rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 Vendos nė Facebook

Majlinda Rama

Jetėshkrim dhe analizė e shkurtėr e veprės

Lexo nga Majlinda Rama:
»»» Mbi poezinė “Findlej” tė Robert Bėrns
»»» Lirizmi nė poezinė moderne

Majlinda Bedri Rama (Nana) lindi me 27.05.1980 ne Tepelenė. Shkollimin fillor dhe tė mesėm i kreu nė  qytetin e lindjes. Nė vitin 1998 -2002 vijoj studimet nė degėn Gjuhė dhe Letėrsi shqipe pranė universtitetit “Eqerem Cabej “ nė Gjirokastėr. Aktualisht jeton nė Fier.

Prej disa vitesh ka punuar si administratore nė shėrbimin social, mė pas pėr pak kohė si mėsuese kurse prej vitit 2004 punon nė media vizive dhe tė shkruara. 

Nė vitin vitin 2004 botoi librin i parė me poezi : MERRMA LOTIN PENG kurse nė vitin 2006 del libri i saj i dytė poetik HĖNĖ E QIELLIT TIM

Analizė e shkurtėr e veprės

Me paraqitjen e Majlinda Ramės nė sqenėn letrare, poezia shqipe u pasurua me lirika tė njė identiteti tė ri nė tė shprehurit e tė rradhitjes sė emocioneve e tabllove nė to. Lexuesi shpesh i mėsuar tė kėrkoj hapėsirėn e ndjenjave, kėtu gjenė zakonisht togje  nga tri fjalė tė farkuara nė njė gjendje tė thellė pėrjetimi qė nuk toleron mė pėrshkrim tjetėr anėsor a plotėsues. Ky, ta quaj mentilatitet i tė shprehurit tė pėrjetimeve tė shpirtit, bėnė qė nė fillim lexuesi tė formoj idenė se Majlinda Rama shkruan poezi deridiku elitare tė dedikuara njė klase lexuesish, por me ngadalėsimin e ritmit tė tė lexuarit qė vjen nga ajo se kėto poezi e detyrojnė disi lexuesin tė « merret » me to, ai mishėrohet me kėtė formė magjike tė pasqyrimit tė ritmikės sė shpirtit dhe pėrfundon duke u thelluar e analizuar nė thellėsitė mė tė mėdha, mėsheftėsitė e shpirtit tė shprehura nė mėnyrė lakonike por me njė simbolikė tė bukur e tė pashoqe. Nuk mund tė them se nuk ka aspak elitizėm por konstatimi im shkon drejt faktit se poezia elitare sillet ftoftė me lexuesit e profileve tė ndryshme dhe pėrkon vetėm me njė rreth tė caktuar potenciali tė vogėl adhuruesish tė poezishė. Njė ndėr poezitė qė ngritet nė rangun elitar ėshtė « Ndajnate » , por edhe kėtu lexuesi – adhurues i poezisė, nuk ka nevojė pėr tė gjurmuar kritika e komente, se ai pa to shijon, ndjen dhe kupton forcėn e simboleve dhe antitezės nė dy vargje (si venduza oktapodėsh,/ indogjenė tė pangjyrė) qė flasin me magji joshėse. Oktapodėt, kėta tinzarė tė cilėt kėrkojnė tė dėmtojnė tinzėrisht e pandėrpre nga njėra anė e indogjenėt  (tė pangjyrė) qė janė sintezė e prodhuar nė brendi e pa ndihmė nga jashtė, ndėrtojnė kėtė (nė shembullin tonė) figurė stilistike tė jashtėzakonshme tė poezisė – antitezėn qė pėrmenda pak mė lartė.

Nė poezinė Prindėrve tė mi,  ndihet njė arsyetim, pendim e kėrkim falje prej prindėrve. Aty kėndohet pėr dashurinė e madhe ndaj tyre por nė njė moment, njeriu vė re se ndoshta nuk ka mundur t’i jep prindit aq sa do tė kishte dashur tani tė kishte bėrė pėr ta. Aftėsia pėr tė kuptuar prindin akoma pa u bė vet prind ėshtė pak sa e cunguar dhe ndėrron e kupton vlerėn e saktė nga momenti kurr lindin fėmijėt. Kjo ndjenjė qėndron diku thellė nė zėmrėn e poeteshės andaj edhe vargjet e mrekullueshme e me gjėrėsi tė shpirtit human ju drejtohet prinėrve tė vet:

…Jam bėrė nėnė.
E dini?
...

