rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



Shkruan: Laureta MIFTARI

 

Seveme Fetiqi

Seveme Fetiqi lindi me 07.05.1961 ne Vushtrri.  Aty e kreu shkollimin fillor dhe atė tė mesėm kurse studimet e Mjekėsisė pranė UP.

Filloi tė merret me shkrime qė nga mosha e hershme shkollore duke botuar poezitė e saja  gati nė tė gjitha revistat dhe tė pėrditėshmet shqiptare si nė Pioneri, Zėri i Rinisė, Kosovarja, Bota e Re, Jeta e Re, Flaka e Vėllazėrimit etj.

Gjatė vitit 1983 iu botua pėrmbledhja me poezi "RRJEDH E LE GJURMĖ" nė pėrkujdesjen e gazetės sė studentėve Bota e Re. Mė 1985 Rilindja botoi librin me poezi "KURORĖ E KALTĖR". Kjo pėrmbledhje u shpėrblye si libri mė i suksesshėm i Plejadės nga e pėrjavshmja  Zėri i Rinisė. Mė 1998, Rilindja boton edhe njė pėrmbledhje me titull "DĖSHMIA E KTHIMIT TIM".

Nė vitin 2003, vjersha tė Seveme Fetiqit botohen nė "ANTOLOGJINĖ E POEZISĖ MODERNE" tė  Ferdinand Lahollit e aty bėjnė pjesė gjithashtu poezi tė pėrkthyera nė gjuhėn gjermane.

Fetiqi jeton nė Offenbach (D) ku edhe punon si mėsuese nė shkollėn shqipe "NAIM FRASHERI" pranė klubit "Bashkimi kombėtar".  

* * *

Vėshtrim i shkurtėr mbi veprimtarinė poetike tė Seveme Fetiqit

Nė nėnqiellin europian tė mėrgatės sonė, nė mes tė njė laramanie harmonike letrare gjejmė njė thesar tė lėnė nganjėherė pas dore, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim tė habitshėm me krijimtarinė e mėrgimit botėror nė pėrgjithėsi. Jam e mendimit se shum pak i jepet rėndėsi letėrsisė jashtė trojeve etnike e kjo krijon njė mangėsi morale ndaj autėrove qė me mund tė pashoq krijojnė nė kushte tė pavolitshme, vepra qė rradhiten nė lartėsitė e letėrsisė sonė.
Njė ndėr autorėt qė meriton respekt tė posaēėm pėr arritjet poetike, qė jeton e krijon nė perėndimin europian, dallohet Seveme Fetiqi e cila padyshim, qėndron nė anėn e poetėve qė kultivojnė njė gjuhė tė kulluar shqipe, pa rėndime tė panevojshme me huazime qė ngaherė ėshtė bė modė tejet e dėmshme nė letėrsi e sidomos nė gazetari e politikė por edhe nė forume tė ndryshme anė e mbanė botės shqiptare. Kur flas pėr gjuhėn e Sevemes, pėrmend edhe faktin se autorja preferon krijimin e njė fjale tė re (neologjizmėn) dhe kėshtu fiton njė adhurim tė posaēėm nga idhtarėt e gjuhės sė pastėr sepse me kėtė vė nė pah fuqinė e saj krijuese dhe dashurinė ndaj amėtares duke iu mėnjanuar fondit tė fjalėve tė huaja, kėtij snobizmi tė kohės sonė.

Poezia e viteve gjer mė 1981/82 dallohet me njė gjallėri sentimentesh rinore tė botės sė revoltave dhe pėrjetimeve tė paharueshme, qė me bukurinė e shprehjes edhe simbolikės, kėndon ngjarjet historike tė demonstratave tė viteve paraprake ėshtė padyshim “Natė e plagosur” (Kurorė e kaltėr”, 1985). Kėto vjersha lexohen me ėndje me dhjetėra herė, janė aq tė fuqishme…, gati mistike nė brendinė e vet domethėnies sė tyre sa qė ngjallin etje tė pashueshme pėr lexim e rilexim. Shpesh nė literaturėn botėrore, gojore apo tė shkruar, hasim nė vargje me “pėllumba tė bardhė” por shifeni ēfar magjije i jep autorja kėsaj “formule” aq tė lexuar e dėgjuar qė nga lashtėsitė:

…
me pėllumba tė bardhė
nga syri imi lėshoje
nė qiellin tėnd tė paskaj

Nė spektrin emocional e filozofik, vitet e paraluftės nė Kosovė, posaēėrisht ata tė kohės para dhe gjatė demonstratave ’81, janė tė shtjelluara nėpėrmjet metaforės qė ėshtė pasojė, nė fillim, e ngarkimit terorizues tė pushtetit tė huaj por qė autores i sjell famėn e zotėrueses mė tė madhe tė kėsaj figure shprehėse. Metafora nė poezinė e saj zė vendin e mbrojtėses sė integritetit psokofizik e nga ana letrare, shkėlqen si margaritar i rrallė i simbolikės poetike tė kohės sė vrullit demonstrues kundėr pushtuesit nė Kosovė, pjesėmarrėse dhe pėrjetuese e tė cilave ėshtė edhe vet autorja.
Fuqia dhe bukuria e shprehjes ; e vargut nė poezinė e Sevemes nuk lind nga ndonjė shkollė apo ndikim special i mėsuar ose i pėrvetėsuar nga poetė tė rangjeve botėrore ose kombėtare. Ajo vjen si ujė burimi nga thellėsitė e pėrjetimeve vetanake pėrgjatė trazirave tė njohura kombėtare dhe luftės sė vazhdueshme pėr liri. Pėr mė tepėr, konsideroj se kėto vargje janė sublime dhe shprehin njė rrugėtim historik shekullor tė veshur me petk lirik tejet mbresėnėlės. Dallohet gjithashtu njė ndėrtim sintaksor qė shndrrit rreze gati euforike liridashėse. Nė kėtė kontekst ndėrtimi stilistik, dallojme nė disa vende anaforė tė mrekullueshme (u bėra murane nė pritje / u bėra klithje nė heshtje) dhe simbolin, pėr tė cilin kam bindjen se ėshtė figura mė e preferueshme e poetes.

Pėrmenda mė lartė se Sevemja posedon njė forcė befasuese nė krijimin e neologjizmave. Ajo nė disa vėnde me lehtėsi tė paparė gjen dhe ndėrton fjalė me tė cilat plotėson njė « shprazėtirė » shprehėse ; sikur i mungon fjala e duhur, andaj ajo me estetikė tė pamohueshme prodhon fjalėn qė ia kėnaq dėshirėn e shprehjes nė varg. Ndaj kėtu shembullin mė tė bukur kur ajo nga « hapėsirave » ndėrton shprehjen « hapėrimave » qė nuk do koment, ka njė ngjyrė shum mė domethėnėse se termi i zakonshėm burimor.
Ndėr veēoritė e rradhės sė parė, pa mėdyshje ėshtė forca tėrheqėse pėr tė lexuar poezitė (librat) e Sevemes. Lexuesi, nuk kalon mbi kėto vjersha me njė hedhje syri. Nuk janė kėto vjersha qė eventualisht mund tė lexohen shkel e shko. Lexuesi byle kėthehet disa herė nė tė njėjtėn vend. Lexon dhe rilexon. Kjo magji tėrheqėse qė mban peng lexuesin krijon njė ndjenjė adhurimi ndaj fjalės dhe analizės sė « historikut » tė fillit dhe mbarimit tė vargut e lidhjes sė tij nė hapėsirėn e brenda vet vjershės, ciklit dhe librit nė pėrgjithėsi.
Kur flas pėr veēoritė e veprave nė pėrgjithėsi, do tė vė nė pah njė moment tjetėr qė flet pėr preokupimet e Sevemes qė i hedh nė letrėn poetike. Moralisht e paluhatshme, ajo i ndejti besnik shfrytėzimit tė temave dhe ēėshtjes kombėtare, qė mė sė miri i « flejnė » pėr zemre dhe nuk tregoi as tentativėn mė tė vogėl t’i rreket, si shum shkrimtarė kėtyre dekadave tė fundit, shkarravinave pornografike me tė vetmin qėllim tė arritjes sė njė emri e sidomos, arritjes sė suksesit nė tregun e librit. Personalisht, nuk kam hasur nė asnjė shkrim tė saj edhe ndryshimin mė tė vogėl nė rrugėtimin e saj drejt majave tė poezisė shqipe.
E mbyll kėtė shkrim tė shkurtėr me bindje se Sevemja do tė na prezentojė akoma libra tė rinj, duke i ndenjur besnike gurės sė gjertanishme tė frymėzimit dhe do tė dijė tė ruajė stilin joshės tė mbushur me jetė kombėtare dhe jo, si qė hasim shpesh tek disa poetė, me katrahura mitike jashtilire qė bastardhojnė tė kaluarėn dhe tė tashmen tonė sublime.


Nė vazhdim disa poezi tė zgjedhura nga Filolet:

 

NATĖ E PLAGOSUR I

Nė shtegun e pritjes
me agim nė duar tė gjata
nė lojėra stinėsh
me pėllumba tė bardhė
nga syri imi lėshoje
nė qiellin tėndė tė paskaj.

Hiri ynė pluhurosi shekujt
kur ra nata e plagosur
mbi fytyrat e pėrlotura
nata e pagjumėsisė erdhi
heshturazi gjurmėve tė mia
nga ikėn pėllumbat e agut.

 

NATĖ E PLAGOSUR II

Sėrish u  kthyen  pėllumbat
e mi tė agimeve  tė pėrhimta
zbritėn me shpresė
mbi pullazet e shtėpive
te kodra e diellit

e dini se dita po vjen
kur sqepat i ngjyrosnin
nė lumin e pėrgjakur
tė kėsaj nate tė plagosur

pagjumėsia me rolin
e dėshmitares sė pagabueshme
sė bashku  me pėllumbat
i shkundnin krahėt e lodhur
nė pluhurin e shekujve
puthnin plagėt e muzgut tė skuqur all
dhuronin bardhėsinė e puplave
pėrfundimit tė lidhjes sė plagėve
tė kėsaj nate tė pėrlotur

unė pritja me drojė
nė pragun e ekzistencės sime

rrini kėtu o pėllumba tė agut.

 

Kur ē“mbėshtillet lėmshi

Shiko qe
po i ē“mbėshtolli nyjet
sikur zanat kur i ē“mpleksin
gėrshetat pėr fitoren e endėrruar

eja
permes Ēamėrisė e Tiranės
pėrmes Dibrės e Gostivarit
pėrmes Plavės e Gucisė
deri nė Dukagjin
shtriju si fėmijė i llastuar
mbi Fushė Kosovė
duke i njehsuar fijet e barit
deri nė pafundėsinė e hapėrimeve
ngjitu nė freskinė e Bjeshkeve tė Nemuna
t“i ndjesh mushkėritė si lirohen
nga dashuria e mbytur

eja
fotografive tė kohės sė gurit
lėkurėn t“ia rrjepim
kohės sė qiellit tė lirė
t“ia qepim fustanin e mėndafshtė
as mė tė gjėrė as mė tė ngushtė

eja
kėtu tė lundrojmė
nė lumenjtė e pėrtėrirė

(Marr nga pėrmbledhja "Dėshmia e kthimit tim"1998)

 

Tregim i trilluar

Kjo poezi lindi mu ditėn e parė
te mergimit kur mundohesha bijes sime Blertes
t ia zbus mallin per Kosoven

1.
Koha tallej me ne
kur mbi supe mbanim
rruget e shkuarjeve
me buqeta ardhmerie
se do te kthehemi

Blerte
loti ne faqe
ishte me i rende se
se Bjeshket e Nemura
ne prehrin e Tokes

fytyrat e zbehura
mbeten imazhe te kthyera
kah malet e Cycavices
harqet e pershendetjeve
i mashtruan shoqet e tua

ato mbeten pas nesh
ecjet tona kah perendimi
merrnin ngjyren e perhimte
te gezimeve te rrejshme

2.
ketu dimrat jane te ftohte
ketu e e kemi banesen tone
me nje dritare kah bota e civilizuar
do te vizatojme tere boten
(vetem ky eshte komunikimi yne me boten)
lotet ne fytyren e Palaqos se marre

duke i varur ne muret e zbrazta
buzeqeshjet ne vend te pikturave
me kryevepren tone do te tallemi
sa bukur kemi vizatuar jeten e re

Lundra te bardha do te ndertojme
me to te lundrojme cdo nate
ne lumenjte e loteve tane
deri te Edina Fitorja Lumnia
peshqeshe dhembjeje do tu dergojme
ta gezojme gjyshin dhe gjyshen nė Kosove
per ta qetesuar Unin dhe Pezmin tone
ne shitoret e pendimeve

njėmijė e njė puthje do ti dergojmė
me to te ngrohen femijte ketij dimri
derisa ti guxon te marresh fryme lire
ajri ketu eshte i paster
ajri blehet ketu me te holla

ne shkolle do te te dojne shoqet mesuesja
do te mesojne si duhet dashur atdheun
gjuhen shqipe prindin
do te mesojne se duhet te kthehesh
rrugeve te hirit qe i le ne endrra

