| |
Pasqyra:
- Mendimi racional
- Mbi egzistencėn njerėzore
- Arsyeja logjike e ekzistencės sonė
- Udha e misionit njerėzor
- Udha jonė intelektuale
- Qėllimi i botės dhe i njeriut
Mendimi racional
Mendimi racional ėshtė veprimi i mendjes i
bazuar nga arsyeja jonė e idesė sė brendshme qė kalon nėpėrmjet
shqisave, duke e materializuar idenė ndėrmjet ideve qė i kemi pajisur
me traktatin pėr intelekt, kėshtu derisa mendimi i pėrfituar nga
arsyeja e kulluar tė vije deri te njohja intelektuale. Tė menduarit
racionalisht burim tė vetin e ka nga filozofia racionaliste tė bazuar
nga arsyeja e pastėr. Filozofia racionaliste shpreh aftėsinė e mendjes
sė shėndoshė qė tė shqyrtojė botėn me autoritetin e arsyes, kėshtu
duke pėrfituar njohjen pėrmes njohurive tė veta, dhe vrojtimet e
shqyrtuara nga arsyeja, tė vėrtetohen nė konkludime dhe vlerėsime
logjike, qė nė thelb janė tė sigurta dhe tė drejta. Konsideroj se
mendimi racional ėshtė tė menduarit me arsye, pra pikėpamje e tė
menduarit shpirtėror, qė kryesisht mendimi zė fill nga instancat mė
tė larta tė idealizmit tė ideve, duke u nisur nga shqyrtimet e natyrės
njerėzore deri te njohuritė e fshehta tė universit. Jam thellėsisht i
bindur qė, nėse arsyeja nuk do tė ketė autoritet pėr tė njohur tė
fshehtat e tė vėrtetės, atėherė njohja nuk do tė pėrfitohet prej
njė logjike shpirtėrore, por ajo do tė mbetet e mangėt, pra meskine.
Vlerėsoj se, arsyeja mė parė duhet tė ketė autoritetin e tė
vlerėsuarit apo tė gjykuarit drejtė tė sė vėrtetės, mbase nė tė
kundėrt, njė arsye e plogėsht vėshtirė se do tė shkonte aq larg, sa
tė ēmonte tė njohurit e botės me konkludime tė drejta. Autoriteti i
arsyes ėshtė i rėndėsishėm pėr tė menduarit tanė, sepse pėrmes
saj dallohen tiparet mė tė fshehta tė sė vėrtetės. Sipas arsyes sė
pastėr, e konsideroj natyrėn se ėshtė funksion inteligjent i
lėvizshėm, i pėrbėrė nga grumbuj thėrrmiash materiale, tė cilat
veprojnė sipas njė kushti absolut, dhe si e tillė ėshtė e
pandryshueshme, pra eksperiencė natyrore e pagabueshme. Pėr tiu
pėrshtatur kėsaj eksperience tė pagabueshme, e cila ėshtė e
lėvizshme sipas njė tė drejtė natyrore, kėrkon arsye kritike, e cila
ėshtė ndėrtuar mė herėt nga baza e gjykimit tė drejtė, dhe si
pikėnisje praktike ka ta bėjė njeriun zotėrues apo njohės i natyrės.
Filozofia racionaliste, si teori njohėse e botės ėshtė shprehje e tė
menduarit praktik, qė njeriut i jep pushtet tė zgjeruar pėr ta
zotėruar natyrėn deri nė njohjet mė tė fshehta, dhe nė tė njėjtėn
kohė i mundėson tė qeverisė me planin e natyrės. Kjo do tė thotė se
njeriu duke bartur autoritetin e arsyes nė sistemin e tij intelektual
mund tė bėhet zotėrues dhe njohės i natyrės, dhe kėtė njohje, ai e
konsideron si gjykim praktik pėr tė mirėn e tij shpirtėrore dhe
materiale. E mira e tij shpirtėrore ėshtė arsyeja, ndėrsa e mira
materiale ėshtė qenia. Tė menduarit duhet tė jetė mendim i
vetėdijshėm, qė realisht tė jetė i aftė tė sjell dobinė e ideve
pėr tė mirėn e mendjes, e cila duhet tė shtyjė veprimin e saj
intuitiv drejt njohjes. Njohja e gjėsendit tė vėrtetė arrihet nga
arsyeja apo mendja e edukuar nga shkencat dhe artet e bukura, ngase njohja
gjithnjė lidhet me vullnetin e mendimit tė vetėdijshėm. Ndėrkaq,
arsyeja si aftėsi intelektuale pėr tė shquar tė vėrtetėn e sendit
dhe substancėn fut bindjen e mendimit racional pėr tė pėrfituar
njohjen. Ēdo njohje nė botė pėrkon me arsyen e pastėr, sepse ndryshe,
pa arsye vėshtirė se do tė mund tė shqyrtohej eksperienca e
pagabueshme e natyrės. Shqisat luajnė njė rol tė veēantė nė
sistemin inteligjent tė njeriut duke i dhėnė mundėsinė reale tė
kuptimit tė njohjes, idesė, mendimit, substancės, materies, shijes,
psikikės. Qė tė jetė nė formėsimin intelektual tė njohjes sė
vėrtetė, mė parė mendimi duhet tė bartet te shqisa pėr tu
perceptuar, sepse vetėm kjo e fundit shqyrton vlerėn e brendshme tė
diktuar kah njohja. Njohja pėrfitohet nga shqisat, sepse kėto tė fundit
perceptojnė pamjen, vėrtetėsinė, formėn pėr tu njohur nė
kuptimin e duhur tė sendit. Shqisat i mundėsojnė vėmendjes sonė tė
jetė e prirur pėr ti diktuar e njohur gjėsendet nė natyrė, madje
dhe duke i perceptuar lėvizjet e natyrės gjer nė funksionimin e
vetėdijshėm tė lėvizjeve, qė nė thelb janė krejtėsisht absolute.
Pa ndijim dhe arsye nuk ka mendim racional, po as dhe tė vetėdijshėm.
Sepse ndijimi dhe arsyeja, i ndihmojnė mendimit tė jetė mė i sigurtė,
qė konkludimet tė rrjehdin sipas njė plani tė logjikshėm. Ēdo ide
apo mendim qė pretendon tė jetė i pajisur me sigurinė e njohjes sė
sendit, mė parė duhet tė kalojė nė shqisa qė tė vėrtetohet nga
arsyeja e shėndoshė, sepse shqisa jep efektin ndijor tė mendimit gjer
nė pėrvojėn e arsyes njerėzore. Pėrpos shqisės qė tė kthjellojė
mendimin nė vėmendje tė arsyeshme kėrkohet edhe arsyeja kritike nė
ide, sepse nėpėrmjet arsyes mė lehtė mund tė arrihet deri te mendimi
racional. Mendimi racional duhet tė shqyrtojė dhe hulumtojė idetė tona
nė lidhshmėri me idetė e reja duke i pėrfituar nga bindja esenciale
nė arsyen e mendimit njerėzor, dhe kėshtu tė menduarit racional
paraqet kėndvėshtrimin e njohjes sė botės nėpėrmjet mendjes dhe
arsyes. Sepse mendja apo arsyeja mund tė jenė nė gjendje shkencore tė
kuptojnė ligjėsitė e botės, pra njohjen gnoseologjike nė mėnyrė
thelbėsore dhe tė domosdoshme. Njė mendim duhet tė jetė ide
shkencore, pra gjurmim thelbėsor qė ta shquajė tė vėrtetėn, dhe
gjėsendet e kufizuara nė natyrė pėr tė pasur njė shqyrtim mė tė
qartė tė njohjes sė natyrės. Se vetėm mendimi racional ndikon nė
krijimin e ekzistencės sonė duke i dhėnė gjithēka qė i duhet. Mendja
si ndijim i pėrgjithshėm pėrcakton vlerėn intelektuale tė njeriut,
varėsisht nga idetė, qė ėshtė ndėrtuar sipas planit tė pėrvojės
shkencore. Shqyrtimi i gjėsendit dhe i substancės sė thjeshtė, nė
kėtė rast e quaj njeriun, dhe shqyrtimit tė substancės kolektive, ku
nė kėtė rast e quaj shoqėrinė, tė cilėt nuk ndryshojnė nė thelb,
por qė modifikohen nga orientimi i domosdoshėm i eksperiencės natyrore.
Mendimet racionale sajojnė tė vėrtetėn si kushti ynė i domosdoshėm,
ku pėrfytyrimet e objektit me anė tė arsyes sė kulluar i shmang idetė
e pasigurta nga ndikimi i mendimeve irracionale. Pas shmangieve tė ideve
tė pasigurta nga psikika, atėherė mendimi racional krijon modelin e
natyrės qė shpie nė njohje. Kjo njohje ėshtė mendimi racional qė
buron nga arsyeja e pastėr. Qė mendimi tė jetė racional, pra i
pastruar nga substancat e dėmshme, nė plan tė parė duhet tė shmanget
ēdo ide e krijuar nga sistemi i reminishencės, pėr shkak se, kjo e
fundit humb paraqitjen e idesė progresive drejt arsyes sė pastėr, qė
fundja, tė pėrkojė me mendimin racional. Ky mendim racional, veē
tjerash kėrkon kujtesė tė vėmendshme, qė mė lehtė e mė shkoqur tė
mund ti shquajė lėvizjet e natyrės, si dhe pėrmes mendimit tė
zhvilluar ta orientojė shkencėn nė progres e sipėr. Shkenca ndihmon
nė vrojtimin e natyrės duke e kthyer njohjen e lėndės pėr tė mirėn
e njerėzimit. Sipas mendimit racional bazohemi tė krijojmė idetė,
pastaj nėpėrmjet psikikės i vėmė nė lėvizje, dhe nga tė
vėrejturit e vėmendshėm do tė arrijmė te njohuritė e reja, qė
pėrmes shkencės do ti zhvillojmė kah e mira e pėrgjithshme. Shkenca
pa mendimin racional ėshtė e thatė, e pasigurt nė vrojtimet e reja,
sepse nuk mund tė hulumtojė as me metodėn e krahasimit, as me metodėn
eksperimentale, ngase lėndėt e natyrės nuk vėrehen pa ndihmėn e
mendimit dhe logjikės sė shėndoshė. Konsideroj se mendimi racional
ėshtė shėrbimi mė i mirė i shkencės qė vrojton natyrėn dhe
universin. Idetė e sajuara, tė cilat ndikohen nga sistemi i
reminishencės nuk bėjnė asgjė tjetėr, pėrveē se e mjegullojnė dhe
e bėjnė tė pafuqishme vėmendjen njerėzore duke e kthyer psikikėn nė
krijimin e mendimit irracional. Kjo do tė thotė se mendimi racional, mes
tjerash kėrkon tė jetė i vetėdijshėm drejt njė sistemi inteligjent,
dhe psikika tė ketė zhvilluar normalisht kujtesėn, sepse dhe kujtesa
ndihmon nė paraqitjen e mendimit tė shėndoshė.
Mbi egzistencėn njerėzore
Njeriu ėshtė i vetėm madje, dhe i veēuar nė
kėtė pjesė tė kėsaj bote tė lėngshme pėr tė cilėn ėshtė i
prirur tė jetojė, dhe ti pėrshtatet ekzistencės sė tij ndaj
ambientit qė e rrethon. Ne jemi tė detyruar tė ndėrtohemi prej njė
arsye tė shėndoshė, pėr faktin qė ti shquajmė sa mė qartė e mė
shkoqur objektet e natyrės njerėzore tė cilat na preokupojnė, si dhe
tė ndėrtojmė pamjen tonė tė vėrtetė, me qėllim qė tė jetė
funksional lidhshmėria e vullnetit me vetveten tonė. Ose do tė
kultivojmė artet dhe shkencat qė tė jemi tė ngritur shpirtėrisht, ose
do tė kultivojmė jetėn e shfrenuar pa futur brenda ngritjen
shpirtėrore, e cila na ēon drejt skllavėrimit tė gjendjes sė
pėrhershme. Edhe njeriu prej njeriut dallon nga arsyeja dhe intelekti
midis tyre, sepse jo ēdoherė arsyeja dhe intelekti kanė tė njėjtin
potencial intelektual pėr tu shquar ndėrmjet veti. Arsyeja dhe
intelekti te njeriu, nė rend tė parė kalojnė nė shqisa, qė mė pas
zhvillohen nė sistematizim racional duke u shquar nė pėrvojėn e
mendimit pėr ti njohur mė qartė dhe mė gjerė substancėn dhe
sendet nė natyrė. I gjithė ky sistematizim i natyrės bėhet nė
kuadėr tė vullnetit tė njeriut pėr tė krijuar udhėn e tij stabile
qė e ēon nė pėrjetėsimin e mendjes sė shėndoshė. Ndonjėherė
natyra qėndron nė njė skaj indiferent me natyrėn tonė njerėzore, dhe
mundohet sa mė shumė tė bėjė punėn e veprimit transit tė caktuar
nga vullneti i jashtėm, pra vullneti hyjnor, qė nė tė shumtėn e
rasteve cilėsohet si veprim jashta shqisave tona. Ky veprim transit i
natyrės as e kontrollon, as e modifikon nė interes pėrshtatjeje, por
mbetet si i tillė. Megjithėse veprimi transit i natyrės ėshtė brenda
njeriut, pavarėsisht qė nuk mund ta pėrshtatim nė interesin tonė tė
pėrgjithshėm. Udha e vetme pėr tu pėrshtatur me veprimin transit
tė natyrės ėshtė qė ta shkrish veprimin e tillė nė njohje tė
sigurtė. Ne jemi tė prirur tė ekzistojmė sipas metodės sė
domosdoshme tė ekzistencės, si dhe tė pėrballemi me ligjet qė saherė
nxitin akte absurde mbi shpirtin dhe arsyen njerėzore, madje,
ndonjėherė na imponohen nė psikikėn tonė pa dėshirėn dhe vullnetin
tonė. Thjesht duhet tė mendojmė qenėsisht mbi trajtėn e kėsaj
rrjedhjeje tė botės, nėse duam tė jemi tė vėmendshėm ndaj veprimeve
psiko-fizike, ose tė gjejmė udhėn e zgjidhjes qė mund tė na
orientojė drejt jetės mė tė lumturuar, edhe pse kjo botė ėshtė e
ndėrtuar nga kushti i teorisė joreale, qė nė thelb e bėn tė pamundur
ekzistencėn e tė qenurit i lumturuar. Shkaku rrjedhės i tė qenurit mos
i lumturuar me veprimet tona psikike dhe morale ndikohet nga mungesa e
lirisė sė mendimit nė kohė, ose nga ekzistenca e pasigurtė e njohjes
nė shkencė qė imponojnė raste absurde duke na ngushėlluar veprimet
tona nė jetėn reale. Duhet kėrkuar mendimin racional, pra sigurinė e
psikikės sonė, qė ta thellojmė brenda vetes sonė si mjet pėr ta
nxjerrė njohjen dhe kuptimin e vėrtetė tė jetės, duke e thjeshtuar
apo pėrshtatur veprimin transit tė natyrės brenda psikikės sonė.
Nėpėrmjet mendimit intelektual do tė arrijmė tė ndryshojmė
ekzistencėn e botės joreale me pikėpamjen qė tė duket nė favorin
tonė tė pėrvojės reale, sepse kėshtu, pra nėpėrmjet mendimit tė
vėrtetė ne do tė pėrshtatemi me rregullat e lėvizjes sė natyrės. Ne
jemi pamja e brendshme e vullnetit tė njė Zoti tė ditur. Ne veprojmė
nė pėrshtatje indirekte sipas rregullit natyror tė pėrcaktuar mė
herėt nga idetė e Zotit. Ne jemi skeptik, sepse duam tė shfaqim
tendencėn pėr tė vėrtetuar pamjen tonė me arsyen e tė menduarit
kritik duke nxjerrė tė vėrtetėn nga shkaku te pasoja. Jemi njė vepėr
e provuar mirė nga sistemi inteligjent i Zotit pėr tė cilėn ne, nė
kėtė botė prej llumi po dėshmojmė vetitė e njė morali tė
rregulluar nga ligji natyror i Zotit pėr tė mirėn tonė tė
pėrhershme, si dhe kuptojmė thelbin e brendshėm tė kėtij realiteti
tė pėrsėritur. Ne jemi dėshmia e fundit e kėsaj ekzistence absurde
pėr tė cilėn, ne njerėzit do tė qeverisim botėn, dhe sė fundmi do
tė jemi tė detyruar ta lėmė kėtė botė sa tė marrė, po aq dhe
mizore. Kjo ėshtė njė provė e fundit qė ne trashėgojmė duke
paraqitur kushtin e duhur tė ekzistencės sonė drejt njohjes. Njeriu me
njohjen e sigurt pėrmbush standartet e tij njerėzore tė pėrcaktuar mė
herėt nga Zoti, dhe kėtė njohje njeriu duhet ta pėrfitojė madje dhe
ta aplikojė rreptėsisht, ngase ėshtė nė tė mirėn e tij. Jemi tė
rekomanduar qė ta njohim tė vėrtetėn, ose ta tejkalojmė vetveten nė
shėrbimin mė tė mirė tė mundshėm, pėr shkak se nė kėtė botė
lidhet gjithēka me pėrgjegjshmėrinė e veprimeve njerėzore, ku dhe
faji dhe triumfi rėndon mbi njeriun. Pasi mendja njerėzore ka fituar
njė pjesė tė konsiderueshme tė njohurive tė mjaftueshme mbi botėn,
nė rend tė parė njeriut i lind bindja e vlerėsimit nė varshmėri
konstante me natyrėn fizike, natyrė kjo, e cila argumenton kuptimin
thelbėsor tė njeriut dhe bazės sė tij intelektuale, duke e ndikuar
atė tė vihet nė shėrbim tė vullnetit tė tij pėr tė ekzistuar sa
mė qenėsisht. Duke bartur arsyen ai do tė synojė tė vėrtetojė
vetveten si pjesė e pandashme me natyrėn fizike. Sepse ėshtė natyra
ajo qė e kthjellon tė provojė njohjen, ekzistencėn dhe gjithēka qė i
duhet. Pas njohjes ai do tė pėrjetojė autoritetin mbi pamjen e tij
individuale qė pėrkon me udhėn intelektuale. Autoriteti i tij do ti
ndihmojė nė ekzistencė shoqėrore duke i bartur nė sistemin e tij
psikik konceptin e dashurisė sė jetės. Kjo pėr gjatė gjithė jetės
do ta ndihmojė tė ecė krenar, por duke njohur, tashmė botėn, ne do
tė kuptojmė se ligjet e natyrės janė njė sprovė e hidhur e
ekzistencės njerėzore, prandaj, pas kėtij autoriteti qėndron njė fat
i hidhur qė askush prej nesh nuk e dėshiron. Ai fat i hidhur ėshtė se
njė ditė njeriu do tė shuhet nga kjo botė e marrė, ku vetėm
autoriteti dhe njohja do tė qėndrojnė pas tij. Autoriteti i fituar me
pėrvojė shkencore, dhe njohja e fituar nga eksperienca intelektuale
janė argument i vetėm qė do tė dėshmojnė mbi kuptimin e vėrtetė
tė njeriut. Pra, vepra e tij qė do tė shėrbejė nė tė mirė tė
natyrės njerėzore mbetet i vetmi autoritet i pamohueshėm ndonjėherė.
As mendimi i vetėdijshėm, asgjė nuk e zgjidh ēėshtjen e shuarjes sė
njeriut nga kjo botė, pėrveē se ligjet e natyrės qė na redaktojnė
psikikėn drejt njė bote tė pėrjetshme. Tė besuarit nė pėrjetėsi
lidhet me aktin e pėrgjegjshėm tė lėvizjeve tė njeriut brenda
kushteve tė kėsaj ekzistence relativisht tė pėrsėritur. Tė qenurit i
pėrgjegjshėm pėr veprimet njerėzore mundėson varshmėrinė e njeriut
me botėn e pėrjetshme.
Arsyeja logjike e ekzistencės sonė
Nė kėtė botė gjithēka mund tė jetė e
domosdoshme, por vetėm sipas njė vullneti suprem. Bota dhe ligjet e saj
nuk janė shqyrtime tė rastėsishme, por tė arsyeshme me plot bindje
njerėzore. Asgjė nuk mund tė jetė rastėsisht, duhet tė ketė njė
shkak qė tė rrjedhė pasoja. Arsyeja logjike e ekzistencės sonė
ėshtė shkak i domosdoshėm pėr ti pėrmbushur nevojat tona
njerėzore me bindjen pėr tė triumfuar kurdoherė. Qėllimi pėr tė
ekzistuar ėshtė i lidhur ngushtė me lidhjen e vullnetit tė njeriut nė
kėtė botė, duke na sjellur mundėsinė e ideve tona pėr tu lidhur
me idetė e reja, kėshtu ne vijmė deri te njohja. Arsyeja jonė pėrveē
se na ndihmon nė sigurinė e mendimit, ajo njėkohėsisht bėn dhe
sistematizimin e idesė pėr tė kaluar nė kufijt e shqisave me tė
vetmin logjikė qė tė shquajė ekzistencėn tonė drejt njohjes sė
vėrtetė. Njohja na ēon tė jemi tė pavarur, dhe tė disiplinuar ndaj
rregullave dhe ligjeve tė ekzistencės sonė. Ne ekzistojmė sipas njė
rrjedhoje logjike tė vullnetit absolut tė njė Zoti bujar, sepse mjeti i
krijimit tė kėsaj ekzistence ėshtė art qė po vė nė lėvizje krejt
pamjen tonė njerėzore. Kjo mund tė vėrtetohet mė shkoqur duke e
eksploruar rendin absolut tė Gjithėsisė, ku ky rend ėshtė nė
lėvizje tė pėrhershme, dhe se nuk ngatėrrohet asnjėherė nė
vazhdimėsinė e procesit hyjnor. Rendi absolut i Gjithėsisė dhe i
ligjeve tė natyrės ndėrmjet veti janė veti e krijimit hyjnor, ku
vėshtirė se mund tė pengohet procesi i lėvizjes sė pėrhershme tė
universit dhe natyrės, tė cilat secila prej tyre janė nė vazhdimėsi
tė caktuar e tė rregulluar nė mėnyrė tė pėrsosur. Arsyeja jonė
mund tė shquajė universin si njė krijim i vetėdijshėm dhe tepėr
serioz, i cili ėshtė i pajisur me tė gjitha kushtet e mundshme hyjnore
pėr qarkullim absolut tė pagabueshėm nė hapėsirė, ku, edhe universi,
edhe natyra ndėrmjet veti janė plotėsisht tė vėrtetueshme. Mjafton
tė fusim arsyen nė plan kritik, duke vrojtuar apo vėshtruar universin,
me siguri se do tė kuptojmė njė lėvizje tė arsyeshme, qė asgjė nuk
pėrplaset apo tė ngatėrrohet drejt udhės pėr nė Tokė. Madje, edhe
natyra, si e drejtė natyrore ėshtė nė lėvizje tė arsyeshme, sepse
asnjė trup fizik nuk ėshtė jashta vullnetit tė njeriut, por vepron
sipas njė energjie dhe force natyrore, dhe se gjithēka qė shohim
ėshtė nėn kontroll tė vazhdueshėm. Kjo tė jep bindjen e vėrtetė,
se arsyeja jonė mund tė logjikojė sipas njė gjykimi kritik, duke
formuar kėshtu pėrshtypjen e sigurt tė njohjes sė vėrtetė. Njeriu e
ndien sė tepėrmi nevojėn e domosdoshme tė qenurit i vetėm, pra tė
jetojė me shpirtin e tij tė ndikuar nga shprehja e vullnetit qė shpie
drejt lirisė. Arsyeja logjike e ekzistencės sonė lidhet me shqyrtimin e
pajtueshmėrisė sė ideve tė hershme me idetė e reja racionale, kėshtu
duke vėnė veprimin e mendjes tė njohė natyrėn si e drejtė natyrore.
Sigurtisht, qė pėrshtatja e veprimeve tona psikike me rregullin e kėsaj
ekzistence natyrore vėrteton arsyen logjike tė ekzistencės sonė, ngase
pėrshtatja sipas mjetit tė disiplinės e konsideron ekzistencėn
njerėzore drejt arsyes logjike. Edhe pse kjo ekzistencė e hidhur e jona
na imponon njė realitet tė hidhur, tė parezistueshėm gjer nė
trajtimet thelbėsore, ai do tė tentojė me ēdo kusht tė priret pas
lirisė dhe qetėsisė shpirtėrore. Liria jonė e ekzistencės ėshtė e
domosdoshme pėr tė ndikuar vizionalisht nė veprimin e psikikės, sepse
nėpėrmjet lirisė pėrfitojmė kulturėn e intelektit nė zhvillim e
sipėr; ajo nuk ėshtė brenda ndikimit tė kushtit pėr jetesėn tonė,
por ndonjėherė liria jonė imponohet nga raste absurde qė nė disa
raste mund tė jetė jashta vullnetit tonė pėr tė vepruar. Edhe po tė
guxojmė ne ta ndryshojmė, mė kot nuk ia arrijmė qėllimit. Sepse ne
ekzistojmė sipas njė paramendimi tė jashtėzakonshėm, dhe pėr faktin
se duhet tė gravitojmė tė vėrtetėn e domosdoshme brenda arsyes sė
kulluar me pikėpamjen pėr tė argumentuar natyrėn e njeriut si pjesė e
vullnetit tė Zotit. Pra, e gjithė ekzistenca jonė lidhet me njohjen
ndaj tė vėrtetės, dhe shprehjen e botės sipas llogaritjes intuitive
duke e pėrmirėsuar ekzistencėn tonė gjer nė thelb. Vetėm njohja e
vėrtetė mund tė na shpėtojė nga cinizmi i hidhur i kėsaj bote tė
lėngshme, ndryshe pa vullnetin e njohjes dhe intelektit nė shkallė tė
arsyeshme mund tė jemi fare pranė hunbėtirės. Gjithsesi pa lirinė,
asgjė nuk mund tė arrihet. Liria ėshtė burimi pėr tė cilin ne i
pėrkushtohemi gjatė gjithė jetės, nė momentin qė liria jonė
imponohet, atėherė ne veēse mund tė hamendėsohemi nė ambiciet
njerėzore. Pasi tė kemi formuar lirinė dhe tolerancėn brenda etikės
shpirtėrore, njohja jonė do tė ndikojė me sistemin inteligjent nė tė
kuptuarit e drejtė tė botės. Sa mė shumė tė priremi pas njohjes, aq
mė tepėr pėrfitojmė arsye kritike pėr tė gjykuar besimin dhe idetė
e veēanta dhe tė pėrgjithshme drejt nesh. Sepse idetė e thjeshta dhe
tė pėrbėra, tė cilat pėrfitohen nga njohja e mirėfilltė do tė
mbeten si perla ndriēuese nė sistemin tonė intelektual.
Udha e misionit njerėzor
Ne vijmė nga domosdoshmėria e njė qėllimi
hyjnor, i cili nė thelb ėshtė i angazhuar intelektualisht tė
pėrmbushė misionin njerėzor. Misioni njerėzor lidhet drejtpėrdrejt me
sistemin inteligjent pėr tė vepruar me arsye krahas ligjeve tė
natyrės, tė cilėt janė tė bazuara sipas njė kushti qė pėrcakton
vlerėn apo veprėn intelektuale tė njeriut. Kushtin paraprak tė
sipėrpėrmendur duhet kuptuar si njė vullnet tė lirė, i pėrcaktuar
nga dėshira e vetė njeriut pėr tė zgjedhur vullnetarisht se ēfarė do
tė vendosė pėr fatin e tij tė ardhshėm. Vullneti pėr tė ardhur nė
kėtė botė i takon njė Zoti tė vėrtetė, i cili vendosi tė krijojė
universin si pasojė e njerėzimit. Ekzistenca jonė e pėrditshme erdhi
si pasojė e njė paramendimi tė jashtėzakonshėm mė tė vetmin qėllim
pėr tė udhėhequr e hulumtuar botėn, pra, njeriun e konsideroj si
zėvendės nė Tokė, mbasi ėshtė i pajisur me arsye tė shėndoshė, i
aftė pėr tė medituar nė fshehtėsitė e mundshme tė Gjithėsisė. Nė
fillim nuk ishte askush, pos njė Zoti tė vėrtetė, qė e admironte
krijimin e universit sipas njė kushti absolut tė lėvizshėm.
Domethėnė, mė parė duhet tė jesh, qė tė ekzistosh. Njeriu ka ardhur
si rezultat i krijimit tė botės pėr tė pasur njė arsye nė njohjen e
botės, dhe tė mund tė vė rend orientues mbi qeverisjen e kėtij plani
absolut. Njeriu erdhi nga njė nevojė hyjnore pėr ti pėrmbushur
detyrimet e tij nė Tokė, pra u caktua tė qeverisė me ligjet e botės
ku, dhe ndėrkohė do tė duhej tė mbante pėrgjegjshmėri morale e
njerėzore ndaj ēdo veprimi apo akti tė kryer nė kėtė plan absolut
tė botės tė fusė bindjen e qėllimit. Pėr tė udhėhequr vetveten nė
kėtė ekzistencė joreale duhet tė njohesh misionin njerėzor duke u
orientuar sipas mjetit tė arsyes dhe intelektit, sepse ndryshe kjo
ekzistencė ėshtė fiktive e parezistueshme. Arsyeja duhet tė jetė e
mėvetėsishme, e zhvilluar nė kushte njerėzore, pra pėr tė qenė e
jetėsuar nė kėtė botė, mė parė duhet tė jetė konkrete dhe e
logjikshme nė hartimin dhe shqyrtimin e lėvizjeve tė natyrės. Kjo
botė transite fsheh pėrgjigjet absolute pėr ta triumfuar gjer nė
thelb, dhe udhėn tonė tė vėrtetė qė me siguri duket tė jetė
fshehur brenda nesh. Njė vėmendje e plotė me zbatim tė arsyes sė
pastėr do tė mund tė na ndihmonte nė krijimin e vetvetes nė burimin e
domosdoshėm shpirtėror. Andaj, arsyeja jonė na zgjon drejt kėtij
misteri pėr tė qenė tė vėmendshėm nė pėrpilimin e ideve pėr
ndryshim brenda reformimit shpirtėror, dhe pastaj mendja nis punėn pėr
tė zbėrthyer joshjen e ekzistencės sipas planit tė nevojshėm, qė
ėshtė arsyeja e pastėr. Domethėnė njeriu ka ardhur pėr ta bėrė
jetėn sa mė konkrete, mė reale duke i dhėnė kuptim real ndijimeve
tona qė suksesi tė jetė pjesė e pandashme e jona. Kėshtu ekzistenca
jonė duhet tė shėrbehet drejt arsyes pėr ti njohur drejtė dhe
qartė sendet nė natyrė, dhe se vullneti pėr ta jetuar jetėn deri nė
ndryshimin e gjendjes mė optimale tė mundshme mbetet njė lidhshmėri
midis vullnetit dhe lirisė pėr tė vepruar. Secili njeri e justifikon
ardhjen e tij kalimtare nėpėrmjet pamjes sė tij tė brendshme qė janė
idetė, dhe shpirti i lirė qė ėshtė i prirur tė logjikojė dhe
arsyetojė. Idetė e pėrcaktojnė njohjen e diturive tė tij, ndėrsa
shpirti i lirė pėrcakton vullnetin pėr pushtet dhe intelektual drejt
angazhimeve dhe ambicieve jetėsore. Tė frymėzuar pėr tu pėrballur
me konceptet e kėsaj bote tė cilat janė njė provė e magjishme pėr
tė gjithe ne, por dhe pėr tė lėnė vepra jetėsore. Sigurisht qė nuk
kemi ardhur me vullnetin dhe mundėsinė tonė, por nga vullneti dhe
vendosshmėria e njė Zoti pėr tu pajisur me njė shpirt mistik qė
ėshtė pėrtej misterit, ku jemi tė detyruar tė qeverisim planin tonė
njerėzor sipas njė ekzistence absolutisht transite. Fundja, dhe pėr tė
njohur tė vėrtetėn e pashmangshme, e cila njėherėsh ėshtė e lindur
brenda karakterit tonė si domosdoshmėri mistike pėr ta orientuar
vetveten drejt mjeteve pėr jetė tė gėzueshme, madje, ku kjo njohje do
tė na ndriēojė udhėn tonė kah suksesi shpirtėror, udhė kjo, qė
shpesh ne e kalojmė midis sė mirės dhe sė keqes. Natyra njerėzore
ėshtė pragu midis sprovės dhe pushtetit pėr vullnet. Sprova, e cila
ėshtė e pranishme te njeriu, si mjet i ekzistencės njerėzore mundėson
tė kthejė veprimin e njeriut nė kundėrshtim me tė drejtėn dhe
lirinė e tij tė veprimit, me qėllim pėr tė vėrejtur tė vėrtetėn
dhe formimin inteligjent tė shpirtit. Shpirti i diktuar pas tė
vėrtetės do tė vėrtetojė me ēdo kusht se ligjet e natyrės qė e
sprovojnė botėkupimin e shpirtėror tė njeriut, nuk janė asgjė
tjetėr, pos vlerėsim, udhėzim apo stimulim i psikikės pėr ta
orientuar kah e mira. Sprovėn e kuptoj si njė gjendje e vullnetit tė
natyrės fizike, qė e motivon njeriun tė jetė sa mė i aftė e mė i
vėmendshėm nė tė kuptuarit e drejtė tė rreziqeve tė mundshme qė
burojnė nga bota transite. Se ai nė dėshiron tė ndryshojė vetveten
nė drejtim tė paqes shpirtėrore, apo tė rrezikojė lojėn e keqe
brenda botės kalimtare ėshtė e drejtė e tij e pėrcaktuar vetėm nga
vullneti i tij individual.
Udha jonė intelektuale
Ne duhet tė zgjedhim njė udhė racionale qė na
shpie nė pikėpamjen e ideve universale, tė cilat janė tė gatshme tė
ndryshojnė ekzistencėn tonė nė tė mirėn individuale dhe kolektive,
pra qė na orienton drejt njohjes sė vėrtetė. Sė pari, ne duhet tė
udhėhiqemi pas traktatit mbi arsyen e mendimit racional, ku mendimi i
vetėdijshėm do tė na detyrojė sistemin tonė psikik tė priret ndaj
njohjes sė vėrtetė nėpėrmjet mendimit qė do e bartim nė shqisa pėr
tė verifikuar njohjen e drejtė, kėshtu duke na u paraqitur idetė e
reja tė cilat shėrbejnė pėr ndryshimin e gjendjes shpirtėrore dhe
morale, ku jetėn tonė do ta vė nė shėrbim intelektual. Pėrmes arsyes
sė mendimit racional, vihen idetė tona nė ecuri progresive tė cilėt
synojnė drejt ndryshimit reformues, ku mė lehtė mund tė kthjellojė
imagjinatėn pėr ta shquar me ndijim tė veēuar njohjen e vėrtetė, e
cila kjo njohje ėshtė ndriēimi i shpirtit. Mendimi i formuar nga njė
shije klasike, dhe njėherit mendimi i dalė nga eksperienca e arsyes
njerėzore rrit ndikimin e intelektit, qė tė ketė lidhje tė
vullnetshme me sistemin inteligjent tė tė menduarit pėr njohje
intuitive. Me siguri, qė njohja intuitive ėshtė shprehje e njė njeriu
tė edukuar nga plani estetik shpirtėror, si dhe nga kohėzgjatja e
ndjenjave. Kjo njohje intuitive rrit vėllimin e ndikimit tė
pjesėrishėm tė njohurive tė mjaftueshme, dhe njėkohėsosht i hap
udhė arsyes sonė pėr tė menduar dhe shqyrtuar botėn pėrmes mendimit
racional, tė udhėhequr nga plani intelektual. Pa arsye dhe ide racionale
njohja do tė ishte e mangėt, dhe nuk do tė kishte jetėgjatėsi
progresive pėr tė vepruar sistematikisht. Prandaj, filozofia
racionaliste qė nė thelb nėnkupton tė menduarit me arsye tė pastėr,
mundohet sa mė shumė qė tė jetė e mundur ti pėrkushtohet njohjes
sė natyrės njerėzore nėpėrmjet arsyes sė kulluar, ku njeriu duhet
tė mendojė racionalisht, me tė vetmin qėllim pėr tė ardhur deri te
kriteri i vlerėsimit tė ligjėsive tė botės. Qė mendimi i arsyeshėm
tė jetė funksion i pėrgjithshėm i domosdoshmėrisė shpirtėrore, mė
parė duhet tė bartet nėpėr shqisa, sepse mendimet e sistematizuara nga
shkaku i arsyes mund tė lexohen mė shkoqur e mė qartė nėpėrmjet
shqisės. Shqisat i mundėsojnė arsyes tė shquajė mendimin njerėzor
deri nė njohje tė vėrtetė duke ia shtuar pjesėn e verifikuar, pra
pjesėn logjike tė tė prekurit, tė tė ndierit, etj. Organet e shqisės
na mundėsojnė ta ndjejmė formėn dhe pėrbėrjen e njė sendi nė
natyrė, duke formuar kėshtu kuptimin e vėrtetė tė formės, shijes,
madhėsisė, pėr tė cilėn psikika jonė pėrmes tė vėrejturit tė
vėmendshėm do tė na diktojė ta njohim mė lehtė sendin nė natyrė.
Njohja e vėrtetė ėshtė parafytyrimi i lidhshmėrisė sė vullnetit tė
ideve tė hershme me ēfarėdo ideje racionale nė pajtueshmėri me
intelektin. Ajo mund tė fitohet nga eksperienca e arsyes njerėzore, e
cila kalon nėpėrmjet shqisave tona duke i akumuluar teoritė shkencore
nga arsyeja e qartė nė pėrvojėn e mendimit intelektual. Njohja dhe e
mira ekzistojnė nė njė pikė, kėtu nė kėtė horizont tė pafund, por
qė ti ndjejmė brenda nesh, nė rend tė parė duhet kuptuar vetveten
si art i shprehjes sė lirė, e aftė pėr ti shqyrtuar ligjėsitė e
natyrės. Ne duhet tė shkojmė pėrtej intelektit tonė, se kėshtu nė
fakt, ne do tė kuptojmė njohjen dhe tė mirėn, si pjesė e vlefshme e
udhės sonė intelektuale. Njohja dhe e mira janė brenda nesh, mirėpo,
njeriu nėpėrmjet veprimit tė sjelljeve drejtohet kah e mira, ndėrsa
nėpėrmjet intelektit drejtohet kah shqyrtimet e njohjes shkencore.
Gjithēka ėshtė brenda nesh, e mira, e keqja, por dhe urtėsia pėr tė
vepruar sipas njė paramendimi tė vėmendshėm, prandaj ne duhet tė
kėrkojmė njohjen qė tė priremi drejt edukimit tė vėrtetė, e cila na
shpie nė njohje. Njohja ka veti tė lartė morale, ngase ajo pasuron
mendjen me njohuri tė mjaftueshme sa pėr ti diktuar lėvizjet e
natyrės, dhe njohur disa fshehtėsi tė universit, duke e ndriēuar
shpirtin njerėzor kah e mira e pėrhershme. Nė tė kundėrt, mosnjohja e
natyrės, pra, injoranca mund tė dėmtojė intelektin tonė shpirtėror
dhe mendor duke e errėsuar vetėdijen njerėzore tė orientohet kah e
keqja. Udha jonė intelektuale ėshtė vetėm njohja, pastaj nga njohja
pėrfitohen sjelljet, diturtė, mirėsitė, e keqja, vullneti apo dhe
dashuria. Ne do tė shkojmė drejt njė udhe tė gjatė, ekzaktėsisht ku
pėrfitohet njohja ndaj sendeve, dhe mė pas tė frymėzuar do tė
veprojmė mbi paraqitjen dhe vullnetin e kėsaj bote tė squllėt me
pikėpamjet pėr tė vazhduar synimin drejt tė mirės sė pėrgjithshme.
E mira e pėrgjithshme ėshtė njė kusht i ekzistencės sonė qė smund
ti shmangemi dot, sepse nėpėrmjet tė mirės ne mund tė orientojmė
planin e tė vepruarit kah idetė progresive qė vihen nė shėrbim tė
shoqėrisė. Udhėtimi ynė drejt tė mirės sė pėrgjithshme lidhet me
njohjen, ndėrsa njohja me arsyen, ndėrkaq arsyeja me pėrvojėn
shkencore. E mira e pėrgjithshme ėshtė natyra e pėrsosur e jona e
krijuar nga edukimi estetik i shpirtit, qė realisht mundėson njė
vullnet tė prirur pėr tė vepruar nė mėnyrė intelektuale brenda
lirisė shpirtėrore. E mira duhet tė sjell lirinė e mendimit dhe
ambicieve tona pėr ta ndryshuar botėn, tė paktėn duhet ta bėjė tė
pėrshtatshme pėr hir tė interesave tė pėrgjithshme, qė nga
kėndvėshtrimi ynė tė duket sa mė racionale. Burimi i sė mirės
ėshtė njė ide e Zotit qė krijon njė rregull inteligjent pėr ti
perceptuar, dhe njohur sendet nė natyrė duke qenė tė pėrshtatura pėr
tė mirėn e tij. Ky shkak i domosdoshėm i sė mirės lind nga arsyeja e
kulluar, qė njeriu i ditur e ka tė lindur nė etikėn shpirtėrore, por
qė me eksperiencėn njerėzore do ta pėrsosė, qė mė pas e mira tė
shėrbejė pėr tė vėshtruar apo njohur thelbėsisht ligjet e natyrės
dhe njeriun. Duhet kuptuar se ligjet e natyrės vlejnė pėr sistemin
intelektual tė njeriut, qė ai ti vrojtojė dhe shqyrtojė pėrmes
mendjes sė shėndoshė tė gjitha lėvizjet e natyrės fizike, qė janė
tė ngjashme drejtpėrdrejt me vullnetin njerėzor, pėr tė cilėn njeriu
mė parė duhet tė njohė gjer nė thelb funksionin e brendshėm tė
rregullit tė natyrės, me qėllim qė ta ēojė atė deri te ndryshimi
pėr tė mirėn e gjendjes sė tij shoqėrore. Ndryshimi i gjendjes
shoqėrore bėhet sipas njė plani tė intelektit hulumtues, duke e vėnė
dijen e fituar nė shėrbim publik. Ky hulumtim i njeriut ėshtė njė
shtytje drejt shkencės dhe zbėrthimit tė natyrės pėr tė pėrfituar
sa mė shumė njohje korrekte, e cila ėshtė nė tė mirėn njerėzore, e
qė mė pas nxit arsyen tė diktojė rregullat pėr orientimin e jetės
sė tij shoqėrore duke e shndėrruar nė mjet intelektual.
Qėllimi i botės dhe i njeriut
Qėllimi i botės ėshtė njė mjet i
domosdoshėm i Zotit pėr ta provuar njeriun si nga sjellja dhe
pėrgjegjshmėria e tij, mirėpo, nė radhė tė parė ndaj vetes,
shoqėrisė dhe Qenies sė domosdoshme. Kjo provė ėshtė justifikimi i
qėllimit tė arsyes njerėzore. Qėllimi i botės nuk ėshtė asgjė
tjetėr, pėrpos njė model i provuar i veprimit tė njeriut qė duhet tė
tejkalohet nėpėrmjet ekzistencės sonė transite. Botėn duhet parė ose
si njė botėkuptim pėr tu arritur synimi i njeriut ndaj tė mirės
sė pėrgjithshme, ose pėr tu arritur synimi i njeriut qė bie brenda
normave tė interesit tė sė keqes. Qėllimi i botės ėshtė gati
sterile nė thelb, por vepra e njeriut e bėn tė joshet, dhe tė ngjizet
sipas njė veprimi absurd i cili nė realitet ėshtė steril dhe i
pakuptimtė. Ndryshe, nuk mund tė ketė udhė tjetėr pėr ta shmangur
kėtė absurditet, sepse ligjet burojnė nga njė forcė joreale, qė
urtėsisht janė nė kundėrthėnie me veprimet e njeriut. Ndėrsa po tė
vėrejmė nga plani i vizionit progresiv, veprimi i njeriut tė ditur bėn
pėrpjekje tė vazhdueshme pėr tė sjellur njė metodė shkencore mė tė
sofistikuar, me qėllim pėr tiu pėrshtatur ligjeve tė botės duke i
sajuar vetvetes njė ekzistencė ku nė esencė do tė jetė e gėzueshme.
Duke e ditur qė ligjet e botės nė thelb gravitojnė brenda rrezikut,
por me njė sajim tė shpresės pėr tu pėrshtatur me ambiciet dhe
vullnetin e njeriut, gjithsesi se kjo botė mbetet njė lojė e hidhur e
ekzistencės sonė qė fatkeqėsisht ne do ta kuptojmė pasi pėrsėritja
e botės tė pėrfundojė fund e krye. Bota na detyron tė pėrballemi me
kushtet e saj absurde duke na nxjerrur jashta vullnetit pėr tė shpresuar
mbi mjetet pėr jetė fatlume, por gjithnjė e mė tepėr na hedh brenda
hunbėtirės pėr tė mos guxuar. Por, rėndėsia e tė kuptuarit tė
veprės psikike qė ėshtė e ndėrgjegjshme, ajo nė rend tė parė niset
nga njė thelb absurd qė tė shtyn brenda rrezikut tė sprovės, e cila
ndėrkohė pa e kuptuar ne na vė nė lojė tė keqe. Kjo lojė e keqe e
botės qė i bie fatit tė njeriut ėshtė njė burim i mistershėm qė
ēon nė neglizhencėn e paraqitjes sė botės thelbėsisht tė lumturuar,
por pėr ne, sigurisht qė mbetet njė kalim i hidhur e i pakuptimtė, por
me shpresėn se pėrvoja intelektuale e ekzistencės sonė do tė na
edukojė dhe kthjellojė drejt pėrshtatjes, ose kapėrcimit tė lojės
sė keqe. Pėrvojėn nė kėtė rast e kuptoj, si njė arsye qė duhet tė
jetė e aftė ta kuptojė njohjen e botės si njė pėrshtatje e vetme,
qė njeriun do ta orientonte drejt mjeteve pėr paqe tė mjaftueshme.
Qėllimi i njeriut ėshtė qė tė parazgjedhė kushtin e domosdoshėm
pėr fatin e tij tė ardhshėm, ndėrkohė ai kusht duhet tė pėrmbledhė
brenda vetes principet pėr tė njohur tė vėrtetėn e pashmangshme, e
cila do ti shėrbejė tė mirės sė tij shpirtėrore. Fundja, secila
krijesė njerėzore do tė duhej tė synonte pas tė vėrtetės me arsyen
e vetme qė tė shuante kėshtu thelbin negativ tė botės, e cila
njėherit nxjerr ndėrgjegjen dhe aktet psikike pėrpara
pėrgjegjshmėrisė, gjė qė kjo do tė thotė se pėrgjegjshmėria
ėshtė funksioni kyē qė e graviton nė veprimin e mendjes sė njeriut.
Secila shkencė krijon gjer nė joshjet thelbėsore mundėsinė e njohjes
pėr tu kuptuar vullneti i tė mirės njerėzore. Shkenca ėshtė njė
ide e vėrtetė qė ndihmon tė shquash teorinė e njohjes e nisur nga
faktet reale, ku nėpėrmjet njohjes tė hap udhė racionale tė vish deri
te e vėrteta e vetme. Dhe e vėrteta ėshtė njė lloj shkence e
pėrfituar nga njohja, sepse nė fakt ajo del nga dituria qė na bekon
shkenca dhe artet. E mira njerėzore pėrfitohet gjithnjė e mė shumė
nga joshjet e mendimit racional, e ndjekur pas nga arsyeja kritike qė
bėn pėrpjekje pėr ta sistematizuar veprimin e mendjes gjer nė njohje
intelektuale. Gjithashtu, mendoj se e mira njerėzore mund tė pėrfitohet
edhe nga kėrkimet e vazhdueshme tė arsyes sonė brenda vetes, duke
synuar nė vėrtetimin e sendeve nė natyrė krahasuar me metodėn kritike
tė tė njohurit. Pasi tė kemi fituar tė mirėn njerėzore nga njohja
shkencore apo nga metoda kritike e tė njohurit, atėherė duhet ta vėmė
nė shėrbim mė tė pėrgjithėsuar, sepse vetėm kėshtu ajo do tė
rimėkėmbė lirinė e veprimit mbi lėvizjen e natyrės, dhe aftėsinė
tonė pėr udhėheqje tė vyer intelektuale. Njeriu, pėrveē qėllimit
pėr tė ekzistuar, ka dhe qėllimin pėr ta njohur vetveten nė plan mė
tė pėrgjithshėm, kėtu hyjnė angazhimet e tij nė lidhje me natyrėn,
Zotin dhe me vetveten. Qėllimi pėr ta njohur vetveten ėshtė i
pashmangshėm, por qė ta njohėsh vetveten, sė pari duhet arsye tė
shėndoshė me tė vetmin shkak, qė qėllimi tė bėhet i vetėdijshėm
apo racional. Qė tė kemi qėllim skajshmėrisht tė volitshėm duhet tė
priremi drejt nocionit tė sė mirės, pra tė kalitemi pėr tu
pėrshtatur ligjeve tė natyrės, ndėrkohė tu bindemi urdhėrave tė
njė Zoti tė ditur, si dhe tė orientojmė mendjen tonė drejt njė
sistemi inteligjent, ku plotėsohet qėllimi i njeriut ndėrmjet
ekzistencės reale dhe hyjnore.
|
|
NGA
I NJĖJTI AUTOR:
●Absurditeti
i botės
●Bota
si sprovė mistike
●Letra
filozofike
●Politika
●Mbi
artet
●Mbi
vullnetin
●Skicė
mbi filozofinė
●Shpirti
Ballina |