rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Bota si sprovė mistike

  Shkruan:
Bujar Ploshtani
 

Tė luftosh dispeptizmin te njeriu, nė radhė tė parė ėshtė njė ndjenjė e krenarisė,  ndofta kjo ėshtė njė mėnyrė pėr ta ēliruar njeriun nga frymėmarrjet e errėta qė pėrherė e nxėnė nė forma tė ndryshme, dhe e dobėsojnė mė shumė nga realiteti njerėzor. Bota qė mbetet e squllėt ėshtė krijuar nė atė mėnyrė qė njeriu tė mos arrijė njė ekzistencė absolutisht tė lumtur. Kjo nismė e kėtij krijimi pėrmban lojėn e sprovės duke shtyrė njeriun drejt dėshirės pėr pushtet apo drejt forcės. Bota ėshtė e ndėrtuar me paraqitjen e vullnetit mistik, ndėrsa vazhdueshmėria e saj nė ditėt nė vazhdim mbetet njė mister i pashmangshėm. Kur gjithēka tė kemi kuptuar prej jetės atėherė ne do tė kuptojmė se kemi qenė udhėtar tė mėrzitshėm tė vetvetes sonė, madje dhe, pa e ditur as vetė ne se si. Pasioni pėr tė jetuar domosdoshmėrisht nė kėtė botė mbetet njė herė e pėrgjithmonė relative, ndėrkaq, kjo duket qė ėshtė mjaft komplekse pėr ta kuptuar deri nė joshjet thelbėsore. Paraqitja e kėsaj bote me motivin pėr ta jetuar domosdoshmėrisht ėshtė njė kusht i ekzistencės sonė transite. Ne udhėtojmė drejt njė joshjeje tė panjohur, ku paraqitja dhe vullneti ynė ėshtė njė absurditet i pazakontė, duke mos ditur se e nesėrmja mund tė jetė njė lojė e hidhur e jona. Ne duhet tė udhėtojmė pas misterit tė sė nesėrmes, ku pėrjetimet tona ndiesore duhet tė shndėrrohen drejt njė paraqitjeje tė kėsaj bote. Njeriu dhe bota janė midis vullnetit dhe sprovės. Megjithėkėtė kondratiktė njeriu diktohet pas vullnetit pėr tė ndryshuar vetveten. Bota e provon atė, madje dhe e josh me tė vetmin qėllim qė tė arrijė te pėrfitimet e tij vetjake, qoftė edhe nėse pėrfitimet e tij janė nė kundėrshtim me ligjet e natyrės. Njeriu pas kėtij akti shndėrron arsyen, ngase bota si paraqitje ia motivon lojėn drejt shndėrrimit. Pasojat qė mund tė vijnė nuk janė vetėm tė njeriut, por dhe tė botės, sepse provon sensin e paraqitjes sė sprovės, dhe e gjithė kjo pėrshpejton njeriun nė hamendje tė kohė pas kohėshme. Kjo paraqitje e bėnė tė tillė njeriun pėrballė kėtij realiteti, e cila mė pas manifestohet me ngacmimin dhe formimin e egos duke e privatizuar atė nė mėnyrė tė konsiderueshme. Njeriu mbetet njė vepėr e pafajshme, pavarėsisht nga bota dhe ligjet e saj absurde qė e diktojnė mė shumė drejt imponimit. Ai me kohėn nė vazhdim ėshtė gjendur papritur nė kėtė udhėkryq, mirėpo vullneti i tij tepėr njerėzor avancon mendimin pėr tė tejkaluar vetveten nė kufij transcendental.

Paraqitja e botės rėndom sjell dhe fundin negativ tė njeriut. Ky fund ėshtė interpretimi i humbjes sė durimit tė njeriut, kur ndodhet nė stazet psikike tė ankthit. Vepra e kėsaj bote ėshtė shterpe, provokon instancat e tij ideore nėpėrmjet vullnetit pėr forcė. Paraqitja e botės nė pėrmbajtje ėshtė kontraverse, njė udhė e ngushtė qė sjell ankth dhe akte psikike tė provokueshme. Pėrjetėsimi i njeriut nga kjo paraqitje mistike dhe provokuese e botės, e detyron atė tė shndėrrohet, dhe njėkohėsisht tė pėrballet me misterin e sė nesėrmes ku kjo e fundit mund t’ia shndėrrojė vlerat e pėrgjithshme tė tij. Megjithatė, njeriu siē thoshte Kant-i, ėshtė si njė kafshė racionale; ose siē thoshte Volteri, si makinė dehėse, njeriu asnjėherė nuk ėshtė i gatshėm qė ta shmang kėtė botė tė rreme, madje as dhe ta humbasė, ai ėshtė gjithnjė optimist duke shpresuar nė ditėt e ardhshme, se fatin e tij do tė mund ta ndryshojė sipas planit inteligjent. Megjithatė, edhe pėrkundėr tė gjitha pėrpjekjeve njė ditė, ai duhet tė shuhet pėrgjithmonė! Por duke e ditur qė njė ditė do tė shuhet pėrgjithmonė, dhe vetėm veprat e tij do tė cilėsohen tė pavdekshme, ai duhet tė mos e bėjė gabimin e turpshėm qė ia imponon jeta! Nuk shoh ndonjė karakter sublim qė mund t’ia zbulojė rrėnjėt e urtėsisė, dhe tė vėrtetės sė pėrjetshme. Ėshtė njė paraqitje rrumbullake e papėrcaktuar mirė nga vullneti i domosdoshėm i njeriut, me gjithė misterin qė posedon, si njė e keqe e domosdoshme pa iu shmangur dot. Bota mbetet vetėm njė pėrsėritje e mistershme brenda llojit tė vet, ndėrsa kjo pėrsėritje e mistershme po ndikon negativisht te njeriu. Ai duhet tė priret pas njė rregulli tė ndėrgjegjshėm, ku vetėm nga veprimi i mendjes sė tij progresive vjen ndryshimi i madh; ku thjesht duhet t’i pėrshtatet lojės sė rrezikshme. E cilėsoj lojė tė rrezikshme, ngase misteri dhe absurditeti janė dy vrastarėt mė tė mjerė tė njeriut. Sidoqoftė, edhe pėrkundėr botės si paraqitje drejt sprovės, njeriu mbetet i pafajshėm dhe krijesa mė e vlerėsuar nga tė gjithė. Shpirti, mendja, arsyeja, ndėrgjegjja e njeriut janė ndėr virtytet mė tė larta emocionale qė gėzon ai, madje ku dhe secila krijesė e gjallė e tokės do t’i kishte zili me shpresėn pėr t’i rezistuar sė keqes sė pakapėrcyeshme. Bota, hera-herės ėshtė njė pėrvojė e mirė, por herė-herė njė humbje dhe njė pėrvojė e hidhur e papėrsėritshme ndonjėherė. Ky ligj i botės qė ėshtė i pandryshueshėm, dhe kjo natyrė njerėzore qė ėshtė e pafajshme ndodhen nė njė arenė mistike ku loja dhe fatet nuk ngadhėnjejnė dot. Por nė fund, triumfon bindja ndaj tė vėrtetės. Nė syrin e tė vėrtetės sė pashmangshme, bota paraqitet e dorėzuar para tė gjitha planeve tė mundshme. Ajo njėherė e pėrgjithmonė mbetet njė pėrfaqėsim i thjeshtė me episodė misterioze tė pakuptimtė, ku njeriu ėshtė dhe mbetet shprehja individuale e krijimit tė botės me pėrpjekjen dhe tendencat pėrtej njerėzore. Plani i diktuar i botės nuk rrjedh nga asnjė pamje empirike, por ėshtė njė strategji e veprimit mbi arsyen e sprovės. Fati i botės ėshtė i pandryshueshėm, prandaj njeriu mbetet njė hero, dhe ndėrkohė i ngushėlluar me veprimin e ndėrgjegjes sė tij. Ky fat ėshtė pėrvoja e hidhur e tij, qė asnjė shkak tjetėr inteligjent nė botė nuk e modifikon atė, pėr njė ndryshim tė ri tė domosdoshėm. Imagjinoni, dashuritė e mėdha si ato romantike dhe revolucionare, gjithmonė nė thelb janė tė ndėrtuar prej njė fati tė hidhur, qė nė tė vėrtetė janė tė pashmangshme. Kjo botė ėshtė mjeti i fundit qė tė imponon fatin e hidhur, ku dhe tė shėmton pafundėsisht, pa e ndryshuar mė dot.

 

NGA I NJĖJTI AUTOR:

Absurditeti i botės
Bota si sprovė mistike
Letra filozofike
Politika
Mbi artet
Mbi vullnetin
Skicė mbi filozofinė
Shpirti



Ballina


Ballina                                                                                                                                                                                            Kreu i faqes