rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Opinione Citate Poezi - Prozė

Mėrgata

Pastėr Shqip  Lojėra

Ballina

Bashkėkohorėt

Gjysma e parė e
shek. XX

Rilindasit
Bejtexhianėt

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Letra tė hapura, Reagime, Komunikata 

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari
Opinione filozofike

 

 


 

 

 


Lidhje tė jashtėme:

malesia.org
Shah - Chess
Cartoon


Ballina / Shkimtarė bashkėkohorė shqiptarė - Ibrahim Ibishi

 

Ibrahim Ibishi


Zgjodhi dh pėrgatiti: Shaban Cakolli

Ibrahim Ibishi ėshtė i lindur nė Kremenatė tė Gallapit, mė 16 dhjetor 1953. Me profesion ėshtė mėsimdhėnės i Gjuhės shqipe dhe letėrsisė dhe mėsues klasor. Pėrpos profesionit tė mėsimdhėnėsit ai kishte afinitet pėr krijimtari letrare nė zhanre tė ndryshme letrare. Ai ishte poet, tregimtar, romansier dhe kritik letrar.

Ibrahim Ibishi deri mė sot ka botuar kėto vepra letrare: vėllimin poetik “Varr nė qiell“, botuar nė vitin 1995, librin me tregime “Shiu pėr kėrpudha“, i botuar nė vitin 1995, nga RL “Jeta e re“, nė Prishtinė, librin tjetėr, po ashtu me tregime, “Korbat mbi muranė“, e botoi nė edicion tė SHB “Rilindja“, nė vitin 1996, nė Prishtinė, romanin
“Shtjella e vetmisė“, e botoi SHB “Rilindja“, nė vitin 2000, i cili roman pėr periudhėn kohore, tetor 1999 – tetor 2000, nga SHSH tė Kosovės u shpall libri mė i mirė i botuar nė prozė, romanin “Trėndafil nė varrezė“, e botoi nė vitin 2000 nė edicion tė SHB “Rozafa“, nė Prishtinė, nė vitin 2002, nė edicion tė SHB “Faik Konica“, nė Prishtinė, botoi vėllimin poetik “Kaēurrelja qė vrapon pas erės“ dhe, nė vitin 2004, ky autor botoi romanin “Njerėzit e vjeshtės …“, finansuar nga Ministria e Kulturės sė Kosovės, e botuar nga SHB“ Rozafa“, nė Prishtinė.

Nė vitin 2008 botoi librin me poezi “Baladė shiu“, finansuar nga Ministria e Kulturės e Rinisė dhe e Sportit e Republikės sė Kosovės dhe librin me ese dhe shkrime diskursive “ Magjia e shkrimit dhe pėrjetimi i leximit”, finansuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinės. Kėta dy libra dolėn nėn edicionin e SHB “Rozafa“ e Prishtinės. Ndėrsa nė process tė botimit ėshtė edhe libri me vjersha e tregime pėr fėmijė “ Hajni topi dhe peshqit “, nė edicion tė SHB “ Faik Konica e Prishtinės.

Ibishi ka bashkėpunuar  me shumė revista, gazeta e mediume tė shikuara, si: “Bota e re“, “Zėri i rinisė“ ( mė vonė “Zėri“ ), “Rilindja“ ( mė vonė “Bujku“, “Pionieri“, “Fjala“, “Jeta e re“, “GEP – i“, “Kosovarja“, “Shkėndija“,“Bota sot“, “Koha ditore“, “Ylliria Post“, “Lajm“, “RTK“, “Nositi“, Dardanė, Jehona e Bujanocit, Kalendari letrar, Verbi e ndonjė tjetėr.

Ibrahim Ibishi ishte po aq i suksesshėm edhe nė profesionin e mėsimdhėnėsit. Kėtė e ilustron mė sė miri mirėnjohja qė iu dha nga Ministria e Arsimit tė Kosovės, me rastin e 7 Marsit tė vitit shkollor 2007 / 2008 , ku ai radhitet ndėr mėsimdhėnėsit mė tė mirė tė Kosovės.

Ishte njėri ndėr bashkėthemeluesit e Klubit Letrar “Nositi“ tė Dardanės (ish Kamenicė).Tani mbushet njevit kur vdiq papritmas ne vendine punes, kur askush nuk e priste vdekjen e tij.

 

Ibrahim Ibishi:

MAGJIA E SHKRIMIT

Unė fillova tė lexoj pėrrallat e ilustruara vetėm nė klasėn e pestė tė fillores ( tė tilla ishin rrethanat e kohės sime ). Dhe, merreni me mend ēfarė dėshire tė marrė do t’i shkaktonte njė fėmije katundari, tė veēuar nė njė kodėr bjeshke tė pafund, ta zėmė “ E pėrhitura “, “ Llamba e Aladinit “, apo “ Borėbardha “ ?! Dhe, deshi s’deshi, ai fėmijė do tė lakmonte fatin, nė dukje tė paarritshėm tė kėtyre personazheve, qė mė nė fund do tė arrijnė tė mrekullueshmen e artė. Cili fėmijė ėndėrrimtar nuk do tė lakmonte tė ishte princ ?! Cili fėmijė i ēmendur nuk do ta dėshironte llambėn magjike, me tė cilėn do tė bėnte tė pamunduren ?!

Ndėrsa unė isha njė fėmijė i ndieshėm, i vetmuar, edhe pse shoqėrohesha me tė gjithė, qė pėr ēdo mbrėmje pėrcillja horizontin e praruar dhe mendoja se pas asaj vijės sė pafund tė imagjinuar tė horizontit, kishte njė botė tjetėrfare nga kjo imja. I shihja me mendje fėmijėt e lumtur se si luanin dhe shoqėroheshin, shihja qytetėrime tė lashta e rrokaqiej fantastikė, vėreja qiellin plot re, ku drangonjt e kuēedrat e bėnin tymnajė hapsirėn kaltėroshe…po ēfarė nuk shihja nė atė qiell tė pafaj ?!

Dhe aty fillonte vetmia e madhe, njė vetmi e pėrsosur, e cila e krijon atė njeriun tjetėrfare. Dhe, me ēdo kusht kėrkoja njė mundėsi fantastike tė shpėrtheja kėto mure gjigande qė mė ndanin nga lumturia.

Me kohėn fillova tė lexoj edhe gjėra mė serioze dhe, nuk e di se si dėshirova tė jem njė udhėrrėfyes i personazheve. Lakmova tė bėhem shkrimtar. Dhe, tashti kur thonė se jam shkrimtar, mė ėshtė kthyer ajo dhembja e fillimit. Pėrsėri jam i vetmuar. Jam shkrimtar e s’jam shkrimtar.!?

***

Kėtė shkrim, mbi tė qenit dhe tė mosqenit shkrimtar, po e filloj me thėnien e Ernest Heminguejit: Pėrgaditja mė e mirė pėr njė shkrimtar, ėshtė njė fėmijėri fatkeqe. Kjo nė njėfarė mase qėndron, por nuk ėshtė tashti pėr tashti pikėmbėshtetja ime pėr kėtė qė dua ta them, sepse sipas meje, ka me miliona njerėz me fėmijėri mė shumė se fatkeqe, e qė nuk janė bėrė shkrimtarė, ka me miliona njerėz tė varfėr, por qe, vetėm ndonjėri prej tyre ėshtė shkrimtar. Ka plot njerėz tė gjymtuar fizikisht, por qė vetėm ndonjė prej tyre ėshtė bėrė shkrimtar…

Nuk qenka, pra, fėmijėria fatkeqe i vetmi shkak i tė skaliturit tė njeriut nė shkrimtar. Fėmijėria fatkeqe mund tė jetė njė pikė favori e njė talenti me karakter tė veēantė qė kėnaq veten e tij duke shkruar njė gjeografi e histori shpirtėrore qė ėshtė pak a shumė realiteti jetėsor i tij.

E ēka e shtyn, pra, njė njeri tė shkruajė ?!

Tė gjitha pėrgjijet e kėsaj pyetjeje, deri mė sot, vetėm janė mendime tė hamendura, ose disa shkrimtarė kanė “ provuar tė zbulojnė pėrvojat e tyre “ nė lidhje me shkrimin, por vetėm kaq.

