|
Kur
Mbi Kosovėn e robėruar, dielli ishte larg,
Kur
Moti politik ishte i nxirė e burgu nė prag
Kur
Fjala e lirė mbytej nė diktaurė,
Kur
Mendimi tkurrej si gjarpėri nėn gurė,
Kur
Vitėt rigonin shi, e realiteti torturė,
Vjen
E buzėqeshur me vrulle me gjak
Pranvera Studentore, e racės arbėrore,
Pėr t'ia thėnė historisė njė fjalė!
Pėre t'i thėnė kohės ndal!
|
4
Midis
dashurisė dhe urrejtjes
Liria e robėruar,
Gjuha e penguar, toka e ndaluar...
Historia e falsifikuar, buka e lyer me gjak
E jeta me farmak!
Kur sėshtė liria,
Njeriu edhe mė shumė e dashuron,
Emrin e saj e gdhendė nė dritat e syve,
Dhe nė flamur e lartėson:
Prej tė parit te i fundit hap,
Lakmim Gjaku dhe kushtrimi.
Udhėtojmė,
Nėpėr damarėt e padukshėm
Tė lirisė,
Heshtjes sonė, fundin pėr t'ia gjetur.
|