|
Libri me poezi i
Besnik Camajt "DIELLIT TIM", mė ngjalli interes dhe iu
reka kėtij shkrimi vetėmse vjershat nė tė i konsideroj si njė model i
krijimit tė njė shpirti poetik tė paprekur nga madhėshtia e arritjes nė
koordinata tė larta snobe. Me preku poezia e ēiltėr dhe e pastėr e njė
tė dashuruari thellė nė personin qė don po dhe nė poezinė nė pėrgjithėsi.
Duke lexuar kuptoj nė mes rreshtave se Camaj e do tė dashurėn dhe gati
po aq edhe poezinė, tė veten apo tė autorėve tjerė pa dallim.
Njė vijė
naiviteti letrar pėrcjellė shum poezi tė tija, ndoshta i krijuar me qėllim
pėr tė pėrforcuar ēiltėrtinė e fjalės dhe ndjenjės qė shpalon. Si
do qė tė jetė, vepra mbush lexuesin me njė lehtėsi shpirtėrore tė
mahnitshme. Larg intrigave dhe politikave ditore, kėto poezi, janė
pasqyrė e njė jete e shprehur me njė tė folme tė ngrohtė dhe shum tė
afėrt pėr lexuesin, sidomos pėr moshat pesėmbėdhjetė tridhjetė
vjeēare. Pėr tė kaluarit nė moshė, ky libėr ėshtė kėthim shpirtėror
nė njė rini idilike dhe udhėheq lexuesin tė ndihet si flutur e ndalur
mbi lulen pranverore qė puth polenin e begatshėm dhe madhėron jetėn.
Duke kaluar nė
njė analizė tė poezive, do tė hasim edhe prej tyresh qė nuk kanė
ndonjė vlerė a domethėnie tė posaēme pėr fjalėn letrare por, si qė
pėrmenda mė parė, kjo as qė ėshtė qėllimi i Camajt. Ai ėshtė
krejtė i ēveshur nga ambicjet poetike e pikėrisht kjo e ritė vlerėn e
dashurisė sė tij ndaj poezisė. Pa filluar analizėn e poezive qė kam
zgjdhur pėr kėtė shkrim, shpreh njė dėshirė timen, e kjo ėshtė
shpresa se Camaj, sė paku kėtyre viteve 2010/20, do tė na dhuroj edhe njė
libėr tjetėr me poezi tė reja, tė kėtillė, tė lehtė, tė afėrt e
tė ngrohtė
Nisem pikėrisht
nga « Pa identitet dhe liri, njeriu sėshtė », sentencė qė
Camaj i rin besnik gjatė tėrė veprės dhe kjo vetmėse vjen dhe pėrforcon
identitetin e tij tė ēiltėr. Qė nė vijim, nė faqen e shtatė lexojmė
poezinė e parė qė e vlerėsoj
se ėshtė kulminantja e tėrė veprės
, himn pėr identitetin. Ndėrro
emėr e fé, shko nga tė duash, ti nuk do tė ikėsh nga ajo qė je :
nėse larg shkon, do tė vuash pėr atdhe dhe do tė ngelėsh
shqiptar
,mos u meshef ; bėhu e qėndro krenar, ėshtė kjo
porosia sublime e autorit.
Ti
mbetesh ai qė je
.
Ti
mbetesh shqiptar se i tillė ke qenė
mbi ty gjithė tė zezat ushtruar janė
ndėrruar ta kanė shpesh edhe fenė
por kot se ti mbetesh ai qė je
Shqiptar
mbi tpkė e shqiptar mbi dhe.
(f. 7)
Nė vjershėn
« Kurrėn e kurrės » hasim njė krahasim tė veēantė qė
shprehė bindshėm qėndresėn e
qenies kombėtare pėr egzistencė tė pashueshme dhe mbyll vjershėn me
njė varg tė pakapshėm pėr fuqinė qė ka. Shqiptari nuk shuhen
« kurrėn e kurrės ; e as atėherė » ėshtė porosia e
ngulur nė qenien e ēdo kombtari, qė Camaj dijti ta shprehė mė sė
bukuri nga tė gjithė nė :
Jo
jo kurrė
nuk shuhet shqiptari
siē nė Diell
smund tshuhet zjarri
as nė dimėr e as nė verė
as nė luftė as nė skėterrė
kurrėn e kurrės
e as atėherė.
(f. 11)
Nga figura
stilistike e krahasimit, dua tė pėrmend edhe strofėn e parė tė
« Ti erdhe », nga e cila
kuptojmė se me tė vėrtetė kemi tė bėjmė me njė dashnor tė poezisė
dhe tė vashės.
Besoja
tmė vije nga larg
pa u hamendur
Siē
vjen njė varg
duke vrapuar
tmė bėje tė ēmendur.
Njė veēanti
vargu qė nuk e hasim aq shpesh nė poezi vėrrehet kur autori ka njė
porosi, njė bindje a njė qėndrim pėr tė pėrfunduar mendimin e tij
preras. Ėshtė karakteristike se arrin ti jap njė formė tė bukur kėsaj
shkėputje qė nga tėrėsia « bazė » ndahet edhe me renditje
tė zakonshme ideshė edhe me tėrėsinė e vargut
tė krijuar mė parė. Ndėr vjershat mė tė dalluara tė kėtij
konfigurimi tė them atipik, qėndrojnė vjershat « Mos harro ! »
(f.109), « Rrugės » (f.
110), « Drini
i Bardhė » (f. 111) dhe « Kulmore » (f. 115) nga e cila
ndaj strofėn e fundit dhe vargun « plus » :
Dhe me sa fuqi kish, nė
shenjė fitoreje
valėviti
flamurin e lirisė
E i vuri kulm jetės.
Kėrkimet
Janė tė shumtė
poetėt qė nė vjershat e tyre tė viteve tė para humben nė dėshirėn
e krijimit tė vargut me rimė edhe kur ajo nuk pėrkon me « shtatin »
e vjershės nė fjalė, qė do tė thot, rimė nė njė komponim pa metrikė
tė tillė. Kjo dukuri e deformimit tė sintaksės, pėrsėritet edhe nė
rastet kur autori don tė pėrforcoj
a tė vė nė pah njė ide tė veten. Fatkeqsisht, edhe te Camaj e hasim
njė dukuri tė tillė qė e dobson fuqinė poetike dhe shprehjen e tij tė
bukur. Nė vjershėn e kohės rinore « Dua buzėn tėnde »,
thuhet « dėgjuar sta kam » nė vend tė thuhet thjeshtė e
bukur : « sta kam dėgjuar ». Shprehjet e kėtilla pėrsėriten
disa herė dhe ēon tė mendohet se autori edhe mund tė jetė nėn ndikim
tė tri gjuhėve me tė cilat ka qenė shpesh nė kontakt. Di se flet
bukur frengjishten, por ndoshta ėshtė edhe njė ndikim nga gjuha
popullore e vendlindjes dhe andaj nxjerr nga faqja 58 (« Mė e mira »)
dy vargje e fundit :
dhe do jesh
imja mė e mira mikeshė.
Kjo na ēon nė
sintaksė tė disa gjuhėrave tė huaja e unė me kėtė rast do tė jap
vetėm njė pėrkthim nė frengjisht qė bėnė tė mendojmė se ndikimi
edhe mund tė jetė nga kjo gjuhė :
et tu serras
ma meilleure amie !
E njėjta dukuri
vėrrehet edhe nė dy vargjet e fundit tė poezisė « Lulezjarri »
(f. 60) ku thuhet :
shkėlqimin
e tim shpirti
tė marrė.
Kjo formė
sintaksore haset edhe nė tė folmen popullore nė disa vise tė Kosovės
dhe Shqipėrisė veriperendimore dhe ka mundėsi qė Camaj tė pėrdor kėtė
me qėllime tė caktuara tė cilat i pėrmenda mė lartė. Ky lloj
kombinimi sintaksor qė nuk sjellė ndonjė begati poetike pėrsėritet
disa herė (« Jetuar kam », f. 94, nė vend tė : kam
jetuar; « nė vargun e
tė bukurave kujtime » nė vend tė : nė vargun e
kujtimeve - tė bukura f.104). Natyrisht njė formulim i tillė sintaksor e pėr tė
pėrforcuar akcentin ideor e stilistik ėshtė i mundshėm por tejpėrdorimi
i kėtillė vetėmse e dobson fjalėn dhe idenė e bėnė tė zbehtė nga
shkaku i shtypjes sė tepruar qė krijohet pa patur nevojė dhe ēthurrjes
sė vėmendjes nga kakofonia sintaksore. Por njėherit, e
patjetėr dua tė theksoj se kėto lėshime aspak nuk e turbullojnė pastėrtinė
e freskėt tė veprės.
Camaj nė njė
rast (tė vetmin nė kėtė vepėr) ėshtė pak edhe « brutal »
dhe kjo sikur godet lexuesin qė ėshtė duke u joshur me gjuhėn e virgjėr
nga tė tilla ekcese. Personalisht jam kėthyer disa herė, enkas pėr tė
gjetur tė pakumtimtėn ; por asgjė tė pakuptimtė, thjeshtė njė
fjalė qė nuk jemi mėsuar ta hasim duke lexuar librin. E kjo ėshtė vetėm
njė term i rėndomtė por qė tingėllon vrazhdė nė kontekstin e vargut
dhe idesė edhepse as fyen e as prekėn dikend. Thjeshtė ajo nuk pajton
me tė folmen e Camajt. Sa e njof veprėn e tij, do tė pėlqeja intimisht
tė kishte shkruar « dushuria, ledhatimet, pėrkdheljet ose ndonjė
fjalė tjetėr nė vend tė « akti ».
Njė dukuri tjetėr
qė i pėrshkon poetėt e plejadės sė re ėshtė dollia e si pasojė e
saj edhe dehja. Pėr fat tė mirė, nuk gjejmė askund « e kalla njė
cigare
» dhe shpresoj se do tė rrallohet edhe « ngrita njė
dolli » ose « mbusha gotėn me verė
».
Pėrfundim
Vepra nė pėrgjithėsi
meriton njė studim mė tė thellėsuar dhe sidomos ia vlen tė lexohet. Nė
ēdonjėrėn nga poezitė hasim nė njė realizėm ndjenjash qė dalin nga
njė shpirt tė flaktė qė ecėn me ngadalėsinė e ujėrave mė tė qeta
dhe na lėnė kohė tė joshemi me ajrin qė ēliron nė mėnyrė sa mė
natyrore vargu i ėmbėl gjatė tėrė kohės, nga fillimi e nė mbarrim.
Dhe ja kur flas pėr mbarim, e rikopjoj poezinė e fundit..,
tė mrekullueshme e me tė cilėn mbyllet kjo « idilė nė mes tė
pėrjetimeve poetike dhe lexuesit.
Shpirti ėndėrrues
E
takova
nėn hijen e flokut
mbi karrigen e thyer
nėn fletėn e dushkut
nė librin tim.
E
pashė
nė syrin e pranverės
nė vegimin e mėngjesit
mbi kurorėn e lules
nė folenė time.
E
dėgjova
si gurgullimėn e pėrroit
si zukatjen e bletės
si zėrin e dragoit
si zemrėn time.
I
thashė
se ėshtė gjinkallė
se ėshtė mjaltė
se ėshtė pėrrallė
ėshtė shpirt i rallė :
Pandehu
se smė dėgjoi
por unė
prapė i them :
SHPIRT
TY TĖ KAM
ZEMĖR ME TY JAM
ĖNDĖRR
PA TY SJETOJ.
plaku
|