rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Vėshtrime Kėndi Politik Citate Poezi - Prozė

Mėrgata

Lojėra

Ballina

Bashkėkohorėt

Gjysma e parė e
shek. XX

Rilindasit
Bejtexhianėt

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Letra tė hapura, Reagime, Komunikata 

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari
Opinione filozofike

 

 


 

 

 


Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon


Ballina / Bashkėkohorė - Gonxhe Letmi-Begisholli

 

Gonxhe Letmi-Begisholli

Shkruan: Shaban CAKOLLI

Gonxhe Letmi-Begisholli e lindur ne Diber. Shkollen fillore dhe te mesme i kreu nė vendlindje ndersa Shkollėn e Lartė Ekonomike e kreu ne Pejė. Ėshtė e martuar dhe ka dy fėmijė. Prej vitit 2000 jeton dhe vepron nė Heidelberg te Gjermanisė. Gonxhja, ėshtė anėtare e kryesisė tė LSHAKSH nė Gjermani. Ajo ėshtė krijuese, veprimtare e shquar pėr kombin dhe arsimin.

Ndihmon mbarėvajtėjen e shkollave shqipe nė Gjermani. Pasion e ka shkrimin, poezinė, prozėn, publicistikėn. Tė jesh krijuese do tė thotė: tė e ndjesh nė zemėr artin, tė e pėrjetosh, tė e prekėsh, tė japish shpirtėrisht nga vetja ate qė e ndjenė. Gonxhja kohėn e lirė ia pėrkushton shkrimeve, kjo e nxitė pėr meditim,pėr tė lehtėsoj dramėn shpirtėrore, nė tė cilėn e nisi rruga e kurbetit, ku poetja qėndron burrėrore para dhimbjeve, regjinė e sė cilės na e solli jeta e pėrvuajtur shqiptare, por e pa lėkundur regjistruese dhe gjiruese e kėsaj jete mbetet poetja, e cila kėtė pėrvojė jete e veshė me njė petk tė bukur poetik. Kohė mė parė Gonxhe Letmi -Begisholli, nxori njė pėrmbledhje poetike tė cilen e emėrtoi "PASION ĖNDRRE". Ky libėr u mirėprit nė mėrgatėn tanė por edhe nė viset shqiptare. Libri "PASION ĖNDRRE", u promovua nė Gjermani, u mirėprit nga artdashėsit, ra nė duart e lexuesėve tė interesuar, por edhe u deklamua nga vet autorja nė tubimet letrare, kombėtare, si nė tridhjetė vjetorin e rėnėjes sė vėllezėrve Gėrvalla, ku poezia e saj pėr Gėrvallajt mori ēmimin e tretė, nė takimet letrare Azem Shkreli nė mėrgatė etj...

Libri "PASION ĖNDRRE", i poetes Gonxhe Letmi-Begisholli, vjen me njė pregatiteje tė lartė artistike, e ndėrtuar me njė forcė tė brendshme shpirtėrore, e ngjizur figurshėm rreth trungut tė saj. Ėshtė libėr me prurje tė vėrteta tė sė bukurės, me njė pėrzgjedhje tė kujdesshme e tė veēantė. Gonxhja ka gjetur rrugėn pėr shprehėjen e sė vėrtetės madje edhe kur ajo e vėrtetė ėshtė e hidhur, rruga mė e mirė pėr tė e shprehur ėshtė arti. Nga llojet e artit, poezia pėr shkak tė natyrės sė vet specifike, shquhet ndėr instrumentet kryesore, pėr zbulimin dhe dhėnjen e sė vėrtetės, nė tė cilėn gjenė diēka estetike, romantike, zbukuruese, por edhe kur rastet zbulojnė edhe ndonjė tė vėrtetė tė hidhur.

Poezia e Gonxhe Letmi-Begishollit, dallohet edhe pėr qartėsinė e dorėshkrimit, prirėjen e saj pėr organizimin e vargut, qartėsinė e shprehjes, ku preken tema dhimbjeje, malli, mes tė cilave ruhen nė masė lidhja mes traditės mė tė mirė tė tė arriturave tė poezisė sonė bashkėkohore. Poezia e Gonxhes ndėrtohet pėrmes pėrpunimit tė disa motiveve klasike tė poezisė, social, refleksiv, imtim, po mė i zgjėruar del motivi i atdhedashurisė. Diskursi i saj poetik ėshtė mjaft i profilizuar, i saktėsuar dhe dėlirėsuar nga gjymtyrėt e tepėrta. Libri "PASION ĖNDRRE", inkuadrohet nė disa rrjedha: prirėjen qė poezinė tė e ndėrtojnė pėrmes imazhit, qė funksionalizohet deri nė atė masė tė kuptimsohen poetikisht. Shkrimet e saja vihen nė raport me kohėn, realitetin historik nga te cilat kuptimi del mė i plotė, mė i qartėsuar. Krijimi i poezisė nė veqanti, por edhe i artit nė tėrėsi kushtėzohet, nxitet dhe motivohet nga imperativet e brendshme tė subjektit. Ato mund tė jenė tė ndryshme, por vepra ėshtė nė funksion tė thellė estetik vetėm kur krijohet nga motivet artistike, mjeshtri kjo tė cilėn Gonxhja e ka fituar bindshėm nė art. Pra, libri "PASION ĖNDRRE" e Gonxhe Letmi-Begishollit del si njė manifestim i pėrvojės krijuese, formave tė shfaqjes sė saj, mjeshtria dhe teknika e ndėrtimit poetik, qoftė si procedim apo mėnyrė e pėrpunimit tė tematikės. Ėshtė e vėshtirė tė analizosh tė gjitha tė bėmet e kėtij libri tė bukur, pėrmes njė vėshtrimi tė shkurtėr, por lexuesi i vemendshėm po e lexoj librin nė tėrėsi do tė arrijė tė kuptoj drejt mesazhet e saj. Aty do tė gjejnė njė fjalor tepėr personal, gjuhė simboliko-metaforike, origjinalitet nė ndėrtimin e kryefigurave,guxim nė ndėrtimin kuptimor,zhdėrvjellsi nė vizione tė reja, i veshur me praninė e vlerave fund dhe krye vlera nė tėrė indin e librit poetik "PASION ĖNDRRE". Ne i urojmė Gonxhes edhe shumė libra tė tjera me koncept tė fortė ideor dhe tė pasur.



 

CIKĖL POETIK NGA GONXHE LETMI-BEGISHOLLI

 

PAVDEKESI

Jusufit, Kadriut e Bardhoshit-pishtarė kombėtar



veprat tuaja

ndezėn shandane

lajmėtar tė lirisė

nė rrjet merimange


flijim i pavdekėsisė...


poet nė vargje pėrsiatje


zėbilbili n`tel kitarė

ja zogu lajmėtarė

folen ka nė kalan e diturisė

me kodin e gjakut gazetarė

kėngė n`altarė...


...e sot po sot


dhe ēdo pėrvetor janari

kujton kėnga

ligjėron kanjushė Shqiponje

pa tel...medet pa tel n`kitarė


lotin nė syrin e vrarė


T`fala nga vatra e Dibres sė madhe

Nipėri Kastrioti

pėr Lokėmadhen




ME BEN TE FLUTUROJ


Ti erdhe nė zemrėn time papritur

nė heshtje,ngadalė pa fjalė

aty mbete zure vend

tė struka si qengjin manarė


Edhe unė kėte dua

tė katėr stinėt e vitit

dua t“i kalojmė bashkė

mitin e Sizifit...!


Me ty jam e fortė

freski ndjej nė shpirt

krahė mė fal

Diellit i bėjė pritė!




NOSTALGJI ZERI

-nėnės-


Nostalgji kam pėr ngjyrėn e zėrit

Si notė n`pentagram

Si tingull mitik


Do -rė e pėrkėdheljes

Re -ze e dritės

Mi -rėsi e urtisė

Fa -ti ynė amėsi

So -liste harmoni

La -lushe nderi

Si -mfoni shtėpie

Do -ktrinė breznie


Nostalgji pėr tėt zė

Veē kurrė mos thuaj

se dėgjoj dot mė!

lidhė BESE Zoti


prej moti...


Amanetin tuaj

ngjyrosėn retė

me pushkė e pendė

lindje flijim i qetė


Ju jeni stolisė

me kurorė pavdekėsie.
 
PAQE PER FEMIJET


Kam njė dėshirė,njė uratė

nė botė mos t`ketė fėmijė tė ngratė


Pėr paqė uroj

jetė,hare tė lirė

si engjuj tė vegjėl

tė thithin nektar pėr rritė

me krahė magjik

tė prekin retė

tė mbushen dritė...


Uroj mos t`ketė fėmijė tė uritur

as fėmijė bonjak

as epidemi nė lak

lodra buzėqeshje sa mė shumė

paqa tė derdhet si lum!




DIBRA IME KRENARE


Dibra trime e zemėr bujare,

Nė kohė tė pakohė Kosove,

Hape portat,ndezė oxhaqet

krahė hapur si ē“doher

pėrdore urtin Dibrane,

"ajdeni vllezėr, mirė se keni ardhe"

Ballė vatre,me kėmbė tė bardhė!

Teuta e Blerimi,ēift i sapomartuar,

me vello e plis,ikėn nga Prishtina,

nė kasollėn tonė strehuan.

Turmat e njerzve vinin pandalė,

tė braktisur nga shtėpitė me padashje,

burra tė ndershėm,njerzė puntorė,

nder ta xha Sabriu, bilbili kėngėtarė,

tok kaluam kėtė sfidė tė rėndė.

Loti lotin s“e ndalė,

Kosova digjet ,ne vdesim pėr tė gjallė...

Krenohem me ty o Dibra e Madhe,

Me kulla guri ,Besė bujare...

Kem njė damar,njė gjak shqiptare.

Janar 2000



SHIU


Shiu i kėsaj nate

ē`mė rrėmbeu shqim

ra si rrebesh

nė kėtė dhe tė huaj

mallėngjehem e hesht


Nga ky shi

toka pėrpėlitet

qielli ēoroditet

e lumenjtė shpėrthejnė nga shtrati

rrugėt nbushen llym e baltė

ndjenjė e paqartė

mall shiu

brum malli flak


Vrapi im s`ndalet

vazhdon pas shiut kėtė natė

kėrkon shtegun e shuarjes

e qulltė lagė

mes shiut pėrlot

zhuritjen flakė

flakė...



    TĖ DUA



Tė dua kthjellėt

si ujė burimi qė gurgullon,

si qielli i pastėr nė ditėn e bukur tė verės,

ngadalė nė heshtje pa bėrtimė,

pa lot e dhembje.

Vėrtet si  e ēmendur tė dua,

pa dyshim e pa hile.

Thjesht tė dua ashtu siē je o njeri.

 

 


 

Laureta Miftari >
Opinione filozofike

A e dini se...?

 
     
 

|Portali i citateve | |Citate sipas autorėve |

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Edukata| |Ėndėrrat| |Fėmijėt| |Filozofia| |Fjalėbutėsia| |Frymėzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotėt| Lumturia| |Mėdyshja| |Miqėsia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga fėmijėt| |Nga-Vizitorėt| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesėndi| |Rrena| |Skamja| |Tė-pandara| |Vetitė| |Vjedhja| |Xhelozia|

 
  © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .