rmt                                                   seneka

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Portrete tė dalluara

Arkivi

Laureta Miftari:



Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare Albume tė vizitorėve



Poezi tė zgjedhura nga libri "Larg pikon hėna" tė autorit Shefqet Dibrani

Shefqet Dibranihttp://mitglied.lycos.de/metafora/shefqetlarg.jpg

Nga libri “LARG PIKON HĖNA”, poezi, Tiranė 1994

 

 

 

 

 


1.PAGĖZIMI

Ditėn kur linda e bėrtita
Durim mė pagėzuan ...
Me shpresė t’i duroj kobet
e rrebeshet,
qė koha volli pėr mua ...

2. MOS M’I LĖKUNDNI MURET !...

Mos m’i lėkundni muret, mos!
Se po zgjohen prapė gjarpėrinjtė
e shtatoren time tė zbehtė
Si Laookontin ta mbėrthejnė,
ta lidhin
e gjakun t’ia pijnė...
Ooo, mos m’i lėkundni muret, mos!

3. ANKTHI

Herėt
zemra m’u dobėsua ...
Ēdo ditė prehem pranė varrit
qė hapėn tė tjerėt pėr mua.
Mbi Urėn e Fshejtit kaluan
shtegtarė tė paudhė ...
Vėshtirė e ka Drini
t’u humb gjurmė ...

4. RA BRYMĖ E GJITHĒKA SHKRETOI ...

Si shpirti i lodhur po shkrihet bora,
dielli gjithēka po zgjon:
bilbili harbon,
uji gėzon,
bari thėrret
dhe trėndafili qesh,
lejleku lahet nė vą,
qyqja thėrret tė vėllanė ...

(Oh, shemra po ndjell njė kob tė zi,
pusho ti!)

Si shpirt i lodhur bora u shkri ...
Ra nat’ e kthjellėt, e ftohtė – Akull,
e nėpėr ftohtėsi
o zot, hėna tmerrshėm po ndrit!
Dhe njė fllad brisk tėmthat t’i ngrin
e yjet xixėllojnė ēmendshėm
O natė kobzezė,
ē’do tė pjellėsh nesėr?!

Ra brymė
e gjithēka shkretoi ...

Brenda njė nate u ēbė behari,
u dogj trėndafili -
e mbyti zjarri ...
fusha u nxi, pylli u tha,
edhe lejleku s’lahet mė nė vą,
u kthye kah kish ardhė ...
Me rroba dimri u riveshėn fėmijėt,
tė kuq i kanė sytė.

Veē shemra pranė shtėpive tona -
e zezė si mortja ... Ah, tash ndėrroi
melodi (!)
Po shpirti ynė ende regėtinė...

Pranverė 1981

5. NĖPĖR RRUGĖT E PRISHTINĖS ...

Gjithė ditėn e ditės nėpėr rrugėt e Prishtinės
      i pashė
me trasta nė sup
varfanjakėt
kantonjereve bėrllokun duke hallakatur…

Njė plak i mjerė
kėrkon kothere buke pėr kalamajtė e shkretė,
belbėzon
e mbledh nė bėrllok,
nė kantonjerin e parė, ja e gjeti njė copė,
buzėqesh,
e fshin dhe e fut nė trastė…
Pastaj shtyhet nė kantonjerin e dytė,
ndalet gjatė duke hallakatė, shan zot e fat,
se asgjė nuk gjet…
(U vonove, plak, aty mė parė ishin tė tjerė.)
Po plaku vazhdon rrugėn e vet:
nga kantonjeri nė kantonjer,
nė njėrin shan, nė tjetrin qesh…

O Zot, ndihmomė nė kėtė fundshekulli tė mjerė
    ndihmomė o Zot,
mos tė shoh as nė ėndėrr ēka pashė sot
gjithė ditėn e ditės nėpėr rrugėt e Prishtinės!
 
Kosovė, shtator 1995.

6. MBRĖM I ETUR PĖR FJALĖN

Jusuf Gėrvalles

Mbrėmė, i etur pėr fjalėn,
gjithė natėn portretova Jusuf Gėrvallėn...
Nėpėr vijat e holla mė dridheshin gishtat,
flokėt e tij tė shprishur,
rrudhat e ballit qė hapeshin e mbylleshin
Biseduam bashkė pėr Shkup e Shkodėr,
gjan’ e gjatė i ramė Kosovės,
(oh, sa jemi kėnaqur!)
mbrėmė me Jusuf Gėrvallėn ...
Njė natė e gjatė me fjalė gjer nė mėngjesin e ri,
sa u gdhi,
njė lumė lotėsh prej hokash e syve tanė u fry,
Dikur i ramė kitarės, kėnduam me mall,
thamė vargje poetike me mija
e pimė kafe tė zeza, pelin
e njė lumė i zi prej hidhėrimit tonė u fry ...

Me krye mbi portret mė gjet dita e re
dėrmuar prej gazavajit
Para meje ai s’ishte mė me trup e me zė,
veē nėpėr vijat e holla dridhej
buzėqeshja e tij
dhe njė fjalė - amanet i gjallė - nė buzė njė fjalė:
Mjaft kėtu! Kah Kosova kur po mėsyni!
Mjaft kėtu! Lėre mėnjanė portretin tim,
atje,
atje nė Dukagjin
ėshtė lokja qė pret kthimin tim,
Derėn e shtėpisė hapur ma la
E mė tha... e mė tha... e mė tha     

Zvicėr, korrik 1992

*Jusuf Gėrvalla - poet, shkrimtar, muzikant e publicist,

vrarė me atentat mė 17 janar 1982 nė Untergrupenbach tė Gjermanisė.

 

 

 

7. DIKUSH MĖ PĖSHPĖRIT...

I vetmuar ēapitem udhėve pa fund.
Nuk ia prish qetėsinė askujt,
as mizės sė dheut, pėr besė!

Mė degdisin rrugėt me krye e pa krye,
asnjėrės s’kam forcė t’ia mėsyj -
tė gjitha mė ēojnė nė skėterrė,
nuk dyshoj, pėr besė!

Asnjė fjalė nė gjuhė tė dheut tim,
nė kėtė qytet tė bukur vetėmia
gjer nė palcė mė ka ngri
e njerėzit mė shohin me xhelozi (!)

Po largohem nga ky qytet ku si shigjetė
mė shpon njė fjalė nė vesh:
“I huaj je nė kėtė dhe!”

8. ZEMRA IME QĖNDRO

Si tambluca nėpėr mure u bėra... o Zot!
I dėrmuar bredh nėpėr botė,
gulēimat s’mė lėnė tė ec e
njė thes
plot kujtime mė rėndon, zemra ime,
Zemra ime, qėndro!
Me shpresė se nuk vonohem tepėr
nėpėr botė duke bredhur
i nėnēmuar sa s’ka mė...
kujtoj... dhe s’bėj zė, shpirti im,
Shpirti im, ki guxim!
Me njė ėndėrr t’ėndėrruar,
me njė lakmi tė tepruar
tė pi ujė te burimi
e tanėzat tė mė zėnė.

Oh, Nėnė!
e largėt mė je si hėnė!
E ndjenjat rrinė atje,
atje ku zemra rreh, zemra ime,
Zemra ime qėndro!
E shpirti dridhet si gjeth
nė erė, shpirti im,
Shpirti im, ki guxim!
Si tambluca nėpėr mure u bėra... o Zot!

9. VETMI

U bezdisa nėpėr botė ... Tėmthat m’u ngrinė!
Fillikat mbi kėtė dhé... dhe heshtje, heshtje,
Heshtje!

E duart plot me kakusha
nga kazma e huaj, qė s’mė ndahet; veē nė gjumė
     s’ kam me vete.
Nė mbrėmje vonė pi nė tavernėn e ndyrė
t’i harroj tė gjitha:
edhe bezdisjen,
edhe duart me kakusha
e mbi tė gjitha heshtjen - qė mė kall tmerrin.
Shpesh mė marrin halucinacionet,
me duar tė padukshme mė prekin
e me ditė s’e ndiej veten...

Ooo, jeta ime e pa prehje e dėrmuar,
jeta ime plot kakusha nga kazma e huaj...
Veē kur dehem harroj pak,  prehem,
e vras heshtjen ...
E edhe atėherė gota e zbrazur
mė lidh pas qerres sė vet...
Ku ta fus kryet ? As tėbanė nuk kam
e qeprat e shtėpisė kalbur janė.
Thonė: shtėpia pa njerėz shpejt rrėzbitet,
nė sofėr as hithėrnik nuk kam.
E vetmia mė ndjek si hije (Veē vetmia,
askush tjetėr...)
me njė sy tė fshehtė ciklopik
nė lule tė ballit, qė emrin e ka heshtje ...

10. NĖ DHEUN TIM

Edhe duart m’i mpiu vetmia
me fjalė nė vesh, me fjalė nė vesh...
Po zemra te dheu im rreh,
shpirti te dheu im digjet...
Eci e nuk rri se mund tė shtangem.
Ky dhé i huaj fort ma ka mėri.
Unė e di, atje do tė kthej,
atje ku mė dha nėnėlokja gji.
T’i kėndoj kėngėt e mia bjeshkė mė bjeshkė
e vėrri mė vėrri
e t’i vesh ato tesha bardhezi
si dhėndėr i ri,
tė qesh, tė flas e frymė tė marr nė liri

11. LARG...

Larg tė afėrmve, nė perėndim,
jeta ik e unė ndiq,
unė kėtu e malli atje
Atje... tek uji i ftohtė i Llapit,
qė s’e shuan vullkanin e mallit.
Po gjer kur, gjer kur
larg do tė mė jetė vendlindja?
Sytė e mi mbetėn kah Dardania.

12. LLAPI...

“Llapi nuk kalohet nė kėmbė...”* As me ajrore
nuk i bihet Llapit.
Nė zemėr tė Dardanisė e keni Llapin.
Llapin – palcė e Kombit.

Kurrkush nuk e gjeti fjetur Llapin,
Llapin – kockė qė tė mbetet nė fyt,
Llapi shtrihet pėrgjatė Ilirisė,
Llapi – zemra e shqiptarisė.

Nga Mollė e Kuqe gjer nė Qirez  shtrihet Llapi,
Llapi me yje lirie – Elfete Humolli e Afrim Zhitia,
nė shtatin e Llapit e falėn gjakun Aliu e Fahria...

Llapit ik barbari kah ka ardhur,
Llapit del fushės djalli i zi me shtatė sy,
Llapit pylli rritet rreth shtėpisė,
Llapi – shpirt’ i Dardanisė.

Nė dritare Shaban Shala ia mat shtatin Llapit,
te Moll’ e Kuqe ngul bajrakun -
shtatė shekuj ėndrra lirie...
E nė veri tė Llapit rri barbari i zi me shtatė sy

*Varg i poetit Ali Podrimja

13. EJA DASHURI!

Nė sytė e tu shoh njė ditė
qė lind e lind...
Eja, dashuri
muzg tė mos kem!

Shėtis me ty krejt rrugėt e qytetit
gjer vonė...
Nuk dua kurrsesi tė mbyll nė dhomė
hapėsirėn qė ndiej,
dritėn qė shoh

Eja tė kapemi pėr dore si fėmijė,
    eja, dashuri,
tė qeshim e tė qeshim
sa ta trandim qytetin
e sonte kurrkush tė mos mbyllė sy,
eja dashuri!


14. HABER...

A      
R   Z        A
B   A   I   G
Ė   N   D   I
R   A   A   M 

Tė nderuar miq, ju pėrshėndes!
Nga mėrgimi ju ēojmė haber;
ditėn e dytė tė javės,
muaji qershor, moti i sivjetmė,
u shtuam me fėmijė

Donikė i thamė bukurisė sė parė
ėndrrės sė parė,
shpresės sė parė,
qė Zoti na e fali.

S           F
H          E
E    D    X
F    O    H
Q    N   R
E     I     I
T     K    J
I      A    A

Zvicėr, qershor 1992


15. AMANETI

Nėse vdes pa lėnė amanet
me ujė Drini mė lani,
mė mbuloni me kėngė Llapi
dhe mos mė qani!...
Se halli e malli lot
s’mė panė kurrė,
Jetėn nė sy e pashė -
si burrė

Pėrgatiti: filolet

 

Horoskopi javor
Quizz, Scrabble, Lojra tė tjera...

------------------------------
-

Shkrimtarėt  bashkėkohorė    
shqiptarė 

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj

Bujar Plloshtani
Dh. Pojanoku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ismet Rashiti

M. Blakaj
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Shefqet Dibrani
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarėt 
shqiptarė - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani 
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe

Gjon Buzuku

Citate dhe Proverba 

Posta e citateve

Portali i citateve | Altruizmi-egoizmi | Besimi | Dashuria | Dituria | Filozofia | Fėmijėt | Fjalėbutėsia | Gruaja | Lakmia | Lumturia | Mbi vetitė | Mėdyshja-ngurrimi
 
Miqėsia
| Mosha | Paragjykimi | Rrena | Xhelozia | Tė pandara | Optimizmi-pesimizmi


| Shkruaj Artikull tė ri | Plotėso artikullin e sipėrm | Dėrgo citatReagim ndaj artikullit |

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 07 Sep 2010 23:12:26 +0200 .