|
Mbrėmė,
nė Teatrin Chātelet tė Parisit, u prit me sukses tė jashtėzakonshėm
premiera e operės « Cyrano de Bergerac »,
komedi heroike me 4 akte e kompozitorit italian Franco Alfano, me libret tė
Henri Cain, mbėshtetur nė kryeveprėn e letėrsisė franceze me tė njėjtin
titull tė shkrimtarit Edmond Rostand.

Saimir Pirgu
Saimir Pirgu, Adriana Damato,
Laura Polverelli dhe Alex Espositio.
|
Nė
kėtė prodhim tė ri artistik, i ftuar special ishte Placido Domingo, i
cili kėndoi krah pėr krah me tenorin shqiptar, mė tė riun e njėkohėsisht,
mė tė suksesshmin midis emrave tė mėdhenj tė lirikės: Saimir Pirgun.
Nė
Shqipėri, emri i kompozitorit italian tė shekullit XX si dhe vepra e tij
Cyrano de Bergerac janė shumė pak tė dėgjuar. Franco Alfano,
fillimisht ėshtė bėrė i njohur duke pėrfunduar operėn Turandot
tė Puēinit, pas vdekjes sė kėtij tė fundit. Por me vėnien nė skenė
pėr here tė parė tė Cyrano de Bergerac nė 1936 nė teatrin e Komedisė Franceze, ky kompozitor u dallua pėr
pasurinė e mjeteve shprehėse tė partiturės orkestrale, e cila e
tejkaloi edhe atė tė Puēinit, duke iu afruar mė pranė stilit tė
kompozitorėve gjermanė. Fatkeqėsisht, pėr njė kohė tė gjatė
Cyrano de Bergerac mbeti nė harresė, deri sa nė vitin 2003 u
interpretua nga tenori Roberto Alanja. Regjistrimi i kėsaj vepre nė
vitin 2005 e ngriti emrin e kompozitorit nė rangun e parė tė krijuesve
operistikė, duke e shkėputur mė nė fund nga vėndi i dytė qė e
lidhte gjithnjė me emrin e Puēinit.
Por
premiera e natės sė kaluar i dha operės sė Alfanos vlera tė reja,
duke e kthyer kėtė ēfaqe nė njė eveniment artistik tė jetės
pariziane. Me regji tė Petrika Ionesco-s, (i njohur edhe si specialiste i
grands shows) e nėn drejtimin muzikor tė Patrick Fournillier,
interpretimi i mrekullueshėm i dy tenorėve, 68-vjeēarit Placido Domingo
(nė rolin e Cyranos) dhe 28 vjeēarit Saimir Pirgu (nė rolin e
Christian-it), e pushtoi skenėn me sharmin e tyre artistik, duke nxjerrė
nė pah temperamentin dhe zėrin e ngrohtė tė Domingos ndėrthurur me ėmbėlsinė
dhe zėrin brilant tė Pirgut.
Nė
krah tė tyre debutoi me mjeshtėri edhe sopranoja Nathalie Manfrino (nė
rolin e Roxane-s), laureate e shumė konkurese ndėrkombėtare si ai i
Mjeshtrėrve tė Kantos Franceze nė 1999, i konkursit ndėrkombėtar tė
Toulouse-s mė 2000, i konkursit Ernest Chausson dhe Placido
Domongo Operalia nė Washington mė 2002, i konkursit tė Zėrave tė
Rinj dhe sė fundi, mė 2006, e zgjedhur si Zbulimi i Vitit midis
artistėve lirikė.
Po
ashtu, duhen pėrmėndur edhe dy zėrat mjaft tė njohur pėr publikun
parizian, Doris Lamprecht dhe Laurent Alvaro.
 |
Saimir
Pirgu nė "Opernaus"- Zürich, nė rolin e Dukės tė
Mantovės nė "Rigoletto" tė Giusepe Verdit.
|
Saimir
Pirgu mund tė quhet tashmė ambassadori
mė i suksesshėm nė botė i Shqipėrisė. Nė 7 shkurt 2009, ai u
duartrokit me ovacione rreth 20 minuta nė skenėn e Tonhalle-s sė
St.Gallenit nė Zvicėr, ku morri pjesė nė koncertin humanitar Das
Beste aus Oper und ballet, kushtuar fėmijėve shqiptarė nė nevojė.
Pas triumfit tė dy muajve mė parė me Traviatėn nė operėn e
Lozanės dhe Rigoleton nė operėn e Zyrihut, pjesėmarrja e Saimir
Pirgut nė kėtė koncert bamirėsie, i dha njė rėndėsi tė veēantė kėtij
evenimenti pėrpara publikut zviceran. E tenori i ri shqiptar erdhi tė
marrė pjesė nė kėtė koncert me modestinė mė tė madhe, vetėm njė
ditė pėrpara recitalit mė tė rėndėsishėm tė jetės sė tij nė
Ankona, mė 8 shkurt 2009, ku ai do tė ishte laureat i ēmimit ndėrkombėtar
Franco Corelli. Ky xhest qytetarie i dha edhe njė tjetėr ēmim mė
tė lartė kėtij artisti tė pėrmasave tė mėdha, i cili e vuri
humanizmin e tij nė plan tė parė. Qė prej asaj dite, ai ėshtė njė
nga emrat mė tė dashur pėr publikut zviceran, qė e ndjek me shumė
interes suksesin e Saimir Pirgut nė skenat ndėrkombėtare.
