Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 


.....

 

 

 

Ballina   Portal - Dritëro Agolli 

Dritëro Agolli

 

 
 

Shënim biografik, veprat dhe poezi të zgjedhura

Dritëro Agolli lindi më 13 101931 në Menkulas të Devollit, ku i morri edhe mësimet e para, kurse të mesmet në Gjitokastër. Pasi kreu studimet e larta për gazetari në Leninigrad (sot Peterburg) të Bashkimin Sovjetik, punoi një kohë të gjatë në redaksinë e gazetës "Zëri i Popullit". Rrugën letrare e nisi me vjersha, të cilat i botoi që kur ishte gjimnazist.

Veprat:

Në rrugë dolla, 1958
Hapat e mia në asfalt, 1961
Zhurma e erërave të dikurshme, 1964
Shtigje malesh dhe trotuare, 1965
Mesditë, 1968
Komisari Memo, roman, 1969
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973
Nënë Shqipëri, 1974
Njeriu me top, 1975
Fjala gdhend gurin, 1977
Trëndafili në gotë, roman, 1980
Fytyra e dytë, dramë 
Mosha e bardhë, dramë
Udhëtoj i menduar, 1985
Njeriu i mirë qe ben seks, tregime
Kalorësi lakuriq, roman

 

  • Më poshtë disa poezi të poetit të famshëm shqiptar:

Këtu s'do jem

Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret
Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate
Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale
Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.


I Perndjekuri I Dashurisë

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.


DESHIRE PER HESHTJE

Të heshtësh fillikat diku në kafe,
Të ndjekësh shushuritjet në filxhanet
Pa një mendim të keq, pa zhurmë e llafe,
Të shohësh shiun tek kërcen në xhamet;
Të heshtësh në ëndërrim për diçka tjetër
Diçka të largët mjegullit mbuluar
Si dorëshkrim a testament i vjetër
Diku i fshehur, tretur e harruar;
Të ngrihesh e të ikësh përsëri i heshtur
Në trotuarin ku pështyjnë retë,
Nën sqetull çantën viteve të rrjepur,
Ku mban një laps me dy-tri-katër fletë;
Ti lutesh vetes rrugës duke ecur:
"Ah, mjaft fjalosëm, s'kemi ç'themi prapë!...'
Një çredhe zogu në ballkon ka mbetur
Nga verë e shkuar plot me ankth e vapë. 


Vdekja e Nënës

U zvogelua nena dhe u tret e gjitha,
U be si pulebardhe e lehte
Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita
Renkoi e fluturoi mbi rete
Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s’e pame, paste ndjese!
Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta
E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze


Kur një mëngjes

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s’do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
“Ti cele heret, moj bajame!”

Do vershellej ngadale-ngadale
E s’do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur…

E, kur syte te hapesh, do te shohësh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe këngën e dashur do njohësh:
“Ti çele heret, moj bajame!

 



 
 
     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .