|
1. KĖNGĖ E TRISHTUAR
Nga karvani i gjatė i lėngatave,
ka mbetur veē njė kėpucė e grisur vajtojcash.
Njė tėrkuzė e varur nė degėn e blirit
rrokjezon frazat e tellallit
nė zhaurimėn e lumit tė thėrrmuara.
E shtunė ekzekutimesh
Teksa bukurinė drejt gijotinės zvarrnisin,
rrugėve baresin shėmtime tė zvetėnuara.
2. METAFORAT E DHIMBJES
Gjėmėkujė nė muzg,
gjethe plepi tė rrėzuara,
murana shekujsh tė largėt
Shtat i lodhur nė rrugėsi dashurish - tufan
rishkruan epitafe mbi kėngėn e mjellmės.
3. * * *
Ku e humbe kėngėn laureshė?
Lajthishtes, i braktisur njė mėz i bardhė,
me gjunj tė pėrthyer mbi bar
4. * * *
Pjeshkėz e vogėl, sa shpejt qenke rritur!
Degėzat e tua nga pesha anuar.
Nė kopshtin pėrbri, ēelet jasemini.
5. * * *
Anije qė luhatet mes zemėrimit kaltėrosh -
- unė.
Ti - deti
6. STĖ LĖSHOJ
E vogla ime e bukur,
edhe thėllėzė po tė jesh,
krahėt do tia marr skifterit tė fluturoj
7. POKER DHE TUNDIM
I shkel syrin kamerieres
Tris damash.
Ajo largohet e skthehet,
friket, si nė poker mos e humb
8. TI KALON PARA LOKALIT
Me tė bardhėn peliēe krahėve
Sdi ēmė ngjan me njė kokėrr orizi
Qė mė ka servirur kamerieri
E unė - kinez i uritur
9. JE E BUKUR
Njė gjeth i njomė pranveror
luan erės e rrėzohet
Duke tė parė ty krah meje,
romi,
nė ėndėrrzgjimet e veta
dashnor i bardhė shndėrrohet
10. EH, VAJZA
Njė kryq i zjarrtė,
njė lektisje e braktisur,
detvalė.
Tri vajza flokėzeza,
tej syve tė pulitur,
harrojnė se jam djalė
11. TĖ KAM LARG
Si nuk e mėsuam gjuhėn e zogjve
a, sė paku, zogjve
t'u mėsonim gjuhė tonė...
12. VAJZĖS AFĖRDITĖ
Ecėn mes qindra sysh qė tė kundrojnė,
aromatis ajrin, hipnotizon frymorė...
Tani e besoj:
Afėrdita lindi larg bregut,
nė njė shkėmb...
13. ECI QYTETIT
Buzėqeshje qerose
nė tullacėritė e shtuar kohėve tė fundit,
sipas modės sė leshtoreve
me tabelat reklamuese: "Sallon bukurie,
pėr "look" - un e ri (efekti "Gillete").
Sinjale tė rrugės dhe shenjat rrugaēore,
piercing tė kudoshėm madhėrisht tė ndryshėm,
ku tatuazhet kineze nėn krahėt e zbuluar,
kanė stacione urėn mbi rrjedhėn qė s'ndalet
dhe pėshurrjen e qenve pa orar tė ngeshėm,
me kėmbėn mbėshtetur pas murit tė kishės
qė s'njohin semafor e polic trafiku,
s'pyesin pėr bashkiakė a misėrpjekės tė rrugės
e 100 - katėsh le tė jenė pallatet pėrballė.
Birrė e zezė nė treg
nė shishe a kanaēe,
reklama tė grisura gjysmė tė lexueshme,
si njė dhėmb i krimbur nė mes tė qytetit.
14. I ARDHUR VITE MĖ PAS
Njė copėz bore ra
mbi tingujt e oboes
dhe prishi qetėsinė e zhuritur tė tokės.
U drodhe ballukez' e prerė...
Kuti e kuqe, bosh
kėrkon nė kokėrrarrėn e thyer
kostumin e ketrit kaltėrosh.
Lule e pafarė...
Kuakjet e bretkosave
pėrrenjtė i paskan tharė!
15. DIĒKA MĖ THĖRRET
Kam gjetur njė cep tė veshit tė Van Gogut
me njė pikė gjak nga koha mpiksur,
dy gishta tė dorės sė majtė tė Migelit*
dhe thonj tė kėrrusur e tė rritur.
Njė vajzė flokėverdhė ulur mbi bar
lexon Shatėrvanin e Bahēisarajit,
unė dridhem e befas ndiej ftohtė,
mbėshtillem me Kapotėn e Nikollajt*.
Kėtij qyteti rrugės duke shkuar,
sahati i madh kur shėnon shtatė,
Aleksandėr Pushkin mė del pėrpara,
27 janar 837.
------
Migel - Migel de Servantes
Kapota - vepėr e shkrimtarit rus Nikollaj Gogol.
|
16. LOT I KRISTALTĖ
Strukur nė metaforėn e lotit
nė njė glob tė kristaltė
e unė stė prek dot.
Gishtin vendos nė tėmbla
aty ku janė mbledhur gjithė thinjat e botės.
Kam frikė ta rrokullis atė sferė
qė shoh tej dritės sė pėrthyer
nė rrugėn e lėmyshkur ku skalon mė njeri.
E vagullt koha e kuajve pa kalorės
e diellit flu, pa qiell.
Mė flisje pėr vdekjen e Xholionit plak
dhe tė pėlqente tė quheshe Irenė
e pastaj marroseshe tė ishe nga Lesbosi
dhe nuk e besoje poetizimin e Boskesė:
Guri ka frikė tė flasė.
Ja, nata.
Mbi ēatitė e shtėpive tė moēme
mjaullijnė ca mace tė zeza..
Thikėt prej dylli dhe paterica e Xhon Silverit
mė mbetėn nė sqetullėn e majtė
lot e glob i kristaltė
16. XHELATJETĖT
Ju ma dėrrmuat shpirtin
me skėrmitje kumbuese e duar tė zeza.
Mė vratė si njė shtazė tė braktisur,
ma thithėt trurin,
duke lėpirė gishtat grykėsisht.
E ēju kisha bėrė unė?
Ju dėrgova zogjtė e kaltėr
njė natė tė heshtur,
pėr tė mos qenė dhe ju si nata.
Ua shkulėt sqepin
e mua mė dhatė lopatėn e varrmihėsit:
Ja varri i shenjtorėve
Tashmė mė lexoni nekrologjinė
UDHĖTOJ MES VARGJESH
Kur stis mendjen pėr tė shkruar,
Nuk mė fanepset njė elefant dhėmbėthyer,
Njė mamuth a rrėqebull me syrin e
nxjerrė,
Llum kafeje e
filxhan druri i krisur
Apo thėnie tė pasosura fallxhoresh
Qė parashohin fundin e botės
Nė lidhėset e kėpucėve gomporoze
Me numėr 40.
Kur stis mendjen pėr tė shkruar
Mė kapėrthehen distik, tercina, katrena
E arratihem me dashje
Nė korijen
e plepave.
Burimit vjeshtak sa ujė i kam pirė
Ikur i menduar mbi dheun e murrėt
Pa pasur frikė se do mė zėrė sqota nė rrugė.
Mendjen kur stis pėr tė shkruar
Nuk frikem se pranvera sdo
tė vijė.
PA TITULL
Si bėn mė pėrshtypje
kujt,
nėse setrėn e vesh nga
astari
e tė ecėsh
ashtu fushės me nebulozė.
Po sot
tė mungon pushi i gjembaēit
dhe shquan nga larg ca forma,
a thua shtėpi tė vjetra muzhikėsh.
Kėmbė - kėmbė pėr atje.
U pėrfshive
si padashur
nė sfilata reptilėsh.
Kurorėn kėrkon dhe kėtė herė
ISHIM
Unė - i vdekur nė njė shtėpi tė
boshtė,
ti - fustanbardhė majė kalit shkoje,
Kambanat si dėgjoje,
as lutjet e
fundit tė uratės,
mihjen e dheut tė nxirė
fjalimin
nekrolog tė qiparisit.
U nise,
tė priste bota kataną,
ti se dije;
luaje me krifėn e atit
dhe me lulet e verdha tė xanės.
Ēqenkan ata njerėz qė tė dalin pėrpara?
U plandose pėrdhe.
Po unė tė
kam premtruar
qė nuk martohem mė,
tė pres dhe atje.
ĒQENKE TI
Kurmathėt nė pengmarrje
dashurish,
ti borės bardhėsinė ia pėrbuze,
ti - Eiffel nė dritė
tė perėndimit.
Sisha unė qė i hėngra gjethet e mimozės,
Unė - i pėrbalturi - viking i grisur.
Rrėmoj nė xhepat bosh tė postės
kujtesė
e dua tė di:
je breng a fati im?
DASMĖ DHE LUFTĖ
Shtatė njerėz
kruspullosen nėn hijen e thekshme tė
pasdites
e ritmikueshėm ecin nėn mbjellakorrjet e zisė.
Aty,
ata
gjetėn qenushin lodėr
tė pėrmbysur nė rrugė,
nėn hijen e ligustrave qė vajtojnė vetminė.
Dasmės sė Hirushes
smė
paskan ftuar,
nė krrokama korbash
shkoj fushės sė pėrgjakur
KUR TĖ NGRIHESH MĖNGJESESH
Kur tė ngrihesh
mėngjesesh,
era e jugės do tė ti hapė dritaret,
lastarėt nė oborr do ta degdisin gjumin
Unė mbaj nė dorė njė palė gėrshėrė,
buzėve tė tyre njė kaēurrel i njomė,
ah, flokėt mos i pre!
HONE GRINGJYRĖ
Koketėri verbane -
- lugatojnė nė kryqet e vdekura tė tė gjallėve,
thėnėtarė e ndėrtues vespillup -
- nė poltronet apogjź tė shkatėrrirės
Ku mbetėt,
o ju,
tė menēurit e kėsaj bote?
RRĖNOJĖ
Sa tė trishta kėto net kur dėgjohen
sirenat
kur nė
shtėpitė buzė rrugės,
dritat sjanė ndezur.
I mbyllur nė karuselin e mendimeve,
pėrtyp lajmet e fundit,
etin shuaj me vargjet e kėngės
Kam shtėpinė me rrasa
dhe brof
se dėgjoj hingėllimėn e njė mėzi tė hazdisur.
Nė
rrugė sirenat -
- zjarr ka rėnė diku
Dhe bisedėheshtjet tona janė kthyer nė hi
Zgjedhjen
e bėri:
© Filolet |