Ke
kėnduar nėn drejtimin e bagetės sė Abbado-s qė nė moshėn 22 vjeēare
e deri pėrpara disa javėsh, pas suksesin tė madh qė pate me
Requiem-in e Mozartit. Sigurisht, kjo ėshtė njė rekord nė jetėn
e njė tenori. Ēfarė kujton nga bashkėpunimi i pare
me tė?
Abbado ka shum
miq tė besuar qė e kėshillojnė pėr kėngėtarėt qė do te dėgjojė
nėpėr audicione. Dikush i foli pėr mua e ai kėrkoi tė mė dėgjojė.
Mbrrita njė orė me vonesė pėr faj tė aeroplanit dhe kur nisa tė kėndoj,
ma ndėrpreu arien pėrgjysėm. Mė tha se kisha njė zė tė bukur dhe se
isha i pėrshtatshėm pėr tė interpretuar personazhin e kavalierit
shqiptar. Atėherė, as qė e imagjinoja se si mund tė ishte Abbado, por
as qė e kisha ėndėrruar ndonjėherė se mund ta nisja karrierėn pikėrisht
me tė. Mė pėrpara kisha punuar me dirigjentė tė tjerė, por nuk ishte
e njėjta gjė. Claudio Abbado e dinte qė banoja nė Bolzano e qė kisha
fituar konkursin Caruso nė Milano dhe Tito Schipa nė Lecce.
Po ashtu, zėri im e kishte bėrė tė besonte tek unė. Kėshtu, ai pati
durimin tė mė mėsonte. Ishte parashikues e besoi tek unė, ashtu si
edhe Alberto Zedda nė Pesaro. Megjithatė, edhe pas kėtyre sukseseve,
jam i bindur se mė duhet ende kohė dhe shumė punė pėr tė arritur
pjekurinė time artistike.
Kjo
do tė thotė qė duhet tė studiosh ende shumė?
Unė nuk punoj me
orė tė zgjatura me zėrin, mbasi mė duhet edhe tė shplodhem. Pas njė
ēfaqeje, qė shpesh vazhdon me njė festė, ditėn e nesėrme mė duhet tė
fle shumė. Pėr ata qė kėndojnė opera do tė thotė tė njohin shkencėn
e tė qėnit muzikant, tė njohin akustikėn, teknikėn e pėrdorimit tė
zėrit, cilėsinė e tingullit. Por duhet tė njohin edhe higjenėn e
punes, pra duhet tė dijnė qė zėri duhet tė shplodhet, mbasi kordat
vokale janė si muskujt. Mbas njė ēfaqeje ėshtė e nevojshme tė heshtėsh
por edhe ta zbresėsh nivelin e adrenalines sė trupit. E njėjta gjė qė
ndodh edhe me njė futbollist.
Ēfarė
diference ėshtė midis tė kėnduarit tė njė opera lirike dhe njė
koncerti me arie operash? Nė recitalin e 8 shkurtit 2009 nė Ankona, pas
marrjes sė ēmimit Corelli, ju jeni kthyer edhe katėr herė tė
tjera nė skenė me kėrkesė tė publikut. Nė mos gaboj, nė repertorin
e asaj mbrėmje ishte programi mė i njohur operistik, duke filluar nga Per la gloria di adorarvi, Unaura amorosa, Fuor dal
mar ,Una furtiva lagrima, Ella mi fu
rapita, Parmi veder le lagrime, Pourquoi me réveiller",
La mia letizia infondere, Č la solita storia del pastore,
etj.
Ėshtė e vėrtetė. Nuk ka dyshim qė ėshtė shumė mė e vėshtirė
tė kėndosh nė njė concert se sa tė luash njė rol nė opera. Mbasi
janė ariet ato qė pėrbėjnė momentet mė tė rėndėsishme e mė
kulminante tė njė opere, qė kėrkojnė impenjimin mė tė madh tė
solistit. Nė njė opera, emocionet shpėrndahen gjatė tėrė veprės, nė
njė kohė qė nė njė recital, pjesa e vėshtirė ėshtė gjatė gjithė
kohės e koncentruar. Tek ēdo arie ka njė raport tė ngushtė midis
rrezikut dhe sadisfaksionit. Nė njė koncert tė tillė si ky qė pėrmėndėt
mė lart, duhet tė zgjedhėsh arie qė nga Mozarti e Donizetti, pėr tė
kaluar mė pas tek Verdi e te Puccini. E tė gjithė kėta kompozitorė
kanė njė stil tė veēantė e po ashtu edhe njė teknikė tė pėrdorimit
tė vokalit me diferencė nga njėri-tjetri. Edhe pse teknika vokale nuk
ka ndryshuar qė nga fillimet e shekullit tė 19 e deri mė sot, mund tė
them se sot ėshtė krijuar njė mėnyrė tjetėr pėr ta dėgjuar e pėlqyer
atė. Pra,
ashtu si stilet, evolojnė edhe shiket e dėgjuesve.
Duke mbrritur kėtė sukses tė jashtėzakonshėm nė
njė moshė kaq tė re, ēfarė ju ka mbetur nė kujtesė nga hapat
e parė ? A ju duan tė gjithė, apo ka edhe nga ata qė ju kanė zili pėr
kėtė karrierė marramendėse?
Mbas vajtjes time
nė Itali nė vitin 2001, jo mė shumė se pas njė viti nisa tė fitoj
konkurset e para. Vitin e pare kam nisur tė punoj si pjatalarės nė njė
restorant, nė mėnyrė qė tė vazhdoja studimet e tė siguroja mjetet e
jetesės. Ambjenti muzikor i qytetit tė Bolzanos mė ndihmoi shumė, por
atij qė i detyrohem mė sė shumti pėr karrierėn e deritanishme, ėshtė
profesori im, Vito Maria Brunetti. Ėshtė pikėrisht ai qė mė dha bazėn
e drejtė tė teknikės vokale dhe mė mėsoi artin e vėrtetė tė tė kėnduarit.
Ka shumė nga ata qė ende se besojnė suksesin tim nė njė moshė kaq
tė re. Por ka edhe shumė nga ata qė mė shkruajnė vazhdimisht, mė
urojnė, mė shfaqin admirimin apo komentojnė sukseset
e mia. Ka mjaft qė mė ndjekin nėpėr shfaqe tė ndryshme e kėrkojnė tė
dinė mė shumė pėr programin tim nė tė ardhmen. E mė vjen mirė qė
njė pjesė e madhe e kėyre fansave, nėse mund ti quaj kėshtu,
janė shqiptarė. Por qėllon edhe ndonjė prej tyre, tek-tuk, qė nė mėnyrė
anonime hedh baltė mbi kėto suksese. Gjėra tė tilla nuk mė shqetėsojnė,
mbasi karriera e artistit i njeh edhe kėto dallgė. E rėndėsishme ėshtė
qė prapa kėtyre komenteve denigruese tė mos fshihet emri i ndonjė
artisti tjetėr, pasi ndjenja tė tilla do ta pengonin tė ecte pėrpara.
Nė njė nga shkrimet pėr ju jashtė Shqipėrisė
ju kanė
cilėsur si pasardhėsin e Pavarotit tė madh. Ēfarė
mendoni pėr kėtė afirmim tuajin?
Shpesh herė
mediat e teprojnė me tė tilla gjėra. Por duhet kuptuar se nuk ėshtė
gjithnjė publiku ai qė i jep vlerėsimet, por janė shtėpitė
diskografike ato qė e « shtyjnė » disi karrierėn
e njė tė riu si unė pėr tu quajtur mė pas nga tė tjerėt « njė
Pavarot i ri ». Unė e quaj tė gabueshme tė kėrkosh gjithmonė
ti veshėsh dikujt petkun e trashėgimisė sė njė kėngėtari tė
famshėm. Kjo gjė lidhet vetėm me talentin. Por njerėzit, nė fakt,
ndiejnė nevojėn gjithnjė tė tė identifikojnė me
njė leader. Publiku i rrit kėrkesat dita-ditės e kėshtu, shpesh kushtėzohemi
nga faktorė estetikė dhe jo kulturorė edhe nė botėn e lirikės.
Edhe
njė pyetje tė fundit pėr lexuesin shqiptar. A ėshtė
i dashuruar Saimir Pirgu ?
Kuptimi
i kėsaj pyetje mund tė interpretohet shumė gjėrė dhe unė mendoj se
njė artist nuk mund tė konceptohet i tillė pa qėnė i dashuruar, pėrjetėsisht
i dashuruar. Ndjenja e sė bukurės tek ai ėshtė shumėdimensionale,
ashtu si edhe faktorėt e shumtė qė e lidhin me tė.
Pyetja
ėshtė, a ka nje vajzė nė jetėn e Saimir Pirgut?
Ju
doni qė unė tė dal nė emra tė pėrveēėm? Lexuesi tėrhiqet gjithnjė
nga misteri dhe unė kam ndėrmėnd ti respektoj shijet e tij. Mbase njė
temė e tillė mund tė zgjerohej nė tė ardhmen nė njė intervistė
tjetėr, ku tė flitej mė pak pėr muzikėn e mė shumė pėr jetėn
private tė Saimir Pirgut, e cila nuk do tė ndryshonte aspak nga ajo e
bashkėmoshatarėve tė tij.
Paris,
mė 19 maj 2009 |