…
Tani ju kuptoj…
Dashuri nėnė!
Dhimbje prindi!

Realiteti i kėsajė poezije ėshtė prezent qė nga vargu i parė dhe njė topo-vėshtrim i shkurtėr tregon kulmin, gjiun familjar – shtėpijėn e prindėrve, shtėpinė e fėminisė dhe tė mbresave tė para tė jetės aty.

Njė ndėr poezitė qė personalisht e kam mė pėr zemre ėshtė Spitali. Janė tė paharueshme brenga, friga, vuajtja e prindėrve pėr fėmijėn. Lexojmė storje nga mė tė prekshmet qė i pėrkasin marrėdhėnieve shpirtėrore prind – fėmijė dhe gati gjithėnjė ata janė gėrshetim ndjenjash mė tė thukta humane. Poetė, piktorė, artistė tė profileve tė ndryshme ngritėn monumente shpirtėrore nė lėmitė pėrkatėse. Bėj kėtė digresion tė vogėl qė mė lehtė ta kem tė kuptoj dhe tė shpalos fuqinė e dashurisė  amėrore qė e gjejmė nė kėtė vjershė. Krahasimi vet kalon nėpėr njė kukull… Pak gjė, do tė themi… Por duke lexuar vjershėn e pėrmendur mė lartė, njė dridhje e paspjegueshme kaplon shpirtin… Simbolikė qė kalon nėpėr kukullėn si krahasim nga realja e jetės e zbėrthehet nė lotė tė lexuesit:

…
teksa djalit i kėrkojnė
edhe venat mė tė holla…
Dikur i bėja qindra injektime
kukullės sime…

Penduar jam sot.

Vend tė posaēėm nė poezinė e Ramės zėnė figurat mitologjike me tė cilat ajo krijon vargun e saj karakteristik tė cunguar nga foljet nė vend tė sė cilės flet simbolika si element narrativ shpirtėror. Nė Metempsikozė  hasim vargjet qė trajtojnė kalimin e kohės e pra jetės nėpėr tėrė etapat e saja tė pasqyruara nė muajt e vitit e i tėri ky proces pa ndihmėn e kallzuesit;

Kėta muaj viti
si tespihe tė varura nė pč:
tė verdha, tė kuqe, fildishi;
lėng balte, nektar vjeshte,
kollė e thatė dimri.

pėr tė ndėrlidhur mandej mitin e Ganimedit dhe kupės sė Hefaistosit  qė rrokulliset (si vitet tona qė rrokullisen) dhe nuk dehet e kalon nė qiell (galaksi).

Trazohen me perėndimin e erės.
Si kupa e Ganimedit,
perėndisht,
i rrėkėllejmė e s’dehemi.

Vij nė pėrfundim se vepra poetike e Majlinda Ramės ėshtė klithmė lirizmi e njė intelektualeje dhe asesi elitizėm edhepse ndoshta aty kėtu gjejmė tendenca tė tilla qė vijnė nė plan tė parė nga kultura e gjėrė qė ka poetesha dhe nuk janė prodhim i njė dėshire pėr ēfardolloj shkėputjeje nga lexuesi i rėndomtė i dashuruar nė artin poetik. Ska hamendje se autorja ynė trason rrugėn drejtė elitės poetike tė letėrsisė sonė, por poezia e saj nuk ka tė bėjė dhe nuk ėshtė e komponuar pėr njė shtresė tė posaēme lexuesish tė pajisur me njohuri tė posaēme akademike dhe andaj vjershėrimi i Ramės nuk mund tė lidhet  e trajtohet si  elitizėm qė pėr mua ka njė konotacion negativ. Autorja ėshtė nė anėn e publikut tė gjėrė poetik dhe lexohet me ėndje. Personalisht shpresoj se ajo do tė mbaj dhe do tė perfeksionoj kėtė stil dhe kėshtu tė prek qiellin poetik shqiptar e ndėrkombtar.
  • Cikėl poezishė tė zgjedhura
Ndajnate

 

      Trojė e djegur,

            kėngė e gjallė Ilioni!

                          Turren drejt teje

            si venduza oktapodėsh,

      indogjenė tė pangjyrė.

      Si tė jem shtyllė harrese,

              rrjedh fytyra prej lėndine e,

                  sėrish mbetem

                     nė parmak tė pikut tė natės.

           Shtergu,

          nė zgjim tė ditės,

         nė ėndrra tė tejdukshme

              mė ēon.

 

Kohė e pakohė


M’i hėngrėn sytė kėpucėt e Lulit tė vocėrr,

ma therėn zemrėn.

Amebė u bėra njė ēast -

- i zura pusinė njė tsunami.

Nė dekada m’u trishtuan beharet e brishta,

mbi gėrxhe lėmzake,

kur dy bletė mė pickuan

shirave tė ndezura…

Dritėmėngjeseve u miqėsova me beduinėt…

 

Nė spital



Si degė e kėrrusur dhimbjeje

Varur mbi tim bir,

qė pafajėsisht mė buzėqesh.

A thua ėshtė mirė?

Mė trembin tė bardhat bluza,

teksa djalit i kėrkojnė

edhe venat mė tė holla…

Dikur i bėja qindra injektime

kukullės sime…

Penduar jam sot.

 

Rendje pėr vetėnjohje

(Pasqyrė e thyer)

 

Natyrat – rrudha lakuriqe,

ti – flokė livadhesh kreh,

pėrtej teje dėgjohen thirrje.

            Pasmesnate.

   Kuaj me flatra brenda

           ujit tė thyer,

                mes zemėrimit tė ėndrrės

                     me urrejtjen e zgjimit -

                - ti ecėn,

                       edhe pse tė trembin.

                      Lutje tė bardha.

                    Qiejt t’i vodhėn nė petale

                   tė thėrrmuara, si tym vranėsie…

                  Ti ecje.

                 Mjaftoheshe me atė ishull,

               ndėrtuar vite mė parė.

             Ishull i lashtė,

           rrethuar me akuj vetėtimash,

             me gėnjeshtra qesharake…

                Vazhdo tė rendėsh,

                   edhe pse ėshtė hidhur.

                      Ti, pikėllimtar

                           nė mozaikėt e ajrit


Prindėrve tė mi



Malle lashtėsie bluaj nė mullirin

e ėndrrave tė mia.

Stėrkala dashurie tė paformėta,

por tė fuqishme,

postoj pėr te shtėpiza ime.

Aty jeni ju.

Aty mė prisni krahėhapur e

me heshta malli godisni largėsinė.

Tė dua, baba!

Tė dua, nėnė!

Mė mungon pėrkėdhelja juaj

qė s’kam arritur ta marr kurrė…

…Jam bėrė nėnė.

E dini?

Me fėmijėt e mi vij ju takoj mbrėmjeve,

pėrpara jush ulem e falem.

Tani ju kuptoj…

Dashuri nėnė!

Dhimbje prindi!


Metempsikozė


Kėta muaj viti

si tespihe tė varura nė pč:

tė verdha, tė kuqe, fildishi;

lėng balte, nektar vjeshte,

kollė e thatė dimri.



Trazohen me perėdnimin e erės.

Si kupa e Ganimedit,

perėndisht,

i rrėkėllejmė e s’dehemi.

 

Plagė e pashėruar


Nga Mali i Urrejtjes

gjarpėrime rrufesh pėrpinin

hapat e lodhura tė ditėve.

Si flakė tė zbehura brezash.

Zbehen netėt

nė zbrazėti tė panumėrta.

Lejleku i parė

e braktisi

ēerdhen…

 

Qyteti im


Si akrep i ngecur ore -

- qyteti im.

Me sytė e thinjur

kėrkon shpėtim.

Teh i ndryshkur, mbetesh pa lėvizur,

fllad, erė, shkulm Tepelene,

qė si silueta mė shfaqen rrugės sime.

Braktisur kjo pranverė tek ti.

Pse qan?

Ke dhimbje?

Plagė tė pashėruara?

Qyteti im!

Pikėlluar nė ēdo qelizė

nga grahma acari

Qė tė gėrryejnė e tė rrudhin mushkėritė…

Zgjedhjen e bėri: © Filolet

 

 


Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku