rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Politika

  Shkruan:
Bujar Ploshtani
 
“Unė quaj “politikė” atė lloj standardi qė pėrcakton qėllimet qė duhet tė arrihen nga shoqėria, pėrgjithėsisht pėrmirėsimi i ndonjė tipari ekonomik, politik apo social i shoqėrisė. Ndryshe nga parimet qė janė standarde qė parashtrojnė tė drejta, politikat pėrshkruajnė qėllime”, vlerėsonte gjyqtari dhe teoricieni amerikan Ronald Dvorkin. Ndryshe nga Dvorkini, qė vlerėsonte se politikat kryesisht kanė tė bėjnė me qėllimet e pėrgjithshme, nė zhvillimin e kulturės politike nėpėr disa vende tė brishta tė botės, konkretisht nė vendet e Ballkanit e gjetiu, politika kryesisht funksionon si pasojė e egocentrizmit tė ēėshtjes, duke u marrė mė shumė me tendencat materiale tė interesave personale, se sa pėr tė stimuluar tė mirėn e pėrgjithshme tė shoqėrisė. Politikat ballkanike, konsideroj se janė krijuar pa njė motiv e ambicie tė veēantė, pra, qėllimi i tė cilit ka qenė orientimi i interesit drejt ēėshtjes, kjo e fundit ėshtė politikė meskine e zhveshur nga tė gjitha nevojat e pėrgjithshme.
Politikat ballkanike nuk kanė njė sistem apo njė metodė efikase tė krijimit shumėvjeēar, por janė formė e ideologjive tė zbrazura, pa pasur ndonjė ide konkrete dhe tė planifikuar mė herėt nė bazė tė metodave dhe sistemeve tė ndryshme shkencore. Politikė ditore, e pa kualifikuar mirė. Kjo vėrehet shkoqur nė shtetet e tranzicionit ku ligji si organ qė rregullon marrėdhėnie tė caktuara shoqėrore nuk gjen zbatim tė tėrėsishėm nė jetėn e pėrditshme. Domethėnė, politikat e tilla tė ēėshtjes mė shumė kanė tendencė tė pasurojnė interesin vetjak tė disa individėve, se sa interesin e pėrgjithshėm tė shtetit apo dhe tė shoqėrisė. Kėtu, ligjet nuk zbatohen praktikisht nga autoritetet shtetėrore, sepse njerėzit qė drejtojnė shtetin nuk kanė asnjė pėrvojė shkencore a politike pėr t’i shqyrtuar gjėsendet sipas arsyes kritike, si dhe nuk kanė kualifikimtė nevojshėm pėr t’i hartuar e harmonizuar fenomenet e pėrgjithshme qė tangojnė shoqėrinė e kėsaj kohe, tashmė tė globalizuar.
Politika nuk ėshtė gjėsend qė mund tė pėrdoret, por ėshtė instrument ideologjik qė shfrytėzohet pėr tė hartuar ēėshtjen ose fenomenet. Varėsisht nga ambiciet dhe kualifikimi pėrkatės qė do tė kenė drejtuesit, ashtu dhe do funksionojė shteti. Mirėpo, drejtuesit legjitimohen nga qytetarėt, e kėshtu qytetarėt nėpėrmjet tė zgjedhurve tė tyre vlerėsohen varėsisht nga pikėpamjet e tyre politike. Kjo nė kuptimin tjetėr do tė thotė qė njė pjesė e politikės zhvillohet nga qytetarėt duke i zgjedhur drejtuesit e tyre me anė tė votės sė lirė. Prandaj, politika ėshtė instrument ideologjik i hartuar nga njė grup i caktuar njerėzish qė janė tė aftė tė ndryshojnė interesin e pėrgjithshėm tė ēdokujt. Mungesa e kualifikimit dhe ideve ēon deri te mungesa e qeverisjes sė mirė. Kjo formė e politikės ėshtė jashtė ēdo parimi tė sė drejtės, sepse realisht nuk rregullon jetesėn e shoqėrisė, por mė shumė ka efekt tendencioz tė ēėshtjes dhe interesit vetjak.

Ky lloj kualifikimi politik errėson individualitetin shoqėror duke e futur nėpėr procese tė ngadalėsuara integruese, dhe stimulon tė keqen e organizuar qė ėshtė pėrgjegjės vetė shteti. Klasa shoqėrore nė njė shtet kėrkon kualifikim dhe parim, ndryshe problemet do tė jenė aktuale dhe imediate. Dvorkini thotė se: “Unė quaj “parim” njė standard, i cili duhet tė merret nė konsideratė jo se do tė sjellė situatėn e dėshiruar politike, ekonomike apo sociale, por sepse ėshtė kėrkesė e drejtėsisė apo e ndershmėrisė, apo e ndonjė dimensioni tjetėr tė moralit”. Parimi ėshtė bazė esenciale e trajtimit tė politikave shtetėrore pėr tė siguruar tė drejtėn qė i pėrket ēdo individi apo njė grupi tė caktuar shoqėror. Mund ta konsiderojmė edhe si argument moral, e cila i jep politikės pjesėn e tė drejtės pėr t’u reflektuar pozitivisht nė shoqėri, ekonomi, politikė e gjetiu. Trajtimi i politikės sipas parimeve mund tė japė rezultate efikase nė udhėheqjen e shtetit drejt progresit politik. Parimi nė politikė bazohet nga argumentet, ngaqė sjell ndryshimin mė tė mirė tė shtetit nė vartėsinė e interesit tė shoqėrisė.
Shoqėria politike e kualifikuar sipas parimeve morale ėshtė instrumenti i nevojshėm dhe kriteriumi esencial, qė shteti tė ecė kah vullneti pėr pushtet efikas e moral. Vlerėsoj se parimi ėshtė argument etik dhe mė shumė politikė morale e ndėrgjegjshme qė askujt nuk i lejon tė shkelė mbi ligjin dhe tė trajtohet si i ligjshėm, por askush tė mos pėrfitojė nga veprimet e veta tė jashtėligjshme. Prandaj, parimi duhet kuptuar si njė vullnet i mirė qė nuk lejon diskriminim e ēfarėdo klase, i cili njėherėsh nuk tė lejon tė kualifikohesh mbi tolerancėn e tjetrit. Secili pėrbėn bazėn e procesit tė vet natyror, dhe askush nuk ka tė drejtė tė priviligjohet. Ligji dhe e drejta nė politikė duhen kuptuar nė radhė tė parė si parim. Ligji duhet zbatuar, - duhet tė merret si parim qė synon apo orienton kah e mira e pėrgjithshme. Parimi nė esencė rregullon marrėdhėniet e tė drejtave tė individėve, ndėrsa politikat janė tė krijuara pėr arsye dhe qėllime universale tė cilat shėrbejnė pėr tė mirėn e ēdokujt.
Politikat duhet tė hartohen brenda koncepteve tė sė drejtės qė pėrcaktojnė qėllime dhe ide kapitale, ngase, nė politikė qėllimi dhe ideja shtyjnė institucionet tė rrjedhin normalisht duke krijuar efikasitet dhe progres tė duhur nė tė mirėn e pėrgjithshme. Prej kėtu varet dhe vetė ekzistenca e shtetit dhe e shoqėrisė. E drejta ėshtė tėrėsi normash qė aplikon shteti pėr tė mirėn e nevojshme. Tė drejtat janė shprehje e vullnetit tė ēdo individi, me kusht qė secili tė zbatojė ligjet e shtetit brenda shtetit tė sė drejtės. Aty ku nuk zbatohet ligji ėshtė e pranishme dhuna. Ndėrsa dhuna sjell revoltėn dhe pakėnaqėsinė. Nė njė shtet ku ligji miratohet, dhe i njėjti nuk zbatohet as nga qytetarėt e as nga shteti duke e praktikuar pėrmes organeve tė veēanta shtetėrore, atėherė sigurisht se do tė ketė paraqitje tė njė vakumi politik brenda shtetit, i cili do tė jetė njė mundėsi mė shumė drejt qeverisjes abstrakte.
Kur mė herėt theksuam se mungon ideja konkrete, qėllimi thelbėsor, dhe vullneti i organizuar, fjalėn e kisha konkretisht pėr Maqedoninė. Kjo e fundit ka kontest me emrin kushtetues me shtetin e Greqisė, dhe pėr disa vjet me radhė ende Maqedonia nuk ka ide konkrete, qėllim thelbėsor dhe vullnet tė organizuar qė ta zgjidhė kontestin e
emrit kushtetues me Greqinė. Vėrtet ėshtė njė problem i vėshtirė, gati djeg thelbėsisht, por nuk guxon tė pushojė sė ekzistuari problemi nė fjalė. Pushteti aktual bashkė me opozitėn duhet tė hartojnė njė strategji politike tė unifikuar pėr ta zgjidhur pėrfundimisht kontestin e emrit. Zgjidhja mund tė vijė sipas njė tolerance diplomatike duke bėrė kompromis tė pajtueshėm pėr tė mirėn e tė dyja shteteve, e cila tolerancė do tė garantonte emrin kushtetues nė thelb, ose fundja nėse nuk ka zgjidhje nė interes tė pėrgjithshėm, atėherė duhet pushteti aktual tė dorėzohet. Ose tė tolerohet rasti me kontestin e emrit kushtetues qė tė zgjidhet me mjete diplomatike, ose shteti tė izolohet, ky ėshtė fati, tė cilin askush nuk do ta dėshironte. Greqia ėshtė e vendosur nė pozicionet e saj, duket se asgjė nuk do tė tolerojė, sepse ajo as humb e as vonohet nė udhėtimet e saja politike. Ndryshe shteti po vonohet nė ambiciet e nevojshme, si dhe po vonon edhe globalizimin nė kohė tė shoqėrisė.
 

NGA I NJĖJTI AUTOR:

Absurditeti i botės
Bota si sprovė mistike
Letra filozofike
Politika
Mbi artet
Mbi vullnetin
Skicė mbi filozofinė
Shpirti



Ballina

 


Ballina                                                                                                                                                                                            Kreu i faqes