Nė mesin e shkrimtarėve qė krijojnė nė
diasporė, siē i quajmė ne, qė me sukses e kultivojnė fjalėn e bukur
artistike padyshim se dallohet Arif Molliqi, i cili ka vite qė e ndeshim
nė shtypin tonė. Pas botimit tė disa pėrmbledhjeve tė suksesshme me
poezi, kėto ditė botoi edhe romanin e tij tė radhės me titull
"Gruaja e vizatuar nudo", vepėr kjo qė zgjon kėrshėrinė e
lexueset jo vetėm me gjuhėn e pasur dhe tė pastėr shqipe, por edhe me
temat, pėrkatėsisht syzhetė nė tė cilat i vendos ai protagonistet e
veprės se vet.
Romani nė fjalė,qė pėr kah forma e shtruarjes se
lėndės ngjan nė mėnyrėn e
shkrimeve kaftane, pėr tė mos thėnė se
nė njė mėnyrė nga pak u pėrngjet veprave kriminalistike, trajton disa
tema interesante dhe ka njė syzhe mjaft tėrheqėse qė e bėnė lexuesin
pėr vete dhe nuk e lejon ta ndėrpres leximin pa i ra nė fund veprės,
me njė fjalė ėshtė roman qė lexohet me njė frymė. Tė tillė e
bėjnė atė edhe ngjarjet qė pėrshkruhen, nė njė anė dhe
rrjedhshmėria dhe lidhshmėria e tyre nė anėn tjetėr, duke krijuar
kėshtu njė tėrėsi, njė roman fabula e se cilit ėshtė vendos nė
ditėt e sotme dhe nė tė kaluarėn jo tė largėt, me protagonistė qė
si dje edhe sot veprojnė me tė njėjtėn mėnyrė, me tė njėjta metoda
tė sjelljeve, nė njė qytet tė Kosovės, qė pėr nga pėrshkrimi i
ambienti dhe tė lokaliteteve qė zihen nė gojė nuk ėshtė vėshtirė
tė pėrcaktohet se fjala ėshtė pėr qytetin buzė Erenikut, atė te
Mėhallės se Hadumit ,"Kroi i Panxhalles" e lokalitete tjera
tė njohura, pra pėr Gjakovėn, nga i cili qytet janė edhe protagonistet
kryesor tė veprės nė shqyrtim.
Qe nė prolog autori na njofton me protagonistet
kryesor tė romanit, me ata qė e mbajnė barrėn kryesore dhe nė tė
njėjtėn kohė paralajmėron situata tė rrezikshme, absurde, qė do tė
ndodhin nė kėtė qytet. Nė ambientet e njė hoteli tė kėtij qyteti
janė varrmihėsit, por edhe Lisi, vrasja e tė cilit, pėrkatėsisht
pėrpjekja pėr tė zbuluar vrasjen enigmatike tė tij ėshtė nė qendėr
tė fabulės sė veprės, me nė fjalė ėshtė strumbullari i gjithė
veprės. Aty janė edhe Selmani i Orosh Tushės, Loshi i Zi, Dush Rrapi e
tė tjerė, personalitete qė i gjejnė me kapitujt vazhdues tė romanit.
Nė kėtė pjesė, pra nė prolog, Arif Molliqi e njofton lexuesin edhe
pėr vrasjen e tre studentėve nė kufi, por edhe tė Curr Bregut, gjėja
se kanė tentuar ta kalojnė atė ilegalisht. Vrasja e tre nxėnėsve
kishte ndodhė nė realitet ēka dėshmon se Arif Molliqi e ka
shfrytėzuar me mjeshtri ngjarjen e vėrtetė, pėrkatėsisht i ka
mishėruar artistikisht atė.
