erdhi zor. Disi u ndjeva tepėr ngushtė nėn ato rroba
grash! Me ngushtuan aq shumė sa qė mu desh tė ta shpėrvjel tėrlikun
deri nė gju... derisa mu dukėn qartė kėmbėzat e tirqve. U turpėrova!
Ktheva kokėn dhe pashė prapa. Ishte daja. I shpėrqendruar po avitej.
Mė njė buzėqeshje tė ngrirė, mė ndihmoi tė hidhem mbi kalė. Pasi
u rehatova maje kali, pėr njė ēast lėbyra sytė nga kėnaqėsia dhe
besimi i fortė qė kisha pėr dajėn! Pashė edhe njė herė drejt tij!
Ai, nė fytyrė e kishte akoma atė buzėqeshjen e zhvendosur qė
shprehte dyshim dhe frikė bashkė. Nė shkėlqimin e rrezeve tė
diellit pashė vezullimin e tehut tė mprehėt tė sėpatės sė vogėl
qė daja vazhdimisht e mbante me vete. Kali u nis pasi i thirri daja;
Hooo!
Kėnaqėsia e pakmėparshme
mu davarit lehtė, sikur tė ishte njė fije e hollė tymi dhe vendin
e saj e zuri reja e ankthit qė kishte ditė qė nuk mė shqitej. Trokėllima
e patkonjve tė kalit mu duk e thatė dhe e pa trajtė. Tundjet maje
tij ishin edhe mė torturuese. Njė palė djersė tė nxehta mu bė
se mė pėrvėluan nė mbarė trupin dhe disi filluan tė mė shtynin
drejt dyshimit! Menjėherė, mendja mė vajti te mauzeri, qė pak ēaste
mė parė e kisha fshehur nė mes tė shkurreve. Ngrita dorėn ngadalė
pėr ti fshirė djersėt. Dora mė vajti te shamia! Mė mbuloi turpi
kur e kujtova sė nėn atė shami grash e kisha fshehur krenarinė e
plisit tė bardhė! Pėr njė ēast mu bė se ato tesha grash, u shndėrruan
nė rrjetė duke ma plogėshtuar shpirtin, duke mi ngatėrruar krahėt
dhe disi tinėzisht duke mė shtyrė drejt njė gracke tė frikshme!
Ndale kalin, o dajė!
mu bė sikur i thirra dajės me zė tė butė. Daja, duke e tėrhequr
kalin nga kapistalli, vazhdonte tė ecte i qetė shtegut malor. Trokėllima
e patkonjve vazhdonte si mė parė, nė tė njėjtin ritėm, ndėrsa
dyshimi nga gracka kishte arrirė kulmin.
Pėr njė ēast dyshova se vėrtet
i kisha thirrur dajės pėr ta ndalur kalin. Ndoshta kėtė, vetėm e
kisha menduar me vete apo... mos vallė, e dėgjova nga dikush tjetėr?!...
Ndale kalin, o dajė! Dua tė
zbres
nuk dua tė zhburrėrohem! i thirra kėsaj radhe me zė tė
ngritur, dhe nėn ngatėrrimin e teshave tė grave i dhashė trupit me tėrė
fuēinė pėr tė zbritur nga kali. Daja vazhdonte rrugėn me ritėm tė
shpejtuar, duke kthyer kokėn herė pas here prapa. Krakėllima e
patkonjve tė kalit vazhdonte mė e dendur. Shtegu i ngushtė malor,
rruga me gurė, kaēuba e thera murrizi, si dhe ngatėrrimi i gjymtyrėve
nė teshat e grave mė bėnė qė kėmba e djathtė tė mė ngatėrrohet
keq nė zinxhi. Duart i mbaja tė ngjitura fort pas shalės sė kalit,
kurse kėmba e majtė filloi tė shkonte zvarrė pėr tokė, duke u
penguar herė pas here nė guralecėt e shtegut malor. Gjatė pėrpėlitjeve,
pashė se daja nuk ishte mė para kali. Si nė vegime e pashė prapa...
e godiste kalin me shkop vitheve! Ēbėn ai kėshtu?, e pyeta veten
duke shikuar me dyshim vezullimin e mprehtė tė tehut tė sėpatės.
Trokėllima vazhdonte edhe mė e dendur. Kali hidhej me tė katrat. Kėmba
nuk mė shqitej se nuk mė shqitej nga zinxhia. Sa vinte e mė ngatėrrohej
edhe mė keq. Kur nuk e prisja, duart mu shkėputėn nga shala. Tani
trupi mė shkonte vazhdė pėr tokė, duke u pėrplasur gurėve e
ferrave, ndėrsa daja me sėpatė nė dorė, i hakėrryer, vraponte pranė
meje. Nė ēastin kur isha duke menduar se ēdo gjė kishte mbaruar, apo
do tė mbaronte sė shpejti, ndodhi mrekullia. Kėmba qė kishte mbetur
peng nė zinxhi mu lirua. Trupi mu plandos pas gurėve e kaēubave.
Pas ca rrokullisjeve buzė greminės, u kapa fort pas njė degė shkoze.
Me mundim u ngrita nė kėmbė. Hodha shikimin para duke shikuar kalin
tani mė tė liruar nga pesha e trupit tim, qė vraponte pėrpjetė
shtegut malor. U ndjeva i qetėsuar. Tamam nė kohėn kur isha duke
menduar se ēqe gjithė ky rrebesh, ende pa u tmerruar nga ndonjė
goditje e mundshme pabesie, dhembja mbi shpatullėn e djathtė, me bėri
tė lėshoja tė pa kontrolluar njė klithmė dhembje e tmerri bashkė,
sa qė nuk e njoha britmėn time! Pastaj shkulmi i gjakut dhe ngatėrrimi
i gjymtuarve nė ngushtimin e teshave tė grave mu bė sė nuk po shkėrmoqsha
unė para bjeshke, por po shkėrmoqej bjeshka para meje! Si nė ėndėrr
pashė dajėn qė kishte ngritur lartė sėpatėn e gjakosur, pėr tė mė
goditur prapė! Ēka ky me mua?, isha duke e pyetur veten, dhe nė mes tė
dhembjeve tė tmerrshme arrita tia vė tė dyja duart e lodhura tej
mase nė gjoks, dhe ta shtyj drejt greminės, me gjithė forcėn qė mė
kishte ngelur.
Mauzeri tani nuk ishte larg,
por plogėshtia e trupit me bėhej se me largonte prore prej tij.
Shkulmi i gjakut vazhdonte, kurse ecja ngadalėsohej. Me duar tė kėputura
dhe me mė sy tė errėsuar bėra pėrpjekjet e fundit pėr ta ndreq
gabimin. Me mundim arrita tė lirohem nga ato rroba grash qė daja mi
kishte vėnė si rrjetė pėr tė mė zėnė mė lehtė nė grackė. Sytė
mu errėsuan. Plogėshtia ishte mbizotėruese, kurse mauzeri ishte
fare pranė. Pashė kur arrita pranė shkurreve ku ndodhej mauzeri i
mbuluar me dushk... e preka me dorė, me trup e me fytyrė! U pėrpoqa
ta marrė nė dorė, por duart nuk mė bindeshin mė. Sytė filluan tė
mė errėsoheshin si nė mugėtirė... pastaj ēdo gjė e mbuloj errėsira!
Pasi erdha nė vete, pashė se
ishin duke mė bartur mbi vig. Ndjeva zėrin e tulatur e bastard tė dajės,
qė e justifikonte vrasjen time... nga frika u thoshte! I ndjeva edhe zėrat
e hakėrryer tė atyre qė e kishin paguar, duke e sharė e qortuar...
duke e nėnvlerėsuar! Ata nuk e shanin pėr tradhtinė, por pse mė
kishte vrarė aq lehtė, me njė goditje sėpate, e nuk mė kishte lėnė
nė gojėn e tyre tė uritur pėr tė mė shqyer me dhėmbė... pėr tė
ma pirė gjakun si kanibalėt, ashtu siē ishin duke ia pirė gjakun
mbarė popullit tim!
Kur me lėshuan pėr tokė,
ndjeva brohoritjet e turmės. Pas pak, nėn tingujt e muzikės, filluan
sharjet dhe goditjet me ēfarė ju vinte nė dorė! Ndjeja dhembje tė
tmerrshme! Nuk lėvizja dot! Ritmi i muzikės dhe hedhja e valleve nuk
kishin tė mbaruar... festonin vdekjen time! Kurse unė, para agonisė sė
vdekjes ėndėrroja ditėn e lirisė... dhe mu bė sė e pashė atė
ditė tė bardhė... e ndjeva kur vendin e ulėrimave tė tėrbuara, dalėngadalė
filloi ta zinte kėnga e dasmorėve tė prirė nė valle nga zanat e
malit! Dasmorėt nuk qenkan tė ngrirė! E morėn... dhe u nisėn pėr
ta sjellė nusen e lirisė... mendova i lumtur, nė ēastet e fundit, atėherė
kur po me dilte shpirti!
----------
Pasqyra:
|