3.
Deri kur do te qeshesh
me fytyre kah era
deri kur do te vizatosh lote
ne vend te luleve te vendlindjes
me premto do te kthehemi
ti ne pune une ne prehrin e gjyshes
si dikur


nuk e dij Blerte
ku ta gjej ate pastel
t ua jap ngjyren e vertete
premtimeve te mia

e dij vetem kete e dij
cka qe ajo qe percaktoi fatin
e ketij tregimi
me tere kuptimin e hidhur
te mashtrimit

Marr nga pėrmbledhja "Dėshmia e kthimit tim" 1998
Shkruar nė Prym, tetor 1992

DASHURIA

...ėshtė njė botė e vogėl
ne Univers
nje enderr e embel
qe zgjat shume shkurt
stuhi qe fryn ne cdo stine
fillon ne bebze te syrit
jeton ne dritherime zemrash

dashuria...

te shkrepetine ne shikim
ndezet ne pasione
si helmi shperndahet ne gjak
si nje thike me dy tehe
te ngulitet ne mendje
si qelq i shkelqyer
damaret ti pren
lene vrrage ne shpirt
eshte e shurdhte
fjale nuk degjon

eshte e bukur si poezia
spirituoze si pjese teatrale
mbaron si nje perralle

ne fund
mbeten
germadhat e dhembjes

 

Diellin e pashė

Kur me mbollėn
nė tokė
sė pari deshta
tė tė shoh vetem Ty
o Diell
e lule pa Ty
me shekuj isha
nė errėsirė i krehja
rrezet e tua
i ėndėrroja
agimet e purpurta
nė fytyrėn tėnde
tė perėnduar

...dhe plumbat shekullor
ballin ma qėlluan
sytė mi verbuan
me hirin e robėrisė
me shtatqind dimra
fjalėn nė gjuhė ma ngrinė
petalet mi shpėrndanė
njė nga njė
kah bota e largėt

vetėm farat i mbulova
me dheun e larė me gjak
e rrėnjėt e mia
i shartova
me agimet e bardha
pėr tu takuar
nė dėshirat e mia tė
klorofilta

mallkova errėsirėn e kuptova
edhe lulja paska aht

u bėra muranė nė pritje
u bėra klithje nė heshtje
u shndėrrova
nė myje tė pamposhtur
me fije shpresash
thurra kuotat e fitoreve
pikova lotė tė kuq

shqiponjat lajmėronin
Festėn e pritur
ngrita kokėn
rrezet e tua i putha
unė lulja jote e vuajtur
u ktheva kah Ti
Ty tė pashė
Diellin tim e pashė

Tash edhe nė vdeksha ndashtė

(E shkruar me 17.02.2008 Dita e shpalljes
sė pavarėsisė sė Kosovė)

Mallit verja ēfarėdo emri

U mesova c nuk u mesova
me dhembjen time-thike me dy teha
ne gji te neteve
te bredh me pagjumesi
mes mureve tė ftohta
te perbirohem
me fuqine gjigante
te perplasem si pike e shiut
ne dritaret e huaja
te ngrihem,te shkelqej
si fjolle bore ne krahneze

sec u mesova
te rrokullisem
ne ererat e Perendimit
vetem nuk u mesova
te jetoj pa Ty

Kosovė

 

Macja me virtyte

Nuk ecte kurre
Mbi pullaze
Ecte neper skaje
Shume me kujdes
Skajet ishin orientimi i saj

As nen sofra
Nuk hynte
Kur e nuhatte
Eren e mishit
E minjtė e perhimtė
Loznin valle rreth saj

Nuk kotej
Afėr zjarrit
Rrinte prapa
Dyerve
E sillur
Rreth e pėrqark
Heshtjes se vet

Ndonjehere e mllefosur
Me thonjte e mprehte
Gerryente
Durimin e saj
Mbi gur

Nuk e pinte
Qumshtin nga pjata
As ujin e shiut

Nente shpirterat e saj
Ketu ne kete vend
I kishte lene

Sa here
Ia mbyllen deren
Sa here
E humben ne largesi
Cdohere e gjeti
Rrugen
Deri te pragu
I shtepise
Ku ishte lindur

 

Faqja oficiale e S. Fetiqit:
http://www.sevemefetiqi.npage.de

 

 

 


Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku