rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Shpirti 

  Shkruan:
Bujar Ploshtani
  Shpirti ėshtė pamja e brendshme e njeriut. Ėshtė shtytja thelbėsore pėr tė krijuar tė bukurėn si njė element i brendshėm i kuptimit tė imagjinatės sė njeriut. Shpirti si pamje hyjnore dhe e domosdoshme te njeriu ėshtė krijuar si shprehje e vullnetit tė fenomenit tė natyrės absolute. Pamja e shpirtit ka ardhur si gjymtyrė e pėrhershme dhe e domosdoshme te njeriu, qė ky i fundit tė mund tė arsyetojė, kritikojė dhe njohė sistemin inteligjent tė natyrės dhe gjendjes njerėzore. Roli i tij ėshtė njė shprehje e vullnetit absolut qė buron nga trajtimi etik dhe njerėzor, sepse ai po kryen tė gjitha funksionet qeverisėse tė natyrės njerėzore pėrballė ēdo fenomenti relativ nė natyrė e mė gjerė. Padyshim qė ėshtė njė ndėr konceptet mė misterioze dhe mistike nė realitetin njerėzor. Sipas veēorive dhe cilėsive hyjnore qė na ka dhėnė nocioni i shpirtit, fillimisht ėshtė i pavdekshėm ku frymėzon veprėn e njeriut nėpėrmjet akteve tė pėrgjegjshme. Shpirti ėshtė gjymtyrė misterioze mė e pashmangshme e njerėzimit, ku nuk la tė kuptohet nė asnjė shteg. Njė qenie njerėzore qė arrin tė shohė pėrtej sė mirės dhe estetikės njerėzore, sipas meje nuk ėshtė rezultat i njė bote materialiste, por si dėshmi e njė shpirti estetik tė ngritur emocionalisht. Materien qė trashėgojmė ėshtė njė vepėr e Zotit ose njė krijim i pėrkohshėm, e cila nuk ėshtė krijuar sipas njė mirėqenie absolute qė tė mund tė ndikojė nė njė ekzistencė pafundėsisht tė lumtur dhe inteligjente, por kjo inteligjencė dhe lumturi qė fsheh natyra njerėzore, nė radhė tė parė vjen si njė botėkuptim real i shpirtit tonė qė kryen funksionin e njė perceptimi ndiesor duke bėrė tė mundur tė ndjejmė dhe tė sajojmė mendime imazhiniste

Ēdo qenie e gjallė qė lėviz, jeton dhe ushqehet, bart me vete shpirtin nė formėn mė tė fshehtė tė mundshme. Parimi i shpirtit duhet tė mendojė mbi vullnetin pėr jetė ashtu qė, nė thelbin e tij tė mos ketė asgjė nga nevoja materiale, por tė burojė nga instinktet mė tė larta shpirtėrore, ku qėllimi pėr tė pėrmbushur misionin hyjnor tė arrijė te e vėrteta dhe njohja mbi arsyen njerėzore. Arsyeja jonė shpirtėrore i pėrgjigjet mendimit tė krijimit tė botės, ndėrsa aplikimi i mendjes sonė nxjerr faktet nga pėrvoja shpirtėrore. Mirėpo, njė arsye e kulluar nga gjykimi mund tė arrijė tė shohė parimet e njohjes njerėzore qė janė pėrtej sė mirės dhe sė keqes, me kuptimin pėr tė drejtuar imazhin e sjelljes dhe ndėrgjegjes njerėzore. Njė arsye e kulluar dhe njė shpirt i arsyeshėm ėshtė njė shprehje qė argumenton udhėn e pėrjetshme tė njeriut. Qė tė dyja kėto janė tė ngarkuara tė vėrtetojnė udhėn drejt njė pėrjetėsie absolute, sepse arsyeja dhe shpirti janė tė virgjėr, tė pa hulumtuar ndonjėherė nga angazhimi i mendjes sė njeriut. Aplikimi i mendjes sė njeriut nuk ka mundur tė nxjerr deri mė tani njohjen e kuptimit tė arsyes dhe shpirtit, por vetėm vullnetin e tyre tė pėrfaqėsuar. Kur po zbėrthejmė joshjen e panjohur tė shpirtit, arsyes dhe mendjes te njeriu, fillimisht duhet kuptuar njeriun si pasojė e njė misteri tė pashmangshėm tė udhehequr nga ideja pėr tė vepruar mbi individualitetin e tij. Shpirti frymėzon njohje, madje deri nė besimin nė Zot ngase misioni tij ėshtė i gjithėpushtetshėm, ku tejkalon gjithė idealizmin jetėsor ndaj pėrpjekjeve pėr tė besuar tė vėrtetėn. Ai ėshtė i frymėzuar nga qielli, dhe pason rregullin qiellor te njeriu duke i vėzhguar veprimet psikike qė, sajojnė deri te akte tė ndryshme morale. Shpirti, si misiticizėm klasik ka lindur si nevojė e kėsaj ekzistence me pretendimin duke ia kthyer njeriut besimin absolut ndaj botės absurde, dhe tekefundit udhėtimin drejt absolutes nė botėn e pėrjetėsisė. Shpirti ėshtė i pavdekshėm, nuk sajohet me asgjė materiale, thjesht mbetet njė frymė hyjnore e pashmangshme pėrtej ēdo tė mete fizike. Shpirti nuk ka asgjė tjetėr, pėrpos hyjnores; qė ėshtė i shkėputur nga ēdo vullnet dhe edukim tjetėr estetik. Shpirti ėshtė tėrėsisht i thjeshtė, pa komplikime, i pėrhershėm dhe nuk mund tė pėrkufizohet, sepse ėshtė pėrtej mistikės dhe misterit. Gjithsecili mendimtarė ėshtė shtyrė me pėrvojėn e tij intelektuale dhe shpirtėrore drejt mendimit tė pėrgjithshėm, me tė vetmin botėkuptim qė tė formojė pėrkufizimin e pashmangshėm pėr shpirtin dhe pamjen estetike tė tij, por misterin qė Zoti ia dedikoi shpirtit tė njeriut mbeti pafundėsisht njė koncept hyjnor, ku mendja e mendimtarėve shpeshherė ka qenė e diskutueshme.

Shpirti ndahet nė shpirt tė arsyeshėm dhe tė pa arsyeshėm. Njė shprehje pa nocionin e shpirtit tė arsyeshėm nuk mund tė kemi modelin e njė filozofie moraliste. Unė mendoj se, gjithēka qė shpirti lidhet me njohjen dhe tė vėrtetėn paraqet esencėn e njė shpirti tė arsyeshėm. Veprimet tona qė krijojnė imagjinatat mund tė realizohen sipas disa ligjeve tė intelektit, dhe se shpirti ėshtė pėrjetėsisht i lirė, por manifestohet me veprimin kundrejt imagjinatės nė mėnyrė krejtėsisht pasive. Shpirti ndikohet sipas veprimit tė mendjes, ndėrsa mendimet sipas arsyes. Njė mendim i shprehur pa arsye ėshtė njė veprim i mendjes heretike, pa koncept njerėzor. Ndėrsa mendimet e shprehura nga arsyeja e kulluar dhe nga plani i pėrvojės janė shprehje e njė koncepti intelektual tė frymėzuar prej njė shpirti elastik. E gjithė sistemi njerėzor ėshtė i ndėrtuar nė atė mėnyrė qė tė funksionojė sipas njė ligji tė rreptė, ku i gjithė sistemi shfrytėzohet me njėri-tjetrin si njė qėllim njerėzor, ndėrsa ai shpirtėror si qėllim hyjnor.

 Gjeniu

Gjeniu ėshtė i pajisur sipas njė kushti mendor, qė gjėrat ose mendimet e mėdha t’i shquajė me anė tė intelektit, por tė shkėputur nga vullneti. I shkėputur nga vullneti sepse ka tė zhvilluar traktatin e intelektit krahas pushtetit tė vullnetit, me ē’rast intuita e tij ndodhet nė epėrsi tė lartė. Njohja ėshtė nocioni qė e kultivon botėn e madhe tė gjeniut, dhe pikėrisht kjo njohje sipas prirjes nga arsyeja e kulluar vjen deri te tejkalimi i mendjes nė formėn e gjeniut. Ai mediton nė formėn mė tė lartė mendore, dhe po kjo formė e lartė mendore shquan njohjen si akt mė i lartė i natyrės. Ai ėshtė i prirur tė kap njė botė tė madhe, dhe ta shquajė nė pėrgjithėsi ekzistencėn e botės. Gjeniu nuk ka shoqėri, sepse nuk e gjen veten aty, por e  gjen nė librat e gjenive qė ia kanė lėnė, pikėrisht pėr kėtė ai ėshtė nė shėrbim tė gjithė njerėzimit. Edhe pėrse gjenitė kanė qenė tė kundėrshtuar dhe pėrbuzur nga gjithė njerėzit oborrtarė, duhet kujtuar se ata megjithatė, kanė pasuruar njerėzimin me kryevepra ideale dhe u kanė lėnė shumė gjėra tė bukura kėtyre. Ai nuk mund tė durojė njė padrejtėsi qoftė shpirtėrore apo mendore, mbase natyra e tij qėndron lartė, drejt humanizmit dhe asaj qė quhet ndriēimi i shpirtit. Ai ėshtė model qė krijon, dhe lind si i tillė - gjeni, ndėrsa njerėzit e thjeshtė mund tė ndodhė tė shndėrrohen nga njohja e herėpashershme nė diēka mė tė ngritur. Gjenitė, brenda shpirtit dhe mendjes sė tyre kanė njė gof tė mistershėm, qė vėrtetojnė nė besimin nė njohje. Shpirtrat kanė vobektėsinė e zakonshme, ndėrsa gjenitė janė tė pajisur me njė fuqi mendore tė jashtėzakonshme, ku nėpėrmjet arteve tė bukura, vendoset dhe rregullohet statusi i gjenisė!

Gjeniu i prirur pėr tė ndryshuar botėn, nocioni shpirtėror i tij ėshtė njė tirani inteligente e kohės, ku vetėm ai mund tė dijė tė pėrshtatet midis sė keqes dhe sė mirės. Pastaj besimi nė vetvete i pėrfaqėsuar nga dija pėr njė botė mė tė vrojtuar sa na paraqitet nė realitet, aftėsia e pazakontė pėr tė ndryshuar rregullat e Unit, nė radhė tė parė burojnė nga njė shpirt i madh dhe i lirė. Ai pėrpos qė ėshtė njeriu mė i lirė i botės, pėrpara ēdo rreziku ėshtė i gatshėm tė sjell ēdo lloj intelekti qė kapėrcen vetveten e tij krahasuar me intelektin nė masė. Nė njė mendje tė ngritur intuitivisht krahas turmės, asnjėherė nuk do tė mund tė mbijetonin idetė pėr rastėsinė dhe fatin e jashtėzakonshėm, sepse rastėsia dhe fati nuk janė ndėrtuar nė ambicjet e karakterit tė gjenisė. - A nuk ėshtė njė e vėrtetė e pashmangshme e tij qė udhėton drejt vetvetes me mendimin qė tė ndryshojė rregullat e ngurta tė shoqėrisė regresive, duke i pėrshtatur me modelin e tij drejt ndryshimit shpirtėror? Dėshira e tij e madhe pėr tė synuar drejt lirisė sė fjalės, vullneti i tij i madh pėr tė kėrkuar tė vėrtetėn qė me pasion tė ndryshojė qė nė thelb idetė e konceptit shoqėror.

Ai ėshtė padyshim qė vendos mbi historinė e popujve, dhe nė mos tjetėr mbetet inspirimi i botės qė pėrsėritet nė ēdo kohė. Nga njohjet dhe vrojtimet e tyre ėshtė parė se ėshtė mė i vetmuari, mė i rralli, mė absurdi pėrgjatė tė menduarit mbi arsyen e kulluar, dhe ndėrkohė njė revolucionar i aftė qė synon tė arrijė vetveten nė kultin mė tė lartė tė mundshėm duke e njohur botėn. Tė ndryshosh rrezikun e madh duhet tė jetė njė punė e vėshtirė pėr ne njerėzit e thjeshtė, por jo dhe pėr gjenitė. Ndėrkaq, filozofia dhe pėrvoja jetėsore na kanė mėsuar, se gjeniu ka talentin si dhuratė nga Zoti. Kėtė e pėrcakton fati individual ku Zoti ėshtė pėrcaktuesi i fatit tonė jetėsor, ndėrsa ne duhet ta luajmė atė.

Gjeniu ėshtė prirja shpirtėrore qė lind nga njė aftėsi mendore e lartė ku nėpėrmjet arsyes sė kulluar vendos rregullat e arteve tė bukura. Ēdo vepėr e krijuar nga arsyeja qė orientohet drejt njohjes kritike mbi veprimtarinė e pėrgjithshme, padyshim qė ėshtė mjet i veprės sė gjenisė. Veprat e liberalizmit dhe empirizmit, tė racionalizmit, dhe iluminizmit njėherėsh janė drejtime qė mundėsojnė pėrparimin e shoqėrisė nė shkallė intelektuale, duke u nisur nga pėrvoja pėr njohjen e sendit prej formave tė pėrgjithshme nė tė veēantė. Veprat e tilla tė gjenive nxjerrin mėsime pėr t’iu shmangur ēdo dyshimi mbi kuptimin e natyrės dhe ligjeve tė saj, prandaj dhe paraqesin udhėn drejt ndryshimeve shoqėrore, ku sistemi inteligjent vė forcėn mendore tė gjenive nė kohė tė largėt pėr tė ndėrtuar njohje e sendit nė kuptimin e brendshėm. Tė gjitha krijimet gjeniale qofshin veprat e arteve tė bukura, madje dhe ato tė filozofisė zbatojnė arsyen nė veprimet e vendosjes sė rregullave nė natyrė, me pikėpamjen qė tė motivohet mendimi dhe kultura nė pikėn mė iluministe tė shoqėrisė. Krijimet e arteve tė bukura ose tė filozofisė, nėse ndodh tė paraqiten me arsye tė kulluar nė veprimet e vendosjes sė rregullave nė natyrė, atėherė mund tė kemi shfaqjen e krijimeve me aftėsi tė natyrės krijuese, qė nė tė shumtėn e rasteve lidhen me talentin si dhunti natyrore.

 

NGA I NJĖJTI AUTOR:

Absurditeti i botės
Bota si sprovė mistike
Letra filozofike
Politika
Mbi artet
Mbi vullnetin
Skicė mbi filozofinė
Shpirti



Ballina


Ballina                                                                                                                                                                                            Kreu i faqes