E pse shkruajmė, pra, pasi nuk e dimė pse shkruajmė ?!

Jam i vetėdijshėm se asgjė nuk duhet tė pėrgjithėsohet sa i pėrket ndjenjės sė tė shkruarit. Ėshtė e mundshme qė tė gjithė shkrimtarėt e mirėfilltė tė kenė tė njėjtat ndjenja, qėllime e nxitje tė brendshme, pėr kohėn e tė shkruarit, por ja qė nuk e thonė troē.

E pse shkruajmė, pra, kur nuk e dimė pse shkruajmė ?!

Mbase nuk e dimė se po bėjmė diēka tė bukur, sepse shkrimtari gjatė kohės sė tė shkruarit pėrjeton njė kohė dhe hapėsirė krejt ndryshe nga ajo e vėrteta! Ndoshta krijuesi yshtet, apo pėson magji, nga njė situatė a pėrvojė e jashtėzakonshme, e cila “ me tė aguar “ zhbėhet si njė ėndėrr e bukur. Dhe ēka ėshtė me rėndėsi tė posaēme e qė brengos tmerrshėm, kur shkruajmė diēka tė bukur, tepėr tė bukur, ndalemi dhe e pyesim veten, apo bėjmė sikur e pyesim: E si kam mundur unė ta shkruaj kėtė?! Ėshtė e pamundur, themi kur me kėrshėri tė posaēme e lexojmė disa herė dhe, edhe pas kėsaj dyshojmė se kemi ditur tė shkruajmė aq bukur.

E ku ėshtė, pra, krijuesi gjatė kėsaj kohe, kur ka shkruar diēka kaq tė rėndėsishme dhe tė paimagjinueshme?! Pėr gjithēka mund tė dyshojė pėrveē pėr atė se gjatė kėsaj kohe transi ka qenė fikall vetėm nė dhomė tė punės, apo nė dhomėn e ndonjė hoteli me dritare qė shikojnė nga deti.

Unė mendoj se shkrimtari i mirėfilltė ėshtė njė qenie njerėzore me shenjė tė veēantė dalluese, dhuruar nga vet zoti, nė kohė tė caktuar tė jetės. Dhe ēka tė thuhet tjetėr pėr kėtė? Ėshtė diēka e ngjashme me atė tė shpalljes sė profetėve. Prandaj, siē nuk kanė mundur tė bėhen tė gjithė profetė, nuk do tė munden tė bėhen tė gjithė as shkrimtarė. Pėrndryshe, ky do tė ishte absurdi. Kjo do tė ishte stėrkeqje. Tė gjithė ata, pra, qė pretendojnė tė bėhen shkrimtarė, duke u shtyrė me bėrryla, nuk janė tė tillė e mė sė paku shkrimtarėt ideologjikė dhe ata qė shkruajnė me porosi.

Tė jesh shkrimtar i mirė do tė thotė tė jesh pak i ēmendur, ashtu siē ishin profetėt dhe apostujt, siē janė fallxhorėt, magjistarėt, parashikuesit e sė ardhmes dhe zogjtė. Dhe

pėrjetė do tė jesh njė qenie e pėrēudshme ndėrmjet njeriut dhe zotit: as nė tokė, as nė qiell. Gjithmonė do ta kėrkosh me ēdo kusht njeriun e ėndėrres, do ta kėrkosh dashurinė dhe lirinė magjike. Vazhdimisht do tė rropatesh deri nė ēmenduri tė jesh vetvetja dhe, kurrė nuk do t’ia dalėsh, megjithėse do ta pėrdorėsh edhe verėn pėr ta ējerrė maskėn e mashtrimit tė vetvetes. Prandaj, gjithnjė do tė jesh i vetmuar, nga se ti jeton nė njė tjetėr botė, me tė tjerė njerėz dhe tė tjera perėndi.

E mė nė fund tė shtrohet pyetja: A mos ėshtė e tmerrshme tė jesh shkrimtar?!

Tė kujtojmė gjykimin e babait tė Enrik Vila Matasit, kur i thotė kėtij: Tė bėhesh Malro nuk ėshtė njė karrierė, nuk studiohet nė universitet! Dhe, kėtė unė e lexoj kėshtu: Letėrsia artistike nuk krijohet me rutinė. Atė duhet ta gėdhend mjeshtri me imagjinatė tė pėrkryer, gati me njė afinitet hyjnor.

Po tė mė pyetnin mua pse shkruaj, do ta ndieja veten tė zėnė ngusht, nga se nuk do tė dija, vėrtetė, tė pėrcaktoja psehin e kėtij veprimi sublim. Edhe nėse do tė vendosja tė pėrgjigjesha, do tė provoja tė kam parasysh ato nėntė pikat e Primo Levit, ato nėntė motovime, qė sipas meje janė tė mjaftueshme, dhe mbase nuk ka tė tjera, kur njė krijues “detyrohet“ tė shkruajė atė qė do ta shkruajė.

Prej tyre do tė veēoja motivimin, ku thotė: Ndiej ngacmim dhe nevojė. Pastaj, Tė kėnaq dhe tė kėnaqem, tė ēlirohem nga ankthi,dhe tė bėhem i famshėm dhe i pasur njėkohėsisht.

Ky do tė ishte, mbase, vetėm njė orientim sekondar, por ē’ndodh kur ia fillon tė shkruash?! Asnjė prej kėtyre motivimeve nuk tė hyn nė punė, nga se tashti ti je njė qenie tjetėr, mund ta quash hyjnore, jashtėtokėsore apo djallėzore. Nė ty futet njė tjetėr shpirt, duke tė shporr jasht ēdo gjė qė vetėm pak mė parė tė ka takuar.

Kam lexuar dhe dėgjuar mendimet e shkrimtarėve tė ndryshėm nė lidhje me atė pse ata shkruajnė. Dhe, tė them tė drejtėn, shumė prej atyre mendimeve mė tepėr ngjajnė nė deklarime false tė fryra me retorikė e filosofi sesa nė ato motivimet e vėrteta. Kam pėrshtypjen se disa nga ato janė fjalė idioteske.

***

Ja, edhe pse- hi i fundit.

E pse unė nuk u bėra shkrimtar i lexuar?! Nuk e di. E kur unė nuk e di, tė tjerėt nuk do tė kenė si ta dinė. Megjithatė, nuk u zhgėnjeva, prandaj do tė krijoj dhe krejt pėr ta kėnaqur vetveten dhe me kėtė armė tė fuqishme nė dorė do ta mund vetminė shpirtėrore, ta

mund vdekjen, qė nė shqip do tė thotė ta mbaj veten gjallė dhe nė qendėr tė vėmendjes, pasi mė mungon njė botė e shtensionuar, njė parajsė e vogėl.

Prapseprap, dyshoj se kėto janė arsyet e vetme pse bėj njė punė kaq tė ēmendur.

Ndoshta nuk ka ardhė koha ime ?! Kushedi.

Njė lexues, ndėr tė rrallėt, mė tha mbase me shpoti: Librat tu do tė lexohen me ėndje pas sė paku dyqind vjetėsh!

Aferim! – i thashė. Edhe kjo ėshtė mirė. Pas aq vjetėsh, dėshmitarėt e gjallė do tė vdesin. Do tė mbesin vetėm librat ( veprat ), nėse nuk i djeg ndonjė luftė e mundshme kundėr krijuesve dhe intelektualėve.

 

IBRAHIM IBISHI;


DUA TĖ JESH HĖNĖ POETI

Dua

Tė jesh hėnė poeti

Zjarr dhe qetėsi

Nė tė njėjtėn kohė

Dhe dramė e kėngė

Tė jesh kur ke vetmi

Dua

Tė jesh zog perėndie

Qė fluturon qiellit tim

Dhe gjėmė e kėngė tė jesh

Njė ditė kur t’ikin ėndrrat

Tė kthehesh tė tregosh

Se je hėnė poeti

Me kurorė xhevahiri - mbretėreshė

Dua

Zog i kėtij qielli tė jesh

Me plot shpresė nė cicėrrimė

Fashė drite e zvėrdheme

Tė shkėlqesh

Tek lėshohesh mbi dritaren time

Nė mesnatė

Hėnė dhe zjarr poeti

Tė shkėlqesh e tė jesh

 

ROMANCĖ PĖR TY DHE MĖNGJESIN ME SHI

Nga veranda e Agoras

Pėrjetoj pėrpėlitjen e shiut

Mbi gjethurinė e blinit

Dhe flokun tėnd

Tė ngatėrruar me copat e gjumit

E shoh tė gėshtenjtė tė pėrgjumur

( Nėse do tė jesh i lumtur thonė

Sajo njė pėrrallė pėr tė dashuren

Qė ende fle e patrazuar

Nė shtrat princeshe

Dhe vrojto detin e mėrzitur

Nga puthjet e pikėlave tė imta

E kaēurrelat e saj

Merri nė gishtėrinjt qė tė dridhen

Dridhen

Dridhen )

Prej kėndej mundohem tė tė gjej

Nė njė bredhėritje tė pėrhanshme

Dhomave tė pallatit pėrballė

E nuk tė gjej nuk tė gjej

E nuk tė shoh nuk tė shoh nuk tė shoh

E patjetėr diku je ti

E unė dėshiroj tė tė shoh tė tė shoh

Kaēurrelat t’i pėrkėdhel nėpėr shi

Nėpėr shi nėpėr shi



PRIT NJĖ HERĖ SA T’DEL VASHA

Hėnė o hėnė hėnė hirushe

Nė mesnatė prit e prit

Vonė kur ėndrra psherėtinė

Prit sa t’del vasha n’dritare

Sa t’del djali me violinė

Rri mbi kopshtin e pėrgjumur

Plot aromė jorgovani

L’sho fenerin nė ēardak

Puqi buzėt engjėllore

Shfryje afshin mbi zambak


E dikur nė fund tė ėndrrės

Fshihe syrin nė buzė mali

Hije e verdhė sa t’zgjatė nata

N’zemėr t’djalit lulja e jetės

Trėndafil me gjemba ari



DIMĖR SHIGJETARĖSH

Nga mansarda qė nuk e kam

Thith cigaren

Pastaj me tymin nėpėr pullaze hidhem

Si galat kur krrokasin n’acar

E poshtė nipi nė dhomėn e prindėrve

Kėrkon diēka qė emrin ende nuk ia di

Qan nga i’here

Me gjuhėn time qė s’e mbaj nė mend

Sikur mė thotė: gjysh unė e ti u lindėm sivjet

Pak ditė para vitit tė ri

Nė dhjetorin e ardhshėm

Do tė mbushim njė shekull tė zbrazėt

Ndėrsa unė pėrkėdhel mjekrėn

Dhe me tymin e cigares udhėtoj

Hidhem nėpėr ėndrra si bandill i vetmuar

Herė qaj si Erjoni

Herė si galat krrokat mbi pullaze

Nė kėtė dimėr shigjetarėsh

Njė shekull nis e nuk mbaron kurrė



KUR TI FLE

Fle fle fle

Fle fle fle

Ti tashti fle

Fle fle fle

Dhe njė nėnqeshje nė cep buze

Tė miklon ėndėrrėn e pafund

E tashti ti fle

Fle e fle e fle

Unė engjėlli mbrojtės jam

I flokut tė shkujdesur

Qė ėndėrron

E tashti ti fle



ĖNDĖRR NĖ BREG LUMI

Ti je romancė e lehtė

Qė rrėshqet mbi valėt e bardha

Nė ditė vere me shi blerosh

Nė kėngėn e dehur

Ti je akord i dhembshėm

Qė tingėllon me jehonė

Ti je kaēurrel mbi ēerpik

Ti je flutur nė shi

Ti je aromė portokalli

Ti je vesė mbi trėndafil

Ti je puhizė nė krahė bilbili

Ti je violinė jevgu nė ekstazė

Ti je shkumė e bardhė mbi valė deti

Ti je ēdo gjė qė ėshtė e bukur

Si ta zėmė

Diell i fėrguar nė vaj mandarine

Pas bjeshkės sė fundit

Nė horizont

Dhe shushurimė vale nė mesditė

Ti je pulėbardhė pėrralle

Dhe sirenė flokėverdhė

Me trup peshku

Ti je ēdo gjė qė magjepsė

Ti je lamtumirė e ndjeshme

Qė lėngon

Ti je ėndrra ime

Nė breg lumi tek pushon



KĖNGĖ PĖR SHEMIN

Sot vendlindjen e pashė

Vėllaun tim me dhe tek e mbulon

E ēka mund tė bėja

Unė kundėr vdekjes

E ēka mund tu thosha nipėrve

Pėr babanė e tyre

Me gjithė atė barrė dergje

Nė bebėzat prej qelqi

U thashė: Do ta kėput xhaxhai

Njė copė qielli dhe do tė vrapoj

Anembanė fushave me luledhembje

Deri nė amshimin e dehur

Tapė do tė bėhem me kupėn e helmit

Akoma mė i vetmuar do tė kthehem

Tek ju

E ju, u thashė, do ta kėrkoni shpėtimtarin

Nė rrebesh shiu e breshėri do tė hasni

Nėpėr ortekėt e fundit nė skaj bote

Do ta kėrkoni

Dhe do ta gjeni njė ditė

Rrugės nėpėr ėndrra somnabulėsh

Kur tė tjerėt baba do t’u thėrrasin



PĖRTEJ MASKE

Ata qė na i futėn thikat

Na i dhuruan edhe maskat

Dhe ne ta zėmė frymėn tonė i vumė

Kur na i dėrguan kėto lodra ferri

Tė fshihemi bukur na mėsuan

E kur tė dalim nga terri

Qyqe tė bėhemi pėrgjithmonė

Kur e vė maskėn nė fytyrė

Ti e do njė tjetėr emėr

Njė tjetėr gjini lakmon

Dhe njė liri qė tė tjerėve u mungon



KTHIMI

Dhe ti erdhe njė natė

Kur ėndėrrėn mė kulloti

Njėbrirėshi i pėrrallės

Dhe mė the se zogjtė fluturojnė

Vetėm nė vjeshtė e pranverė

E unė ikjes desh i besova

Kur u nise tė shtegtoje me djallin

Nėpėr arat me luledielli

Dhe ti erdhe njė natė

Kur shi i dashurisė po sitej

Mbi ēerpikė

Ti erdhe njė natė

Bredhjen time tė lodhur tė mė kujtoje

Nėpėr ėndrra tė egra

Tė mė ktheje nė shtėpi

Njė ditė apo njė natė

Ti erdhe

Dhe ta dish s’ka aspak rėndėsi

Cila ditė apo natė rrinte zgjuar

Nė fushėn e verdhė tė kalendarit

Dhe unė nuk tė prita nė dritare

Andej nga shtegtojnė zogjtė e mallėngjimit

Tė prita aty prej nga je nisur

Mu nė ėndrrėn e pėrjetshme



DHE PĖRSĖRI IKJA

Ēdo gjė qė ikė

Nuk ėshtė erė shiu

As moshė e dergjur thinjash

Mund tė mos jetė viktima

Me vrasėsin nė vrap pas saj

Ajo qė ikė

Me shpirtin maje qime floku

Si erė a si pėrftim pikėllimi

Shumė leht ti mund tė jesh

Ajo qė ikė

Dhe dikush qė lėngon

Nė shtratin e dergjes – pėr ty

Mund tė jem unė ai qė tė pėrcjell

Tek ikė me trenin e fundit

Se nuk mund tė jesh pranverė

Qė shkon e kthehet

Pastaj perdja bie si nė teatėr

Dhe ikja bėhet pastaj ikje gjigante

Pėrgjithmonė

 

Zgjodhi dhe pėrpiloi pėr Filolet: Shaban CAKOLLI 

 

Kreu i faqes

 

 


 

Laureta Miftari >
Vėshtrime filozofike

A e dini se...?

 
     
 

|Portali i citateve | |Citate sipas autorėve |

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Edukata| |Ėndėrrat| |Fėmijėt| |Filozofia| |Fjalėbutėsia| |Frymėzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotėt| Lumturia| |Mėdyshja| |Miqėsia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga fėmijėt| |Nga-Vizitorėt| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesėndi| |Rrena| |Skamja| |Tė-pandara| |Vetitė| |Vjedhja| |Xhelozia|

 
  © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .