rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



  V A S I L   T A B A K U

(1953 - )

Vasil Tabaku.JPG

Vasil TABAKU (10.9.1953). Lindi nė Lushnje, nė njė familje me origjinė nga Gramshi. Pas disa muajsh familja e tij do tė transferohet nė zonėn e Mallakastrės nė qytetin e Ballshit, ku e kaloi fėmijėrinė dhe rininė. Arsimin tetėvjeēar e kreu nė Ballsh, sikurse edhe atė tė mesėm nė Shkollėn e Mesme tė Bashkuar “Derivsh Hekali”.

Poeti, shkrimtari dhe publicisti Vasil Tabaku, krijimtarinė letrare–artistike e ka filluar qė nė bankat e shkollės tetėvjeēare, kurse botimet e para poetike i ka publikuar nė vitet e shkollės sė mesme, nė organet e shtypit letrar tė kohės.

Nė vitin 1977 ka pėrfunduar  Studimet e Larta, Fakulteti Gjuhė – Letėrsi nė Universitetin e Tiranės me rezultate tė shkėlqyera, njė vit mė vonė ka dhėnė provimet plotėsuese dhe ka kryer edhe Fakultetin e Gazetarisė. Nė vitin 1987 ka ndjekur pėr dy vjet Studimet e Larta pas Universitare nė specializimin pėr skenarist i filmit artistik dhe ekranit televiziv, ku ėshtė diplomuar po ashtu me sukses tė shkėlqyeshėm. Nė vitin 1995 ka kryer trajnim dymujor pėr gazetari televizive pranė TRT - Ankara, Turqi.

Edhe pse qė student botoi librin e parė dhe dhjetėra cikle poetike nė gazetat letrare tė kohės si dhe shumė artikuj studimor dhe publicistikė, pushtetarėt komunist tė asaj kohe, nuk i dhanė mundėsinė tė punonte nė ndonjė qendėr tė zhvilluar apo shkollė qyteti, por “e detyruan?!”nė shtator tė vitit 1977 tė filloj punėn si mėsues nė fshatin Ninėsh Mallakastrės gjer nė qershor tė vitit 1978.

Mė pas Vasil Tabakun do ta gjejmė nė kėto detyra dhe funksione profesionale:

- l978 – 1986, drejtues nė Pallatin e Kulturės Ballsh.

- 1986 – 1987, gazetar nė gazetėn “Drita”, organ i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė.

- 1987 – 1993, skenarist i filmit artistik nė Kinostudion “Shqipėria e Re”, Tiranė.

-1992 – 1993, kryeredaktor i Revistės “Film” organ i Kinostudios dhe Film – Distribucion.

- 1993 – 1998, gazetar nė Radio Televizionin Shtetėror (RTSH), Tiranė.

- 1998, hiqet nga TVSH pėr shkak tė bindjeve tė tija politike tė djathta, mishėruar edhe nė emisionet e tij televizive  si dhe nė shumė shkrime dhe analiza tė botuara nė shtypin e ditės si ”RD“, ”Tribuna Demokratike“, “Republika“, ”Drita“, “Albania“ etj.

- 1998 – 1999, gazetar nė gazetėn “Liria“, organ  i shoqatės sė ish tė dėnuarve politikė tė Shqipėrisė.

- 1999 - 2000, gazetar nė Radio Kontakt, Tiranė.

- 2000 – 2001, gazetar nė TV- ATN – 1, Tiranė.

- 2001 – 2002, kryeredaktor i gazetės „Tirana demokratike“ organ i PD Tiranė.

- 2002 – 2003, kryeredaktor i gazetės “Lajmėtari i Lirisė“ organ i shoqatės pėr integrim tė ish tė pėrndjekurve politikė.

- 2003 – 2004, kryeredaktor i TV – ATN - 1 dhe  Reporter i Radios Ndėrkombėtare „IRIB“, komentator politikė nė “Radio Nacional”, bashkėpunėtor i gazetės “Bota Sot”nė  Zvicėr etj.

- 2004 –2005, Vasil Tabaku mbetet  i papunė.

- Qė nga viti 2007, Vasil Tabaku punon gazetar nė Agjencinė Telegrafike Shqiptare ATSH.

 

SHKRIME, TRAJTESA E PUBLIKIME NĖ FUSHĖN E PUBLICISTIKĖS:

Vasil Tabaku, ka botuar rreth 5450 shkrime publicistike, analiza politike, sociale, shoqėrore si dhe shkrime te veēanta studimore nė fushėn e letėrsisė, folklorit dhe kritikės letrare, nė kėto organe: “Drita”, “Zėri i Rinisė”, nė revistat: “Nėntori” e “Ylli”. Pas vitit 1991 ka botuar kryesisht nė: “Rilindja Demokratike (RD)”, “Tribuna Demokratike”, ”Republika”, ”55”, ”Koha Jonė”, ”Liria”, “Ballkan”, “Sot”, ”Tema”, ”Metropol”, ”Lajmėtari i Lirisė”, ”Drita”, ”Shkodra”, ”Bota Sot” nė Zvicėr etj. Po ashtu Vasil Tabakun e gjemė me poezi e tregime nėpėr gazeta e revista si: “Drita”, “Zėri i Rinise”, “Ylli”, “Nėntori” dhe mė pas edhe nė: “RD”,  “Republika”, “Drita”, “Tema“ etj.

- Vasil Tabaku ėshtė autor i rreth dyzet e pesė dokumentarėve artistik televiziv nė TVSH dhe ATN – 1. Ka realizuar me qindra emisione televizive dhe radiofonike nė “TVSH”, “ATN – 1”, nė “Radio Kontakt”, “Radio Nacional” dhe sė fundi edhe nė Radion Ndėrkombėtare “IRIB”.

 

VEPRAT LETRARE:

1.    “Hyrja e Pranverės“, poezi, 1976.

2.    “Nė tė gjitha ditėt“, poezi, 1981.

3.    “Me kėngėn time dhe jetėn“, poezi, 1987.

4.    “Ndėrrimi  i epokave“, studime, 1988.

5.    “Bota nė sytė e mi”, ese, 1990.

6.    „Klithmė drite“, poezi,  1998.

7.    “Vit i mbrapsht“, ese politike, l998.

8.    “Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqėrore, 1999.

9.    “Vėshtrim i ngrirė”, poezi dhe ese, 2000.

10. “Shqipėria nė udhėkryq, apo politika e kryqėzuar?”, studime dhe artikuj politikė, 2001.

11.  “Shkolla Iraniane dhe Shqipėria”, studime dhe intervista me akademikė dhe personalitete tė shquara, 2005.

12.  “Monumentet e munguara tė Demokracisė”, libėr eseistiko – publicistikė, 2006.

13.  ”Baleti i drerit tė plagosur“, roman, 2007.

14.  “SHKOLLA IRANIANE DHE SHQIPĖRIA”, ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn  persishte, Teheran, 2004.  

 

ĖSHTĖ PREZANTUAR:

15. Hasan Hasani: “LEKSIKONI I SHKRIMTARĖVE SHQIPTARĖ 1501 – 2001”, Prishtinė 2003.

16.  Ferdinan Laholli: “ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE – ANTHELOGIE DER MODERNEN ALBANISCHEN LYRIK”,  Holzminde/Germany, 2003.

 

Pėrveē kėsaj veprimtarie tė begatshėm qė pėrmendėm mė lart Vasil Tabaku ka nė proces tė finalizimit edhe dy libra, njė roman dhe njė libėr poetik, kurse njė pjese e krijimeve poetike i janė pėrkthyer edhe nė gjermanisht, italisht dhe persisht. Ai njehė mirė italishten dhe rusishten.

Vasil Tabaku, jeton nė Tiranė.

Adresa elektronike:  vasiltabaku@yahoo.com

Pėrgatiti: Sh. DIBRANI

 

 


Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku