| |
Ē'ėshtė
filozofia?
Pyetja
ėshtė nė pleqėrinė e saj tė thellė pasiqė ėshtė parashtruar
qė nga kohėt e hershme dhe pėrgjigja nuk ka ndryshuar nga thelbi
fillestar. Filozofia ėshtė art qė krijon, qė shpik dhe qė
prodhon e ndėrton koncepte.
Kjo pyetje ėshtė parashtruar, edhe mes miqėve
apo edhe pėrballė armiqėve qė mbronin teza tė njejta me
pikėpamje tė ndryshme nga njėri tjetri.
Nė
Greqinė e Lashtė , mendimtarėt qenė ata qė ndikuan nė definimin
« mik » . Disa civilizime tjera kishin tė "urtėt"
e tyre. Historikisht shiquar, Homeri dhe Hesiodi (shek : IX-VIII)
dhe Herodoti e Tukididi e pėrdorin shprehjen sofos. Vetėm nga
shek. VI-V e gjejmė shprehjen filosofos, sė pari te Pitagora e mėtej
nė shek. V-IV te Sokrati . Pra,
grekėt kanė qenė tė parėt qė krijuan fjalėn filozofė,
qė nė shqip e pėrkthejmė : miq tė urtėsiės.
Grekėt
poashtu « mikun » e ēpėrforcuan nga raporti
me dikė tjetėr dhe e lidhėn me entitetin, objektivitetin
dhe qenėsinė.
Mėtej, qė nga
shek i V tė Kohės sė Lashtė pėrveē tė urtėve qė mendojnė dhe
krijojnė tė vėrteta mbi qenien dhe njeriun, paraqiten ata qė
dashuruan dhe u bėnė miqė tė studimeve tjera si qė janė: yjet,
numrat, figurat dhe zėrat (quadrivium). Mė vonė, duke nisur nga stoikėt, studime tė shumta u bėnė nė gramatikė,
retorikė dhe logjikė (trivium).
Pra
Filozofia, qė nga antika ėshtė gėrshetim i mė shumė lėmive dhe
kjo vazhdon edhe sot. Shumė filozofė trajtojnė dhe hulumtojnė tė
vėrtėtėn mbi krijimin dhe zhdukjen, qenien dhe egzistencėn, kohėn,
hapėsirėn, shpirtin dhe Zotin
Shkrime mbi qeniet, botėn e gjallė
dhe tė vdekur. Vend tė posaēėm i kushtohet njeriut nė trajtat mė
komplekse tė kėrkimit tė vėrtetės duke filluar nė tė shumtėn e
rasteve, nga qėllimi sublim pėr tė aritur njohjen dhe urtėsinė e
plotė tė vetvehtes
Filozofia
din se ēėshtė e anshme dhe
e shprazėt, dhe se kėto "vlera" nuk kanė asnjė grimė
qėndrueshmėrie pėrkundrejt koncepteve tė
bėra drejt, qofshin ata tė rrezikshme apo jo.
Filolet
|
Filozofia, art i tė
menduarit
Shkencat e
ndryshme ngrihen dhe mėsohen me metodat e tyre tė pėrpunuara nė hollėsi
dhe prandaj pėr ti pėrvehtėsuar dhe pėr tu mar me ta, mund tė mėsojmė
teknika tė ndryshme pėr tė arritur nė njohuri tė larta. Pasiqė
filozofia nuk ėshtė dituri qė rradhitet nė krahun e
shkencave, ajo
nuk mund as tė posedoj metoda pėr tė mėsuar filozofimin pasiqė kėrkon njė zhytje personale dhe eviton recitimin
e njohurive tė jashtme. Ēdo
recitim pa u rrėnjosur nė brendi tė mendimeve dhe hulumtive tė veta
pėrjashton filozofimin, gjegjėsisht filozofinė. Kur tė mėsohet arti
i tė menduarit vet pėr tė udhėhequr idetė gjer nė njė pėrfundim
ku kėrkohet e vėrteta duke u mėnjanur gjer nė maksimum nga bindje
dhe ndikime dytėsore vetanake, do tė themi se kemi pėrkryer nė njė nivel aftėsinė e mendimit tė thelluar.
Por kjo nuk do tė thot akoma se me kėtė fillon edhe filozofimi.
Filozofia si art i tė menduarit, kėrkon edhe metodat e tė pamurit tė
pėrvojės njerėzore e mė gjėrė, tė vėrtetėn nė tė dhe aftėsinė
pėr ta pėrshkruar atė nė mėnyrė tė kuptueshme.
Pėr tė arritur
tė kuptueshmen, sė pari duhet kuptuar gjėrat mbi tė cilat sillen
mendimet, duke u kėthyer gjithėmonė nė vet « gjėnė » qė
duam ta kuptojmė dhe spjegojmė. Pėr tė kuptuar tmerrin duhet
« tė mėsojmė » ta shohim atė duke u rikėthyer pa ndėrpre
nė pėrvojat e pėrjetuara drejtpėrsėdrejti apo duke mėsuar pėr kėto
nga jashtė e mandej duke u zhytur vet nė tė pėr tė « pa »
kėtė "tmerr". Kjo kėrkon tė ngrihemi nė dėshmitar tė
paanshėm,
shiques tė vetėdijshėm tė
sė vėrtetės dhe i ndarjes tė
sė drejtės nga e padrejta ; tė saktės nga e pasakta ; tė
qenės nga e paqena. Duke u zhytur nė thellėsitė mė tė mėdha tė
kėtyre pėrvojave, mendimet kalojnė nė filozofim e pra nė filozofi tė
vėrtetė.
Duke parashtruar
pyetje tė thurrura me saktėsi mbi atė qė prekim nė mendime
hulumtuese, pėrgjigjet afrohen ngase edhe vetvetiu apo me mė pak
mundim. Mė kėtė nėnkuptojmė mėnyrėn dhe gjetjen e pyetjes sė
saktė mbi idenė e formuar
pėr fenomen nė shqyrtim e sipėr. Nė kėtė mėnyre vepronte edhe
sokrati. Ai pyeste dhe pėrgjigjej duke lidhur dhe ngitur raporte reale.
Pėr tė arritur
nė njė pėrfundim real, duhet patjetėr tė tė hyhet nė marrėdhėnie
me fenomenin , me botėn qė fillojmė ta kuptojmė dhe njėherit, pasiqė
metoda kryesore e filozofisė ėshte realj, e vėrteta, duhet larguar
nga ēdo paragjykim, sypozim, njohje e paramenduar, ngatėrresa tė
identifikimit dhe iluzione. Kėto i arrijmė me fuqinė e intelektit i
cili vendosė pėr atė ēėshtė e saktė e ēėshtė e pasaktė.
Ky intelekt, duhet tė posedoj pastėrti tė ndritshme, se kjo mundėson
renditjen nėpėr vendet e veta tė reales dhe tė ireales.
Kur flasim pėr pė
intelekt tė ndritshėm, duhet patjetėr tė kemi parasyshė se aritja nė
kėtė shkallė bėhet nė rradhė tė parė nga edukata e marur dhe nga
dialogu i pėrhershėm me filozofėt e tė gjitha kohėrave. Filozofia,
thonė disa mendimtarė, ėshtė punė vetanake, por kjo nuk lejon tė
thuhet se pėr tė filozofuar mjafton dėshira dhe njohuritė e kohės.
Kontakti i pėrhershėm me anitkėn e kėtej ėshtė mjeti mė i pėrshtatshėm
pėr largim nga errėsira dhe pėr aftėsim madhor pėr zhytje nė
mendimtari tė urtė dhe madhore. Qasjet nė mendimet e filozofėve,
hapin rrugėn pėr krijim dhe kėshillojnė e mėsojnė shtjellimin e pėrpiktė
dhe tė paanshėm tė botės dhe fenomeneve tė pėrditshėm . Duke
mbajtur gjallė raportet me mendimtarėt e shekujve ėshtė metoda qė
mundėson njė filozofim tė vlefshėm dhe tė ēiltėr.
Pėr
tė pėrfunduar do tė thoja akoma se pėr tė filozofuar, si qė thash
mė lartė, duhet tė mėsojmė e ushtrojmė tė mendojmė vet dhe ti
ushqejmė mendimet tona duke i zgjuar ata tė pastra vetanake. Kjo
arrihet me njohjen e filozofisė, me kulturė tė pėrgjithėshme letrare
artistike, shkencore si dhe me njohuri tė gjithanshme tė
shkencave tė ndryshme. Krejt kjo ushqen shpirtin dhe pasuron raportet
ideore e shpirtėrore pėr filozofim tė kėndshėm.
Filolet
|
| |
|