Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė

 

 Portal Bejtexhianėt

   

 Muhamet Ēami (Kyēyku) (rreth 1748 – 1844)

Shkruan:
Reis Mirdita
 

 

 

Muhamet Ēami lindi nė Konispol rreth vitit 1748. Nuk dijmė shum pėr fėmininė e hershme tė tij. Kemi njohuri tė mėvonshme pėr studimet nė Egjipt, tė cilat zgjatėn 11 vjet ku edhe u njoh me njė numėr tė madh bashkėkombasish qė punonin dhe jeton atje. Me tė kryer studimet teologjike u kėthye nė fshatin e lindjes dhe u vu nė shėrbim tė fesė si imam.  

Nė letėrsi, Kyēyku zė vėndin e merituar tė pikėnisėsit dhe pikėkaluesit  nga klasika bejtexhiane nė poezinė e Rilindjes Kombėtare.  Ai ėshtė gjithashtu i pari ndėr shqiptarėt tė ketė shkruar poemė voluminoze. Sikur tė gjithė bejtexhijtė, e qė nga fillimi i kėtij lloji letrar, shumė ide e tema mirreshin nga librat fetar dhe nga themelet e moralit dhe virtytit fetar islam. Kur bisedojmė pėr moralin e gruas dhe burrit, duhet vėnė nė dukje se ėshtė i famshėm respekti bashkėshortor ilir dhe par shqiptar  qė nė kohėrat pagane kėshtuqė bejtexhinjt, e nė kėtė rast Muhamet Ēami vetėm ngrinte lartė besnikėrinė iliro shqiptare dhe natyrisht atė islame tė relacioneve familjare.  

Brendia e poemės Erveheja * (nė fillim Ravda) se Ēamit duhet tė ketė qenė e njohur nė trojet tona sidomos pas pranimit tė Islamit nga shkaku se kjo temė, nė variante tė afėrta, ka arritur nė fillim nga persia e mė vonė edhe nga turqit si letėrsi gojore dhe nė raste mė tė rralla edhe nė forma tė shkruara sė paku nė gjuhėn turke. Nuk kemi dokumente tė shkruara pėr tė vėrtetuar kėto tė dhėna, por nėse nisemi nga fakti se shumė shqiptarė, pas pranimit tė fesė islame shkolloheshin nė vise tė ndryshme tė perandorisė turke, bėnė reale mundėsitė e pėrhapjes se literaturės arabe, perse gjegjėsisht asaj turke nė Ballkan. Nga sanskritishtja kemi shkrimin « Shukasaptati » nga morri idenė dhe frymėzimin poeti Pers Zijauddin Nakshabi dhe shkroi Tutinamen e tij, prej nga, Kyēyku ndėrtoi mjaftė bukur, historinė me tipare tė grues luftėtare shqiptare nė mbrojtje tė nderit. Dhe Erveheja e mbrojti me guxim pa u trembur as nga vdekja. Nė kėtė mėnyrė ajo arrin tė lundroj nėpėr shtėrngatat qė i sillte jeta gjer nė momentin fatlum tė ngadhnjimit mbi padrjtėsitė dhe nė ngadhnjimin e tė vėrtetės mbi dredhitė dhe pasionet e errėta tė kunatit, pasanikut, shėrbetorit dhe hajnit.  

Sa i pėrket veprės Jusufi dhe Zulehaja , dijmė sė ėshtė njė ngjarje pėr tė cilėn flitet nė librat e Shejtė : Teurat, Inxhil dhe Kur’an nė surrėn « Jusuf ». Janė tė njohura veprat  e shkruara nga kėto  inspirime fetare nė literaturėn orientale e mė gjėrė. Nė persisht, nė njė mėnyrė shum tė bukur shkruajtėn Firdeusi (935-1020 (persisht), mistiku Xha’ami,  (1414-1492) dhe  nė turqisht Hamdullah Hamdi 1449-1508) e shum tė tjerė.  

Kyēyku kėtė ngjarje tė vėrtetė tė treguar nė librat e Shenjt qė janė fjalė tė Zotit, e rreshtoi nė poemė, me njė gjuhė edhepse tė rėnduar me fjalė tė huaja, tė kuptueshme dhe nė nivel mė tė lartė poetik se  Erveheja.  

Veprat tjera tė Kyēykut janė poema me tematikė antialkoolike  Bekriu  (1824), ajo historike nga viti 1826 pėr Ibrahim Pashėn,  fushatat e lavdishme tė mbretit tė Egjiptit Muhamed Aliut kundėr rebelimit grek dhe 
poemėn qė merret me hallet e atyre qė detyroheshin tė kėrkojnė kafshatėn e bukės dhe fitimin larg vendlindjes – Gurbetlitė.  

Kyēyku u muer edhe me pėrkthime nga arabaishtja dhe turqishtja e ndėr pėrkthimet mė tė njohura ėshtė padyshim Mevludi i shqipėruar Kasidatu’l Burda nga Al Busiri ( ?-1296).  

                                                                 - - - - - - - - - - - - - - 

* Mė  1888 nė  Bukuresht, Jani Vreto (1822-1900) e botoi Ervehenė tė adoptuer nė si pėrrallė dhe tė pastruar nga fjalėt arabe, persishte dhe turke por megjithate origjinali ngeli mė i kuptueshėm dhe mė lirik.  

*Ahmet Qirezi (1966) botoi nė « Jehona » (Shkup, 1978 ; ribotuar mė 2007)dramėn « Erveheja » me motive nga poema e njėjtė e Kyēykut duke e pėrshtatur shumė bukur pėr skenė.


Letėrsia

Bejtexhiane

 

Letėrsia Bejtexhiane

Nazim Frakulla

Sylejman Naibi

Muhamet Ēami

Hasan Zuko Kamberi

Tahir Efendi Lluka

Mesihi nga Prishtina


Filozofi
 
dhe
letėrsi

histori
tradita
vėshtrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .