rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Vėshtrime Kėndi Politik Citate Poezi - Prozė

Mėrgata

Lojėra

Ballina

Bashkėkohorėt

Gjysma e parė e
shek. XX

Rilindasit
Bejtexhianėt

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Letra tė hapura, Reagime, Komunikata 

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari
Opinione filozofike

 

 


 

 

 


Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon



 

Shaban Cakolli

Letrar dhe veprimtar i njohur kombėtar

Shaban Cakolli, u lind nė Krilevė tė Dardanės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, tė mesmen nė Dardanė, kurse studimet nė Univerzitetin e Prishtinės. Nga mosha fėmijėrore u frymėzua pėr shkrime, kulturė dhe veprimtari kombėtare. Si i ri punonte me rininė e fshatit nė grupe letrare, ku nxirrte gazeta tė murit. Me shkrime dhe kulturė vazhdoi edhe nė shkollimin e mesėm dhe univerzitar. Ka botuar shkrime nė poezi, prozė dhe publicistikė nė gjitha gazetat qė botoheshin atė botė nė Kosovė, ku edhe tani boton nė gazetat dhe revistat qė botohėn nė diasporė e Kosovė.
Ka udhėhequr jetėn kulturore nė vendlindje dhe mėrgatė. Nė Gladbeck ishte sekretar i SHKA "Aleksandėr Moisiu" nė kryesinė e Bashkimit tė Intelektualėve Shqiptar nė Mėrgim(BISHM), ėshtė nė Kryesinė e Lidhjes sė Shkrimtarėve Artistėve dhe Krijuesve Shqiptar nė Gjermani LSHAKSH.Ka botuar nė gjuhėn shqipe, gjermane dhe turke. Ėshtė i pėrfshirė nė 18 antologji nė gjuhėn shqipe, njė gjermane nė mėrgim dhe Kosovė.

Ka botuar:

"TOKĖ DARDANE"
"LOTI I ATDHEUT"
"DETI I QIELLIT"
"KRISMA E FJALĖS"
"AGSHOLI"

Pėrkohėsisht ėshtė me banim nė Gjermani.


CIKĖL POETIK

Poezi

Nga: Shaban Cakolli

 

 

 

SHEGĖ E ĖMBĖL

 

Porta tė mėdhaja
kurrė s“kam dashtė
nė to fati mė ka pėrplasė
anė pėr anė globit i rashė
shoqen tėnde kund se pashė

Kėndej s“kam ardhė
se kisha halle
ē“paskan lindė nėnat shqiptare
cila rreze ty tė ka pjekė
moj e bukura e ėmbėla shegė

A je shegė ti,a je njeri
a mos je produkt sheqeri?

Mos je rritė ndokund n“Dardhishtė
bukur tė rrin shkėlqimi syshė

E kam pas zemren me dry
ku e gjete ti atė shkathėsi
nė portė t“zemrės ti mė ke hy
si tinėzare,ike shpejt
e lėndove si me shigjetė
tani zemra po dėnesė
ja shkėpute ti njėren pjesė
dhe pa te ndihet e huaj
ti i thua mė prit me muaj
lėngon zemra,thotė po vuaj
muaj ,muaj, shkon dhe viti
mos vono se s“mund tė priti
ti pa mua dhe unė pa ty
lumturinė e mbyllim n“dry.

 

 

BUKUR PO SHKĖLQEN KOSOVĖ

 

Veshė Kosova nė petk tė bardhė
po shėndritė si argjend e ar
nė kėtė shėnim jubilar
i madh e i vogėl kėtu janė ardhė.

Me muzikė,kostum kombėtarė
shkėlqejnė ēupat si burbuqe
kėndojnė kėngė e hedhin valle
na ėshtė bėrė Kosova nuse.
T“qoftė me fat mori Kosovė
mos ke dert se nuk ėshtė vonė
vish jelekun me shqiponjė
kėtė simbol krushqit kėrkojnė.

Fort po ndritė nusja nė shesh
me krushqėrinė e UĒK-sė
hidhu nė valle e buzėqesh
gėzim tė madh solle mes nesh.

Dasma jote nėpėr mote
do tė jetė kurorė nusėrishė
njė ndėr dasmat kuptimplote
me krushqėrinė e lavdėrisė

Me kostume tė kuqe
nė mes me shqiponja
datėn tėnde tė nusėrisė
ta shėnojmė me shkronja tė arta
Nė FAQET E HISTORISĖ.

 

 

Etje

 

Tėrė ditėn punova
tėrė natėn nuk fjeta
nė ty kur mendova
se ē“mė mori etja.

Krojeve tė burimit
sa shumė piva ujė
nė mes flakėrave dhe tymit
etjen s“mund ta shuaj

Se ē“mė pyeti vasha
ē“digjesh kėshtu aman
se mė mori etja
pėr burimin tėnd.

 

 

DUA TĖ DEHEM SONTE

 

Dua tė dehem sonte
nė ndėrrimin e vitit
tė i shėroj plagėt
nė thellėsinė e shpirtit
thesaret e botės
asgjė s“janė pėr mua
dua veq tė dehem
nė buzėt e tua.

 

 

MOJ KOSOVĖ MOJ PLAGĖ E VJETĖR

 

Shkelė ndėr thundėr plotė gjashtė shekuj
turku e greku,tė pabesė
ta prunė serbin e ta bėnė pjesė
atė barbarin kriminel
qė Karpateve pėr bukė ka bredhė
e ngulitėn nė toka t“Shqipėrisė
me naj veshur rrobat e zisė
mori hov si gjarpėr krajli
i thotė shqipes:Ja ku ėshtė varri
unė jam sėrb e kam pushtet
s“ta lė nderin qė tė pėrket
por shqiptari e ka pasur traditė
mos me u mposhtur kurrė nga hordhitė
gjak ndėr denj e zjarr nė gji
s“ka pranuar kurrė me u joshė n“robėri
nuk ja njohim pushtimin bushtrės
me ta flasim pėr grykė tė pushkės
me gjak tonin njomėm kėtė dhe
nuk i lėmė kėtu sėrbit fole
Se Kosova zemėr madhe
ka traditė nė dasma e varre
shqip jetojmė e vdesim shqip
si nėnshtrohemi tė pabesėve t“lig
su nėnshtruam kurrė nėn serb
fyta-fytas plot njėqind vjet
na kanė vra nė prag tė shpisė
jo qyqarė por nė log tė burrėrisė
brez pas brezi,djalė pas djali
pėr liri s“na trembi varri.
Skėnderbeu dhe Adem Jashari
kanė bėrė shumė kėtu mos jetė barbari.

 

 

NĖN SHIUN E GUSHTIT

 

Nė njė natė me shi
nė atė muajin gusht
na i prenin petkat
qė na binin ngusht.

Nuk kishim ombrella
zemra nė zemėr strukė
ne na ndau rrufeja
deshi me na zhdukė

Mua mė dhanė njė rrugė
ty tė futėn nė mugė
nga ai gusht mallkimi
mė nuk jemi dukė

Po tė mori malli
tė e shohish atė shi
eja se e gjenė
nė dy sytė e mi.

 

 

S“DI SI TĖ THEM

 

Dua tė tė them yll
dua tė tė them hėnė
atje mė dukesh lart
dua tė tė kem pranė.

Dua tė tė them mollė
e ėmbėl fryt i pemės
nuk mund tė shoh nė trung
dua tė kem pranė zemrės.

S“di si tė thėrras
kam qindra emėrtime
nuk dua tė lė pas
je portė e zemrės time.

 

 

NĖ KUJTESĖ

 

Kur duhen dy zemra
nuk njohin largėsi
herė futen nė kėngė
herė nė poezi
ti ėndėrron pėr mua
unė ėndėrroj pėr ty
dy zemra t“bashkuara
bėjnė botė pa kufij.
Saherė tė kujtoj
mbrėmje e agim
nė zemėr tė ngroh
hyn nė vargun tim
lexoj ti kėto vargje
dhe mirė i kupto
unė tė them tė dua
ti mos thuaj jo...

 

ME TY

 

Njė breshėri tėrmetesh
dridhin shtratin tim
mė troket njė ėndėrr
mė thėrret nė takim

Nė takimin tonė
udhėrrėfyesja je ti
hapat ti numėroj
ndritė sikur shkėndijė
tė pėrcjell me ėndėje
hiq pa pėrtesė
herė mė end bulevardeve
herė dalim nė kreshtė
mė e madhja kujtesė.

Kėshtu rrugėtoi me ėndėrra
me ty pėrēdo natė
herė dalim n“Prishtinė
herė dalim n“Ēabrat.
pėr zgjedhje tė titujve
ndjekim poezinė
nė Hotel pesė yjesh
e ngrisim dollinė
mė vardisen tjera
rreth meje mbėrthejnė
veq teje lėvizje tjera
nuk dua tė ndjejė
pas teje do jam
nė flakėn e zjarrit
vetėm tė kem pranė
ja thyajm qafėn mallit
desha nė kėtė ēast
tė sillem vėrdallė
herė tė puth nė faqe
herė tė puthė nė ballė
o malli im zjarrė.
Ėndėrra mė sodiset
me muaj e vjet
mbyllja portėn ėndėrres
ktheje nė realitet.

 

 

DASHURI E VRARĖ

 

Falma ngrohtėsinė
vetėm dhe njė herė
tė kujtoi rininė
qė na e patėn prerė

loti nga qepalla
buza pėrmbi buzė
ngrohė ditėt e vrara
tė djegura si shpuzė.

 

 

KOHĖ SHTĖRNGATASH

 

Kjo kohė me shtėrngata
plot lutje dhe urata
E korba nėna mė kot u lut
fėmijėt tė trishtojnė me zėra
nėnė,duam bukė,bukė,bukė
ah kohė,e ndyrė,e shkretė
dikush gėrsheton ėndėrra
dikush nga uria,ndėrron jetė
dhe s“u prish bota
as s“u bė tjetėr
shumė jetėra ndėrrohen
shumė shpresa lindin
pėr jetėn
E nė kėtė kohė tė zisė
tė uriturit shkojnė drejt xhamisė
Hoxha lutjet i merr
Allahu ekberr
varfėri e tmerr
athua do ta shporrin ndonjėherė?!!


 

 


 
 

Laureta Miftari >
Opinione filozofike

A e dini se...?

 
     
 

|Portali i citateve | |Citate sipas autorėve |

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Edukata| |Ėndėrrat| |Fėmijėt| |Filozofia| |Fjalėbutėsia| |Frymėzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotėt| Lumturia| |Mėdyshja| |Miqėsia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga fėmijėt| |Nga-Vizitorėt| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesėndi| |Rrena| |Skamja| |Tė-pandara| |Vetitė| |Vjedhja| |Xhelozia|

 
  © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .