Mekuli,
i njohur gjithashtu me emrat Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha, lindi nė Plavė
nė vitin 1916 ku babai i tij ishte
hoxhė i arrdhur na Nokshiqi. Si njeri i kultivuar, ai i mundėsoi
shkollimin Esadit, i cili kreu shkollėn fillore nė vendlindje,
kuptohet nė gjuhėn sėrbe se tjetėr edhe nuk kish nė ato vite tė
robėrisė mė tė egėr nė Evropė.
Pas fillores., ai vazhdoi gjimnazin nė Pejė,
Prizren, Sarajevė dhe rishtazi u kėthye nė Pejė ku edhe pėrfundoi
shkollimin e mesėm dhe u regjistrua nė fakultetin e shkencave tė
veterinarisė nė Beograd, prej nga u largua pėr ti vazhduar studimet nė
Zagreb. Pėr njė kohė tė shkurtėr u gjet nė Tiranė dhe pasi
nxorri bursėn pėr tė vazhduar studimet u largua pėr nė Itali.
Mė vitin 1959 doktoroi nė laminė e veterinarisė
nė Beograd.
Qė si nxėnės i gjimnazit dallohej me
idetė e tija pėrparimtare dhe kjo qe njė ndėr shkaqet
kryesore qė shkaktonin migrimin e tij gjatė gjithė kohės sė
shkollimit. Gjatė studimeve nė Beograd, u burgos pėr shkak tė pjesėmerrjes
nė nė demonstratat e studentėve nga u lirua me amnest nė prill tė
vitit 1941
Pas luftės u caktua kryredaktor i « Rilindjes »,
e cila me kohė u shėndrua nė tė pėrditshme. Nė ndėrkohė punoi nė
Institutin e Veterinarisė
nė Prishtinė (1947-60), dhe
paralelisht redaktoi revistėn «Jeta e re », e pėrkohshme e parė
letrare nė gjuhėn shqipe nė Jugosllavinė komuniste. Dy dekada e gjysėm
punė e palodhshme redaktoriale nė « Jetėn », shėnoi
vitet mė tė frytshme tė Esad Mekulit dhe kjo njihet si aktivitet
monumental i tij sepse kjo revistė, me meritė tė tijėn u bė vatėr
dhe thesar i kulturės letrare shqiptare pėr autorė tė rinj fillestarė
dhe pėr autorė me
eksperiencė nga tė gjitha trojet shqiptare.
Duhet theksuar se Esadi ishte punėtor i palodhshėm dhe bashkėpunonte me shum
revista tė kohės qė publikoheshin nė
gjuhėn shqipe dhe nė ato sėrbokroate nė Prishtinė, Shkup,
Beograd, Zagreb, Sarajevė e gjetiu.
Nė veprat e tij po sidomos nė poezi, Mekuli kėndoi
esencialisht pėr lirinė, pėr vuajtjet e popullit shqiptar qė
rradhitet sot nė kontekste tė poezisė sociale sa qė disa kritikė
letrarė ngrejnė nė mėnyrė tė njė paralele nės mes veprės sė
tij dhe veprės sė Migjenit. Duhet thėnė gjithashtu se Mekuli u pėrkthuen
nė disa gjuhė tė huaja dhe ėshtė gati rregullisht i pėrfshirė nėpėr
antologji tė gjuhės shqipe.
Pėrndryshe, pėrmbledhjen e parė me poezi tė
titulluar «Pėr ty» e botoi nė vitin 1955 e cila u ribotua disa herė ;
« Dita e re », poezi pėr tė rinj 1966
« Avsha Ada » - 1971
« Vjersha » 1973
« Brigjet » 1981
« Rini e kuqe » 1984
« Nė mes tė dashurisė dhe urrejtjes » 1986
« Dita qė nuk
shuhet » 1989.
|