Rudina e Curr Bregut e lajmėron Sokolin pėr vrasjen e
Lis Llukės dhe ky e lenė punėn nė Hamburg dhe kthehet nė Kosovė pėr
tė gjurmuar vrasėsit e shokut tė tij tė dikurshėm, piktorit tė
njohur. Sokoli nė rrugėtimin e tij kalon nėpėr peripeci tė shumta dhe
nė fund nė saje tė dėshmive tė Rudinės, tė cilat kujtime kishte
filluar ti botonte njė gazetė e mėson tė vėrtetėn pėr vrasėset
serike qė kishin ndodhė nė qytetin e lindjes si dhe pėr kurdisjet qė
u bėheshin njerėzve tė ndershėm nga shpirtkėqijtė. Nė kapitujt e
parė tė romanit autori pėrshkruan me mjeshtri udhėtimin e Sokolit, qė
ndeshet nė gėrmadhat e shtėpive tė djegura, ēka do tė thotė se kemi
tė bėjmė me zhvillimin e disa ngjarjeve qė ndodhin pas luftės sė
fundit. Protagonisti kryesor i romanit, pėrkatėsisht rrėfimtari shėtit
nėpėr qytet, hyn nė kafene duke e vėrejtur atmosferėn herė -herė
tė pakėndshme e nganjėherė edhe tė mirė varėsisht nga njerėzit qė
i ndesh nė kėto ndeja. Nė kėtė vazhdė mėsojmė edhe pėr
shoqėrinė qė kishte ky me Lis Llukėn dhe me Dush Rrapin dhe momentin
kur merr vendimin qė tė shkojė nė emigracion. Ėshtė ky njė vendim i
vėshtirė, por tė thuash i pashmangshėm nė rrethanat e krijuara.
Romani nderohesh ashtu qė po thuajse krejt ngjarjen e
rrėfen narratori, pėrkatėsisht Sokoli, duke e shoqėruar nganjėherė
edhe Rudina. Nė realitet Molliqi nė njė formė ose tjetėr e sjell nė
qendėr tė vėmendjes se lexuesit se romanit edhe Lis Llukėn e Jakovės,
piktorin qė ėshtė edhe strumbullarin e ngjarjes, vrasja e tė cilit
kishte shkaktuar tronditje nė mesin e bashkėvendėsve dhe ishte maskuar
aq mirė sa qė askush nuk mund ta zbulonte tė vėrtetėn e kėtij krimi
monstruoz. Aty ėshtė edhe Rudina , kjo figurė sa tragjike aq edhe
enigmatike, njė femėr qė ndodhet nė mes tė personazhit sa mėkatare
aq edhe e viktimizuar. Fundi i saj ėshtė tragjik. Asaj i ėshtė vrarė
burri, Curr Bregu, i dėnuar mė parė dhe pas vuajtjes se dėnimit nė
burgjet e ish Jugosllavisė vritet kush e di ku dhe i kurdiset se gjėja
ka tentuar tė kalojė ilegal tė kufirit
shqiptaro-shqiptar,pėrkatėsisht kalimin e kufirit nė mes tė ish-
Jugosllavisė dhe Shqipėrisė dhe nė tė cilin humben jetėn shumė
njerėz. I ėshtė dhunuar dhe vrarė motra dhe pastaj i ėshtė vra edhe
djali, i cili kishte qenė nė betejėn e Koshares dhe nė fund vritet
edhe vet me rrethana enigmatike. Nė vrasjen e saj kanė dorė shumė
njerėz, ata qė tė vrasin natėn dhe tė qajnė ditėn, ēfarė ishin
Selmani i Orosh Tanushės, Dushi R. tė cilėt kishin kėrkuar qė ky i
fundit ta lexonte lamtumirės pėr bashkėshorten e Curr Bregut, nė
vrasjen e tė cilit kishin dorė edhe ata vetė. Kėta i kurdisin vrasjen
dhe i zhdukin gjurmėt e tyre nė forma tė ndryshme. "Pėr tė
kaluarėn mos ke frikė. Tė gjitha dosjet e policisė qė lidhen me Curr
Bregun dhe me Lis Llukėn, e ndonjė tjetėr, ku lakohen emrat tonė kam
arritur ti asgjėsoj. Isha nė Nish, pagova njė njeri dhe ato dosje
janė djegur. Askush nuk e di se ēfarė ka ndodhur atėherė. Fjalėt qė
fliten Ēarshisė mos i dėgjo. Ti bėhu i shurdhėr...!" Ky
citat nga bisedat e tyre e zbulon fytyrėn e vėrtetė kriminale
tė kėtyre njerėzve tė paskrupullte, qė nuk kanė karakter. Kjo
ndodh edhe me vrasėsit tė Rudinės,qė ėshtė i ngjashėm me atė tė
Lis Llukės, sepse"Rudina kishte qitur nė shitje tri
piktura tė njė formati 80x100 cm, njė gjerdan tė kuq dhe dy tjerė
prej floriri, njė zinxhir prej ari me pesė lira tė rrethuar,dy palė
vath:njėra prej ari e tjetra prej argjendi. Nė kėtė publikim (
fjala ėshtė pėr shkrimin e njė gazete nėnvizimi ynė A.D. J)
thuhej se pėr shitje kishte edhe libra, dhe dy dorėshkrime..."
Dhe kėto do tė ishin tė mjaftueshme pėr vrasjen e saj, qė tė humbin
gjurmėt e dokumente tė atyre dokumenteve qė do tė mund tė ndihmonin
zbulimin e vrasjeve tė shumta dhe aktorėt e tyre,qė kishin ndodhur nė
qytet. Kufomėn e saj e kishin gjetur nė breg tė Drinit dhe policia
kishte thėnė se " vrasėsit kishin pasur pėr qėllim
tjetėr pėrveē njė plaēkitje qė kishte ndodhur nga ca tipa tė
pasjellshėm e tė paedukuar".
Protagonistet e romanit nė shqyrtim janė ose artist
ose dashamirė tė artit, qoftė tė pikturės apo edhe tė teatrit. Madje
nė pjesė bukur e mirė e ngjarjeve zhvillohet nė kėso ambientesh, si
nė atelienė e Col Gurit apo edhe nė holin e teatrit, ku shkojnė edhe
kriminelėt gjėja si dashamirės tė artit. Romani dallohet edhe pėr
njė cilėsi tė veēantė tė shtruarjes se lėndės. Autori me mjeshtri
zgjon kėrshėrinė e lexuesit duke krijuar situata tė veēanta pėr tė
pėrcjellė rrėfimin me intriga tė shumta, me dashuri, por edhe
urrejtje, me paradokse, elemente groteske elemente kėto qė e bėjnė
atė prozė tė suksesshme. Kėshtu autori do tė rrėfeje pėr "gomarin
qė fluturon"nė Fushė Kosove, pėr "gruan qė bėn
dashuri me njė tė vdekur", "pėr macen e zezė"
e tė ngjashme .
Tė gjitha kėto i japin njė gjallėri fabulės
qendrore tė romanit, e largojnė monotoninė dhe e freskojnė lexuesin
pėr tė vazhduar me kėrkimin e sė vėrtetės pėr vrasjet enigmatike,
qė nuk janė edhe tė pakta dhe tė cilat bėhen pėr qėllime tė
caktuara, nė radhė tė parė pėr zhdukjen e fakteve qė do ti
zbulonin vrasėsit. Si i kėtillė ky roman hyn nė grupin e veprave tė
realizuara, vepėr qė meriton tė lexohet dhe rilexohet dhe tė ruhet nė
bibliotekat tona. Sepse ėshtė njė realizim i suksesshėm, njė roman
qė shėnon njė realizim tė suksesshėm tė autorit dhe nė tė
njėjtėn kohė edhe njė arritje cilėsore nė prozėn tonė
bashkėkohore shqipe